
Thika përgjak Tepelenën, 42-vjeçari godet rëndë gruan dhe më pas veten

Çfarë ndodhi? Shtyhet procesi gjyqësor për inceneratorin e Elbasanit

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

“Martirizimi” i vulëhumburit, që aktroj shëmbëlltyrën e despotit

Shkruar nga Nga Kastriot Aliaj 16 Mars 2023

E gjithë historia e ecurisë dhe zhvillimit njerëzor, përshkruhet dhe mban të murosura brenda saj, epokat më të errta të përgjakjes. Nuk ka faqe të historisë, që të mos ndeshemi me ngjarje tronditëse, që e kanë shoqëruar njerëzimin deri në ditët e sotme. E në të gjitha këto evente që përbëjnë njollat e zeza të saj, kanë patur për protagonistë drejtuesit e dinastive dhe shteteve, si perandorë, mbretër, presidentë, etj. Në vartësi të epokave që kanë sunduar, kanë dalë mbi normat, ligjet, sistemin, zakonet, traditat, karaktereve dhe vlerave të çdo vendi. Kështu ka ndodhur edhe me Shqipërinë tonë, e cila megjithëse u bë shtet në fillimet e shek.XX, nuk mundi të futej në rrugën e demokratizimit, por mbeti peng regjimit diktatorial, pasojat e të cilit po i vuajmë edhe sot, nga bijtë e tij. Fillimisht në vitet 90 u duk sikur prekëm demokracinë e ëndërruar, po shumë shpejtë u zhgënjyem, nga përballja me vicklat e natyrës agresive, të përplasjeve ideologjike dhe goditjeve politike. Bijtë e regjimit diktatorial që i shërbyen me zell, morën drejtimin e shtetit dhe të partive kryesore politike, duke u bërë kështu vazhdues të idealeve despotike që lamë pas, me demagogji në emër të demokracisë. Mos hapja e dosjeve të tyre, për të bërë dekomunistizimin siç bënë vendet e tjera të Evropës Lindore, i favorizoj të pushtojnë shtetin duke u bërë pronarë të tij. Duke u vënë përballë njëri tjetrit, zbatuan fjalën e urtë të popullit;" Heroi i njërit është tiran i tjetrit". Metodologjia e tyre u përshkrua nga disa veçori, ku tinzaria u përdor për diplomaci, mashtrimi si shkathtësi, harbutëria si mburojë, duke u bërë të pa korrigjueshëm dhe të pakapshëm. Këta profile që na kanë mbetur në derë, nuk kemi mundur t'i shkulim nga funksionet politike e shtetërore. Por mbi të gjitha ata po tregohen më të fuqishëm, për mungese të institucionit të drejtësisë. Nuk ka se si të ndodhte ndryshe, kur Saliu për të treguar fuqinë dhe paprekshmërinë e tij prej despoti, ngrihet në mes të parlamentit dhe thotë;" Jam Sali Berisha unë, o budallenj". Duke bërë një paragonizëm me shembuj të tillë, kjo thënie e shpie atë tek epokat e perandorëve, mbretërve,presidentëve despotikë,e deri tek sunduesit e sotëm. Qëndrimet e tij prej sundimtari orienta, jo vetëm përballë kundërshtarëve, por edhe brenda opozitës, nuk kanë ndonjë ndryshim nga ato të Perandorit të Parë Kines Qin Shi Huang. Në se pati merita për bashkimin e Kinës në vitin 221 para Krishtit, ai ishte vrasës i kundërshtarëve dhe i dijetarëve, që nuk ishin në idetë e tij. Po në të njëjtat pozita ka qenë Perandori i Romës Neroni, i cili në vitin 65 të erës sonë, urdhëroj filozofin Seneka të bëjë vetëvrasje, megjithëse ishte këshilltar i tij. Një vit me vonë bëri vetëvrasje edhe këshilltari tjetër Petroniasi, që çoj në revoltën e legjioneve romake në Gali, që u pasua edhe nga vdekja e vetë perandorit. Po kështu bën sot Kim Jongu i Koresë së Veriut, si dhe Presidenti rus Putini me kundërshtarët e urdhrave të tij. Duke zbritur në mesjetën e Rusisë në vitin 1565, Ivani i Tmerrshëm themeloj policinë e tij sekrete, të quajtur "Oprichinina", me të cilën nisi shtypjen sistematike të aristokratëve rusë. Por brenda pak vitesh ai nuk kurseu as bashkëpunëtorët e tij të vjetër, princa dhe fisnikë, të cilët bënin përpjekje ta kthenin Rusinë në rrugën evropiane, të një monarkie të kufizuar. Si rezultat i këtyre ngjarjeve, Moska u dogj nga Khani i Krimesë në vitin 1571, vendi u shkatërrua dhe u zhyt në autoritarizëm. Do të vinte epoka staliniane, ku me 1938 Stalini arriti vetminë absolute, kur ekzekutoj mikun e tij të fundit Nikolaj Bukharin, duke mbajtur rreth vetes disa servilë, që nuk u ndihej zëri si Kalinini, ose tiranë më të vegjël si Beria. Kjo praktikë ndikoj edhe tek nxënësi i Enverit Saliu, i cili me të marrë pushtetin, i besoj vetëm mendjes së tij të sofistikuar mbi të tjerët. Duke u kapardisur në krye të shtetit dhe partisë, pa asnjë përvojë nuk pranoj mendime dhe konsideracione nga të tjerët. Kjo bëri që të zhytet në botën e tij iluzive, që e shkëputi nga realiteti dhe e çoj në katastrofën e vitit 1997, ku Shqipëria mbeti pa asnjë institucion në këmbë. Por rruga e tij e mbyllur në botën e tij iluzive, do të vazhdonte edhe pa qenë në pushtet, me shkërmoqjen dhe shkatërrimin e formacionit politik të PD. Që në fillimet e mbrapshta të karrierës si president dhe kryetar partie, ai nuk ka pranuar t'i përmendeshin marrëzitë e tij. Ai nuk i ka kërkuar kurrë arsyet, që i mungojnë njeriut të keq, sepse çdo të keqe ai e ka gëlltitur, duke hedhur rrënjë në barkun e tij, të cilat nuk do t'i shkulen kurrë. Këtu dalim tek thënia e filozofit Lucio Anneo Seneca, që i shkon aq shumë për shtat Saliut;"Ty që shpirti të është bërë i pashërueshëm dhe jeta nje varg krimesh".Ai ka kohë që vuan këtë çmenduri, e cila nuk është vetëm fatkeqësi e tij, por edhe e të tjerëve që vazhdojnë ta ndjekin pas. Me këtë mentalitet dhe metodologji prej despoti, hoqi qafe në heshtje të gjithë rivalët brenda PD, kandidatët dhe pengesat në rrugën e tij. Për të siguruar vazhdimësinë e aventurizmit, krijoj mburojën me njerëz jo për ide e mendimin kundër, por me besimtarë të verbër gojë mbyllur. Analizat kritike brenda formacionit të PD, u zëvendësuan nga propaganda iluzive, e prodhimit dhe trafikimit të thashethemeve dhe alibive, të cilat i ktheu në ideologji, ku për pasojë e nxorën plotësisht nga shinat e demokracisë. Duke u qëndruar pa lëkundje pikëpamjeve iluzive të tij, mbeti në pozitat e një politikani, i pa revokueshëm dhe i pakorrigjueshëm. Sa më shumë që e ka ndierë veten autoritar mbi të tjerët, aq më shumë e ka thelluar rënien në humnerë pa lavdi. Me këtë lider të sëmurë nga despotizmi, nuk janë marrë vesh kurrë jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt, nga që nuk u ka dalë kurrë në linjën e pranimit të fajeve të tij. Tek ky njeri që u kthye në fatkeqësi për shoqërinë shqiptare, kanë munguar parimet themelore të një lideri model, si drejtësia sociale e politike, por mbi të gjitha ndërgjegje personale, duke qenë shumë larg parimeve të funksionimit të demokracisë. E megjithatë ky vulëhumbur, po vazhdon të notojë po në ato ujëra, duke qëndruar larg zbatimit të ligjeve, normave, të institucionit të dorëheqjes. Me kokëfortësinë e liderit të pa bindur dhe të pakorrigjueshëm, ai vazhdon të demonstrojë martirizuesin, duke e ditur fundin e kauzës së tij, të rënë në humnerë pa lavdi.
Më të lexuarat


Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!

Rikard Larja aktori, regjizori dhe skenaristi i cili fshihte talente të tjera

Nën ombrellën e lirisë së mediave...

Belind Këlliçi, vendas të ardhur si qengjat në ‘89, femrën thereni, mashkullin mbajeni

Modeli jonë patetik i medias dhe fjalës së lirë!

Gazeta “SOT” dhe patriotizmi real, vetingu, antikorrupsioni e proamerikanizmi

Lidershipi Basha-Alibeaj ose “binomi” i së ardhmes!

Pse qytetarët duhet të paguajnë dy herë për të njëjtin “mall”?!
