Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Makinat dhe konsumi i luksit, në vendin që ankohet për varfëri masive!

Postuar: 16/08/2018 - 07:11

Vitin e kaluar ka pasur një rritje prej 28% të regjistrimit dhe pagesës të makinave të luksit! Këtë vit, po vijon ethshëm sërish pajisja e shtetasve shqiptarë me makina luksi të konsideruara të tilla kur vlerësoheshin mbi 7 milionë lekë të reja! Në 2016-tën u bë një tentativë për të zbuluar nga vinin dhe kush i kishte dhe u gjetën shumë të vjedhura e matrikulluara rregullisht këtu, pastaj u ndaluan nja njëzet prej tyre dhe disa persona posedues! Por në 2017-tën u shtuan dhe 1541 makina të luksit nga 5400 të regjistruara deri atyre. Këtë vit po dyfishohet shifra e 2016-tës! Ky vit ka taksën e luksit në makina vetëm mbi 5 milion lek të reja dhe cilindratë mbi 3000 kubik! Megjithatë regjistrimi i tyre vijon ethshëm në Shqipëri! U ul niveli i lekëve për taksim për të rritur pagesat dhe sigurisht u shtua kjo pagesë dhe si pasojë makinat e luksit. Tani shikon "Ferrari, Lamborgini, Jaguar, Mazeratti dhe të dashurat e shqiptarëve si BMË, Mercedes dhe Audi" të kubikëve të lartë dhe madhësive të jashtëzakonshme në pagesa! Në to zakonisht shikon njerëz që në shumicën e rasteve nuk kanë mbaruar as gjimnazin dhe që nuk kanë punuar asnjëherë në jetën e tyre, ose politikanë ose njerëz të botës së krimit me shumicë! Pas tyre vijnë vajza që kanë zgjedhur të jetojnë në mënyrë të tillë dhe padyshim policia që në shumë raste kur shikon brenda se kush është, vazhdon ti nderojë, sepse padyshim e dinë se kanë peshë në politikë dhe vendin ku marrin rrogën e "famshme" për të ndenjur me orë të gjata në rrugë! Makinat e tilla janë "paditëset" e njerëzve brenda tyre! Shqiptarët janë dhe fodullë edhe arrogantë sa më shumë në krim të zhyten dhe sa më shumë injorantë të jenë! Sigurisht makina që bëjnë 50.000 -100.000 euro nuk mund të jenë aspak kualitet ekonomik as i shtresës së mesme dhe as i shtresës "së lartë" me përjashtim të super shtresës së biznesmenëve realisht të pasur në Shqipëri! Një makinë 100.000 euro nuk mund të jetë aspak një "justifikim" as e "justifikueshme" e asnjë lloj zyrtari shqiptar dhe asnjë lloj njeriu që merr rrogë në Shqipëri! Po pra se bën sa njëqind rruga të mëdha!? Po makina të tilla janë model i njeriut të parave të kontrabandës, drogës dhe tregtive të paligjshme, të cilat padyshim janë me shumicë! Janë të "justifikueshme" për ato që vjedhin dhe kontrabandojnë makina nga jashtë dhe i regjistrojnë brenda, duke përdorur si institucionet e shtetit dhe policinë. Tentativa e shtetit për të kapur keqbërës në saj të makinave të super luksit ishte normale, por unë sëpaku isha i bindur se nuk do të zgjaste shumë, sepse padyshim duhet të fusnin në burg disa mijra syresh dhe mesa duket, nuk janë të gatshëm, as drejtësia dhe as policia ta bëjnë këtë gjë?! Pastaj ka dalë dikush "i zgjuar" dhe ka thënë (ose i ka fryrë në vesh atij që ka ekskluzivitetin e marrjes së inisiativave në Shqipëri) se "ata (të pasurit pra) paguajnë para" dhe kështu u largua dhe "persekucioni ekonomik" për një dorë të tillë kriminelësh, sepse po "goditej demokracia dhe kapitalizmi" shqiptar! Familje dhe njerëz që nuk e justifikojnë dot një makinë nga 50.000 - 200.000 ka plot, ashtu sikundër ka plot makina të tilla në qarkullim dhe me arrogancën më të madhe! Po ashtu ka plot individë që nuk justifikojnë dot shtëpi dhe apartamente mbi 100.000 euro dhe që shteti i merr me të mirë se "paguajnë taksën" medemek të luksit ! Individët në Shqipëri që nuk justifikojnë dot pasurinë dhe që shteti i merr me të mirë se paguajnë taksën! Kur në fakt është pikërisht aty modeli më i turpshëm, më fatkeq dhe më arrogant, i një shoqërie "bananesh", vendesh ku trafiku dhe kontrabanda e droga, kanë parajsën e tyre! Ku trafikantët dhe kodoshët e kapitalizmit pa rregulla, vrasës dhe arrogantë, nuk preken nga shteti i dobët dhe nganjëherë në shërbim të tyre!

Këta lloj monstrash që ju dalin përpara njerëzve normalë, taksapagues dhe qytetarë të mirë të këtij vendi - janë kapitalizmi "i majmë" dhe i vërtetë shqiptar! Askush veç tyre dhe politikës, nuk ja ka parë hajrin këtij lloj kapitalizmi arrogant dhe aspak demokratik, për të mos thënë një monstër tragjike ekonomike që ka lënë vendin pas ekonomikisht dhe financiarisht! Ai konsumon sëbashku me monstra të këtij tarikati që vijnë nga Kosova dhe që pastaj monstra të tjera rrisin çmimet në shumicën e resorteve dhe vendeve të pushimit që merren me qera apo ndërtohen nga e njëjta dorë e keqe e kapitalizmit më të keq të mundur në kontinent?! Këtij lloj kapitalizmi shteti dhe organizmat e tij normalë ju kanë hapur luftë në Rumani, Bullgari dhe Kroaci, por dhe në disa vende të tjera ku sigurisht mafia dhe krimi organizuar ka bërë dhe aty fushën e vet të ndërhyrjes?! Janë sekuestruar mijra asete dhe janë futur në burg qindra individë për pikërisht kontrollin fiskal, taksës dhe mos regjistrimit apo abuzimin me regjistrimin e pasurisë?! Zotërojnë miliarda pa qenë në fisko askund?! Qytetarët në Shqipëri akoma nuk kanë kodin e tyre fiskal! Shteti shqiptar ashtu sikundër nuk do të shpallë nivelin e minimumit jetik ashtu nuk do të shpallë dhe të realizojë dhe kodin personal të pasurisë së çdo qytetari?! Por pra, që kur ai të blejë qoftë dhe një "Rolex" 5000 euro ti thotë. Ti trim nuk e blen dot një orë të tillë dhe biles ai që ta dhuron, duhet të tregojë të gjithë të ardhurat e tij! Nga ana tjetër, janë familje që kanë 30-40 vite që kanë punuar dhe nuk ka bërë dot një shtëpi për fëmijët! Nuk bëjnë dot një makinë të re biles as të përdorur dhjetë vjet në perëndim! Nuk duan të vjedhin dhe nuk duan të fshehin pasurinë dhe t’ju fshihen taksave! Por një pjesë e shtetit nuk i do të tillë "vdekatarë" sepse e para "nuk paguajnë taksë luksi" dhe e dyta nuk kanë qenë të zot "të bëhen të pasur" në kapitalizmin e dikur SB-së dhe të sotmin afër tij!? Sigurisht shteti i pashpirt dhe ai që nuk ka të bëjë aspak me "shtetin human" apo shtetin që ka mekanizma përkujdesje të vërteta për kontribuentët e tij të shumtë?! Përkundrazi ai i mbyt me taksa të tillë "vdekatarë", ju shton taksën e karburantit dhe të pagesave të ndryshme, duke shpikur apo kamufluar si model, taksat të reja! Atyre që ankohen përditë, që flasin në çdo moment për rëndimin e gjendjes ekonomike dhe financiare!

E këto shtohen përditë! Po, por dhe ato të luksit të makinave dhe konsumit të luksit, të hoteleve të luksit, pushimeve të luksit, të drekave të luksit, shpenzimeve për luks, arrogancës së luksit shtohen! E arrogantët si në shtet dhe në shoqëri, këto të fundit shikojnë dhe thonë: Shqipëria është mirë, ose më mirë! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2018 - 07:34

Askush nuk do të donte të ishte pensionist, jo vetëm për arsye të moshës së tronditur nga trokitjet e fundit të jetës, por edhe nga mënyra se si trajtohen ata në shoqërinë tonë.

Postuar: 18/11/2018 - 07:33

Sipas një sondazhi të Gallup, 79% e të rinjve shqiptarë të moshës 15-29 vjeç duan të largohen për

Postuar: 18/11/2018 - 07:32

Këtë titull të këtij shkrimi do të doja ta shpjegoja me fjalë të thjeshta – “Sindroma

Postuar: 18/11/2018 - 07:30

Ish kryeministri maqedonas, që qeverisi vendin për 10 vjet më radhë, Nikola Gruevski u dënua

Postuar: 17/11/2018 - 07:48

Më në fund teqeja e Likes u dorëzua.

Postuar: 17/11/2018 - 07:18

 Disa veprime dhe angazhime politike të kohëve të fundit të opozitës e kanë bindur plotësish

Postuar: 17/11/2018 - 07:15

 Tashmë besoj është e qartë se të gjithë ata lloj politikanësh që kanë të përbashkët "a