BREAKING NEWS

E trishtë/ Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar, detajet e ceremonisë

E trishtë/ Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar, detajet e
x
BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x

Opinion / Editorial

Lustracion prej vërteti?

Lustracion prej vërteti?

Shqipëria e ka të domosdoshme një ligj të ri të shkëputjes nga e kaluara komuniste (ligj lustracioni), edhe pse rrodhën më shumë se tre dekada nga përmbysja e regjimit diktatorial.  Fjala "lustracion” rrjedh nga fjala latine “lustratio”,  që do të thotë "pastrim nëpërmjet sakrificës". Nëse marrim parasysh shembujt e vendeve post-komuniste të Evropës (Gjermanise, Bullgarise, Rumanise, Hungarisë, etj.), legjislacioni dhe praktika e veçantë e lustracionit nënkuptonte në ligjet e tyre përjashtimin nga pozicione të rëndësishme në shërbimin civil dhe në strukturat vendim-marrëse të Shtetit, të personave që kanë qenë pjesë ose të lidhur(informatorë) të strukturave shtypëse të rregjimit komunist. Këto struktura tek ne përbëheshin nga Sigurimi i Shtetit, Prokuroria dhe Gjykatat e asaj kohe.  Në këto 32 vite demokraci, tek ne ka munguar një dialog kombëtar i sinqertë mbi shkeljet e përbindshme të të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist. Ku njëra palë, ajo e shtypësve, të pendohej hapur dhe të kërkonte falje publike. Kjo ka ndodhur në Gjermaninë Perëndimore të pasluftës(denazifikimi), si dhe në atë Lindore, gjatë kohës së bashkimit të dy Gjermanive, pas vitit 1990. Prandaj dhe ligji gjerman i lustracionit mbështetet mbi deklarimin vullnetar, mbi bazën e ndërgjegjes. Ky nuk është rasti ynë dhe ligji që kemi sot(ligji nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”) duhet korrigjuar, për ta bërë të detyrueshëm marrjen e vërtetimit të pastërsisë së figurës nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit(i mbiquajtur nga të gjithë Autoriteti i Dosjeve), për të gjithë punonjësit me një detyrë të lartë shtetërore(anëtarë të Kuvendit, ministra, zvMinistra, drejtorë drejtorish, drejtues të institucioneve të pavarura, etj.), të cilët në vitin 1990 kanë qenë mbi moshën 16 vjeç. Autoriteti i Dosjeve i kërkoi pak ditë më parë Kuvendit të Shqipërisë të ndryshojë ligjin nr. 45/2015, për shkak se ai realisht favorizon politikanët e lartë dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk ndëshkohen nga të qenit bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, pasi kane marre çertifikatë sigurie(pastertie) nga Komisioni Mezini dhe Komisioni Bezhani, të ngritur pas vitit 1995. Ky Autoritet gjykon se duhen shqyrtuar me përparësi problematikat e mbartura ndër vite, përsa i takon verifikimit të figurës së zyrtarëve të lartë që emërohen, ngrihen në detyrë, si dhe përfaqësuesve politikë që marrin pjesë në fushata zgjedhore qendrore e vendore, të cilët kanë impakt të drejtpërdrejtë në politikat publike në vend. Për të kuptuar drejtësinë e kësaj kërkese, sot të sulmuar aq fort politikisht, duhet kuptuar historia e lustracionit tek ne. Shqipëria ka patur një ligj të tillë në vitin 1995, ligji me Nr.8043, datë 30.11.1995 “Per kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, i cili u shfuqizua pas ardhjes së socialistëve në pushtet në vitin 1997. 11 vite më vonë u bë një sprovë tjetër, me  ligjin nr.10034 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”. Në të dyja rastet, për fat të keq, fushëveprimi i këtyre ligjeve u katandis në mos-goditjen e drejtuesve të lartë që kishin të kaluar problematike me institucionet e shtypjes diktatoriale. Një kabllogramë e ish ambasadorit amerikan në Shqipëri John L. Ëithers, shpje në vitet 2007-2010, shpjegon se si qeveria përdori projektligjin e lustracionit, duke ju referuar në mënyrë të gënjeshtërt si “ligji i dosjeve”, për të shantazhuar prokurorët dhe gjykatësit që po hetonin mbi disa skandale të mëdha të qeverisë. Problemi më i rëndë i Lustracionit është që për zbatimin e tij krijohen komisione, të cilat fillojnë të bëjnë gjueti shtrigash dhe të kryejnë procese, të cilat mund të jenë përzgjedhëse, si dhe gjykime pa procedura të qarta ligjore. Komisione të tilla politike funksionojnë efektivisht si gjykata të përkohëshme, gjë që bie ndesh me parimet kushtetuese të gjykimit të drejtë. Tani, me një strukturë profesionale sikurse është  Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka ardhur koha që, pas shumë tentativash të njëpasnjëshme të dështuara për të “lustruar(pastruar)” vendin, realisht të vendoset “postoblloku” për të mos lejuar depërtimin e elementëve të inkriminuar me të kaluarën diktatoriale, që të mos e thonë të tyren në politikën dhe vendim-marrjen tonë publike, ose që po qe se janë aty, të largohen. Nga ana tjetër, ka ardhur po ashtu koha që hapja e shumëpërfolur e dosjeve të kryhet thjesht përmes deklasifikimit të arkivës së Sigurimit si sekret dhe kalimit të saj pranë Arkivës së Shtetit, për t’u trajtuar si të gjitha arkivat e tjera.