BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Maliqi na heq zvarrë, Ervini intrigon,Valteri të pushkaton, kjo është opozita jonë!?

Maliqi na heq zvarrë, Ervini intrigon,Valteri të pushkaton, kjo

Brenda pak ditëve, përfaqësues të opozitës parlamentare, asaj brenda sallës së Parlamentit, pjesës së opozitës rrugore dhe faktorë të tjerë mbështetës të tyre, skalioni i dytë, i tretë, i pestë, rreth liderëve të partive, kanë nisur intifadën kundër gjithçkaje që ndërmerret në zbatim të kërkesës për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë dhe ka lidhje me zgjedhjet. Në qendër të ciklonit është vendosur kryeministri Rama. Këtu nuk është fjala për individin, as të gjatin as arrogantin. Mbi të lëshohen rrufetë, mallkimet, përbetimet, balta, anatemimet. Aksioni i qëllimshëm për të zhbërë gjithçka e mohuar çdo arritje. Ka në themel goditjen e kryeministrit, duke e vlerësuar si të vetmen pengesë në rrugën drejt pushtetit. Harrohet nga sulmuesit permanent se fitoren ose humbjen nuk ta jep një individ, qoftë ai edhe kryeministri apo kryetari i partisë kundërshtare. Për të mbërritur tek fitorja duhet shumë rrugë, mund, përpjekje, besim. Të duhet të bindësh pjesën më të madhe të votuesve, se je forca politike që do ta çosh popullin drejt së ardhmes më të mirë. Je garanti, progresisti, partia me ide e programe. Po për më keq me ata që janë provuar ndër vite në pushtetin qendror apo lokal dhe kanë reflektuar paaftësi dhe dështime të panumërta, qytetarët, votuesit, thonë: - Më mirë me këta se bëjnë diçka se ata që nuk kanë bërë asgjë, ose na kanë bërë më keq. Qytetarët si të mençur që janë, sjellin në mendje figurat nga A-ja te ZH-ja, kandidatët për të qenë në qeveri dhe drejtuar ministri. Bilanci u del negativ edhe pse pretendentët për fitore të sigurt, i japin kurajo militantëve dhe mbështetësve, vetes së pari se e kanë pushtetin në kupë ende pa mbërritur data e zgjedhjeve. Është koha e lojërave të mëdha. E ëndrrave pa fund që në djepin e pushtetit i përkund. Paraqitja e opozitës përmes propagandës së stërholluar, po edhe të zbuluar se populli e ka mbledhur mendjen, na ka zgjedhur ne, është si fluturosh mbi re. Sa herë shfryjnë, shajnë, mallkojnë, bërtasin, nuk dëgjojnë, denigrojnë, akuzojnë, kryeministrin, e mbyllin me fjalinë standarde: -Ai, Edi Rama është i tmerruar, e di se e ka të humbur pushtetin. Humbja e pushtetit në demokraci nuk është ndonjë hata. Është praktikë e njohur që buron nga filozofia e demokracisë dhe rotacioneve politike. Në këtë mënyrë askush nuk duhet ta gjykojë se do ndodhë përmbysja e madhe nëse vijnë ata dhe ikin këta. Më shumë se ankth e frikë për fituesit apo humbësit, është fitore e demokracisë. Tek e fundit në këto tri dekada, alternimi i pushtetit, ka ndodhur më shumë se njëherë dhe shqiptarët e njohin edhe këtë rokadë qeverish dhe forcash politike. Po sherrnajat gjatë këtyre ditëve, kur mblidhen e shahen këshilltarët politikë, i shërbejnë strategjisë për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se opozita është në pushtet dhe ky mbetet vetëm një formalitet. Vota e popullit nuk ka kurrfarë seriozitet. Që të arrihet të marrësh votën e shqiptarëve, kërkohet një reformë e thellë zgjedhore, e dëshiruar me ngulm nga ndërkombëtarët, pushtetarët, pretendentët për pushtet, opozita në rrugë dhe ajo në Parlament. Në realitet një forcë e organizuar politike me shanse kaq afër pushtetit sa trumbeton PD-LSI nuk i shkojnë fare të bëjnë zhurmuesin dhe t`u bjerë daulleve të fitores ende pa hyrë në fushatën zgjedhore. Fitorja nuk është e garantuar mbështetur në filozofimin absurd dhe idenë se këta të sotmit në pushtet i mbushën tetë vjet në qeverisje, janë ekspozuar, copëtuar nga skandalet dhe gërryer nga korrupsioni dhe duhet të iki. Ky është perceptim subjektiv pasi shqiptarët bëjnë bilance të balancuara, krahasime jo të nxituara, vënë në peshore të mirën e të keqen, të sotmen e të djeshmen, duke u menduar thellë dhe jo fantazuar në erë. Në këtë mënyrë dëshirat e opozitës nuk janë identike me ato të votuesve që vendosin me votë, pozitën dhe opozitën. Pikërisht në këto ditë kur duket se këndohet marshi i fitores mbi Ramën si të ishte marshimi mbi Romën në lashtësi, beteja për denigrimin dhe shantazhimin ka marrë përmasa biblike, të frikshme në kuptimin e fjalomanisë dhe propagandës, e cila ka ashpërsuar tonet, është bërë super agresive dhe aspak demokratike. Në emër të kujt vallë, Lefter Maliqi, deputeti ardhacak, i post listës, ai që shkon sa majtas djathtas dhe herë qëndron në qendër, ka marrë pozicionin inkuzatori dhe atentatori? Maliqit i duket vetja, Mic Sokol, Vasil Laç, të nesërmen Vojo Kushi, gati për të tërhequr zvarrë dhe pushkatuar kryeministrin e Shqipërisë, duke e fyer me fjalorin më rrugaçëror që mund të ketë një përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë. Maliqin, shumë herë e kemi njohur në pozita të tilla. Herë nga Lapardhaja duke bërtitur, anatemuar e diskretituar Berishën e Bashën, Metën, të gjithë nomenklaturën politike. Në gojën e tij, janë vënë gjithë politikanët. Tërë ata që nuk e kanë llogaritur këtë figurë të madhe që i duket vetja gjithëkombëtare, shumëdimensionale, me vlera dhe aftësi, guxim e trimëri, pa le më për mençuri. Pikërisht ky Lefteri, betohet për heqje zvarrë të kryeministrit shqiptar. Ky është demokrati Maliqi që në vend të fjalës e debatit, zgjedh ekzekutimin dhe ngre në qiell kërcënimin. Ky është pretendenti për poste qeveritare dhe për të qënë një nga prijësit e shqiptarëve. Po nuk mbetet pas ish-deputeti Ervin Salianji. Gjithnjë flet në emër të Babaleve. Tregon sekrete që vetëm ai di t`i lexojë, interpretoj dhe shpjegojë. I prirur për të punuar nën rrogoz dhe, për të kuptuar të padukshmen, lexuar të palexueshmen, sulmon me patos dhe zjarr sa thua që po digjemi të gjithë të gjallë si popull shqiptarë në gjuhët e flakëve që shpërndan ajo natyrë e qetë në dukje, po përvëlues në brendësi. Ky është Ervin politikani. Ervini e “di” sipas stilit të tij, pse kërkon Rama listat t`i hapi. I vetmi që e njeh qëllimin. Kuptohet nuk është veprim demokratik përderisa gjykon ndryshe Presidenca, LSI, PD, koalicioni opozitar. Për të gjithë opozitarët, demokratike mbeten vetëm listat e mbyllura, të mbajtura në kasafortën e liderëve politikë. Nëse dalin në diell, në publik, të gjitha digjen nga kurioziteti i qytetarëve dhe supermilitantëve. Shumë më larg shkon deputeti opozitar Valteri. Deputeti që ka “zbuluar” shumicën e krimeve të rënda. Është ai që kishte të filmuar atentatin kundër Ndojit, po në ekrane nuk u pa njeri. Valteri, në emër të opozitës parlamentare, bën atentatorin. Veshur sportiv me kufje në vesh në poligonin e qitjes, kopje e ish-deputetit Strazimiri në përleshjet me forcat e rendit në kundërshtim të ndërtimit të këndit të lojërave për fëmijë, me patllake në brez, godet në shenjë mbi tabelë. Sigurisht simbolik dhe të gjithë duhet ta kuptojmë se deputeti Valteri përmes simbolikës kërkon të tmerrojë gjithë kundërshtarët e opozitës. Si të thuash bën atentatorin në hije. Në vend të forcës së arsyes, tregon forcën e muskujve dhe tytën e pushkës. Sollëm vetëm tre nga numri i pafund i hynereve të politikës. Shkëputëm vetëm tre nga gjithë ata që sot zhurmojnë se do bëjnë hatanë dhe shpalosin strategji tmerri që e barazojnë me demokraci, po që në themel kanë shantazhin, akuzat pa kufi. Janë politikanët tanë që barazojnë demokracinë me tërheqjen zvarrë, atentatorin dhe intrigantin me superdemokratin. Kjo nuk duhet të ishte fytyra e opozitës tek ne dhe si të tillë fatkeqësisht do mbeten pa të ardhme.