BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

Malli për shokët e vjetër

Malli për shokët e vjetër

Përpara dhe edhe pak vite pas ‘90 kur ndërrohej sistemi ne ishim të gjithë shokë e miq në Divizionin verilindor të Kukësit. Ndanim me njëri-tjetrin jo vetëm detyrat dhe shërbimet, por edhe një cigare e deri edhe hanim në një pjatë. Pastaj jeta, me shuplakën e saj të pamëshirshme na ndau nga e njëjta llogore dhe patëm fate të ndryshëm. Jabanxhinjtë që ishin më të shumtë u afruan pranë vendlindjeve të tyre, por edhe vendasit rendën drejt Tiranës. Shumë të tjerë braktisën Atdheun për të cilin kishin sakrifikuar vitet e rinisë së tyre dhe gjetën rehatin e fëmijëve në emigracion. Por tek të gjithë, thellë në shpirt ishte ende ndjenja e nostalgjisë për ato marrëdhënie aq shoqërore e aq miqësore që kishim kaluar me njëri-tjetrin dhe ëndërr e kishim të ishin edhe njëherë së bashku. Do të mjaftonte një propozim bërë deputetit Vullnet Sinaj, njërit prej nesh para viteve ‘90 që ne të bëheshim së bashku. Gatishmëria e tij nuk u kufizua vetëm në miratim, por edhe me kujdesin që të njoftoheshin të gjithë. Ishte edhe e thjeshtë dhe e vështirë. Kjo sepse një pjesë jona vazhdonin të kishin kontakte edhe familjare me njëri-tjetrin, por shumë të tjerë i kishin shkëputur lidhjet edhe për vetë vrullin e jetës. Në fillim u bëmë 10 pastaj 20 e më në fund më shumë se 30. Aq e fortë ishte ndjenja e mallit për tu takuar sa në vendtakim erdhën pothuajse të gjithë gati një orë përpara. Të gjithë të thinjur, se tashmë më i riu i kishte kaluar të 60 por të gjithë të rinj në shpirt dhe me atë vrullin rinor kuksian. Kishte shokë që takoheshin për herë të parë pas 30 vjetësh, por të gjithë ndjeheshin si atëherë, të një llogoreje, ndonëse marrëdhëniet ishin edhe si kolegë, por edhe si eprorë – vartës. Sot ishim të gjithë të barabartë. Me buzë në gaz edhe komandant Bashkimi, etaloni ynë në ato vite si ushtaraku i kompletuar dhe që rrallë bëhej njësh me ne, por ishte i njëjtë komisar Bardhyli që qysh atëherë na dukej se donte më shumë njeriun se rregulloren. Të njëjtë me ne edhe gjeneralët Dilaveri e Ylberi që edhe kur kishin grada na deshën dhe respektonin njëlloj. Të shkrirë në njësh edhe shef Neimi dhe Frroku pavarësisht detyrave që kanë patur. Pjesa më e madhe që ishin gati të një moshe nuk kishin kufij hareje dhe gëzimi. Sotiri, Berti, Çimi, Agroni, Isufi, Hysniu, Flamuri e Përparimi, Feriti e Xhelali, Zylyftari e Ylberi i zbulimit dukej sikur nuk ishin ndarë kurrë nga njëri-tjetri megjithëse kishte nga ata që nuk ishin parë për gati 30 vjet. Kishin ç’ti kujtonin shoku-shokut. Kishim shkuar në qytetin verilindor axhaminj, sapo kishim kaluar të njëzetat dhe aty u formuam si njerëz të denjë. U rritëm jo vetëm në detyra, por edhe krijuam familje, një pjesë edhe me vajzat kuksiane dhe sot jemi krenar për atë periudhë që kaluam së bashku. Sot jemi edhe larg njëri-tjetrit, të ndarë edhe në parti të ndryshme (si nuk rrimë dot pa një cikë politike edhe ne ish-ushtarakët), por përherë të dashur dhe të respektueshëm. Për vetë specifikën e asaj dite (në Parlament diskutohej shkarkimi i presidentit Meta dhe deputeti Sinaj duhej të ishte patjetër në votim) e kaluam gati një orë me vetëm një gotë verë dhe me merakun se mos mërziteshin, u kërkova leje të pranishmeve se shpejt deputeti do të vinte. Më mirë të mos kisha folur. Ngaqë nuk kishte hierarki dhe ishin të gjithë jashtë rreshtit, gati më mbytën. Të gjithë ishin të mendimit se po kalonin aq mirë sa nuk ndjehej mungesa. Shokët e vjetër që i kishin vënë shpatullat njëri-tjetrit dikur në ato vite të vështira ishin më të dashur sot. Kujtonin realizimin e detyrave në Pashtrikun me dy metra dëborë ashtu si në Kallabak e Kroin e Bardhë. Kishte plot nga ne që kishin qëndruar pa lëvizur nga reparti edhe për 6 e më shumë muaj, por ngrohtësia që të falte shoku i zeronte ato. Ngaqë një pjesë e jona ishin vlonjatë, nuk mund t’i shmangnim dollitë. E para për popullin bujar të Kukësit që na falte ngrohtësi dhe ndjeheshim si në shtëpitë tona. Ai popull që me sjelljen e tij ndaj nesh na bënte të mos e ndjenim jo vetëm largësinë nga familjet, por edhe vështirësitë natyrore që për një pjesë të madhe tonën ishin për të parën herë. Për atë popull që na hapi zemrën dhe shtëpitë dhe ngelën tek ne në kujtimin më të mirë dhe në respektin më maksimal. Një pjesë e jona ende i kanë të ngrohta marrëdhëniet me familjet dikur gjitonë dhe shkojmë e vijmë si të jemi familje. Familje ishim edhe në këtë takim. Siç kemi qenë të përkushtuar ndaj detyrës në ato vite të largëta kemi mbetur shokë e miq të mirë edhe sot e kësaj dite. Pakënaqësitë që kemi ndaj qeverive që vijnë e ikin nuk i përziejmë në bisedat tona ku mbizotëron respekti dhe mirënjohja për vitet që kemi qenë bashkë. Ato vite kur ndanim jo vetëm hallet e problemet, por edhe të mirat dhe gëzimet. Jo të gjithë kemi të njëjtin vlerësim për atë periudhë, por të gjithë jemi në një mendje: kemi qenë më njerëzorë dhe shokut nuk i bënim gropën, por i jepnin shpatullën të mbështetej pa merak. Ai solidaritet i atëhershëm, që sot duket utopi, sot përkthehet në moment hareje dhe gëzimi. Gjithkush ka ç’të tregojë për atë periudhë, shokët ia lënë radhën plot respekt shokut për të treguar edhe ngjarje të përbashkëta që nuk i dinë të gjithë, por që u vlejnë të gjithëve. Edhe eprorët që për vetë detyrën ishim të detyronim të ndëshkonim dikë, i kemi lënë pas dhe i kemi fshirë nga kujtesa ato çaste dhe sot i jemi dhënë buzëqeshjes me ish-kolegët dhe ish-vartësit. Të bërë njësh kaluam orë të gëzuara. I ftuar në këtë aktivitet ishte edhe administratori i gazetës “SOT”, Arjan Prodani si pasardhës i njërit prej gjeneralëve më të ndritur të ushtrisë shqiptare Muhamet Prodani, por për arsye pune nuk mundi të ishte i pranishëm fizikisht, megjithatë ai gjeti mënyrën për të përcjellë mesazhin e tij. Koha kalonte si pa u ndjerë fare dhe askush nuk kujtohej për t’u larguar. Nuk vlente aspak vera dhe peshku përpara përmallimit që kishin ish-kolegët dhe ngjarjet që kujtonin, si të kishin ngjarë dje. Dhe ndahemi me dëshirën që edhe herë të tjera të jemi kështu së bashku sepse të tjera gëzime kemi përpara që u shtohen atyre që kemi kaluar së bashku. Miqësia e vjetër është si vera, sa më shumë vite kalojnë aq më e mirë bëhet.