BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Opinion / Editorial

Lum partia që të ka edhe ty pushka top, moj Adriana!

Lum partia që të ka edhe ty pushka top, moj Adriana!

Pas ngjarjes së rëndë ku, Qani Muça,qëlloi me armë kundër inspektorit i IMT, pas shembjes së shtëpisë nuk është se pati ndonjë reagim nga faktorët politik, mediatikë apo partiakë. As nga grupet e gatshme, analisto-opinionistë që sa herë ndodh një ngjarje i kanë gati parullat dhe analizojnë deri në thellësi historikun, si ndodhi,pse dhe cili ishte qëllimi? Shoqëria jonë proteston me të drejt kur ndodhin ngjarje tragjike. Siç veproi pas vdekjes tragjike të vogëlushes, Jonada nga veprimi papërgjegjshëm i ish punonjësit të policit në Potam. Ishte reagimi i dinjitetshëm i familjes së vogëlushes, prindërve të saj që u ngritën mbi dhimbjen, si qytetarë europian. Nuk i dhanë oksigjen politikës që e përdori si kauzë për pushtet, po ia la në dorë drejtësisë, ta çoj deri në fund sqarimin e rrethanave dhe shkaktari të marrë dënimin sipas ligjit. Ditën kur vogëlushja u përcoll për në banesën e fundit, familja Avdia nuk i dëgjoi zërat e sirenave për të demostruar në qytet. Familja, Avdia, zbatoi kodin etik të fisnikërisë dhe burrërisë në një kohë kur dhimbja peshon mbi supet e tyre sa një mal! Askush prej tyre nuk kërkoi varje, pushkatim, zhdukje, po vetëm zbatim të ligjit! Këtë qëndrim kohë më parë mbajtën edhe familjarët e të riut Klodian Rasha pas vrasjen tragjike të djalit të tyre në prag të shtëpisë. Këto ngjarje tronditën gjithë shoqërinë. Natyrisht u shndërruan në kauza politike dhe u shfrytëzuan në betejat me mazhorancën. Në emër të kësaj vrasje, partitë politike në opozitë, dogjën, dhunuan, shkatërruan dhe të gjitha vandalizmat i justifikuan në emër të dhimbjes. Tek ne është e fuqishme, prirja që lajmet tragjike të kthehen në kauza politike. Shembujt janë me mijëra. Ndeshen më çdo hap të ecjes përpara. Të tilla ngjarje i shfrytëzon propaganda perverse dhe politikanët skutha të etur për pushtet. Po vetëm një grusht individësh u besojnë përrallave se ata, politikanët, gjithçka e bëjnë në emër të dhimbjes dhe mbrojtjes së lirisë së individit dhe tërë shoqërisë! Po sa realiste janë këto qëndrime dhe sa objektivitet ka në këto deklarata? Për cilindo është e kuptueshme se liderë të politikës zhurmojnë qëllimisht për përfitime politike dhe jo se janë vërtetë kaq të dhimbsur sa të qëndrojnë natën pa gjumë, të gatshëm të shkulin flokët e gërvishtin faqet në emër të tronditjes dhe dhimbjes që përjetojnë. Të gjitha janë filma. E gjitha është lojë e pështirë. Të dëshpëruarit në dukje, buzëqeshin nën buzë, duke menduar se ua hodhën këtyre budallenjve, jo për gjë, po se mbi supet e tyre rëndojnë dhjetëra raste të tilla të ngjashme. Në Shqipëri ka një dipropocion të llahtarshëm midis rasteve që cilësohen tragjike dhe të tjerave që janë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Se ka edhe akte heroike. Individ të veçantë japin jetën e tyre për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Rasti më i fundit ishte ai i të riut nga Durrësi, i cili, shpëtoi vëllanë dhe shokun e tij, duke dhënë jetën e vet në emër të shpëtimit të jetës së tyre. Dhe e meritonte titullin ”Dëshmor i Atdheut”. Këto ditë, dy mjekë të rinj në Sarandë me profesionalizëm, guxim e këmbëngulje, ia arritën të shpëtonin dhe ta nxirrnin nga kthetrat e vdekjes së sigurt një fëmije katër vjeçar i cili kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike. Për orë të tëra pas shërbimi intensiv e kthyen në jetë vogëlushin. Po edhe ky akt heroik dhe betejë me vdekjen nuk pati asnjë reagim as një koment, asnjë përgëzim edhe pse jeta e një fëmije vetëm katër vjeç u fitua! Dhe nuk u fitua rastësisht, po fal heroizmit dhe guximit të dy mjekëve të rinj të pavijonit pedriatik modern të spitalit të Sarandës. Më pare, zjarrfikësi hero në Tiranë shpëtoi nga zjarri dy motrat e mitura në mes të flakëve. Babai, bashkë me vajzat, vizituan zjarrfikësin e përkushtuar në vendin e punës dhe i shprehen tërë mirënjohjen për atë që bëri. Vërtetë akti i tij vlente për t`u përgëzuar. Po vetëm kaq. Asgjë më tej. Heshtën politikanët. Qepën gojën opinionistët. Gazetarët e mëdhenjë e kaluan si rutinë pa peshë. Analistët e opinionistët e transferuan në qelizat e harresës. Asnjëri nuk mori mundimin për të thënë një fjalë të vetme për këto akte heroike që flasin për qytetarë që sakrifikojnë veten për të shpëtuar jetë njerëzore. Ata janë pjesë e kësaj shoqërie që dinë të ngrihen mbi vetveten dhe në emër të humanizmit të shpëtojnë jetë të rrezikuara. Këto janë lajme të mira që nuk mund të lihen në harresë. Janë shembuj që duhet t`i mësojnë të gjithë shqiptarët se me aktet e tyre reflektojnë heroizëm në emër të jetës dhe të ardhmes. Përditë ka ngjarje të tilla. Dhe për të to duhet të flitet dhe të njihen nga shoqëria jonë. Po pse mbeten në hije, lajme dhe shembuj të tillë, vërtetë për t`u krenuar? Për njëmijë arsye! Lajme të tilla nuk përbëjnë sesasione. Nuk janë surpriza. Nuk mobilizojnë militantë në revolta. Nuk mund të shërbejnë si kamxhik kundër qeverisë!Lajmet e mira nuk nxitin adrenalinën politike të liderëve dhe partitë që udhëheqin të cilat kanë synime të mëdha dhe nuk mund të preokupohen me lajme kaq pa peshë siç janë ato të shpëtimit të jetëve njerëzore. Këto raste nuk i hynë në thes politikanëve, nuk i shërbejnë nxitjes së trazirave dhe protestave mbarëpopullore. Si të tillë le të mbeten në qoshet e kujtesës, mundësisht të harrohen si të paqena. Kjo prirje është dashuri me nekrofilinë dhe urrejtje për jetën. Është kjo arsyeja që partitë politike në opozitë, lajmin e mirë e trajtojnë si lajmin më të keq që nuk të jep bukë, të lë thatë, u shërben të tjerëve, u rrit aksionet politike kundërshtarëve! Politika jonë, veçanërisht, liderët e opozitës, ngrenë në qiell veprat që shkaktojnë humbje jete. Rastet kur janë lavdëruar sjellësit e fatkeqësive në shoqërinë tonë nuk janë të pakta. Ata që vrasin shpallen heronj, të vrarit kriminelë. Kujtoni dëshmorët e vrarë me plumbat e gardës. U vranë katër protestues pa kryer asnjë faj. Kryeministri i kohës, Berisha, mori në mbrojtje vrasësit të cilët u dënuan si të kishin prishur një gardh fshati! Është e patolerueshme që sot gjenden individ aq më tepër zonja të propagandojnë akte trimërie dhe lavdie antetatorë si Q. M, i cili pas shembjes së banesës nxori nga sepetja armën dhe pa e vratë mendjen qëlloj pa iu dridhur dora mbi Ilirjan Gavellin inspektor i IMT! Inspektori ishte atje në zbatim të vendimit të organeve kompetente! Nuk ishte vendimmarrës, po zbatues. Nuk ishte për t`i bërë karshillëk askujt. As për të demostruar forcë apo autoritet fals. Ishte në emër të ligjit dhe vendimit të organeve kompetente. Si i tillë ishte zyrtarisht në krye të detyrës! Po ashtu si në raste të tilla, reagimet janë skandaloze që jo pak herë arrin në akte absurde. Akti i Muçës flet për vetëgjyqësi. Flet për veprim vrastar dhe të qëllimshëm. Një individ ngre dorë mbi shtetin. Dhe e qëllon për t`i marrë jetën. Ky akt është kriminal. Nuk ka shoqëri, veç atyre para qytetare të mos reagoj. Inspektori i IMT para se të jetë zyrtar I shtetit, është familjarë! Është prind! Është bashkëshort të cilin e presin në familje dhe prej punës së tij jetojnë! Po pas krismave heshtje e plot. Mungoi reagimi qytetarë. Nuk u dëgjua një fjalë nga opozita që nuk lë rast pa e ngritur në piedestal pa e kthyer në hit dhe pa e shndërruar në kauzë për pushtet. Heshti, kryetari dezhurn Ilir Meta. Për atë ky nuk është lajm. Nuk foli Sali Berisha edhe pse atij nuk i shpëtojnë raste dhe ngjarje fare minore! Për ta atentati ndaj inspektorit të IMT nuk është asgjë. Thjesht është administrator i shtetit. Ndaj tij mund të gjuash me pushkë. Se shteti sipas zërave opozitar është armiku ynë! A nuk e ka cilësuar Berisha, Ramën armik personal?Mund të vrasësh kur të duash. Tek e fundit të shtetit janë dhe e meritojnë plumbin! Plumbat mbi inspektorin, jo vetëm që mbetën pa komente, po nuk u përfillën fare. Si të mos mjaftonte mosreagimi dhe dënimi i aktit kriminal u bë e kundërta. Mbështesja e opozitës në protesta dhe mbajtësja e disa teserave partiake, pa iu dridhur qepiku, i doli në mbrojtje atentatorit! E lavdëroi me deklarata të papërgjegjshme, duke thënë: “ Pushka top, o Qani Muça”, duke i krijuar edhe vet antetatorit të trazuar, mornica. Po pse aktivistja e PD-së në emër të partisë arrin deri në këto lavde për një individ që kërkon të kryej një krim shumë të rëndë kundër punonjësit të shtetit, duke uruar t`i bëhet pushka top dhe i lumtë dora? Kjo nxitje, ky lavdërim është mjerim i opozitarizmit. Është mjerim dhe humbje dinjiteti e një aktivisteje politike në mbështetje të veprimtarive opozitare. Qëndrim që simbolizon filozofinë politike dhe qëndrimet agresive të opozitarëve që e kanë strategji luftën kundër shtetit dhe në emër të kësaj filozofie janë gati të ngrenë në piedestalin e heronjve cilindo që vret në emër të saj? Pasi dëgjon, Adrianën dhe pendesën përse vrasjet nuk janë bërë që në 2013, pra të luftohej me armë mosdorëzimi i pushtetit nuk ka si mos të mendosh sa urrejtje ka në shpirtrat e atyre që opozitën e barazojnë me atentatorët dhe kundërshtarët politik me armiqtë më të urryer të kombit!