BREAKING NEWS

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

Aksident i  rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret
x
BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x

Opinion / Editorial

Makartizmi i Doktorit&“Foltores” tashmë nuk bashkon më asgjë në PD!

Makartizmi i Doktorit&“Foltores” tashmë nuk bashkon më

Ka një ngjashmëri të shëmtuar deliri i antikomunizmit të rrejshëm dhe përfitues pushteti i Berishës, me marrëzinë denigruese dhe shkatërruese për demokracinë amerikane të senatorit Joseph McCarthy! Në të vërtetë Joseph McCarthy, mund të ishte antikomunist i vërtetë, por po e përdorte këtë gjë për të bërë karierë dhe denigruar demokracinë, por dhe shtetin apo ushtrinë etj etj. Po sillej keq, po shante dhe po dilte jashtë çdo lloj logjike normale komunikimi, sa që u kthye në një teori denigrimi e quajtur McCarthyism ose shqip – Makartizëm! Në faqen e posaçme të njohjes së senatorëve amerikanë pikërisht të senatit amerikan thuhet: I zgjedhur në Senat në vitin 1946, Joseph McCarthy (1908-1957) nuk tërhoqi vëmendjen e madhe kombëtare deri në vitin 1950. Më 9 shkurt të atij viti, ai mbajti një fjalim në Ditën e Linkolnit në Wheeling, Virxhinia Perëndimore, duke fajësuar dështimet në politikën e jashtme amerikane mbi komunistët e infiltrimi tyre në qeverinë amerikane. Republikani i Wisconsin pretendoi se kishte një listë të komunistëve të njohur që ende punonin në Departamentin e Shtetit. Një nënkomision i posaçëm hetoi akuzat e McCarthy-t dhe i hodhi poshtë ato si "mashtrim", por shpërthimi i Luftës së Koresë dhe dënimi shumë i publikuar i Alger Hiss i dhanë besueshmëri akuzave. Kur McCarthy u bë kryetar i Nënkomitetit të Përhershëm për Hetimet në 1953, ai nisi një seri hetimesh mbi subversionin dhe spiunazhin e supozuar. Në vitin 1954, një konfrontim me ushtrinë çoi në seancat dëgjimore të Ushtrisë-McCarthy në televizion kombëtar, të cilat njollosi imazhin publik të McCarthy-t, hodhën në erë akuzat e tij dhe nxitën censurimin e tij nga Senati i SHBA. Kjo është dhe e thëna e Senatit për këtë senator. Po, por “Makartizmi” kishte bërë turpin e tij në demokracinë amerikane. Këtë turp në Shqipëri, e ka bërë Berishizmi pothuaj i ngjashëm për nga gënjeshtra me Makartizmin. Makartizmi i Berishës ishte dhe është akoma dhe sot më i rrejshëm se ai i senatorit amerikan. Sepse Joseph McCarthy, nuk ka qenë asnjë ditë një komunist, kurse Berisha që nga 1968-ta dhe deri 1990-të ishte një komunist dhe sekretar partie. Berisha ka përdorur për të bërë pushtetin e tij personal një “Makartizëm” të shëmtuar, duke përfituar pushtet mbi gënjeshtrën e ngritur “si të një antikomunisti” që ju bën “gjëmën kundërshtarëve” politikë që sigurisht ishin të dalë nga PPSH njësoj si ai, por që ato ishin me faj, kurse Berisha jo! “Makartizëm” shqiptar pra, që lejonte vetëm Berishën të konvertohej në demokrat dhe ato që ishin me Berishën, por jo të tjerët që nuk ishin një parti me të. Biles “Makartizmi” i Berishës u përdor dhe brenda partisë, duke shpallur komunistë dhe armiq ish shokë dhe koleg themelues partie, ndoshta më shumë se ai dhe duke mos qenë një ditë si Berisha komunistë të PPSH-së! Sot PD është e ndarë. E tashmë nuk vlen më bashkim i atyre që nuk kanë qenë dhe janë fare komunistë me një “Makartist të vonuar” dhe të mbytur në zullumin e tij korruptiv. Janë tashmë vetë amerikanët që nuk e duan ( e kanë shpallur non grata) sepse e dinë se sa fals dhe i korruptuar politik është. “Makartizmi” i tij, medemek antikomunizmi i një komunisti, nuk bashkon më asgjë në PD! As duhet bashkuar kurrë, pjesa jo komuniste me një ish komunist si Berisha! Po si përfundoi Joseph McCarthy? Lufta Koresë dhe frika nga komunistët me fuqi në BS dhe Europë, bënë punën e tyre në USA. Të gjithë këta faktorë u bashkuan për të krijuar një atmosferë frike dhe tmerri, e cila rezultoi një mjedis i pjekur për ngritjen e një antikomunisti të vendosur si Joseph McCarthy. Në atë kohë, McCarthy ishte një senator i mandatit të parë nga Wisconsin, i cili kishte fituar zgjedhjet në 1946 pas një fushate në të cilën ai kritikoi dështimin e kundërshtarit të tij për t'u regjistruar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa theksoi heroizmin e tij të kohës së luftës.Në prill 1954, senatori McCarthy e ktheu vëmendjen e tij në "ekspozimin" e infiltrimit të supozuar komunist në shërbimet e armatosura. Shumë njerëz kishin qenë të gatshëm të anashkalonin shqetësimin e tyre me “McCarthyism” gjatë fushatës së senatorit kundër punonjësve të qeverisë dhe të tjerëve që ata i shihnin si "elitë"; e tani, megjithatë, mbështetja e tyre filloi të zbehej. Pothuajse menjëherë, atmosfera e paprekshmërisë që kishte rrethuar McCarthy-n për gati pesë vjet filloi të zhdukej. Së pari, ushtria hodhi në erë besueshmërinë e senatorit, duke treguar prova, se ai ishte përpjekur të fitonte trajtim preferencial për ndihmësit e tij, kur ata ishin përzgjedhur. Më pas erdhi goditja fatale: vendimi për të transmetuar seancat “Army-McCarthy” në televizionin kombëtar. Populli amerikan shikonte teksa McCarthy frikësonte dëshmitarët dhe ofronte përgjigje evazive, kur merrej në pyetje. Kur ai sulmoi një avokat të ri të ushtrisë, këshilltari kryesor i ushtrisë gjëmoi, "A nuk keni ndjenjën e mirësjelljes, zotëri?" Seancat dëgjimore Army-McCarthy goditën shumë vëzhgues si një moment të turpshëm në politikën amerikane.Rënia e Joseph McCarthy ndodhi shpejt. Në kohën kur mbaruan seancat, McCarthy kishte humbur shumicën e aleatëve të tij. Senati votoi për ta dënuar atë për sjelljen e tij "të pafalshme", "të dënueshme", "vulgare dhe fyese" "të papërshtatshme për një senator". Ai e mbajti punën e tij, por humbi fuqinë e tij dhe vdiq në vitin 1957 në moshën 48-vjeçare. Makartizmi ishte një fatalitet në politikën amerikane, por aty demokracia funksionoi. Te ne jo, sot e kësaj dite, me një akoma më shumë të rrjeshëm dhe dënueshëm se Joseph McCarthy dhe që është sh komunisti medemek antikomunist SB. Por pjesës së PD-së e cila ka ideal demokracinë, nuk i duhet “Makartizmi” i dështuar dhe vonuar i Doktorit dhe Foltores. Nuk ju vlen për asgjë.