
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Manastiri i Banjskës në Zveçan është vatër e grupeve terroriste Serbe në veri të Kosovës

Shkruar nga Stiljan Dedja 2 Tetor 2023

Ngjarjet e ndodhura në veriun e Kosovës dhe konkretisht në manastirin e Banjskës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë së Kosovës Bunjaku ku dhe u plagosën edhe dy të tjerë,u duk në fillim si një sulm terrorist nga disa forca Serbe ,por në fakt sipas ekspertëve ai u cilësua- një sulm ushtarak i mirëfilltë i orkestruar nga Serbia. Këto forca hynë në territorin e veriut të Kosovës duke,u përpjekur të bënin trazira, në vazhdën e qëllimeve të Serbisë, për arritjen përfundimtare, shkëputjen e veriut të Kosovës dhe bashkimit të saj me Serbinë. U vërtetua me anë të filmimeve që, këto sulme u udhëhoqën nga z.Milan Radioçiç,i cili ka qenë konkretisht nënkryetar i listës Serbe në Kosovë,si dhe disa anëtarë të tjerë të po kësaj liste, si dhe mercenarë të tjerë ardhur nga Serbia. Mbas disa ditësh z Milan pranoi që ai vet ka qenë drejtuesi i këtyre forcave ushtarake dhe se nuk ka drejtim nga Beogradi dhe Vuçiçi. Armatimi që ju kap terroristëve në manastirin e Banjskës vlerësohet si armatim ushtarak, të cilën e zotëron vetëm ushtria dhe jo forca të tilla. Ky armatim i rëndë sipas specialistëve është e vështirë të sigurohej prej tyre në një kohë të shkurtër dhe pa miratimin e drejtuesve të lartë ushtarak dhe politik të Serbisë:Në manastir dhe përreth u kapën anti-tanke, mitralozë, granata, veshje antiplumb,kallashnikovë,paisje logjistike, etj. U sekuestruan edhe 24 vetura dhe një autoblindë që transportoi terroristët. Kuptohet që, në këtë aktivitet ushtarak terrorist patjetër janë përfshirë edhe Vuçiç dhe qeveria serbe,e cila po kërkon destabilitet në Kosovës. Po përse këto armatime në sasira kaq të mëdha u futën dhe u fshehën në manastirin e Banjskës së Zveçanit? Si mund të ndodhte kjo gjë n.q.s do të kishim reagimin dhe kundërshtimin e vendosur të priftërinjve dhe murgjërve të këtij manastiri si dhe të besimtarëve të cilët jetojnë në të,apo edhe të pelegrinëve të cilët vijnë për lutje në këtë manastir,duke mos pranuar në mënyrë të prerë dhe të vendosur futjen e gjithë këtij armatimi në manastirin e tyre? Si pranuan priftërinjtë dhe murgjit e këtij manastiri, duke ditur dhe kuptuar se dhe për çfarë do të përdoreshin gjithë këto armë dhe gjithë këta ushtarakë? Kjo bie në kundërshtim me misionin shpirtëror të kishës. Nuk pati asnjë rast apo dëshmi ku priftërinjtë dhe murgjit e manastirit apo besimtarët e ndodhur në të të jenë përleshur me terroristët,të kenë dëmtime fizike, plagosje, vrasje apo ndonjë shenjë të dhunimit të të tyre, të shkaktuar nga terroristët e futur në të .Pra armatimi dhe terroristët kanë hyrë brenda dhe në territoret e manastirit, me dëshirën dhe pranimin e priftërinjve të saj. Këto ngjarje na tregojnë tezën e vjetër të vërtetuar nga historia e popullit tonë me Serbët se: priftërinjtë serbë nuk janë në shërbim të besimtarëve, për përhapjen e fjalës së krishterë apo të edukimit të tyre me këtë besim, por ato janë kthyer në politikanë në shërbim dhe pararojë të synimeve ekspasioniste luftënxitëse serbe në të gjitha kohërat. Jam i bindur që priftërinjtë serbë në manastir gjatë kohës së luftës së terroristëve me policinë e Kosovën, kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për terroristët serb me në krye Milan Radiociqi. Deputetja Britanike Alicia Kearns duke folur në parlamentin Britanik ngriti shqetësimin për: kontrabandë armësh nga Serbia drejt Kosovës.”Kjo kontrabandë”-deklaroi ajo“po zhvillohet përmes ambulancave, të cilat po çojnë armatim dhe mjete luftarake nëpër manastire dhe kisha në veri të Kosovës, për këtë është në dijeni edhe KFOR-i. Kur trupat tona janë vënë në dijani, ato janë përpjekur të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë këto armë. Ndodhën për çudi vonesa në dhënien e këtyre lejeve, ndërkohë ndodhi që një ambulancë shkoi në një kishë dhe i tërhoqi armët e fshehura atje”. Ëesly Clark i cili ka qenë komandant i forcave të NATO-s në Kosovë, gjatë bombardimeve të Serbisë, deklaroi mbas ngjarjes së Zvecanit në një intervistë për zërin e Amerikës se: “ne kishim informacion për transportin e armëve nga Serbia drejt Kosovës në manastire dhe kisha nëpërmjet ambulancave”. Ai shpreson që “KFOR-i të insistojë që manastiret të inspektohen dhe armët të konfiskohen”. Dioqeza e Rashkës me dinakërinë e saj ka deklaruar se “armët kanë qenë jashtë dhe jo brenda manastirit dhe ato armë që janë gjetur janë armë të braktisura gjatë largimit të terroristëve”. Ndërsa filmimet e bëra, që kemi pare,tregojnë për terroristë me armë në dorë brenda territorit të manastirit. Deputetja Britanike Alicia Kearns ka deklaruar në parlamentin Britanik se “Kosova nuk është Serbi”. Ajo u shpreh se: “dhuna e ushtruar në veri të Kosovës, është orkestruar nga Beogradi”. Ajo u shpreh se: “Europa dhe Amerika duhej të kritikonin Beogradin dhe jo Prishtinën. Këta priftërinj nëpër manastire dhe kisha në veriun e Kosovës si dhe në serbi,i kanë kthyer manastiret apo kishat e tyre, nga një vend besimi dhe adhurimi, në vende propagande dhe nxitës së luftës dhe akteve terroristëve ndaj fqinjëve të tyre,gjë e cila bie në kundërshtim me misionin e tyre të shenjtë. Ata i kanë përdhosur këto vende të shenjta, duke penguar përhapjen e besimit të tyre të krishterë,si dhe largimit të besimtarëve të vërtetë nga kisha Dioqeza e Rashkës në vend që të reflektojë ndaj kësaj shkelje të rëndë të misionit të shenjtë të këtyre vendeve të shenjta, po mbron priftërinjtë dhe “besimtarët”, të cilët kanë turpëruar kishën dhe besimin e tyre. Kjo tregon që dhe ato vetë kanë një mentalitet të drejtuesve të shtirur si besimtarë, të cilët nuk luftojnë për besim,por luftojnë për interesat e tyre politike, pushtuese dhe luftë nxitëse të Serbisë.
Më të lexuarat


Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Henry Kissinger, si e pa politikën dhe diplomacinë përmes futbollit dhe Lojërave Olimpike...

Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare
