BREAKING NEWS

Tensionet në Veri, historiani tregon lëvizjen e fundit që duhet të bëjë Kurti

Tensionet në Veri, historiani tregon lëvizjen e fundit që duhet
x
BREAKING NEWS

Sulmet ndaj policëve në veri, vjen reagimi nga Ministria e Brendshme e Kosovës

Sulmet ndaj policëve në veri, vjen reagimi nga Ministria e Brendshme e
x
BREAKING NEWS

"Zien" veriu i Kosovës, Erdogan "futet në lojë", çfarë u tha në telefonatën me Kurtin e Vuçiç

"Zien" veriu i Kosovës, Erdogan "futet në
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri, Policia e Kosovës del me njoftimin zyrtar

Tensionet në Veri, Policia e Kosovës del me njoftimin zyrtar
x
BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë në Përmet/ Mbytet një turist në kanionin e Langaricës, rrezikohen turistët e tjerë

Ngjarje e rëndë në Përmet/ Mbytet një turist në
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri/ Britanikët dalin me thirrjen e rëndësishme ndaj Kurtit

Tensionet në Veri/ Britanikët dalin me thirrjen e
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim zbarkon në Gjykatën e Lartë, jep porosinë e fundit para ikjes

Yuri Kim zbarkon në Gjykatën e Lartë, jep porosinë e fundit
x
BREAKING NEWS

Media italiane jep lajmin: Dritë jeshile për projektin 1 miliard euro, Italia do të furnizohet me ujë në Gjirokastër

Media italiane jep lajmin: Dritë jeshile për projektin 1 miliard euro,
x

Opinion / Editorial

Makthi i vetingut!

Makthi i vetingut!

Nga Sokrat NDREÇKA  Reforma në drejtësi zbuloi vetingun e pashqipëruar më parë, që në gjuhën e theksuar të Kryeministrit Rama do të thotë skanim të profilit etiko-profesional të punonjësve të drejtësisë, kryesisht të gjyqtarëve, prokurorëve etj. E thënë më shqip, miratimi i reformës në drejtësi duhet të kalojë pa prekur vijën e kuqe, siç e tha kreu i ekzekutivit. Ky kufi ka kohë që debatohet ashpër midis grupeve politike, politikanëve, midis ekspertëve, i cili është bërë molla e sherrit dhe po mban peng miratimin e reformës, aq shumë të dëshiruar nga ndërkombëtarët dhe shqiptarët. Transparenca etiko-morale dhe profesionale e njerëzve në sistemin e drejtësisë, çmohet si thembra e Akilit, ka marrë kohë shumë. Megjithatë nuk po arrihet dot dakortësia midis faktorëve politikë. Ka dy qëndrime të kundërta midis blloqeve në betejën politike, qëndrime këto, që po i lodhin njerëzit deri në sfilitje.

Kur transparenca ose vetingu, siç janë mësuar ta quajnë kështu këtë proces të gjatë, është i rëndësishëm për të prodhuar një sistem drejtësie të pastër, të pakorruptuar, përse ndodh që disa politikanë, e duan, të tjera në parim e kërkojnë, por nga ana tjetër pretendojnë se kundërshtarët e tyre janë në prirur të kapin drejtësinë! Çdo të thotë kjo? Këtyre që e kundërshtojnë këtë draft të paraqitur dhe vëzhguar nga ndërkombëtarët deklarohen se u dhimbset drejtësia, ndaj shprehen se, siç është paraqitur për miratim, kapja nga kundërshtarët politikë, është e sigurtë. Duket se kjo është alibi e pastër. Për pretendimin e ngritur ndërkombëtarët nuk janë shprehur. Që do të thotë se pretendimi i opozitës është fiasko dhe nuk ka lidhje me atë çfarë thuhet në konferenca e shtypi të opozitës. 

Opozita i trembet vetingut, radiografisë së pastërtisë së gjyqtarëve e prokurorëve, të përsëritur nga Kryeministri Rama. Nga ajo që duket në terrenin e dukshëm të situatave të krijuar në planin politik, vetingu është kthyer tashmë në makth i madh, ku shumë politikëbërës, nëpunës të drejtësisë, njerëz të veshur me ligj, njerëz që kanë në dorë shkopin e vendimmarrjes, i tremben grafisë që do bëhet, pasi parlamenti të shprehet me të drejtën e votës. Dhe pas kësaj do bëhen diferencat midis asaj çfarë është bërë, si është bërë e si duhet të ndërtohet sistemi i drejtësisë dhe çfarë standarti kërkohet për të bërë shtet ligjor. Reforma mbahet pezull nga ato segmente të caktuara të politikës, që u kanë krijuar mundësi e kushte favorizuese gjyqtarëve të korruptuar, që e kanë përdorin fuqinë e ligjit në mënyrën më korruptive të mundshme për tu pasuruar. Çfarë të keqe ka të bësh transparencën e punës së shtetarëve, të qeveritarëve, e atyre njerëzve që kanë qenë të maskuar prapa demokracisë, lirisë së fjalës, botës së lirë? Çfarë të keqe ka të tregosh duart e punës, profesionit në viteve, në rast se ke punuar me ndershmëri? Në rast se je ushqyer me djersën tënde? Përse duhet mbajtur pezull reforma nga disa kokrra deputetësh që nuk janë koherent me zhvillimin e ngjarjeve? Integrimi i vendit ka nevojë për reforma që ti shërbejnë qytetarëve dhe jo të bëhen barrikadë, pengesë serioze për një proces, që duhet të kishte gjetur dakordësinë.

Makthi i vetingut po mban peng reformën në drejtësi dhe ka shpjegimin e vetë. Ata që janë në makth kanë arsye të jenë të tillë, sepse të tilla kanë qenë ecuritë e rrugëtimit në këtë 26 vjet demokraci. Në krahun e njerëzve që nuk po i zë gjumi janë bërë bashkë deputetë, politikëbërës, hartues projektesh, sekserë, gjyqtarë, avokatë, të gjithë ata që kanë vënë pasuri të paligjshme. I tremben vetingut sepse është e afërt dita kur ata do deklarojnë pasurinë, bizneset, rrugët e pasurimit përmes fitimit, ryshfetit, pengmarrjes. Do të rrëfehen, do të tregojnë si kanë mundur të lidhin kontrata krimi me njerëz të veshur me pushtet, si kanë patur mundësi të akumulojnë kaq shumë asete, para, pasuri brenda dhe jashtë vendit, kur të tjerët gjejnë me vështirësi kafshatën e gojës.

Lidhjet e tyre të hershme dhe të vona nuk do kenë më kod të fshehtë për të komunikuar në të ardhmen. Dhe kur të ndodh kështu, si do mund të përligjin këta parazitë kapitalet e tyre përrallore? Ne do kemi mundësi të shohim si kanë funksionuar lidhjet e tyre, si kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin, si e kanë dhunuar ligjin, si e kanë përbuzur shtetin e së drejtës, si ia kanë marrë atij frymën. Do jetë shumë e turpshme për ata kur ne të shohim nëpunës të lartë, ish drejtues, lider partie, deri tek ish-ministra që kanë tundur zinxhirin në vite e vite me radhë duke na shitur mend se “po ndërtojmë shtet, po i japin popullit demokracinë”. Kapitalet e tyre përrallore do bëjnë xhiron e botës përmes rrjeteve sociale. Dhe këtë çudi do ta zbuloj vetingu. Këtij i tremben ata që nuk e duan reformën. Ndaj dhe vetingu është kthyer në makth. Do shohim se si kanë braktisur çdo kauzë për të ndërtuar kapitalet, si i kanë siguruar financat, ku i kanë siguruar, si i mbrojnë, kush ua mbron e kështu me radhë. Do ti mësojmë ca më vonë, sa të marrë jetë vetingu i famshëm, që për hir të së vërtetës i ka bërë me dhimbje koke ca soj e sorollop pseudokuadro e pseudointelektualë, të cilët e mbajnë vetes si VIP-a të kombit.

Tani që po afron ora e së vërtetës, vetingu po u del në ëndërr. Nuk ka kohë më të mendohen, të gjejnë ndonjë shteg për të kaluar. Të mos mundohen kot. Parlamenti aty është, kartonat aty janë. Askush të mos mendoj se do kaloi edhe këtë herë si ka kaluar në këto 26 vjet. SHBA dhe BE e kanë konfirmuar, jo një herë këtë zgjidhje, nuk ka asnjë mundësi apo rrugë tjetër për të miratuar reformën. Lojës së luajtur në kurriz të njerëzve, në shpinë të votuesve, i erdhi fundi. Duket se këtë herë miu ngeci në çark. Boll kanë luajtur vrastarët me këtë popull. Kanë shkaktuar me mijëra viktima. Vrasësit të shkojnë para ligjit. Broçkullat e tyre nuk shkojnë më. Ata që ngrenë alibi janë jashtë kohe, jashtë mode. Vini re, ju flet SHBA, ju flet BE! Nuk dëshironi t`i dëgjoni?! Është punë e juaj, stërkëmbsha!