BREAKING NEWS

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e
x
BREAKING NEWS

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do
x
BREAKING NEWS

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e
x
BREAKING NEWS

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton veprimin e Ramës

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton
x

Opinion / Editorial

Marrëdhëniet ndërkombëtare në pikiatë

Marrëdhëniet ndërkombëtare në pikiatë

(Pjesa e dytë)

Kjo vjen prej faktit, që forcat e ekstremit të djathtë dhe ato populiste po marrin pushtetin në kontinentin e vjetër. Nëse nuk veprohet shumë shpejt, ato mund ta çojnë Evropën drejt një luftë të tretë botërore dhe shembujt evropianë janë të dukshëm dhe nuk mungojnë në historinë tonë botërore. Prandaj në këto kohë të trazuara dhe çoroditëse duhet vetëm bashkëpunim mes të gjitha shteteve botërore për t`i çuar marrëdhëniet ndërkombëtare drejt pozitivitetit dhe normalitetit të nevojshëm, ashtu siç ka thënë shkrimtarja amerikane Deborah Tannen: „Bashkëpunimi nuk është mungesë konflikti, por një mënyrë për të menaxhuar konfliktin.“ Marrëdhëniet e sotme ndërkombëtare janë në një situatë jo fort të qartë, sepse pasojat e kësaj situate do të ndihen pas disa vitesh. Vërtet bashkëpunimi midis shteteve gjatë këtyre dekadave të fundit nuk ka qenë në nivelin e duhur, sepse ka pasur hendeqe midis shteteve mbi shumë probleme dhe çështje të ndryshme, por politikanët e tyre kanë ditur të kapërcejnë egon e tyre politike dhe kanë shtrirë dorën e pajtimit dhe të kompromisit, gjë që tek politikanët gjeneratës së sotme te re nuk ekziston ose është shumë sipërfaqësore. Gjuha vete atje, ku dhëmb dhëmbi. Dhe ne si evropianë na djeg shumë gjendja e sotme e kontinentit plak, Evropës. Sot në spektrin e sotëm politik evropian nuk shihet më liberalizëm dhe përbashkim idesh dhe qëndrimesh, por vihet më shumë re populizëm, ekstremizëm i djathtë apo i majtë dhe egoizëm politik në qëndrimet e ndryshme të shteteve karshi njëri – tjetrit. Sepse, siç ka thënë Nikita Hrushov, këta lloj politikanësh premtojnë të ndërtojnë ura edhe aty, ku nuk kalon asnjë lumë. Situata e sotme mund të krahasohet me situatën e viteve `30, ku ekstremi i djathtë ngriti krye dhe e çoi botën në një katastrofë njerëzore, humane, ekonomike dhe politike. Një ndër thëniet më domethënëse për këtë rrymë politike, është ajo, që populizmin mund ta krahasosh me një flakë kashte, e cila as nuk të ngroh dhe as nuk të ndriçon, por vetëm sa bën tym dhe ndot ambientin përreth. Prandaj është e rëndësishme ndërgjegjësimi i të gjithë evropianëve lidhur me pasojat e rënda, që mund të ketë Evropa dhe mbarë bota më vonë lidhur me mbështetjen, që po ju jepet këtyre forcave në dukje „demokratike“ dhe që ndjekin „linjën popullore“. Evropa e Bashkuar duhet të ngrihet mbi qëndrimet tepër të ngushta politike populiste dhe meskine dhe të dalë me një qasje më largpamëse dhe me vizion më të gjerë, sepse në fund të fundit evropianët do t`i vuajnë pasojat e papërgjeshmërive politike të shteteve të tyre. Sepse mund të ndodhë në realitet fjala, që ka thënë gjenerali i famshëm francez Sharl de Gol, që bashkimin e Evropës nuk do ta bëjë ndonjë burrë shteti evropian, por Evropa do të bashkohet nga kinezët. E vërtetë??? Pothuajse të gjitha vendet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe vendet e MAGREB-it, kanë përjetuar ndryshime të mëdha sociale dhe politike në vitet e fundit. Situata politike, ekonomike dhe sociale e tyre është për të ardhur keq, sepse aty kemi përplasje qytetërimesh, Orienti kundër Oksdentit. Gjithashtu ai është një konfrontim midis islamizimit dhe modernitetit. Ndërhyrjet ushtarake në Libi dhe Egjipt dhe konfrontimet ushtarake në Siri e Jemen kanë përkeqësuar akoma më shumë situatën në këtë zonë të planetit, sepse në këto vend këto mbollën pasiguri politike, shoqërore dhe sociale, radikalizëm dhe destabilitet, që nuk përfshin vetëm këto vende, por prek edhe vendet përreth dhe më gjerë, sepse kanë detyruar miliona njerëz të ikin në vendet fqinje dhe Evropë. Prandaj mendoj, se këto ndërhyrje nuk sollën asnjë lloj ndryshimi demokratik dhe ekonomik. Sepse në realitetin e sotëm politik liria nuk ka vlerë, nëse nuk ka zhvillim ekonomik dhe financiar. Gjithashtu mund të themi, se dhe Tunizia pak e nga pak do të preket nga kjo lloj sindrome. Sepse e gjitha kjo i përket një reaksioni zinxhir, që nuk mund të ndalet, por ajo vetëm mund të gdhendet nga një politikë e përgjegjshme dhe e kuruar më së miri. Ajo, që duhet të pranojmë, është, se Pranvera Arabe e ka tjetërsuar spektrin gjeopolitik dhe ka shkaktuar trazira të gjera politike, sepse brenda një kohe të shkurtër sundimtarët autoritarë në Tunizi, Egjipt, Libi dhe Jemen, të cilët kishin sunduar vendet e tyre për dekada me radhë, u përmbysën me protesta dhe demonstrata të dhunshme. Le të presim, se çfarë do të ndodhë në të ardhmen në këtë pjesë të globit, në të sipas mendimit tim do të bëhet qendra e gravitetit të marrëdhënieve të ardhshme ndërkombëtare. Ndërsa lidhur me luftën në Ukrainë dhe me Rusinë e Putinit dua të theksoj edhe njëherë, mendimin dhe idenë, që po përhapet në qarqet e sotme evropiane dhe botërore, që për SHBA-në, Evropën dhe botën është më mirë, që pas përfundimit të luftës në këtë vend, dhe më e leverdishme është qëndrimi në pushtet i Putinit (kjo është më e mundshmja), sepse, nëse në pushtet do të vijë ndonjë figurë politike ruse kontraverse dhe nacionaliste, atëherë rreziku më i madh është përçarja e ndarja e Federatës Ruse në minishtete të parëndësishme, të cilat do ta hermetizojnë më shumë dhe do ta bëjnë më kaotike situatën e brendshme ruse, ç`ka do ta pasigurojë akoma më shumë rendin e ri të marrëdhënieve ndër-kombëtare. Midis dy të këqijave, le të zgjidhet e keqja më e vogël.