BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Opinion / Editorial

Marshimi drejt prosperitetit të përbashkët

Marshimi drejt prosperitetit të përbashkët

Salla e Madhe e Popullit, 25 Shkurt 2021: Një burrë i moshuar dhe i përlotur fokusohet nga kamerat e televizioneve ndërkohë që në sfond dëgjohet zëri i Presidentit të Kinës Xi Jinping. Presidenti Xi përmend emrin e vajzës së tij, Huang Wenxiu. E reja që po përmendej, humbi jetën nga një rrëshqitje dheu gjatë rrugës së saj për të kontrolluar fshatrat që ishin pjesë e programit të lehtësimit lokal të varfërisë. Vetëm Wenxiu ndihmoi 103 familje rurale të shkundin varfërinë nga shtëpitë dhe jeta e tyre. Vdekja e saj tërhoqi vëmendje të  madhe në mesin e banorëve vendas dhe në mediat sociale, të cilët e vajtuan dhe e nderuan. Ajo ia kushtoi jetën e saj mirëqënies së të tjerëve, dhe në 2021, në Sallën e Madhe të Popullit aty ky historia politike e Kinës moderne ka nisur, ajo u nderua me tituj kombëtar.

Fytyra e një vajze të re, jeta e së cilës u thye ende pa nisur mirë, tregon çmimin human që përmban një mision kombëtar siç është zhdukja e varfërisë.

Në këtë ceremoni Presidenti Xi tha se Kina ka shënuar një "fitore të plotë" në luftën e saj kundër varfërisë. Xi e bëri njoftimin ndërsa drejtohej në një tubim madhështor të mbajtur në Pekin për të shënuar arritjet e vendit në zbutjen e varfërisë dhe për të nderuar modelet njerëzore që kanë qenë pararojë e këtij aksioni të madh. Gjatë tetë viteve të fundit, 98.99 milion banorë të zonave rurale janë hequr të gjithë nga varfëria. 832 qarqe dhe 128,000 fshatrat e varfëra janë hequr nga lista e varfërisë ekstreme. Kina ka kontribuar kështu më shumë se 70% në uljen globale të varfërisë gjatë së njëjtës periudhë.

Një fjalë e dhënë dhe një premtim i mbajtur

Në Nëntor 2013, gjatë një turneu inspektimi në Hunan, Presidenti Xi ngriti konceptin e "zbutjes së synuar të varfërisë". Ky koncept i përshtatjes së politikave të ndihmës në kushte të ndryshme lokale u bë një parim udhëzues në luftën e Kinës kundër varfërisë. Për të adresuar këto çështje gjatë kryerjes së zbutjes së synuar të varfërisë, rreth 800,000 zyrtarë u dërguan në misionet e vijës së parë të lehtësimit të varfërisë, duke punuar në nivele lokale. Doktorë, mësues, ushtarakë, kërkues shkencorë, infermierë, tregtarë, inxhinierë, madje edhe pronarë të linjave të prodhimit u dislokuan nëpër provincat në nevojë që ti jepnin banorëve të tyre ritme të shpejta zhvillimi ashtu si ka përjetuar pjesa tjetër e Kinës.

Por puna nuk mbaron me kaq, direkt pas pushimeve të Vitit të Ri Kinez, u zbulua "Dokumenti qendror Nr. 1" për 2021 duke theksuar përpjekjet për të përshpejtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse vitalizimin rural dhe modernizimin e bujqësisë. Si deklarata e parë e politikave e lëshuar nga autoritetet qendrore të Kinës çdo vit, dokumenti shihet si një tregues i përparësive. Zgjidhja e çështjeve në lidhje me bujqësinë, zonat rurale dhe fermerët mbetet përparësia kryesore, shënon dokumenti, duke bërë thirrje për zhvillim të drejtuar nga inovacioni për të mbështetur udhëtimin e ri të vendit për të ndërtuar një vend socialist plotësisht modern. Ndryshe nga ato të mëparshmet, dokumenti i këtij viti zbulon ambiciet e qeverisë qendrore për një epokë të re dhe qëllimet që duhet të arrihen jo vetëm në 2021, por edhe në harkun kohor të Planit të 14-të  Pesë-Vjeçar (2021-2025).

"Tre çështjet rurale" kanë role kritike për të luajtur në rrethanat e reja të kohëve ku jetojmë. E para është zgjidhja e duhur e çështjeve të zhvillimit të çekuilibruar dhe të pamjaftueshëm të Kinës. E dyta është konfigurimi i një modeli të ri zhvillimi. E treta, për të përballuar rreziqet dhe sfidat nga brenda dhe jashtë vendit, zhvillimi i shëndetshëm i sektorëve bujqësorë do të kërkojë stabilizimin e bazës bujqësore të të gjithë vendit. Dokumenti vazhdon në gjurmimin e masve të synuara për të konsoliduar dhe zgjeruar rezultatet e arritura të zbutjes së varfërisë, në mënyrë që zonat që sapo janë hequr nga varfëria të mos kthehen prapa dhe zhvillimet e tyre të lidhen në mënyrë efektive me objektivat e përgjithshme të vendit për rigjallërimin e zonave rurale.

Dhe si përfundim nënvizohen një seri veprimesh që duhen ndërmarrë për të promovuar me forcë ndërtimin rural, përfshirë infrastrukturën (të tilla si sistemet rrugore, rrjetet rurale të energjisë, energjia e pastër, rrjetet e fibrave optike, komunikimet mobile 5G etj ), shërbimet publike, kërkesa rurale, integrimi i zhvillimeve rurale dhe urbane, mbështetjen buxhetore për projektet prioritare dhe thellimi i reformave bujqësore.

Doktrina egalitare dhe shoqëritë barazitare

Egalitarizmi është një prirje e mendimit në filozofinë politike. Një këndvështrim alternativ zgjerohet në këtë opsion duke shprehurs se: Njerëzit duhet të trajtohen si të barabartë, duhet të trajtojnë njëri-tjetrin si të barabartë, duhet të lidhen si të barabartë, ose të gëzojnë një lloj barazie të statusit shoqëror. 

"Për secilin sipas kontributit të tij" është një parim i shpërndarjes që konsiderohet të jetë një nga tiparet përcaktuese të socializmit. I referohet një marrëveshjeje përmes së cilës kompensimi individual përfaqëson kontributin e dikujt në produktin shoqëror (prodhimi i përgjithshëm i ekonomisë) për sa i përket përpjekjes, punës dhe produktivitetit. Kjo është në kontrast me metodën e shpërndarjes dhe kompensimit në kapitalizëm, një sistem ekonomik dhe politik në të cilin pronarët e pasurive mund të marrin të ardhura për shkak të pronësisë, pavarësisht nga kontributi i tyre në produktin social.

Por si mund të bëhet kalimi nga “Për secilin sipas kontributit të tij" drejt "Për secilin sipas nevojave të tij” që zbatohet në socializëm.  Në teori, një rregullim i tillë do të bëhet i mundur nga bollëku i mallrave dhe shërbimeve që një sistem i zhvilluar socialist do të jetë në gjendje të prodhojë; ideja është që, me zhvillimin e plotë të socializmit dhe forcave të kufizuara prodhuese, do të ketë mjaft për të kënaqur nevojat e secilit.

Në këtë kontekst, qeveria kineze ka miratuar objektiva që janë jashtëzakonisht barazitare në krahasim me vendet e tjera në zhvillim. Për më tepër, shkalla e lartë e planifikimit qendror i jep shtetit kompetenca  dhe mundësi të mëdha për të ndjekur këto objektiva, sepse shteti ka në dorë  instrumente rishpërndarëse që nuk mund të gjenden në një ekonomi të përzier.  'Tre pabarazitë e mëdha', siç janë quajtur - njësia ndër-rajonale, rurale-urbane dhe brenda punës - janë adresuar vazhdimisht nga politikëbërësit kinezë.

Në marshimin drejt prosperitetit të përbashkët, askush nuk do të mbetet pas!

Ky ishte zotimi që Presidenti Xi bëri 8 vite më parë. Në këtë zhvillim të madh të katër dekadave të fundit jo të gjithë në Kinë përfituan njëlloj. Kjo është mëse normale pasi hapja e Zonave Speciale Ekonomike u lidh më shumë me qytetet e mëdha bregdetare të Lindjes së Kinës, dhe në brendësi të saj kishte ende pabarazi dhe varfëri, sidomos në zonat rurale. Këto dy elementë u  adresuan në Pekin para 8 vitesh dhe u aplikuan në rajone sipas direktivave të qeverisë qendrore dhe arrijmë në 2021, ku lideri i Kinës mundi të shpallë zyrtarisht fitore të plotë.