BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Lusni të vijë në pushtet Luli, që të ikë koronavirusi

Lusni të vijë në pushtet Luli, që të ikë

Opozitë kondraverse. Me shfaqjen e koronavirusit në Shqipëri, qeveria Rama mori masa drastike karantinore duke kufizuar të gjitha lëvizjet, kontaktet, distancimi social dhe ndërpreu çdo veprimtari ekonomike dhe shoqërore. Ndodhi një izolim total. Rezultati ishte i suksesshëm. Pati shumë pak viktima, krahasuar me fqinjët tanë, pa folur për Europën dhe mbarë globin, që kufomat ngarkoheshin në kamiona për në banesën e fundit. Opozita politike, por jo vetëm dhe ajo artistike shpërtheu në akuza se Rama po privon lirinë e individit, po na bunkerizon. Burgu Rama po shkel të drejtat e njeriut, si autokrat klasik. Sa sofizma dhe etiketime amorale dolën nga goja e opozitës, në një kohë që ishte rasti oportun të tregonte qytetari, humanizëm, solidaritet dhe angazhim komplementar me mazhorancën për ta kapërcyer këtë situatë të pa zakontë dhe unikale në historinë njerëzore. Por opozita nuk mund të dal nga qerthulli ku është zhytur në misionin e saj mohues, denigrues, përçmues dhe nxirës, që di vetëm të akuzojë dhe të shajnë me libër shtëpie, pavarësisht se në çfarë veshi bie.

Kaluan disa muaj të izoluar, që askush nuk e kishte dëshiruar, por që e diktuar nga ekspansioni i pandemisë dhe kur ndodhi hapja, lëvizjet e lira, pjesëmarrja në veprimtari prodhuese e në jetën shoqërore, pasojat po rezultojnë me humbje jete edhe për faktin se nuk respektohen masat karantinore që rekomandojnë specialistët dhe ekspertët mjekësor.

Opozita, që është gjithmonë në poligonin e qitjes u pozicionua në kah të kundërt, duke akuzuar përsëri qeverinë për këtë situatë kritike që bëri hapje të gabuar pandërgjegjësuar publikun e gjerë. Loja cic, mic, pse ma ngrohe, pse ma ftohe është në filozofinë politike të kësaj opozite komike. Të gjitha veprimet e qeverisë kanë qenë në zbatim të masave që rekomandonin autoritetet mjekësore. Por nuk është Rama Zeusi që të kyç mendjen, ndërgjegjen, botëkuptimin dhe sjelljen e njerëzve që nuk e vlerësojnë rrezikun real të kësaj pandemie dhe nuk respektojnë këshillat dhe kodin mjekësor për distancimin fizik, mbajtjen e maskave dhe evitimin e grumbullimeve dhe kontakteve në ambiente publike.

Roli i opozitës ka qenë dhe është i fokusuar që të nxisë anarshi, pakënaqësi dhe urrejtje politike ndaj mazhorancës, që është e pa aftë të menaxhojë situatën kritike të pandemisë. Këtë difekt të qeverisë, spikeri i Partisë Demokratike Lul Basha do t’ua përcjell qytetarëve shqiptarë në mbarë vendin. Siç shfaqet në ekranet televizive, ka marrë trastën me bukë dhe ka dalë fshat më fshat e qytet më qytet, për të qarë hallet e popullit që po lëngon nën diktaturën e kësaj qeverie të korruptuar, që me ardhjen e tij në pushtet ka për t’i çliruar dhe shpëtuar nga gjendja e varfërisë dhe rreziku i pandemisë, duke premtuar dhe vaksinim falas për gjithë popullsinë në vjeshtë. Shqipëria e ndien me fat, që doli bukuroshi i gjatë, ta shpëtojë nga ky mandat. Ka “skeptikë” që mendojnë se ku do i gjejë paratë për të bërë gjithë ato ndryshime, se ka bërë shumë premtime. Ai, ka treguar me “fakte” se kur ka qenë në pushtet, çdo premtim e ka bërë realitet, se nuk e ndan fjalën nga veprat. Paratë i ka siguruar dhe i ka në bankë, se ka kursyer 230 milion eurot e përfituara nga Rruga e Kombit. Kur të vijë në pushtet do kapërcejë pengesat e Gjykatës së Lartë, duke realizuar Marrëveshjen e Detit për t’i dhuruar Greqisë 354 km2 nga Deti Jon dhe do fitojë një shpërblim. Burime të tjera ka rezervuar nga shitja e Cezit që do ia dhurojë Berisha, se ka për të dy palët. Po nuk i mjaftuan të gjitha këto fonde për të realizuar premtimet, ka garanci te aleatja e ngushtë LSI-ja, që të lan me flori dhe nuk pyet për varfëri.

Edhe kur ishte Kryetar Bashkie, qëndroi katër vjet në hije dhe me punët e Bashkisë nuk u përzie.  Basha, mbahet mënd se kudo ku ka punuar, “s’ka gabuar”, “s’ka dështuar” dhe ujin nuk e ka turbullar. E kujtojmë Bashën si Ministër të Brendshëm, që si dridhet dora, po s’ju binde pushtetit, Ai, ta numëron me Gardën e Republikës, në mes të sheshit.

Gjuhën e komunikimit e ka të “pasur”, se kopjon patriakun e tij Berishën, që si kryefjalë në takimet me popull kishte “Qeveria Ime”, ka bërë shumë përparime. Këtë ritual e dëgjojmë ta përsërisë dhe Kryeministri në hije Basha, që kudo që flet në takime gju më gju me popullin, ju premton se qeveria ime, do sjellë shumë ndryshime. Do sjellë parajsën e ëndërruar, që ju kemi premtuar, “qoftë i bekuar”. Në një intervistë që ka dhënë Basha, ai ka pohuar se: “ Shqiptarët meritojnë dhe do ta kenë një qeveri që me përgjegjshmëri dhe seriozitet do t’i kthejë frymëmarrjen ekonomisë sonë. Ditë më të mira do vijnë”, e mbyll ai fjalën e tij. E, në këtë “shans” që po i buzëqesh Shqipërisë, pse të mos themi: “ Lum kush të rrojë”. . .