BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x

Opinion / Editorial

Masakra e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 dhe ndëshkimi i  të shpallurve “non grata” nga SHBA, këto janë kauzat për të cilat duhet protestuar

Masakra e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 dhe ndëshkimi i  të

Nëse do të duhej që të bëhej protestë kundër qeverisë Rama, kauzat do të ishin: protestë kundër masakrës së blerjes së votave në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, si dhe protestë për drejtësinë për të ndëshkuar korrupsionin e lartë politik e shtetëror  dhe ata të cilët SHBA i ka shpallur “non grata” për korrupsion kryesisht. Nëse do të bënte shoqëria civile ose opozita zyrtare një protestë për këto kauza, atëhere protestat do të ishin të motivuara politikisht, demokratikisht, moralisht dhe  juridikisht.

“Foltorja” ka njoftuar një protestë kundër qeverisë Rama me 7 Korrik 2022.

Do të shkoja në protestën e “foltores”, nëse ajo do të bëhej  edhe kundër masakrës së zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 dhe pro non gratës amerikane kundër korrupsionit.

Pra, nëse sinqerisht do të protestohet kundër qeverisë së Edi Ramës, atëhere kjo protestë do të duhej që të bëhej kundër masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021, ku është mëse e evidentuar masakra zgjedhore e 25 Prillit 2021, e cila është arsyeja madhore  që padrejtësisht Edi Rama po vazhdon që të qeverisë akoma.

Përditë e më shumë po vërtetohet fakti i kësaj masakre , e cila bëri të pamundur që PD-ja sot të ishte në qeveri dhe Lulzim Basha padrejtësisht nuk është sot kryeministër.

Protesta për një gjë të tillë,do kishte  brenda saj të drejtën legjitime për ta deligjitimuar pushtetin  korruptiv dhe anti-publik të Edi Ramës.

Kjo është e para arsye që nëse do të kërkohej ndëshkimi i Ramës, së pari do të duhej që të kërkoheshin zgjedhje të parakohshme dhe anulimi i zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Kjo do të ishte kauza e vërtetë e protestës, dhe ky është burimi prej nga rrjedhin të gjitha të drejtat e tjera për protestë.

Mirëpo foltorja kurrë nuk do ta kërkojë një gjë të tillë, sepse kjo do të ishte një pranim prej saj të Bashës së kryetar, dhe të faktit se Basha de fakto është fitues i zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Kjo është në kundërshti me faktin se foltorja filloi si një lëvizje anti Basha, pse Basha zbatoi, njohu dhe respektoi vendimin  amerikan që shpalli “non grata” Berishën.

Së dyti pra do të shkoja në atë protestë nëse  do të protestohej për  dhe pro ndëshkimit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që SHBA i ka sanksionuar dhe shpallur “non grata” për korrupsion , për minim të demokracisë, për pengim të drejtësisë dhe të atyre që përbëjnë kërcënim për sigurinë e SHBA.

Por kjo protestë nuk është aq shumë kundër qeverisë se sa që është protestë e hallit që ka “non grata” Berisha për të tërhequr në të deputetët të cilët janë kundër tij dhe për të treguar se ai është kryetar i PD-së, dhe për ta përdorur si mburojë politike kundër SHBA-ve. Kjo është në dukje  një trajtë tjetër proteste, por si qëllim është si ajo protesta e 8 Janarit 2022 ku u synua pushtimi i selisë së PD-së

Nëse foltorja pretendon se është opozita atëhere pse ajo nuk do protestojë kundër masakrës zgjedhore të 25 Prillit , dhe pse nuk do të kërkojë si as deri më tani  që drejtësia të ndëshkojë të gjithë ata që janë shpallur “non grata” nga SHBA gjë e cila do ta vërtetonte sinqeritetin e protestës , dhe jo atë se kjo protestë duket së është kundër SHBA, Bashës  dhe kundër PD-së zyrtare.

Do të shkoja në atë protestë atëhere kur e di se me protestën , me të drejtën dhe me kauzën e shqiptarëve është dhe vjen edhe mbështetja e SHBA-ve, dhe jo tani kur bota dhe demokracia po kërcënohen nga agresori rus.