BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x

Opinion / Editorial

Maro Mokra Podkozhani, sa i dhimbsur është Vatani!

Maro Mokra Podkozhani, sa i dhimbsur është Vatani!

Dhe këtë, dhimbje, juve Maro Mokra, dhe jo vetëm juve, por edhe të paret tuaj, e  prindërit  e keni treguar me heroizem, me vepra, me libra e me pushkë, me “armën” e gjuhës shqipe!. Mundet që të ketë edhe ndonjë që nuk ka dëgjuar për heroizmat tuaja dhe të të parëve tuaj..Për këtë, Maro Podkozhani, simboli i trimërisë të gruas shqiptare, dramë me të njëjtin titull vënë në skenë nga trupa e Teatrit Të Korçës para dyzet e katër vitesh, shkurtimisht, para se të bëj prezent  aktivitetin  tuaj, familjen tuaj dhe  banesën si Klubi e parë Patriotik i Mokrës, po i njoh me  Pogkozhanin. Duke njohur këtë fshat me tradita patriotike dhe arsimdashëse. unë dhe të gjithë ne,  do të njohim edhe më mirë Mokrën e heroizmave, Mokrën e pamposhtur nga  pushtuesit, Mokrën që nuk “fle’ por është gjithmonë në këmbë me “komshinjtë përreth,Pogradecin, Korcën Gramshin, Beratin e Skraparin,  krenare si  Malet përreth, Gurin e Kamjes, Ostrovicën e Lenien deri tek “Shënjtori”, Mali i Tomorit. Podkozhani, fshat në rrethinat e Pogradecit,është shumë i hershëm i besimit kristian. Podkozhan, ka kuptimin e fjalës “Kozirjat”, dhuroj, nderoj, sipas studjuesit Muzafer R. Berberi. Ndodhet pranë Malit “Kozicë” që nga sllavët, është quajtur “Podkozirjok”, me kuptimin “Nënshënjtës”, që ndodhet në një vënd me “Tempullin e shënjtë” që  përbëhet nga Kishat e “Shën Spassit, “Shënepremte”dhe “Shën Savës” të cilat ishin hyjni Pellazge. Në regjistrat e Perandorisë osmane të vitit 1519 fshati  Podkozhan,kishte  130 familje të besimit kristian. Ka nxjerë njerrëz të shquar, atdhetarë e patriotë, si Arsen Vako, dikur në krye të Piskopatës Gorë Mokër,, vëllezërit Konstandin e Anastas Zografi,, ndër piktorët më të dëgjuar të Shek të XVIII-të, etj.  Nga Podkozhani e ka origjinën edhe Artistja e popullit Tefta Tashko Koco ( 1910-1947), vajza e atdhetarit Thanas  Tashko nga Frashëri (Përmet) dhe nëna,Elena Zografi(Vako) nga Korca, trungu i vëllezërve Zografi (Vako) nga fshati Podkozhan. Po nga fshati është edhe atdhetari Nikolla Naco që jetën e shkriu për Atdheun.. e shumë e shumë të tjerë, për të mos i përmëndur të gjithë. Po hyjmë tashmë në temë. Familja  “Bitro” është familja e Maro Mokrës.  Babai i Maros, Jani Spiro Mitro, në vitin 1878, bashkë me atdhetarë të tjerë Stefan Gegprifti,Pit Rumina etj, emigrantë në Konstancë Rumani, ndërtuan në Podkozhan “Klubin Patriotik të Mokrës”. Klub i cili u bë strehë e luftëtarëve dhe cetave patriotike që luftonin për Vatanin, për mësimin e gjuhës shqipe. Mblidheshin aty trima e luftëtarë nga tërë fshatrat përreth e më larg akoma.Ky Klub, u mbështet nga Ceta e atdhetare e Shahin Matrakut, Kajo Babienit, Tren Kokoneshit et që Seline e tyre e kishin tek Guri i Nikës.  Në Podkozhan, mblidheshin burra patriotë nga Podkozhani,Pevelan, Pleshisht, Llëngë,Nicë, Grabovë,etj,  nga fshatrat e Mokrës së Poshtëme, Bërzeshtë, Velcan,Slabinjë, Slatinë etj.   Kujtojmë këtu, që Cetat e Mokrës, në bashkëveprim të ngushtë me ato të Gorës, të cilat  morën pjesë për clirimin e Pogradecit nga hordhitë osmane, udhëzimet i mernin në Klubin Patriotik të Podkozhanit nga Shtabi në përbërje të të cilit ishin dymbëdhjetë vetë me Kryetar Xhelo Selca dhe N/Kryetar Kajo Babieni.  Cetat e Gorës, të Kajo Babienit, Xhelo Selcës, Fetah Goca,Malkë Zvarishti, Feim Zbogji,Hysen Pirgu etj, bashkimin e tyre e bënë tek “Guri i Kamjes”, vëndi i quajtur “Lisi i Gorarëve”,  kurse çetat e Mokrës, të Ibrahim Bacit, Tun Kokoneshit,Jashar Starova etj, me  më shumë se 150 antarë, u bë në Podkozhan. Po në Podkozhan, u bë edhe bashkimi i të gjitha cetave të Mokrës dhe Gorës për bashkëveprimin e tyre për clirimin e Pogradecit. Klubi Patriotik i Podkozhanit, kishte edhe një tjetër qëllim të madh, atë të zgjimit të ndjenjës kombëtare e Krahinore për përhapjen e gjuhës shqipe. Është meritë e këtij Klubi, hapja e Shkollës së Parë Shqipe më 21 mars 1887, e treta mbas asaj të Korcës 7 Mars,  dhe të Pogradecit, 14 Mars të vitit 1887. Andartët osmanë, kleri grek dhe kundërshtarët vëndas e zbuluan veprimtarinë e këtij Klubi. Gjokë Shqiptari, emigrant në Rumani, sillte Libra në gjuhën shqipe nga Rumania dhe i shpërndante falas në fshatrat e Mokrës, Gorës dhe Oparit.Armiqtë e gjuhës shqipe, që përmëndëm më sipër i vranë  mësuesit e gjuhës shqipe, Gjokë Shqiptari, Apostol Kollcaku, Andrea Hoshtece etj. Synimi kryesor i armiqve, ishte të zhduknin familjen “Bitro” të Maro Mokrës dhe këtë e filluan me djalin e Jani Bitros, Tasin, 22 vjecar, me anën e helmit në kafe. Meqënëse fisi “Bitro” ishin fis tregtarësh, dhe lëviznin për tregti, Tasi Bitro, tek kthehej nga Qukësi,me kafshët ngarkuar me mallra, disa agallarë të futur nga armiqtë, e helmunan. Në vitin 1889, vdes edhe djali tjetër i Janit dhe vëllai i Maro Mokrës,nxënës në shkollën e Manastirit, që kish ardhur në fshat për pushime.  Më 15 Gusht 1900, kundërshtarët, kërkuan pajtim në shtëpinë e Jani Bitros, dhe në pabesi, tek Jani Bitro dridhte cigaren, i u hodhën përsipër dhe e therrën me thikë!.Në familjen Bitro, mbetën vetëm Gjyshi i Maro Mokrës dhe Babai i Jani Bitros, Spiro Bitro dhe vajzat e Janit,Sofia, Maro, Dafina dhe Fania. Maro Mokra, ish e martuar me  Sotir Vakon nga Podkozhani, i cili ky, ndahet nga jeta nga një sëmundje e rëndë në vitin 1901.Pas vdekjes së burrit, Maro Mokra, me djalin e saj të vetëm Riston, vendoset tek Gjyshi i saj Spiro dhe djali Risto, birësohet në shtëpinë gjyshit, duke marë emrin Risto Jani  Bitro. Motrat Bitro, morrën vendim për të marrë hak ndaj armikut.Me marrjen e sinjalit që të dy armiqtë e saj, po vinin nga Pogradeci, Maro Mokra, i del përpara tek vëndi i quajtur “Varri i Serjanit” dhe  të parit të tyre i thotë: “Të fala nga Jani”, duke qëlluar mbi të dy armiqtë e duke i lënë të vdekur në vënd !. Vrasësi i Jani Bitros, ishte nga fshati Podkozhan..Ishte viti 1906, dhe mbas një viti motrat Bitro, nga kërcënimet që mernin, u shpërngulën në Manastir.Me ndërhyrjen e Kishës Orthodhokse të Stambollit.të Istref beut të Kazasë së Starovës, në vitin 1910, del urdhri që vajzat e Jani Bitros të kthehen në vëndlindje dhe t;u sigurohet jeta. Djali i Maro Mokrës, në vitin 1919, martohet me Lenka Stefan Gegpriftin, dhe bashkë lindën e rritën katër vajza,Lirika, Athina, Vasilika dhe Dhimitrulla dhe djalin Josif Bitro. Në vitin 1932, Risto, djali i Maro Mokrës, vazhdon shkollën teologjike dhe bëhet Prift ku  shërbeu si Prift në disa fshatra të Mokrës së Sipërme. Qysh në fundin e vitit 1941, Rosto, lidhet me lëvizjen Nacional Çlirimtare, me Heroin e Popullit Reshit Collaku, dhe dëshmorët Nuci Tira, Sabri Ruci, Et-hem Haxhiu,Nexhat Tirana etj dhe megjithse ishte Prift, shtëpia e tij u kthye në bazë e lëvizjes Nacional Clirimtare. Risto Bitro, ishte ndër të parët që krijuan cetën e Mokrës më 7 mars 1942 në fshatin Pleshisht dhe luftëtar me armë në dorë. Risto, jo vetëm që mori pjesë në c;do betejë, por ishte ai që dha kontributin më të madh në ngritjen dhe funksionimin e Këshillave Nacional vclirimtare.. Në Qershor të vitit 1943, në shtëpinë patriotike të Maro Mokrës ka bërë një vizitë edhe Enver Hoxha, me krerët më të lartë të Ushtrisë...Pas clirimit, Risto Bitro, shkon për vizitë në ish Bashkimin Sovjetik dhe në vitin 1949, zgjidhet Kryetar i Kshillit të Lokalitetit Trebinjë dhe më pas në shumë funksione të tjera shtetërore. Në vitin 1960, sëmurët nga një sëmundje e rëndë dhe dërgohet për kurim në Ceki. Ndahet nga jeta, në vitin 1968 në moshën 68-vjecare. Maro Mokra, nëna e Ristos, e datlindjes 1880, ndahet nga jeta nëvitin 1964, në moshën 84 vjecare, katër vite përpara djalit të saj të vetëm Ristos. Maro Mokra, Kapedanja,  ka një aktivitet të shumtë patriotik, në shërbim të cështjes kombëtare e patriotike, të mësimit të gjuhës shqipe..Kanë kaluar nga ndarja e saj nga jeta afro gjashtëdhjetë vite dhe meriton një vëmëndje më të madhe nga organet e Pushtetit qëndror e vendor, sepse Maro Mokra, i përket Shqipërisë dhe joi vetëm Pogradecit, që  të paktën të bëhet shtëpi “Muze” kjo shtëpi që ka shërbyer si “Klubi Patriotik i Mokrës. Kujtojmë që për Heroinën e Francës të vitit 1412-1432, Zhan D’Ark, vetëm njëzet e katër vite u deshën  të bëhej “Martire” dhe më vonë “Shënjtore” dhe “Heroinë e Francës”! Maro Mokra Kapedane, nuk ka më pak aktivitet nga Zhan D’Ark apo Jeanne Darc. Tek ecim në Podkozhan, në këto bukuri përrallore të natyrës, të zbukuruara edhe më shumë nga patriotizmi  dhe atdhetarizmi, nga luftëtarët e shumtë që ka nxjerrë kjo Krahinë e trimave bujarë që koha e ka lënë “prapa kohës; më kujtohen vargjet e të Madhit Dritëro Agolli, i cili jo  një herë ka ardhur e ka shkruar në këtë Krahinë që i bën ndër jo vetëm Pogradecit por tërë Shqipërisë: “Larg nga Podkozhani në varreza/ Maroja po fle me katër murre / Sipër saj e kaltër drridhet dredhëza / Dhe nën kokë, dergjen dy kobure. Maro Podkozhani kish një djalë / Për atë, s’përtonte edhe të vdiste / Ky Bajram Trebinja, hapi fjalë / Djalin fillikat t’ja vriste / Maro Mokra  me kobure/ Dil Bajram Trebinja nga hauret / Të t’i jap peshqesh të dy koburet / Një me dhjetë, një me pesë a gjashtë. Kujtojmë Dritëro Agollin e Madh dhe ecim ashtu, tek ai shkruante:”. Duke udhëtuar nëpër Mokër / Ç’mu kujtove Maro Podkozhani / Jemi shtruar bashkë në një Sofër  / Unë dhe Meke Partizani. Ndryshimi i vetëm, është që Unë, nuk kam në krah Meke Partizanin që vështronte i malluar mga Pleshishti, por kam studjuesin e talentuar Zenun Ferro, që edhe ai vështron i malluar mga fshati i tij Slabinjë, kam ish Prefektin e Qarkut Korçë dhe Gjeneralin në rezerve të Ushtrisë, Dhori Spirollari, të cilët dhanë kontributin e tyre  për përgëtitjen e këtij materiali...