
Kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, SPAK merr vendimin për gjyqin ndaj Fatmir Mediut

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt përjashtimit nga PD për shkeljen e statutit, mashtrimit të aleatëve dhe mbështetje të linjës anti-amerikane të Berishës

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën e zezë” Ilir Metën, Gazment Bardhin dhe 26 deputetë të tjerë, zbardhen prapaskenat e bujshme nga mesazhi i SHBA

McGonigal vetëdeklarohet fajtor dhe pranon aferat me Edi Ramën para gjykatëses Kotelly, sot ish-agjenti i FBI paraqitet në gjykatën e Uashingtonit, rendohen pozitat e kryeministrit shqiptar

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët e SPAK dhe si emrat në ‘listat e zeza’ nga SHBA po shkaktojnë “gjëmën” në Shqipëri

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Masakra e Peshkëpisë dhe fantazma e Fredi Bejlerit, flet ish-shef i Gatishmërisë së Gardës së Republikës, Sefer Pasha

Shkruar nga Albert Z. Zholi 2 Qershor 2023

- Një masakër si ajo e Peshkëpisë e 11 prillit të vitit 1994 nuk harrohet, “aktorët” e bandës nuk mund të fshihen-
- Si ish komandant i postës kufitare të Peshkëpisë kam hulumtuar për të vërtetuar krimin dhe autorët që e kryen atë.
- I gjithë reparti i kufirit qe çarmatosur nga agjentët e asfalisë të rekurtuar duke i marë me dhunë përtej kufirit.
- Më ka çuditur fakti që në zemër të tragjedisë dikush nga kufitarët shqiptar ka thënë: - “Kapitenin Fatmir Shehu e vrau Fredi Bejleri nga Himara”.
- Qemal Stroka është “Hamleti” i masakrës së Peshkëpisë, ai është një minierë ari, heshtja nuk është zgjedhja më e mirë e tij
“Pas vdekjes së Skënderbeut, atëherë Himara përfshinte gjithë Labërinë, që nga Rradhima, Lekli, Nivica e Bubari”. ...... “Himara sot është dhe mbetet shqiptare. Ne e dimë gjakun tonë nga buron”...Petro Marko
Sefer Pasha, ka qenë shef i Gatishmërisë së Gardës së Republikës, funksion organik shtetëror në vitet e regjimit komunist. Pasha ka qenë shumë pranë udhëheqjes komuniste të kohës, si gardist në fillim dhe si drejtues më vonë. Ai vëzhgonte dhe “fotografonte” në mendjen e tij gjithçka, përcillte ngjarjet e kohës me shqetësim dhe reflektonte. Ato për të cilat flet duken ngjarje të njohura dhe të shumë komentuara, por ka ende të panjohura, të vëzhguara nga këndvështrim tjetër. Por njëkohësisht në atë detyrë ai ka njohur dhe shumë personalitete, që me kohën nuk njihen më nga publiku shqiptar. Seferi në memorien e tij ka shumë figura, që sapo ta ngacmosh, “hap ekranin e kompjuterit” dhe nga “harkdisku i tij” nxjerr thesare njohjeje të jashtëzakonshme. Sot po ju përcjellim një personazh shumë interesant për Fredi Bejlerin. A ka qenë pjesë e masakrës së Peshkëpisë? A ishte ndër ata që bënë mizorinë ndaj postës sonë kufitare? Ja si shprehet Sefer Pasha…
-Ende flitet sot për masakrën në postën kufitare të Peshkëpisë të 11 prillit 1994 ku një bandë nga Greqia çarmatosi ushtarët tinëzisht në piamidën nr 23. Çfarë dini ju për këtë sulm banditesk? Kush ishin ideatorët dhe si mundën të çarmatosnin ushtarët tanë?
Një masakër si ajo e Peshkëpisë e 11 prillit të vitit 1994 nuk harrohet. “Aktorët” e bandës nuk mund të fshihen. Kështu ndodhi dhe me Fredi Bejlerin. Sa shumë më ka munduar ky “Jago”. Përveç fakultetit për filozofi kam mbaruar dhe Akademinë e lartë të Policisë. Profesorët i kushtonin rëndësi të dorës së parë në raste ngjarjesh dramatike asaj lënde që quhet “provë”. Pa provë, dëshmi, fakt dhe argument nuk mund të akuzosh qoftë dhe kriminelin më të madh. Si ish komandant i postës kufitare të Peshkëpisë kam hulumtuar për të vërtetuar krimin dhe autorët, që e kryen atë. Me ushtarakun e kufirit të Peshkëpisë Qemal Strokën, të cilin banda e mori peng kam biseduar shpesh. Ai jeton në Tiranë. Kam kërkuar prej tij “prova” për të mbrojtur ose hedhur poshtë masakrën e madhe. Të lutem i kam thënë ma përshkruaj me përpikmëri “kapon”. Dhe ja disa nga përgjigjet e tij: - M’i hodhën prangat greke pasi e vranë në gjumë kapitenin Fatmir Shehun në zyrën ku ai flinte. I gjithë reparti i kufirit qe çarmatosur nga agjentët e asfalisë të rekrutuar qysh më parë. I prangosur më vunë përpara për të kaluar tek piramida numër 23. Banda e grekërve duhet të ishte mbi shtatë vetë. Ishte errësirë dhe asgjë nuk munda të dalloja. Kur dolëm tek Shkëmbi i Mëngjesit, ku duken majat e maleve të Pindit drita e yjeve të Buretos më bëri të dalloj pak “kapon”, i cili më kishte vënë përpara. Kapua qe i shëndoshë. Nofullat nga ndriçimi i yjeve m]u dukën si dy gunga. Unë e njihja me milimetra kufirin. Kur e kaluam kufirin “kapua” filloi të jap urdhëra greqisht. E folura e tij më shëmbëlleu me gjuhën e minoritarëve të Dropullit. Nja dy herë më qëlloi me qytën e automatikut. E mora vesh që ai bënte ligjin në mes banditëve grek.
- A ke shkuar më vonë në vendin e tragjedisë dhe çfarë provash ke mbledhur jashtë atyre që kemi lexuar deri tani në shtyp?
- Kam shkuar disa herë në sheshin e tragjedisë, aty ku dikur dhe “era” që vinte nga Janina merrte lejë. Më ka çuditur fakti që në zemër të tragjedisë dikush nga kufitarët shqiptar ka thënë: - “Kapitenin Fatmir Shehu e vrau Fredi Bejleri nga Himara”. Kjo gjë është përsëritur disa herë qysh të nesërmen e masakrës. Dropullitët thanë se Fredi Bejleri ishte parë shumë herë disa ditë para masakrës së madhe. Unë pyetjen e kam shtruar: - Nga kufitarët e repartit të kufirit të Peshkëpisë kush e njihte Fredi Bejlerin? Askush nuk tha se “unë” e njoh Fredi Bejlerin. Dhe lëmshi u kokoleps. Asfalisë greke i doli nga duart “diamanti” i saj Fredi Bejleri. Masakra është e pahetuar. E megjithë mjegullën e madhe emri i Fredi Bejlerit doli dhe në shtetin e Greqisë. Dhe Fredi Bejleri e kaloi lumin pa u lagur. Por misioni i “jagos” nuk kishte mbaruar. Asfalia e hodhi përsëri në sulm. Mirëpo Fredi Bejleri kishte kryer një krim të madh. Masakra e Peshkëpisë u shfaq sërish në ekran.
-Thuhet se historia nuk përsëritet dy herë. Po në këtë rast a përsëritet dhe si?
Për çudi në rastin e Fredi Bejlerit ajo u përsërit fije për pe. Fredi Bejleri më 11 prill 1994 mori pjesë në një masakër barbare. Tani pas 29 vjetësh nuk bëri vrasje si në Peshkëpi, por si horr profesionist bleu zgjedhësit në Himarë dhe aktualisht ndodhet në burg. Ai mund të tentojë të mbrohet për masakrën e Peshkëpisë. Gjthsesi e ka të pamundur. Ish kufitarët tregojnë se kur Fredi Bejleri hapi zjarr mbi kapitenin Fatmir Shehu ai i shtirë në krevat i ka hapur fort sytë. Dhe sytë e kapitenit e kanë fotografuar terroristin Fredi Bejlerin. Kjo është “prova” më e madhe. Në sytë e kapitenit Fatmir Shehu është stamposur himarjoti terrorist. Tani jam i sigurtë se në qelitë e burgut 313 Fredi Bejlerit i shfaqet skema e krimit dhe tronditet. Terroristi sheh ëndrra. Kapiteni i futet në qeli dhe e kap për fyti Fredi Bejlerin. I thotë se ai ja ka lënë kalamajtë rrugëve dhe gruan të ve. Fatmir Bejlerin askush nuk e ndihmon dot. Në shkëmbin mbi piramidën 23 kanë shkruar me gërma të mëdha “FREDI BEJLERI”. Gërmat në shkëmb edhe pse zënë myshk shtegëtarët i pastrojnë. Poshtë shkëmbit kuisin tufat me ujqër.
Kur Fredi Bejleri kandidoj për kryetar të Bashkisë së Himarës harroj “Bashkinë e Peshkëpisë” në Dropullin e Sipërm të Gjirokastrës, ku ai kishte kryer një krim monstruoz.
Që kur Fredi Bejleri është transferuar në burgun 313 në Tiranë e mbajnë në pëllëmbë të dorës sikur të ishte Fatos Nano. Edhe alienët po i dërgojnë peshqeshe. Doemos se është dhe me diabet. Edhe unë po i përcjell Fredi Bejlerit një dhuratë. Është libri i Petro Markos me titull: “Intervistë me vetveten”. I them vrasësit që ta lexoj këtë libër dhe ta marrë vesh mirë se kush është Himara!
Athina po bën shumë përpjekje që “djallin” ta nxjerrin nga shishja. Gjithçka mund të ndodh. Po si do ta mbyll masakrën e Peshkëpisë Fredi Bejleri? E kanë fotografuar sytë e kapitenit Fatmir Shehu. Të njëjtën gjë kanë bërë lulefilxhanët e Gurit të Mëngjesit dhe yjet e malit të Buretos. Urdhërat që jepte dhe zërin e terrorisit e ka regjistruar një ish oficer i Peshkëpisë. Ai kishte aparat celulari. Thuhet e se ka regjistruar të gjithë tragjedinë me të cilën në Hollivud mund të realizohet një film madhështor. Qirjes Fredi me Asfalinë hoqi shulet e armëve, por ai harroi se e panë 260 sy të forcave të kufirit, që të çarmatosur po e shikonin tragjedinë. Unë si ish komandant i postës kufitare të Peshkëpisë po e them me plot gojën se Fredi Bejleri me bandën greke kanë vepruar si idiot. Përse? Ata ishin të sigurtë se masakra nuk do të dështonte. Por pengu që e morën me vete për të zezën e tyre ka treguar se pas piramidës 23 ai i prangosur ka dëgjuar zëra që flisnin greqisht. Ç’ishin këta? Të nesërmen aty janë gjetur shishe të zbrazuara me uiski “Metaksa”. Po kështu është gjetur një lëmsh me bishta cigaresh, mish i pjekur, një orë dore dhe një foto e Enver Hoxhës.
-Po foton përse e kishte marrë banda me vete?
Po. Ishte data 11 prill. Dita e vdekjes së Enver Hoxhës.
Fredi Bejleri nuk u shfaq rastësisht në masakrën e Peshkëpisë në 11 prill të vitit 1994. Ai dhe “çeta’ e tij u stërvitën nga monarko - fashistët grek për të zbatuar planin e vjetër të Megalidhesë. Himara sipas tyre bënte pjesë në makthin e Greqisë së Madhe. Ata shfrytëzuan përmbysjen e socializmit në Shqipëri. “Kurveleshasi” Fredi Bejleri e di mirë se Sigurimi i Shtetit e rrëmbeu në Athinë terroristin e Dropullit Anastas Marin nga fshati Kakavijë, i cili tronditi minoritetetin me krimet e tij. Shteti e vari në litar tek Rrapi i Vriserasë në Dropullin e Sipërm. Këtë fund do të kishte dhe Fredi Bejleri. Po larot e Sali Berishës pas vitit 1990 i shkulën gurët e piramidave dhe i kthyen në gërmadha postat e kufirit, që mbronin çdo milimetër të atdheut. Posta kufitare e Peshkëpisë ishte një kala. Nuk ishte imagjinuar ndonjëherë që një spiun si Fredi Bejleri të çarmatoste një repart kufiri të vijës së parë dhe të vriste në gjumë kapitenin Fatmir Shehu dhe ushtarin e thjeshtë Arsen Gjinin.
Fredi Bejleri do të bëj mirë që ta studjojë historinë e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë në ruajtjen e kufirit mes dy shteteve. Historia flet dhe për ura të miqësisë midis shqiptarëve dhe grekërve. Në historikun e kufirit mes dy shteteve është i shkruar dhe ky fakt. Në provokacionet e gushtit të vitit 1949 në majën e malit të Buretos, ku është piramida 21 u ndeshën ball për ballë një kufitar shqiptar dhe një grek. Që të dyve u qenë mbaruar municionet. Filluan të luftojnë trup me trup. Kur mbërrijnë duke u kacafytur tek piramida 23 kufitari grek shkel mbi një minë dhe nga shpërthimi verbohet në të dy sytë. Kufitari shqiptar kur e pa grekun në atë gjendje nuk e la të vdiste i qorruar. Lajmëroi barinjtë, që u ndodhën aty pranë dhe me kufitarët e postës së Peshkëpisë e nisin kufitarin grek në spitalin e Gjirokastrës. Të verbërin thuhet në historik e kuroi mjeku i njohur gjirokastrit Vasil Laboviti. Pas mjekimit kufitarin grek të verbuar e kthyen në Kakavijë për në vendlindjen e tij në Greqi.
Unë zoti Bejleri kam lexuar gjithashtu dhe një tregim të një prozatori të njohur të letërsisë greke. Fabula e tregimit ishte kjo që po e shkruaj në esenë për masakrën e Peshkëpisë. Në luftën kundër Turqisë luftonin në një llogore një ushtarak shqiptar dhe një grek. Gjatë betejës u plagos ushtaraku shqiptar. Greku e merr në shpinë shqiptarin për ta nxjerrë nga rrethimi. Por gjatë transportit ushtaraku grek po habitet. Shqiptari po e therte në zverk me thikë. Përse po ma pret kokën i thotë greku? Unë po të shpëtoj jetën! Jo, i përgjigjet shqiptari. Unë me thikën që e mbaj në brez po të pres një tufë me flokë që kur të kthehem në Shqipëri t’ja tregoj nënës. Cullufen e flokëve të tu t’i kem si kujtim për nderin që po më bën.
Nuk i dihet se si do ‘i vejë fati i “Jagos”- Fredi Bejleri? Drejtësia është një lis që i ka të ngulura rrënjët fort në tokë. I përballon stuhitë sado që ajo e Fredi Bejlerit vjen dallgë - dallgë që nga Athina. Nëse Fredi Bejleri do ta mposht drejtësinë unë jam betuar që pushimet e kësaj pravere do t’i bëj në Himarë. Do ta gjej mënyrën ku Fredi Bejleri e pi kafen e mëngjesit. Në bisedë e sipër do t’i them se kam qenë komandant i postës kufitare të Peshkëpisë pa vënë brisk në faqe. Pastaj kam shkuar në Kakavijë. Ferdi Bejlerit do t’i tregoj se dikur në Kakavijë një kufitar himariot që ne i thërrisnim “Kapedani nga Himara” e që mbante mbiemrin Bejleri u ndodh me shërbim në oborrin e postës kufitare të Kakavijës. Oficeri grek qëllon me plumb gjurmëlënës flamurin e Shqipërisë në majën e shtyllës 100 metra të lartë. Flamuri merr flakë. Kufitari himariot u ngjit si flutur në majën e shtyllës ku po digjej flamuri. Kapedani himariot e mori flamurin e futi në gji dhe nuk e la që të digjej. Ushtarakët e kufirit të Greqisë e shikonin shfaqjen dhe lanë mendjet e kokës. Asgjë tjetër nuk do t’i them monstrës Fredi Bejlerit. Çdo ditë do të këmbehem me të. Jam i sigurtë që Fredi Bejlerit do t’i prishet qetësia. Kështu ndodh me vrasësit. Mundet të tentoj që edhe të më vras ose më saktë të më helmojë. Por unë do të ruhem. As kafe nuk do të pi nëpër Himarë. As ujë. Dhe kurrë nuk do të dal nga banesa në errësirë. E di mirë që jetoj në Himarë nën një qiell, rrëzë një mali e buzë detit me një “kryebashkiak” vrasës.
-I je kthyer disa herë ngjarjes tragjike të masakrës së Peshkëpisë. Pse?
Pas arrestimit të Fredi Bejlerit u përpoqa nëpër Tiranë të takohem e të shkoqis disa detaje me pengun Qemal Stroka. Me Qemalin në rini kemi ndarë pikat e vesës mbi piramidat e bardha. As një pikë vesë nuk duhej të derdhej në tokën e huaj. Por Qemali nuk e bë më i gjallë. Me miqtë tanë më dërgon lajme që të mos e përmend emrin e tij. Nuk do që t’ja kujtosh pengmarrjen tragjike që i bëri Fredi Bejleri dhe banda e grekërve. Gjthsesi Qemal Stroka është “Hamleti” i masakrës së Peshkëpisë. Ai është një minierë ari. Heshtja nuk është zgjedhja më e mirë e tij.
Në këtë shkrim nuk dua që të rëndoj pozitat e Fredi Bejlerit, i cili po dergjet në qeli. S’është në nderin tim që të merrem me një kal që i kanë rënë patkonjtë. I kujtoj qirjres Bejlerit atë dramën që u ndodhi luftëtarëve të Odiseut. Kundërshtarët e Odiseut kishin përgatitur një pije magjike. Pija përgatitej nga një bimë që quhej Lotos. Luftëtarët e Odiseut po ta pinin këtë pije me veti magjike e harronin atdheun. Dhe lotofagët tentuan shumë herë që tua jepnin këtë ilaç mahnitës që ata ta harronin atdheun. Por luftëtarët e Odiseut nuk e pinë lotosin magjik dhe nuk e harruan atdheun. Ata nuk u kthyen në asnjë vis tjetër, as në Himarë. Luftëtarët e Odiseut u kthyen në Itakë.
Nuk e di se çfarë do të bëj drejtësia me Fredi Bejlerin? Ajo është një fushë e minuar. Kush tenton të shkel bëhet copa. Por një gjë e them me plot gojën. Fantazma e Fredi Bejlerit endet mbi “teatrin” e masakrës së Peshkëpisë, ku luajti për të zezën e tij terroristi Fredi Bejleri.
Sa bëra një fotografi në pllakatën ku janë skalitur Fatmir Shehu dhe ushtari i thjeshtë Arsen Gjini. Për krimin e përbindshëm çoç më thoshin shkëmbinjtë, ndërtesa e mbushur me plumba, piramida 23, pylli i Buretos, lëndinat me mijëra lule, shpendët, transhetë, rrëketë e malit, lumi i Voshtinës, lisat e plagosur, gurra e fshatit dhe erërat, që vijnë nga majat e malit të Pindit. Krimi i 11 prillit të vitit 1994 nuk ka ndodhur as në luftën italo - greke ku luftoi dhe poeti nobelist grek Eliotis.
Masakra tronditëse
Sulmi, ndaj një reparti kufitar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, katër kilometra brenda kufirit shqiptar, solli vrasjen e dy ushtarakëve shqiptarë dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ai nisi herët në mëngjesin e 10 prillit 1994 dhe u mor përsipër nga formacioni paraushtarak i një grupi nacionalist grek që kërkonte bashkimin e një pjese të Shqipërisë së Jugut me Greqinë. Pika kufitare e Peshkëpisë kishte në ato kohë 130 rekrutë të rinj dhe të paarmatosur. Ai formacion paraushtarak, i vetëquajtur Komandoja "Pirro I", e quante veten krah i armatosur i lëvizjes për çlirimin e Vorio Epirit (MAVI). Ajo kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë. Në ora 02?40 të mëngjesit, grupi i armatosur, tetë vetë me uniforma të ushtrisë greke dhe me maska, hynë në repart dhe vrasin ushtarin e rojes Arsen Gjini nga Semani. Pastaj dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Ajo njësi plagosi edhe tre ushtarë shqiptarë. I mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër. Flisnin greqisht. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin.
Ky ishte versioni zyrtar i shtetit shqiptar.
Gazeta “Elefterotipia” tha se vrasja u mor përsipër nga MAVI.
Në traktin e organizatës "MAVI" i botuar nga shtypi grek, shkruhej: "Në janar 1994, organizata patriotike MAVI, pasi studioi me kujdes kushtet dhe operacionin që do të kryente , i dha urdhër njërës prej skuadrave të saj të armatosura që të godiste një repart ushtarak shqiptar pranë vijës kufitare. Në orët e para të datës 10 prill, ditë e diel, në bazë të informatave të dhëna nga "Seksioni i mbledhjes së informatave", skuadra Pirro, e përbërë nga një grusht luftëtarësh, gjendjej në pozicionin e vrojtimit të objektit, në një kodër aty pranë. Sulmi filloi me kapjen e rojes dhe brenda dy minutash, godina dykatëshe e stërvitjes në Peshkëpi ishte në duart e luftëtarëve tanë. Skuadra e mbajti repartin për 20 minuta. Duke ikur, mori me vete 15 automatikë tip Kallashnikov të prodhimit kinez, dy arka me municion, si dhe oficerin e SHIK-ut, të cilin pak më vonë dhe të lidhur me pranga, e la të lirë. Sulmi ynë, si dhe të tjerët që do të pasojnë, ishte një veprim luftarak." Masakra e Peshkëpisë u pasua me një ngritje të marrëdhënieve diplomatike mes Greqisdë dhe vendit tonë. Qeveria shqiptare protestoi në Këshillin e Kombeve të Bashkuara, ndërsa pala greke u mundua ta kalonte në qetësi. Përveç luftës diplomatike, policia greke arrestoi dy nga të dyshuarit, mirëpo ata morrën dënime të vogla nga gjykata. Gazeta "Stoho" ishte e para lajmëroi kete sulm.
Më të lexuarat


Frederik Stamati: Piano e Tefta Tashko Koços objekt i një rëndësie të veçantë, por kërkohet financim për të përfunduar punimet restauruese

Somnabulismi i somnabullve

Shkolla cvajgiane

Gazment Bardhi me kompetenca madhore, dikton bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore

Nazmi Rushiti dha jetën nga torturat fashiste

Hemorragjia e rinisë sonë drejt Perëndimit vazhdon – deri kur?

Apologjia kundrejt faljes

Lindita Nikolla, si vazhdimi i linjës Zhukri, Celibashi…Rama!

Lindita Nikolla, oksigjeni i fundit për Sali Berishën

Lindita Nikolla, vegël e “Trekëndëshit të Bermudës” kundër PD si forcë politike euro-atlantike
