BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Maqedonia nuk i meriton negociatat aspak më shumë se shqiptarët!

Maqedonia nuk i meriton negociatat aspak më shumë se shqiptarët!

Tani po fillojnë të bëjnë "racizëm" diplomatik, politik, krejtësisht jo normal dhe padyshim në thelb anti shqiptar me këtë "Maqedoninë e Veriut që po e pëson nga Shqipëria dhe shqiptarët brenda saj"! Duke filluar nga disa vende kundra në BE, te disa zëra anti shqiptarë në lobingjet e zyrave të kancelarive në Europë, nga prosllavizmi jo thjesht "Europian", por dhe anti religjionarizmi në kthina të ngushta të padukshme institucionesh dhe mediash në Europë! I japin forcë dhe vesveselinjtë mashtruesa të pushtetit të humbur (opozita sot në Tiranë) dhe të frustuar nga një arrogant pushteti në Shqipëri si Rama, të cilët tavolinave dhe TV-ve bëjnë Zajevin një "dëshmor" të shqiptarëve, duke mos menduar se ai sido që të jetë, ka pushtetin po prej tyre, pra shqiptarëve! Po ashtu dhe nga qasjet politike lart në BE dhe kancelari, që deklarojnë gati duke qarë se nuk mund ta ndajmë Maqedoninë se aty brenda saj ka shqiptarë dhe nuk do të jepnim mesazh të mirë apo do ta jepnim të keq! Ose se Maqedonia është një "yll" demokracie dhe nuk e futën në negociata se "çfarë t’i bëjnë shqiptarëve" të këqij! Po ashtu dhe gazetarë, shkrimtarë shqiptarë në Maqedoni që urrejnë Ramën dhe pështyjnë mbi Shqipërinë, duke e barazuar me individin që urrejnë! E bëjnë Shqipërinë dhe shqiptarët në mënyrë idiote shumë më poshtë se sa maqedonasit dhe Maqedoninë! Kë kështu? Po pra shtetin më anormal, më anti interesa të përgjithshme të fqinjëve tolerantë në shumicën e rasteve, i cili është absolutisht krijesë artificiale dhe e pa merituar me shumë e shumë aspekte etike, etnike dhe religjionare, aspak të zgjidhura përfundimisht, që po ti "gërvishtësh nxjerrin sërish gjak"! Kjo nuk do të thotë se unë nuk e dua Maqedoninë në BE, por absolutisht kjo e fundit, nuk është për negociata dhe për BE më shumë dhe sidomos më shpejt se sa Shqipëria! Absolutisht jo! E këtu nuk ka punë standardesh dhe punë kryeministrash! Këtu ka fakte politike dhe historike të afërta, që e tregojnë se cili popull, cila qeveri dhe cila shoqëri është gati për në BE! Pse? Ja se pse! Nuk kanë shkuar shumë, sepse në ditën e 9 majit 2015-të, kur në BE festohej "Dita e Europës", shqiptarët vriteshin në Kumanovë! E harruan apo kaq ju bën gjaku i shqiptarëve?! Po pra ky shteti "më i mirë" sot, nuk ka pak vite që vriste në shtëpitë e tyre me polici shqiptarët! U vranë 5 shqiptarë dhe u plagosën 20-të të tjerë! Me operacione ndëshkimore në saj të një qeverisjeje anti shqiptare, anti europiane dhe anti demokratike! Kishte vrarë dhe më përpara ky shtet shqiptar, duke i masakruar në kufi! Po u harruan persekutimet mbi shkollat, gjuhën, përgjimet dhe rrahjet apo prishjet e pronës, burgosjet dhe përndjekjet! Shteti nuk mund të jetë as dy muajsh dhe as dy vjeç! Llafazanët analistë shqiptarë opozitarë këtu dhe atje, harrojnë se nga urrejtja që kanë për pushtetin e Ramës apo dikujt atje në Maqedoni, hedhin baltë jo thjesht mbi Shqipërinë, por mbi shqiptarët! Sepse nuk është çështje e Shqipërisë, por e shqiptarëve! Nuk është ndaluar Shqipëria në mos hapje negociatash, por janë ndaluar shqiptarët në Shqipëri, në Maqedoni dhe ata në Kosovë, të cilët akoma nuk kanë as liberalizim vizash! E na qenka shtet më i mirë një që ka vrarë shqiptarë deri kohët e fundit dhe ka pasur kryeministër, president, ministra të Brendshëm dhe të tjerë gjakatarë anti shqiptarë? E këta na qënkan më gati për në BE se shqiptarët?! Po si nuk kanë turp, si ata në ndonjë kancelari dhe këta në Tiranë që luajnë mendsh dhe e bëjnë Maqedoninë një vend më të mirë dhe më të dashur për Europën, ku shumica e popullsisë maqedonase ose sllave ortodokse maqedonase, është kundër BE dhe NATO?! Kurse shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, ata të Maqedonisë me besimin mysliman në shumicë, por dhe me besimin katolik dhe ortodoks, janë 90% pro NATO dhe BE! Kur na doli nga gjykatat dhe prokuroritë e kriminalizuara Maqedoni? As sot nuk ka dalë dhe ka prodhuar ndoshta si ne, por më keq se ne, të korruptuar dhe anti shqiptarë! Gjenocidistë madje! Po etnikisht anti! Ne, sëpaku po bëjmë reformën më të madhe dhe më të papërsëritshme se kudo në Ballkan dhe Europë, pavarësisht se e bëjmë si folklorikë që jemi! Cilët maqedonas kanë vrarë shqiptarët? Kë persekutuan dhe kë vranë pabesisht me institucione? Nga shteti maqedonas ata (shqiptarët) janë vrarë në kufi dikur dhe u lanë në kufi dikur të vdisnin! U lanë pa gjuhën e tyre dhe pa flamurin e tyre! Kur na u bënë kaq europianë maqedonasit sa të na dalin "burra më të mirë" se shqiptarët?! Jo po kanë shtetin dhe standardet bërtasin idiotë të politikës opozitare në Tiranë dhe ato po ashtu të interesave të marra në Maqedoni! Asnjë përparësi kur standardet e tyre janë të lëkundura, të kota dhe jo të sigurta në momentin kur është frika e madhe e tre faktorëve shkatërrues dhe jo europianues në Maqedoni! Elementi i parë është akoma urrejtja etnike në shumë pjesë të shoqërisë maqedonase, e cila ka parasysh dhe tokën apo gjuhën e politikën e qytetarëve shqiptarë! Elementi i dytë, është urrejtja religjionare tashmë e cila dhe pse kontrollohet disi është e qartë kudo! E treta, faktori shtete formues detyrues shqiptar brengë e qytetarëve sllav ortodoks maqedonas në një shumicë! Sigurisht, Maqedonia dhe me gjakun dhe përpjekjet e faktorit shqiptar (sidomos të këtij faktori) ka bërë përparim, por nuk mund të thuhet se është shteti më i sigurt dhe stabël se bie fjala Shqipëria! Shqipëria dhe shqiptarët, shteti dhe shoqëria e tyre janë të prekur nga korrupsioni dhe kjo dihet! Por kush nuk është, më shumë apo më pak?! Ka probleme me qeverisjet e tyre, por sot kanë probleme dhe vetë ata që kanë në dorë integrimet tona! Por Shqipëria dhe shqiptarët, kudo kanë madhështinë e sigurisë pro perëndimore, pro qytetërimit europian dhe sigurisht paqen, sepse nuk kanë vrarë kurrë fqinjët e tyre, as nuk ju kanë marrë territore dhe absolutisht nuk i kanë persekutuar në religjionin e etnicitetin e tyre! Nuk i kanë bërë fqinjët të ikin masivisht nga shtëpitë e tyre për besim, etni dhe racë! Prandaj janë më europianë! Prandaj ju takon të jenë edhe pse ju mungojnë disa standarde më shpejt se shumë të tjerë në Europë, sepse nuk janë as kulturalisht dhe as etnikisht e religjionarisht kundra Parisit, Berlinit, Brukselit dhe Romës apo dhe të tjerëve aty! Akoma më shumë se kanë jo vetëm në Europë miq që nuk ju thonë kurrë jo, por janë super partnerë e miq të mirë të shtetit dhe kombit të madh amerikan! 

Nga Besi Bekteshi