BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Malinjiteti i sekretarëve të partisë që antikomunizmin e shikojnë te butaforitë e sotme!

Malinjiteti i sekretarëve të partisë që antikomunizmin e

Nuk ka më të degraduar politikisht se sa ato që akuzojnë komunistë disa njerëz të butaforisë politike të shekullit 21, kur vetë, kishin në dorë ta nxirrnin partinë komuniste jashtë ligjit dhe nuk e bënë edhe pse kishin shumica politike! Nuk mund të ketë më “malinjitet politik” post komunist dhe të njerëzve që antikomunizmin e tyre e demonstrojnë kur “nostalgjikë apo idiotë Enveristë” dalin me fotografinë e tyre të dashur apo Enver Hoxhën! Po pra, qoftë ky nostalgjik dhe anëtar i PS-së së sotme që ka dalë po nga transformimi i partisë së Enverit! Por unë nuk e kam fjalën te PS-ja që realisht është vijueshmëri në demokraci e partisë së Enverit dhe Ramizit apo Nexhmijes! E kam fjalën te partia e atij që quhet Sali Berisha dhe që sot në 2021-shin apo dhe dje mbas 90-tës u kujtua se PKSH apo PPSH anëtarë i të cilës ai ka qenë që në vitin 1968-të është kjo sipas tij kur thotë se “krahas këtyre historianet dhe studiuesit kane faktuar me dokumente të pakundërshtueshme se: udhëheqësit jugosllave dhe vegla e tyre Enver Hoxha” pas shtatorit 1943 luftën e shqiptareve kundër pushtuesve e degraduan në një luftë kryesisht vëllavrasëse civile dhe se PKSH siç pranon unanimisht vet Enver Hoxha dhe udhëheqja tjetër e kësaj partie në plenumin e dytë të Beratit zbatoi gjate luftës një vijë politike terroriste, pra veproi si një organizatë terroriste, duke kryer në dhjetëra e qindra raste akte të mirëfillta terroriste. Studimet e dekadave të fundit të bazuara në dokumente te panumërta kane provuar se serbët dhe Enver Hoxha dhe vasalet e tyre të tjerë shqiptare ne krye të ushtrisë partizane të Shqipërisë kryen gjate luftës kundër pushtuesve, gjenocid dhe krime të rënda kundër njerëzimit ndaj shqiptareve. Mirëpo ish Sekretari i Partisë së Enver Hoxhës ose SB-ja tani i mësoi këto që bën anti-Enveristin? Apo njësoj si me Lulzim Bashën që mbasi e mbështeti e zgjodhi dhe e rriti në pushtet ( kur Lulzimi detyruar nga amerikanët e hoqi) tani mësoi se ai është ky i bleri dhe i shituri apo përdoruri peng nga Rama! Tani mësoi Sali Berisha se Enveri ishte i shitur te Jugosllavët dhe Titoja? Ju deshën dekada për ta mësuar, sepse disa dekada e kaloi duke hyrë në shtëpinë e fëmijëve të Enverit? Një kameleon dhe rrufjan i tillë si ish Sekretari i Partisë ose Sali Berisha që përfiton shkollat dhe bursat jashtë shtetit me partinë e Enverit, që është komunist dhe i thirrur në forume të larta të partisë së tij, tani ka marrë vesh se Enver Hoxha që ai adhuronte është në demon! Në fakt Sali Berisha është akoma më demon se Enveri, por nuk ka as mundësi, as zgjuarsi dhe as aftësi të ketë lartësi si Enveri, sepse është grotesk, folklorik dhe malinj, shumë më i keq se Enver Hoxha! Sali Berisha dhe groteskët e PD-së që bërtasin kundër një idioti socialist komunist që vendos fotografinë e një perversi diktator si Enveri, duhet të shkojnë të fusin kokën në “hale të gomerëve” sepse kishin në dorë të nxirrnin jashtë ligjit Partinë Komuniste por nuk e bënë! Nuk e bëri ish sekretari i partisë së Enverit ose Sali Berisha dhe as të tjerët me origjinë komuniste mbas tij. Nuk e bëri as Lulzim Basha që nuk ka

qenë komunist, sepse nuk ka pasur moshën e tillë. Nuk i kanë penguar komunistët jo! Nuk deshën vetë! Mirëpo partinë komuniste dhe Enver Hoxhën kanë si hyjni dhe lider të tyre anëtarët e PK-së së sotme! Kur i ke lënë legalë dhe ligjorë të votohen, si dreqin sot ha “molla sheqeri” dhe thua se janë komunistë apo “bijtë e këtij e bijtë e atij” kur nuk ka, se ku të shkojnë më komunist anëtarë leverdie se sa Sali Berisha?! Në foto me fëmijët e Enverit dhe në shtëpi të tyre, pra në shtëpi të Enverit ky është i sqaruari i sotëm?! Edi Rama sigurisht është një fëmijë nomenklature se ka pasur dajë Spiro Kolekën, por Rama nuk mund të zgjidhte dajën e tij, sepse nuk ka pasur mundësi! Rama mund të ishte bërë anëtar partie, por nuk u bë. Kurse Sali Berisha ka zgjedhur të bëhet “anëtar partie apo më mirë anëtar leverdie” ose aprofitator lumpen folklorik! Ai e ka pasur për leverdi dhe nder që ka qenë një PPSH-ist, se komunist ai realisht nuk ka qenë sepse nuk ka në trupin dhe mendjen e tij kurrfarë ideali! Një komunist idealist është dhjetëmijë herë më i mirë se Sali Berisha! Ti marrë Enverit dhe partisë së tij të mirat dhe pastaj ta shajë kur ajo ka vdekur dhe të ndajë shoqërinë shqiptare më keq se Enveri në dy pjesë për të nxitur luftën e re të klasave dhe të çojë deri në luftë civile shoqërinë shqiptare siç bëri në vitin 1997 kjo është aftësia politike e Doktorit të PPSH-së! Sali Berisha kërkon të fusë dhe njëherë luftën e klasave dhe luftën civile, kësaj radhe për të shpëtuar veten dhe familjen e tij “non grata”! Ai tani ka luftën e Lulzimin për të bërë linçimin e fundit brenda partisë si ka trashëgimi nga tesera e partisë së dikurshme. Sali Berisha nuk ka asgjë me nipin e Kolekës! Ai si ka bërë asgjë dhe nuk ka për ti bërë kurrë! Berisha nuk e ka me nostalgjikët e Enverit dhe partisë së tij të dikurshme. Sali Berisha e ka me shqiptarët që kanë kuptuar se çfarë mostre është një ish anëtarë leverdie e partisë së kriminelit Enveri Hoxha! Ai e ka me njerëzit normalë në Shqipëri! I urren ato. Urren qytetarët normalë dhe të mirë të këtij vendi! Sali Berisha do ta shkatërrojë këtë vend sepse sot janë shtuar shumë njerëz që e dinë se është më i keq se Enveri, por duke qenë folklorik lumpen politik, nuk është i zoti si Enveri. Ai e di që nuk vjen në pushtet, por kërkon termet politik. Do luftë klasore deri në fund të jetës së tij mundësisht të shikojë si vriten njerëzit për hatër të tij! Kjo është dëshira e një hiene politike që i vjen një vendi një herë në 100 vite. Po dhe mjerë ai vend dhe shoqëri që e mban mbi kokë. Mjerë ai vend.