BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Marrëveshjet e mesnatës nuk janë një ogur i mirë

Marrëveshjet e mesnatës nuk janë një ogur i mirë

Një marrëveshje merr jetë për t’i dhënë fund një krize që nuk dihet mirë si dhe pse nisi. Një marrëveshje që, gjithsesi lindi në mesnatë. Dhe marrëveshjet e mesnatës, për ne shqiptarët nuk janë ndonjë ogur i mirë. Mjafton të kujtojmë mënyrën si u ndryshua Kodi Zgjedhor në një mesnatë prilli të vitit 2008, për të vënë në dyshim gjithë moralin e klasës politike që prej një çerek shekulli ka drejtuar vendin tonë në mënyrën më të paskrupullt.

Një marrëveshje mes dy kryetarëve që i kanë gati listat e kandidatëve për deputetë të mbushur me kanakarët e tyre. Ndërsa ne shqiptarëve, që prisnim edhe pse mesnata po kalonte, nuk na treguan asgjë se çfarë kishin nënshkruar. Vetëm na thanë: kemi arritur marrëveshjen. Kështu na tha njëri prej tyre edhe në çadër.

Ndërsa asgjë nuk tha asnjëri se ç’po ndodh me ndryshimin idiotesk të kodit zgjedhor që i la kryetarit të partisë emërimin e kandidatëve, ndërsa popullit vetëm hedhjen e votës për njeriun e emëruar nga kryetari.

Emërimet e kandidatëve për deputetë nga kryetarët e partive janë aq të çuditshme sa ndër zgjedhësit kanë ngjallur një mal me pakënaqësi. “Kjo sepse kryetari ka sjellë në zonën tonë kanakarin e tij, por që deri tani nuk e ka ditur se ku bie zona jonë. Çfarë mund të presim ne prej tij, kur ai as nuk ia ka idenë e problemeve me të cilat përballemi, kur 73 për qind e familjeve marrin ndihmë ekonomike”, thotë një prej banorëve të një zone ku kryetari i partisë ka dërguar kandidat një kanakarin e tij. Aq sa edhe militantët e partisë i ka lënë gojëhapur.

Këto janë pasojat e këtij kodi zgjedhor që erdhi në jetë në mesnatën e një pranvere pas një shpërthimi tronditës në Gërdec duke lënë pa mend në kokë gjithë klasën politike shqiptare. Çfarë vendosën në mesnatë kryetarët e partive, “ushtarët” e tyre ngritën dorën t’i miratonin menjëherë. Ndërsa të gjithë së bashku heshtën për krimin shtetëror të Gërdecit të ndodhur pak ditë më parë. Dhe vazhdojnë të heshtin. Heshtën edhe mesnatën e kaluar kur nënshkruan një marrëveshje të re. Po është paturpësi ekstreme të heshtësh për Gërdecin.

Tashmë për klasën politike pak rëndësi ka çfarë ndodh në mesnatë. Vetëm po shihet se populli do të vazhdojë të paguajë një kosto të rëndë për çfarë u gatua mesnatën e prillit të 2008 nga dy kryetarët e partive të mëdha. Të gjithë po paguajmë një kosto të rëndë, kur po arrijmë të ngremë parlamente të mbushur me elementë të inkriminuar, apo elementë gjysmëanalfabetë që kanë në xhepin e tyre diploma të blera në tregun e lirë, një treg që ende funksionon në këtë Shqipërinë tonë.

Me një treg të tillë, kemi ngritur një klasë politike e cila mund të dallohet vetëm nga premtimet super të fryra gjatë fushatave elektorale. Por duke patur pak tru në kokë edhe harresën e ka mjaft të zhvilluar. Kjo sjell harresën e të gjitha premtimeve që të nesërmen e shpalljes së fitores nga të tillë politikanë.

Flasim gjatë për zgjedhje fasadë, bile premtojmë se, në tokën e shqiponjave “nuk do të ketë më zgjedhje fasadë dhe parlament të diktuar nga krimi e droga”. Premtime sonambuleske të një farë klase politike që fatkeqësisht ka mbirë në tokën e shqiponjave thjesht duke artikuluar vetëm gënjeshtra. Sepse droga e pranishme ka qenë që në fillim të viteve ’90. Dhe jo vetëm në Gërdec, por në mbarë Shqipërinë. Nuk mund ta mbulojmë realitetin me të ashtuquajturën Republikë të Re që nuk dihet se nga na mbiu.

Republika e Re është mashtrimi i fundit që po përpiqet të zërë vend në këtë Shqipërinë tonë. Erdhi në një ditë të zymtë dhe në mënyrë krejt të beftë. Dhe asnjë nuk u kujtua të na tregonte se çfarë ishte kjo Republika e Re. Kryesorja çfarë ndryshimi do të na sillte në krahasim me Republikën e vjetër? Në themel të të gjitha dyshimeve qëndronte fakti se cilët do të ishin ata që do të merrnin meritën për sjelljen e Republikës së Re. Na e artikuloi atë për ditë me rradhë Lulzim Basha. Problemi është si ai, si miku i tij Fatmir Mediu janë krejtësisht përfaqësues të Republikës së Vjetër. Këtë nuk ka shqiptar me dy pare mend në kokë që mund ta mohojë. Kështu, që në hapin e parë, Republika e Re po rezulton se është një foshnje e vdekur dhe krejtësisht e pabesueshme për shqiptarët. Kësisoj, kjo Republikë e ka të pamundur të jetë një balsam për lukuninë e politikanëve që u ka humbur drejtimi, ndërsa e ka të pamundur të zëvendësojë Republikën e Vjetër, që realisht është nxitësja kryesore e largimit të shqiptarëve sa më larg saj.

Në gjithë këtë rrokopujë ku është përfshirë Republika e Vjetër dhe Republika e Re, ende e palindur është e kotë të presësh se me një palë zgjedhje si këto që presim të na trokasin në derë, vetëm parlament të vlerave nuk mund të presësh. Ne shqiptarët jemi të dënuar të kemi një pseudo, apo gjysmë shtet me nuanca tërësisht familjare, një gjysmë shtet të çuditshëm, që askund tjetër nuk është parë. Aq sa sot edhe vetë socialistët e kanë të vështirë t’ia falin kupolës së vet, ndërtimin e pushtetit familjar nga e cila ndjehen tërësisht të mashtruar. Bile kjo është edhe arsyeja që po i lë të çuditur tërë miqtë tanë që të themi të vërtetën nuk i kemi të paktë. Ata vijnë të na ndihmojnë, por ikin tërësisht të zhgënjyer dhe të çuditur me çfarë shteti kemi mundur të ndërtojmë në këto 105 vjet sa është mosha e shtetit tonë. 

Në këto ditë të gjithë po sillemi si sonambul. Disa vrapojnë nëpër lloj-lloj takimesh ku premtojnë edhe vezën me dy të kuqe. Siç ndodh zakonisht në Shqipërinë tonë sa herë ka fushata elektorale. Kandidatët që ua ka dërguar kryetari c;nuk premtojnë, po asnjëri nuk u thotë shqiptarëve çfarë realizoi paraardhësi i tij. Sepse me deputetë të emëruar nga kryetari, Shqipëria do të vazhdojë të zhytet në llumin e korrupsionit, ndërsa shumica e shqiptarëve do të vazhdojë të largohet për t’i shpëtuar varfërisë. 

Duke ia lënë në dorë gjithçka kryetarit, ne do të vazhdojmë të kemi deputetë lloj-lloj myteberësh që deri sot nuk i kemi parë një herë pranë vatrës sonë, që as nuk ia kanë idenë se çfarë ndodh në vatrën tonë. Po ata e dinë se janë të emëruarit e kryetarit, ndaj nuk e lodhin shumë mendjen, kur premtojnë çfarë u vjen në mendje. Edhe pse vetë e dinë se po ia fusin kot. “Kështu na ka mësuar kryetari t’ gënjejmë këta budallenj”,- i thonë vetes këta myteberë që nesër do t’i kemi përfaqësuesit tanë në palo-parlamentin që pritet ta kemi për 4 vjet. Do të jenë këta deputetë që do të vazhdojnë mbrojtjen e plazhistëve të Durrësit siç kanë bërë deri tani.

Puna ka arritur sa edhe vetë ne shqiptarët nuk po dimë se nga po shkojmë. Dimë vetëm se kemi në drejtim një tufë malukatësh që dinë vetëm të na plaçkitin e të na varfërojnë. Kështu do të vazhdojë deri sa ne i mbajmë mbi kurriz pa bërë fjalë. As vetë nuk e dimë se në cilin brez do të mund të kemi një parlament bartës të vlerave tona më të mira. Ndryshimi duhet të nisë nga pastrimi i llumit që ka mbuluar ndër vite klasën tonë politike. Vetëm pas kësaj mund t’i hapim sytë për të parë se çfarë duhet të pastrojmë më pas.

Kushedi pas sa brezash do të mund të ndodhë kjo. E shihni se sa shumë na ka pushtuar pesimizmi ne shqiptarëve? Jo për të sotmen që dimë ta lexojmë vetë, por për të ardhmen e brezave që po vijnë...

Politika është zhvlerësuar tërësisht. Ajo po u shërben vetëm disa plaçkaxhinjve që janë kapur me thonj te kjo farë politike. Pasojat do t’i vuajmë në breza ne shqiptarët. Të paktën tashmë na është mbushur mendja se, e kemi të vështirë të bëjmë një shtet normal. Këtë e treguam edhe mesnatën e kaluar, kur u gëzuam se dy persona paskan arritur marrëveshje me njëri tjetrin.

 Po asnjëri nuk foli për ndonjë marrëveshje që të kishin arritur me ne shqiptarët!

Nga Riza HOXHA