BREAKING NEWS

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik raportimesh për UFO-t në Itali, ja rasti i paprecedentë që ka kapur radari në aeroportin Malpensa në Milano dhe lidhja me pandeminë e COVID-19

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik
x

Opinion / Editorial

“Lumturia monolog” me kundërshtar virtual e popull “të lumtur” në arrati!

“Lumturia monolog” me kundërshtar virtual e popull

Kujtova se akuzës së një njeriu që turpëron kriteret e kundërshtarit politik, Edi Rama do t’i përgjigjet zyrtarisht, ndershmërisht dhe politikisht. Por jo, Edi Rama ka përfunduar së qëni dhe si njeri, që një herë të vetme i flet popullit të tij sinqerisht dhe zyrtarisht, pavarësisht nëse marrëzia nga krahu tjetër ka vetëm 5% të vërtetë. Në të gjithë e dimë se ka plot njerëz që nuk shkojnë në spitale dhe Covidi bëhet shkak që të shkurtohet jeta e tyre. Por Lulzim Basha akuzon se po vdesin në spitale dhe nuk deklarohen. Pastaj dhe fotot e një morgu disi jo nën kontroll shoqëruan dhe nervozizmin dhe nuk plotësuan kushtin detyrues e një serioziteti. Po, kujtova se brenda atyre orëve Rama do të kontrollonte, ngrinte grup kontrolli serioz, për të dhënë përgjigje zyrtare nëse ka vërtet të vdekur të padeklaruar apo Basha bën propagandë nekrofile në mënyrë idiote. Po e prita që edhe sikur të kishte 5% të vërtetë brenda kjo propagandë, Rama do të ishte serioz dhe vepronte si kryeministër i një vendi demokratik. Por jo, ai nuk është një kryeministër i një vendi të lirë dhe aq më pak demokratik. Ai është kryeministri i vetes dhe konkubinave të tija politike. Ai sot pothuaj si Enveri dje, kujton se ka një popull të lumtur. E përveç popullit të lumtur ka dhe armiq përpara që nuk i duan të mirën – qeverisjes së tij. Prandaj mban monologje të ngjashme si ato të Sali Berishës para se të fillonte mbledhja e Këshillit të Ministrave. Kështu bëjnë delirantët e pushtetit kur sytë i kanë të zëna me “lumturi monologjesh” pa fund. KM-ja na tregoi se nuk fle ditë dhe natë e pikërisht për këtë jam i shqetësuar. Pagjumësia e tij sigurisht nuk i bën mirë qeverisjes. Po pra, si gjumi i madh i Bashës sikundër thotë vetë Rama. Njëri ditë natë në gjumë dhe tjetri ditë natë pa gjumë, i ka bërë shqiptarët të marrin arratinë. E nga ky gjumë i madh i njërit dhe pagjumësia e tjetrit, kuptohet sa popull i lumtur jemi, që kur duam i madh e i vogël të ikim nga vendi ynë. Por Ramës nuk i bëjnë përshtypje këto fjalë, sepse është i ngopur me ato që njerëzit me shtëpi të reja nga taksat tona i thonë atij – jeta e drita jonë. Tashmë ka filluar të pranojë folklorizmat (urimet për jetë shëndet dhe rreze drite) e shqiptarëve kur iu inaguron shtëpinë - kur dje nuk i duronte dot. Ne kemi kryeministrin më të “arritur në Europë” sepse ai në monologjet përpara kamerave, tregon paaftësinë e kryetarit të opozitës duke e krahasuar me “burrninë” e Sali Berishës. E padyshim Edi Rama duhet t’i thotë një faleminderit të madhe doktorit. Ti thotë një faleminderit, sepse mendoi vetëm për familjen e tij të ngushtë duke shkatërruar familjen e madhe politike ose PD-në me një person që nuk ka staturën e njeriut që udhëheq dhe mban mbi shpinën e tij jo thjesht fajet, por guximin për të pasur alternativë. Kjo e bën të lumtur kryeministrin tonë, që punon “ditë natë” duke ditur që ka përballë një individ që fle ditë natë. Po dhe pastaj del dhe përveç se ngatërron numra e shifra, vetëm akuzon dhe nuk ndërton. Po pra, nuk ndërton dot front të gjerë popullor, kundër një regjimi politik që tashmë me gojën e kryeministrit vërtetohet se ka qejf të jetë dhe “arrogant”. Kur e pranon dhe vetë se është i tillë, do të thotë se tashmë nuk i bën përshtypje më një delir i tillë qeverisës. Edi Rama nga doktor Berisha, ka rrugën e pastruar nga kundërshtarë të vërtetë të djathtë dhe kjo rrugë i është pastruar nga komunisti i fundit që do të kandidojë dhe në zgjedhjet e vitit 2021. Rama duhet t’i thotë një faleminderit të madhe doktor Berishës, që duke proletarizuar në koncepte PD, duke i imponuar sipër, një gjumash dhe “rrënjë mollatarte” ( rrënjë domateje) që ka nevojë për shkop të qëndrojë vertikalisht – nuk ka alternativë të besuar politike. Doktori i ka lëshuar piktorit krahun e djathtë të politikës. E sot shqiptarët kanë si zgjedhje mes të djathtës arrogante korruptive të Ramës dhe të djathtës hipokrite, mashtruese dhe të proletarizuar filozofikisht të Bashës. Shqiptarët nuk ka zgjidhje, por vetëm zgjedhje mes dy copave të majta, që sillen si të djathta të marrosura. Prandaj Rama është i qetë.  Ai është i lumtur vetë dhe kujton se ka dhe popullin e lumtur si Spiropalin dhe Manastirliun apo Ahmetajn dhe - jo nuk besoj se Majko duhet të jetë kaq në lumturi sa shumë nga ata të Rilindjes. Kur në të vërtetë populli është i palumtur, jo i qetë dhe i bezdisur deri në infinit. Kjo shoqëri po e shikon që gjërat po përsëriten. Nga një delirant te tjetri në qeverisje ai nuk ka nevojë për armiq të jashtëm dhe pushtim për t’u larguar nga vendi i tij. Jo, ikën sepse deliri zëvendëson delirin. Kjo është “lumturia monolog” e një kryeministri që ka kundërshtar “virtual” dhe popull në arrati që e di të lumtur si veten. Të tillë individë, të gjithë njerëzit që kanë kuptuar skemën mashtruese të përdhunimit të demokracisë nga dy palët e pluralizmit gënjeshtar shqiptar, i kanë armiq të vërtetë, i shpallin armiq me delirin për t’i eliminuar politikisht dhe mundësisht filozofikisht me anën e “monologëve” të kryesisht Ramës dhe Bashës. Kjo simbiozë gjenetikisht dhunuese pushteti në politikë, është fatkeqësi në demokraci. Sa të jenë në politikë të dy këta farë burrash dhe me ison e atij burrit të SHQUP-it, apo dhe atij në Presidencë, demokracia në Shqipëri vlen vetëm për “trotuar” dhe për demonstrim (e veshur serioz) para ambasadorëve, që bëjnë sikur “nuk kuptojnë” nga kjo anë, por e dinë mirë se çfarë po bën ajo (demokracia shqiptare) në – pikërisht trotuar.