BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Opinion / Editorial

Mafia shqiptare në librin e Bujar Sh. Hoxhës “Kumbarët e Shqipërisë”

Mafia shqiptare në librin e Bujar Sh. Hoxhës “Kumbarët e

Librave të autorit tashmë të njohur z. Bujar Sh. Hoxha si “Krimi, Antikrimi”, “Pluralizmi shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit” iu shtohet edhe një titull sinjifikativ, tejet interesant dhe aktual “Kumbarët Shqiptarë”. Ky roman shumëfaqësh na tregon se si nisi saga e krimit të organizuar shqiptar dhe strukturimi i tij në statusin e organizatave mafioze. Njerëzimi e nis letërsinë me “Epi i Giglameshit” dhe legjendat e popujve të ndryshëm, më tej vazhdon me historinë e Odisesë dhe Iliadës të shkruar në vargje nga Homeri. Nga kjo zanafillë globaliste lindi nëpërmjet rrëfimtarisë mirëkuptimi edhe keqkuptimi në shkëmbimet kulturore në mes popujve. Asgjë nuk vjen nga hiçi, - do të ishte aksioma e çdo filozofi të kohëve moderne. Kur nis e përpunohet lloj i rrëfimtarisë popullore, nis edhe të përpunohet filozofia e jetës. Nga arti i të shkruarit kanë dalë artefaktet e historisë që mësojmë deri në ditët tona. Kështu, e mira e keqja, e bukura e drejta, etika dhe estetika dhe e vërteta e mashtrimi, boshi, dykuptimësija, nënkuptimësija, e përjetshmja e përtejme apo e tashmja e përjetshme, kanë dalë si përpunime të aftësisë së inteligjencës njerëzore për të komunikuar me kode e shenja nëpërmjet gjuhës së simboleve dhe mjeteve shprehëse të figurave letrare. Se vetëm arti e ka privilegjin që ta shterojë idenë nëpërmjet imagjinatës. Qysh prej lashtësisë korrupsioni dhe krimi nuk kanë reshtur së ekzistuari si një prej formave më të përhapura dhe të mprehta që gërryejnë themelet e administratës shtetërore, që kompromenton rëndë besimin e qytetarit në mirëadministrimin e vlerave publike. Kjo hyrje nuk bëhet për të treguar erudicion, por thelbësisht të rikrijojmë lidhjen e letërsisë me realitetin nëpërmjet veprës së autorit, si i pari autor shqiptar që mund të quhet mafiolog (njohës i shkëlqyer i mafias shqiptare). Arti i romanit policesk ndryshe nga llojet e tjera të romanit ka kufizimet e veta, por në rastin konkret të romanit me titull “Kumbarët shqiptarë ” unë dëshiroj të them se është një roman realist i një bote të errët gri dhe herë herë me tabllo psikologjikentë psikologjisë së krimit e pse jo edhe të psikoanalizës së krimit. Autori duket ka një rend të pikënisjes së ngjarjeve e kjo të ndihmon të jesh i stampuar në atë kohë e ato ngjarje të cilat kanë ndodhur realisht në Shqipëri. Kronikat e zeza e lajmet mediatike apo edhe emisionet kushtuar kriminalitetit në Shqipëri janë me qindra e mijëra, por një roman të këtij lloji nga dora e një njeriu që ka qenë vetë dëshmitar dhe i përfshirë për shkak të punës së tij në luftën kundër krimit e terrorit, zor se e kemi lexuar deri më sot në letërsinë shqipe. Kujtojmë se mbas viteve 1990 më shumë se as 5 gishtat e dorës nuk ka romane të këtij lloji, aq më tepër se ato janë shkruajtur nga njerëz, d.m.th. shkrimtarë që i kanë fryrë më tepër imagjinatës, se sa produktit bruto të materialeve policore, siç ka patur fatin autori Bujar Sh. Hoxha. Nuk ka rëndësi se në çfarë qyteti a vendi zhvillohet ngjarja, por e rëndësishme është për lexuesin pyetja: “Si erdhëm në këtë ditë që edhe në Shqipëri të ketë organizata mafioze?” Larg të qenit spektator lexuesi bëhet aktiv, sepse e ka realitetin që e kërcënon me lloj-lloj mënyrash, që punët të zgjidhen me korrupsion e ryshfet e me milintatizëm politik dhe jo me të drejtën që të takon e në bazë të meritokracisë. Nuk ka mite kriminelësh në këtë libër, siç nuk ka mite të njerëzve të ligjit, por lufta mes tyre është një mit me të vërtetë gati në kufijtë e të pabesueshmes. Shërbëtori i shtetit përballë njeriut të krimit që ka gjetur terren për shkak të mungesës së shtetit. Kujtojmë vitin ’97, ’98. Të vrasësh njerëz si një kasap për të arritur qëllimet e tua përfituese në kundërshtim me ligjin sikur je në xhungël, këtë enigmë psikologjike e ka gdhendur në art Bujari. Autoriteti i shtetit në shumë aspekte të këtij romani ka edhe historikun e tij, ndaj jepen me mjeshtëri përballë një figure të përkushtuar të prokurorit dhe hetuesit apo punonjësit të policisë, të cilët punojnë natë e ditë në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarit. Kemi një takëm njerëzish të zhytur në mëkatin e korrupsionit, krimit e terrorit, qysh nga politikani e deri tek prokurori, gjykatës e policë që përdorin mantelin e punonjësit të shtetit në shërbim të mafias. Dikush mund të thotë që libri është shumë i egër dhe jemi ngopur me tema nga krimi shqiptar i lidhur me organizatat më kriminale e mafioze të botës. Krimineli dhe kapobanda i parë që del në faqet e para të librit e nis udhëtimin e tij në botën e krimit pas një hakmarrjeje të një të afërmi të tij. Kjo, si në shumë raste e detyron të bëjë një jetë të fshehtë dhe në mënyrë që të mbijetojë i duhet një suport ekonomik. Krijon një bandë me njerëzit e tij të fisit e shokë të ngushtë të cilët i nxit për të qenë në shërbim të tij. Banditi e sheh veten si kapobandë dhe ka parametra inteligjence për të qenë i qetë e i fshehtë dhe imponues e për punë të pista të nivelit më të lartë se sa krimet në rrugë e shfaqe rrugaçërie të dhunës banale. Ndërkohë edhe rivalët e tij kanë dalë nga inkubatori i psikologjisë së kanunit dhe kërkojnë hakmarrje për njeriun e humbur. Çështja në fillim duket si ritual kodesh kanunore, por në thelb rritet egoja e sundimit të qytetit për të marrë në kontroll të gjitha trafiqet e drogës, klandestinëve dhe trafikimit të armëve, pa harruar prostitucionin. Me rritjen e bazës monetare grupet kriminale u kanë afruar shërbimet e tyre politikanëve të të gjitha krahëve. Nga një njeri i hedhur përtej detit në Itali për t’u fshehur, kapobanda bie në kontakt me mafian italiane dhe merr udhëzimet e duhura pasi kalon disa prova. Banda rivale e ndjek vrasësin e të afërmit deri në strofullën e fundit, por çuditërisht një karem që punonte për të dyja palët i shiti tek mafiozi italian dhe këtu fillon saga e një mafiozi shqiptar. “Femra karem”, është ndryshe tashmë situata e kriminalitetit shqiptar, ai shqiptari që të vriste e të priste për nderin e motrës para 50 vjetësh, sot trafikon për para komshijen, shoqen, të dashurën e blen dhe e shet si në tregun e gjësë së gjallë. “Femra karem” është ngjizja e re në letërsinë shqiptare. Ajo i bashkohet botës së krimit për shumë arsye, tek e fundit nuk është pa model. Integrimet kanë edhe të mirat dhe të këqijat e veta. Ka nuhatur autori si antropolog krimesh apo si psikoanalist, se prirja e parë për t’u integruar me mafian është në natyrën e vendeve pritëse për të shtuar radhët e ushtarëve të krimit. Mafiozët kërkojnë njerëz sa më të dëshpëruar dhe me mungesë për të ardhmen, ndaj edhe shumë shqiptarë ranë viktimë e botës së krimit. Konsolidimi i një bande, tashmë e organizuar në detaje me ekonimistë e mentorë mafiozë, me këshilltarë juridikë e avokat tejet të specializuar e deri tek orientimi politik për të përgatitur ligje sipas interesit të tyre, kishin kopjuar modelin e mafies italiane. Organizatorët në hije e killerat si kasap të gatshëm në çdo moment e në rresht për një, që nga policë e shefa policish të cilët shpërblehen nga banditët për informacione deri tek gjykatës e prokuror që e bënin të bardhën të zezë, në varësi të shumës së parave. Të davarisësh fijet e një krimi duhen krahas njerëzve profesionistë e me integritet moral, por edhe bashkëpunëtorë që t’i përgjigjen kërkesave të kryerjes së detyrës me ndershmëri, këtë tablo që për një lexues të zakonshëm nuk e ndjen qysh në faqet e para, por diku në mesin e librit të shkrimtarit Bujar Sh. Hoxha i cili e ka përshkruar me penelata, sa reale deri në dhimbje, por edhe me ndjeshmëri të papërballueshme. Policë e prokurorë të masakruar, të shantazhuar e të pavlerësuar e nëpërkëmbur nga politika si në asnjë vend tjetër përshkruhen si personazhe në këtë libër. Hetuesi i policisë gjyqësore Tomi Arbana së bashku me prokurorin Adnan nuk tërhiqen, as nga kërcënimet e kriminelëve e as nga nënvlerësimi i politikanëve. Janë skena tragjike në sallën e gjyqit kur mafiozët nisin e tallen me Tomin dhe Adnanin, sikur ata të kishin kryer krimin e ata të cilët i shpëtuan dënimit, ishin heronjtë. Korrupsioni, kjo sëmundje bashkëshoqëruese e kapitalizmit, po e gërryen moralin e shoqërisë. Fiton padrejtësia në sajë të gjykatësve e prokurorëve të korruptuar. Njerëzit dëshpërohen se nuk gjejnë drejtësi dhe kryejnë akte vetëgjyqësie e më pas përfundojnë në duart e mafias, shkruan Bujari. Tendera dhe transaksaksione ekonomike fillojnë të duken në mendjen e mafias që përkrahet nga segmente të politikës. Vriten njerëz të katër bandave sikur të ishin pula. Në kërkim të gjurmëve të krimit profesionisti Tomi Arbana arrin të zbërthejë një nga anëtarët e bandës dhe e kthen në të penduar. I penduari, suksesi i Prokurorit të famshëm Falkones i cili e ka vënë në listën e strategjisë së tij, vlerësimin e kontributit të bashkëpunëtorëve të drejtësisë një faktor për luftën kundër mafias(Fenomeni Busheta). Ideja e parë e Falkones ishte përqendrimi i të gjitha forcave kundër Mafias e specializimi i hetimit i shoqëruar me përdorimin e instrumenteve më të avancuara të teknologjisë së hetimit. Bandat shqiptare me kapot e tyre kishin instruktuar ushtarët e tyre për fshehtësinë e me kërcënime për pasojat që do të kishin po të flisnin. Por, ja që një njeri pa rrugëdalje do të përfitojë çdo minutë të jetës e bëhet kështu një bashkëpunëtor i vyer i drejtësisë edhe në sajë të punës profesionale të Tom Arbanës. Këtu fjala e shkrimtarit shkrihet me atë të profesionistit, ku edhe pse fshihen shumë të fshehta të profesionit, jepet aspekti psikologjik i të penduarit të drejtësisë. Arti i profesionistit dhe ndershmëria e Tom Arbanës e bindin të penduarin që të bashkëpunojë kundër krimit. Tani kemi një integrim edhe të strukturave të shtetit shqiptar me partnerët ndërkombëtarë, ndaj dhe lufta kundër mafias nuk njeh kufij. Krimi transnacional ka trokitur edhe në Shqipëri dhe lufta kundër tij kërkon forma e metoda bashkëkohore…po kush do ta bëjë? Si Tom Arbana, Adnani dhe polici Bernard që përballen çdo ditë me krimin ka e do ketë gjithmonë, edhe pse krimi u dërgon pako me tritol në derë të shtëpisë dhe i kërcënon me rrëmbim fëmijësh dhe hedhje në erë të automjeteve me mina telekomanduese. Njësoj si në Italinë fqinje dhe në vendet e Amerikës Latine, po përjetojmë realitete që i kishim lexuar nëpër libra dhe i kishim parë nëpër filma dhe na dukeshin larg këto lloj fenomenesh. Një ndër problemet më të evidentuara që shtrohet në këtë roman është lidhja e mafias politike me mediet. Jehona e proceseve gjyqësore shkontevdrejt shpifjeve për të ashtuquajturit kriminelë ordinerë dhe jo terminologjisë mafioze. Mafiozët politikë që përfaqësonin klanet Genc Malaj dhe Poli Keka pas shumë gjakderdhjesh arritën të bënin paqe me urdhrin e mafias përtej detit. Tomi Arbana do të ishte viktimë e sjelljes hipokrite të shefave të tij. Në mënyrë te befasishme e të pabesë, pa motivacion ai do të lirohej nga detyra dhe do të hidhej në rrugë i pavlerësuar dhe i pambrojtur. Portretizimi i mafias politike në këto 30 vjet që nga kreu i piramidës shtetërore që nga ministra, deputetë, kryebashkiakë e biznesmenë, nga autori Bujar Hoxha përbën risinë e letërsisë shqipe. Simboli i gjuhës së personazheve është i akullt, i mprehtë e i thellë. Sot bëhet zhurmë për ligjin e dekriminalizimit dhe të dosjeve e me ndihmën e perëndimit po krijojmë struktura që të luftojnë mafian dhe korrupsionin si SPAK dhe Byronë e Hetimit. Libri i shkruajtur me një mjeshtëri e vërtetësi e kurajo të pashoq nga zoti Bujar Sh. Hoxha është një kambanë alarmi për të gjithë shoqërinë. Saviano i librit “Gomorra” e ka thënë fjalën e tij. Njerëz krijoni ishujt tuaj kundër së keqes së mafias, se më vonë do të na mallkojnë me dëninin e “Sodomës dhe Gomorrës”. Shqipëria si vendi i vogël krahas zgjidhjes së problemeve ekonomike e politike ka prioritet primar imazhin e saj, sepse lidhja me mafian dhe krimin e organizuar, çon ujë në mullirin e atyre shteteve që nuk na duan të mirën. Jo pak filma Hollivudi ka me temë shqiptarin mafioz e si njeri tribal që nuk e njeh ligjin, por njeh Kanunin. Për të përballuar këtë tajfun mediatik duhet së pari një shoqëri që të reagojë e ta verë politikën me shpatulla pas murit, ose të luftojë korrupsionin dhe mafian, ose të ndryshojnë elitat politike dhe intelektuale me votë të lirë. Shqipëria nuk mund të jetë vendi i hipokrizisë dhe i mizores.