
Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare në shtator: Grupi i Berishës do të konsiderohet ‘armatë terroriste’, nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e Metës

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin kërkimet për kapjen e autorit

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon Gledis Nanon dhe bën deklaratën e fortë: Do depërtohen, nuk mund të kenë kurrë...

Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI (Dokumenti)

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës, reagon ashpër Erion Braçe: Zotërinj të policisë, buka nuk shkelet, nuk kalojnë makinat mbi...

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona, detajet e para

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë politikanësh”/ Ambasadorit britanik bën paralajmërimin tronditës: Ja kur do të fillojë vala e dytë

Makina inteligjente nuk mund të imitojë “policët inteligjentë”!

Shkruar nga Besi Bekteshi 30 Qershor 2022

Makina është “inteligjente”, por polici mbas saj sikur..?!
Sigurisht se jemi shoqëri që na u ndalua mjeti lëvizës privat! U dashuruam me të mbas 1990-tës dhe sot jemi një shoqëri e cila e ka të vështirë të zbatojë tabela, vija dhe rregulla në qarkullim. Jemi shoqëria që merr patentën pa kryer kursin dhe jemi shoqëri, që në korrupsion e sipër hyp në makina të shrrenjta individë me parimin “sa më e shtrenjtë makina, aq më i kriminalizuar pronari”! Drejtojmë për fat të keq në mënyrë tragjike mjetin e qarkullimit dhe rasti i fundit i një nëne e cila vrau foshnjën e saj dhe mund të vriste dhe njerëz në trotuar po të kishte pasur zbatin rregulli tregon gjithshka. Shpejtësia dhe përdorim i sidomos nga gratë, por dhe burrat i celularit, akoma rripi i pa vendosur dhe pija gati në dehje në mjet, janë paudhësi që përgjakin rrugët tona! Por…ky është vetëm njëri aspekt tragjik i rrugëve tona! Aspekt tjetër tragjik është policia rrugore ose e qarkullimit! Kam kujtuar se do të zëvëndësohen shpejt policët e këtij shërbimi me të tjerë shumë më të shkolluar dhe mundësisht me një gjuhë të huaj por të kulturuar deri në gradë para-universitare sikundër janë dhe në botë. Çfarë bote them unë?! Ja afër nesh në Mal të Zi! Akoma shumica e tyre është me bark të madh, të nxirë nga dielli dhe zbërdhylur tashash dhe shpesh herë pa kapale, por dhe “muhabetxhinj” që kanë trashëguar “pritën” ose mënyrën për të të zënë në gabim duke vendosur gjobë e cila mund të “dialogohet” ose futet në “ankand” dhe kështu të “ndreqet” dhe qarkullimi! Po e kanë zakon të zënë ndonjë qoshe pritë ( sidomos jashtë Tirane) ku nuk duken mirë dhe pastaj të ndalin se ke thyer rregullat! Në përgjithësi e hanë të shkretët që nuk kalojnë më shumë se 10 km orë tebelën, kurse Porshat dhe makinat e shtrenjta, o ikin, o paguajnë ose nuk ja mban kujt ti gjobisë! Nejse “prita” e cubave të policisë, e cila nuk bëhet në ndihmë, as këshillim, por gjobë dhe trysni për “para në dorë” vazhdon. U vunë dikur kamerat në trup, por sot janë hequr se u turpëruan, (i prishën) për nga niveli si i shoferave dhe policëve! Policia rrugore me të tillë elementë, largoi plotësisht rolin e policit që është në ndihmë të qytetarit. Rrugorët dolën në pritë dhe në gjobitje të tij! Sidomos atyre që ishin të urtë dhe me pak faj! Sa më shumë polici në rrugë, aq më keq trafiku, sepse dhe pikat e tyre të kontrollit ose një nga degradet policore, vendosen aty ku rrezikohen dhe drejtuesit dhe prishet qarkullimi. Një ditë isha në vija të bardha në qendër të Shkodrës dhe makina e policisë, gati na mori para me policët të dy pa kapele dhe në telefon brenda në makinë të policisë! E kuptoj se këto elementë i dinë lart në qeveri dhe duan t’i largojnë të tillë tipa, por asgjë nuk bëhet pa krijuar frymën ndryshe. Pa larguar policiët e partisë! Pa larguar parimin “pritë cubash” dhe pa larguar elementët injorantë dhe delirantë të policisë së qarkullimit! Ne jua dimë hallin, por shumë syresh, shtëpitë i kanë dykatëshe dhe kjo jo nga rroga e tyre e vogël por nga rryshfeti dhe gjobat që vendosin! Tani duhen kamerat dhe makinat inteligjente dhe dronët thotë Kryeminstri! Bukur, ka të dejtë, shumë mirë, bravo qeverisë! Por...?! Por makina është inteligjente dhe droni po ashtu e polici mbas tij mbetet po ai! Si dikur në kinematë e diktaturës. Rregulloheshin perdet, karriket dhe aparaturat, por po të njëjtët filma shfaqeshin! Ne mund të vendosim drone dhe makina inteligjente, por polici me mentalitetin e tij pritë dhe jo koshillues dhe jo në ndihmë të qytetarit - mbetet! E meritojnë gjobën piratët e rrugëve dhe gangsterët e rrugës dhe këtu unë jam me policinë e shtetit dhe kjo nuk ka dyshim por..?! Por çfarë do të thotë momenti idiot i krahut të majtë që gjobitet, kur dihet se rrugët janë copë. Të shkosh nga Tirana në Durrës krahu i djathtë është i rrezikshëm jo vetëm si shtrim, por si makina hyrje e dalje të rrezikshme. Në këtë rast polici, mbas makinës inteligjente, nuk mund të bëhet më inteligjent dhe ta kuptojë se drejtuesi rrinte aty për shpejtësi dhe rregull të thyer, apo se do të shmang kalimin në rrugë të keqe dhe me makina që në një vend që e ka 90 km orë ecën me 50- në orë? Gjithsesi gjoba duhet, sepse ne nuk marrim vesh si shoqëri, por gjoba nuk është “mirësjellje” e policisë as inteligjencë e saj! Nuk duhet të jetë qëllim në vetvete e çdo polici dhe patrulle policie në qarkullim! Po e përsëris asnjë mirësjellje për piratët vrasës nër rugët tona por për individë dhe njerëz që dallohen se nuk janë të tillë. E këtu hyn ajo që them mes inteligjencës së makinës dhe asaj të policit mbas saj! As drone, as makina policie, as prita policie me makina inteligjente në km e vogla, por me shumë trafik turistik në Mal të Zi e shumë pak rrëmujë e trafik idiot si te ne! Te ne prita policie, makina inteligjence, polic në rrugë, drone e kamera por shumë gjakderdhje, thyerje rregullash e trafik idiot! Si shpjegohet!? E këtë nuk mund tju pyesësh inteligjencës së “makinës inteligjente” por inteligjencës së Ministrit së Rendit, të Drejtorit të Policisë dhe atij të qarkullimit, inteligjencës së shqiptarit në timon dhe në fund dhe Kryeministrit Rama! Po pra dhe të shohim çfarë përgjigje japin! Mbase për Kryeminsitrine di! Po po, sa më pak policë në rrugë, aq më trafik normal aty dhe veprimi zëvëndësohet nga makinat. Por njëkohësisht shpejtësi kur ndodh ngjarja dhe shmangie e saj, kur dallohet individi që po bën shkelje!
Më të lexuarat


Gënjeshtra, si ushqim i preferuar i turmave

Trimëria e fjalët e mëdha nuk janë për “armikun” politik, por për budallenjtë në turmë!

U mbars mali, e polli një mi...

Presidenti Meta e sekretar Ylli ikën pa dekoruar dhe kafshët e pyllit

Pse Berisha dhe Meta nuk morën pjesë në protestë?

“Çdo gjë ka një kufi”, thotë populli

Nga parullat në mikrofon në shtator drejt e në revolucion!

Sa më në faj të jenë, aq më shumë i japin të drejtë vetes!

Një kujtesë Kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe shtetarëve të Kosovës

Etika dhe degradimi i kulturës së të folurit
