
Ishte në intubim, vjen lajmi i mirë për kompozitorin Limoz Dizdari

Arrihet marrëveshja e parë/ Zgjedhja e Presidentit të ri, mazhoranca bie dakord me propozimin e Alibeajt, ja çfarë u vendos

“Të jep fjalën Taulant Balla, ata e kanë ndarë mendjen”/ Agron Duka jep zgjidhjen e tij për presidentin e ri dhe shkakton të qeshura: Nëse doni 84 vota, 8 veta ua gjej unë, sa i bie 76+8, se mos bëj gabime në matematikë

“Çdo lëvizje është e kontrolluar nga FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela parashikon zhvillime ‘bombë’, zbulon çfarë e pret Sali Berishën dhe lëvizjen që do bëjë SHBA para shtatorit: Do jetë shumë e shpejtë

Merret vendimi zyrtar nga Gjykata e Hagës/ Haradinaj dënohet me burg, ja sa vite do vuaj

Nis me debate mbledhja për zgjedhjen e Presidentit të ri, Taulant Balla zbulon vendimin e PS-së për propozimin e Alibeajt: Ne nuk...(VIDEO-LIVE)

ZYRTARE/ GJKKO merr vendimin për Lefter Kokën

KPK ‘djeg’ Enkelejda Kapedanin, jepet vendimi për gjyqtaren e “Tik-Tok-ut” (FOTO)


Mefistofeli Berisha, me përvojën e tij 77 vjeçare të gënjeshtrës e mashtrimit, futi në kurth deputetët socialistë, të cilët janë shndërruar në manekinë të kryetarit të tyre karizmatik, duke bjerrë dinjitetin dhe pavarësinë si përfaqësues të atyre që i kanë votuar. Sali Berisha, pasi përpiloi një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë të Bosnjës, ku u masakruan në një ditë mbi 8000 burra, të rinj e fëmijë, dhe pasi e nënshkroi më vartësit e tij të “Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike”, ia paraqiti Parlamentit shqiptar për miratim. Deputetët e Partisë socialiste, ndonëse Rezoluta kishte kaluar edhe në komisionin parlamentar, u gjendën të befasuar, kur konstatuan se midis nënshkrimeve të deputetëve demokratë, gjendej edhe firma e “Non grata”-Berishës. Mirëpo, ata kanë vendosur në bllok, që me “Non gratën” nuk do të kalojnë asnjë lloj dokumenti. Të ndodhur pa “sinjalin” e kryetarit të tyre, që gjendej diku nga Europa, dhe në mungesë të ndonjë këshille majtas apo djathtas, deputetët socialistë vendosën të ngrinin kartonët e kuq, duke votuar kundër Rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë. Arsyeja e kësaj vote kundër ishte prania në rezolutë e nënshkrimit të Berishës, i cili, siç dihet, në ato ditë të gjenocidit në fjalë, kishte shkelur embargon ndërkombëtare, duke furnizuar me naftë makinën ushtarake të Serbisë, në masakrën e saj kundër Boshnjakëve, dhe pak ditë më vonë edhe kundër vëllezërve tanë të krahinës së Kosovës. Kur deputetët socialistë ngritën kartonët e kuq të mosmiratimit të Rezolutës, Berisha, me një kënaqësi perverse, filmoi me telefonin e tij deputetët socialistë, të cilët, tamam si manekinë të kurdisur nga pronari i lokalit, tundnin kartonët, shoqëruar me qeshje të tipit guinplen, çka u dukën akoma më mjeranë në atë sallë që mbushet rrallë e përmallë. Të formulosh e të miratosh pas 27 vjetësh një Rezolutë për gjenocidin serb në Srebrenicë, është një vonesë e pafalshme, çka e zeron efektin e saj. Por ta refuzosh atë, se midis nënshkrimeve është edhe firma e një personi të padëshiruar, shumëzon me zero vetë politikanët dhe deputetët e Partisë Socialiste, të cilët janë kthyer në robotë që kurdisen vetëm nga Kryeroboti i tyre në Parti e në Qeveri. A mund të anashkalohej plani djallëzor i Berishës, për t’u evidentuar si nismëtar i hartimit e miratimit të Rezolutës? Sigurisht që po, nëse deputetët socialistë do të kishin minimumin e logjikës dhe të personalitetit të tyre. Kjo mund të arrihej në disa variante:
Së pari: Të mos e kalonin, me arsye të ndryshme, Projekt Rezolutën në fjalë nga Komisioni përkatës parlamentar në seancën plenare të Parlamentit.
Së dyti: Ta shtynin projekt-rezolutën për në datën 11 korrik 2022, kur është 27 vjetori i masakrës dhe gjenocidit në fjalë.
Së treti: Më e pakta, të abstenonin miratimin e Rezolutës, por në asnjë mënyrë nuk duhej ta refuzonin atë më kartonë të kuq, duke i dhënë shkak dhe ushqim stihisë pa fré të Berishës me kompani. Justifikimet e Kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, përpara gazetarëve, për refuzimin e Rezolutës, ishte një tog frazash pa kokë e pa këmbë, të cilat, nuk bënë gjë tjetër veçse ia shtuan “ujin” mullirit të çakërdisur të Saliut. Në të njëjtat ujëra të turbullta “notoj” edhe vetë Kryetari i Partisë Socialiste e Kryeministri Rama, i cili, i ndodhur larg sallës së Parlamentit, shkroi e afishoi në Tëitter tri komente radhazi, me dëshirën për ta “ndritue” paksa atë që nakatosën vartësit e tij në Parlament. Por tentativa e tij, ashtu si ajo e Taulantit, shkoi për dhjamë qeni në stanin e ustait të makinacioneve, që megjithëse me “non grata” mbi kurriz, lëvrin në fushën e politikës shqiptare duke baltosur kundërshtarët, dhe jo vetëm ata, pa i hyrë gjemb i vërtetë në këmbë. Socialistët dhe socialdemokratët, njihen si persona e si parti, me shumë flamurë, jo vetëm në politikat e brendshme të vendit të tyre, por edhe në politikat e konjukturat ndërkombëtare. Por socialistët tanë, përveç kësaj, janë kthyer edhe në robotë të kurdisur me zemrekun e injorancës dhe të vasalitetit ndaj shefave dhe liderëve të tyre të paskrupullt.
Më të lexuarat


Kapitalizmi, një histori hirusheje

Dështimi opozitar për president konsensual nuk është baraz me procesin “ta tërheqim zvarrë”!

Për bashkëpunim efektiv kulturor Kosovë-Shqipëri

Amerikanët e Amerikës dhe ato të foltores së Tiranës në 100 vjetor!

Homazh për emblemën e gjelbëruesit shqiptar, agronom Tomson Nishani

Masat duhet të jenë parandaluese, jo pasi ndodhin aksidentet

Strategjia për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave detare të RSh

Shqipëria gjithmonë në krizë dhe si mund ta ndihmojë ajo Kosovën

Mirënjohje dhe falenderim zëmrash për ty amerikë

Rënia ekonomike për shkak të pandemisë,rrënon ekonominë globale
