BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

Masakra zgjedhore apo masakra mendore e Bashës

Masakra zgjedhore apo masakra mendore e Bashës

Rituali i përditshëm i Bashës, sa herë linçon një fjalë në përballje publike, në mitingje elektorale, në takim me ndërkombëtarët apo në media, kryefjala e tij është: “masakra zgjedhore e 25 prillit bëri që Partia Demokratike të humbasë zgjedhjet”. Këtë argument Basha e ka kthyer në mjet për të justifikuar humbjen, para opinionit të militantëve të vet. Ai edhe pse ka humbur tre herë rresht zgjedhjet elektorale, në asnjë rast nuk i njeh vetes dobësi, përgjegjësi dhe konsekuenca për rezultatin negativ që ka korrur. Slogani i tij organik, që bie çdo ditë si kamzhik, në opinionin mediatik, është se mi kanë vjedhur zgjedhjet. Pas tij vjen dhe një kor korbash, që i bëjnë iso, vajtojnë, akuzojnë dhe shajnë kundërshtarin politik për këtë rezultat, siç e quajnë ata “tragjik”. Basha i llastuar e frustuar para çdo humbje, nuk u bë një herë burrë ta pranojë humbjen si dobësi të vetën, por ka zgjedhur si zgjidhje të justifikohet duke sharë, qarë, ankuar e akuzuar fenomenin Rama, aktualisht të patronazhistëve. Është autosugjestionuar dhe i ka besuar vetes se zgjedhjet i ka humbur për faj të kundërshtarit politik. Ai, e quan të gabuar aktivizimin e patronazhistëve që përdori mazhoranca në fushatën zgjedhore dhe veprim të zgjuar të Partisë Demokratike përdorimin e repartit të paramilitaristëve duke krijuar struktura paralele antishtetërore, që kontrollonte, pengonte dhe sabotonte çdo veprim të mazhorancës. Kjo filozofi e ka humbur efektin jo vetëm te Partia Socialiste, por edhe te një pjesë e aleatëve të skuadrës së tij që konkurroi në zgjedhje dhe së fundi edhe te disa liderë të së djathtës që kanë dalë në skenën konkurruese për kryetar partie në fushatën zgjedhore, që do kurorëzohet në 13 qershor. Basha, nuk i beson më as vetë argumentet që ripërtyp çdo ditë në takimet me militantët në organizatat e partisë në rrethe, për humbjen e 25 prillit. Ai, kërkon që të kacavirret pas tyre për të ngritur lart moralin e militantëve që i bëjnë iso dhe e ngushëllojnë se humbja e zgjedhjeve nuk erdhi nga paaftësia e tij, por nga faktorë subjektivë të kundërshtarit autokrat, që nuk lejoi zgjedhje të lira e të ndershme. Një histori, e mbushur me marrëzi, që nuk e beson njeri. Zgjedhjet u zhvilluan si asnjëherë tjetër të qeta, të lira e korrekte, në praninë e ndërkombëtarëve, nën vëzhgimin e OSBE-së, ODHIR-it dhe SHBA-së, që jo vetëm i njohën, por i cilësuan si një nga zgjedhjet më të rregullta të deri më sotme. Në të gjitha qendrat e votimit s’ka pasur asnjë kontestim, nga numëruesit e të dy forcave kryesore politike PS-PD. Para se të shpallej rezultati, Basha ishte në ekstazë se do t’i fitonte zgjedhjet, nisur nga mitingjet entuziaste që realizoi me militantët e vet dhe nuk paraqiti asnjë pretendim për parregullsi zgjedhore. Kur mësoi rezultatin disfatist, u karikua me akuza e alibi monstruoze. Filloi maratonën e akuzave të stilit Berisha, se na u vodhën zgjedhjet. Padi e ripadi te Kolegji Zgjedhor, që shqyrtoi disa kontestime për parregullsi të zgjedhjeve në disa qarqe të vendit si në Qarkun e Beratit, Vlorës, Gjirokastrës, e Tiranës, të paraqitura nga PD e LSI. Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë pretendimet e dy humbësve PD-LSI. Basha duke imituar idhullin e tij Berishën, që pas çdo humbje e motivonte se u zhvilluan zgjedhje të parregullta e të grabitura nga “gogoli” Edi Rama, vazhdon t’i besoj gënjeshtrës të sajuar për t’u justifikuar para opinionit të militantëve të vet. Kjo filozofi ngjan me gënjeshtrat mjeshtërore të Nastradinit, që janë të njohura për efektet e tyre në opinionin publik. Gara ka nisur se si mund të kopjojë Basha Berishën, për të gënjyer elektoratin e zhgënjyer prej tij me rezultatet zgjedhore të 25 prillit. Kjo situatë e stisur më kujton një episod me vëllanë e Nastradinit, që i xhelozuar nga mjeshtëria e gënjeshtrave të vëllait të tij, një ditë shkoi në një grumbull njerëzish që ishin mbledhur te rrapi i një fshati dhe u drejtua me këto fjalë: “dëgjoni o popull, sot ka lehur një qen në qiell”. Ata reaguan menjëherë me habi, që nuk ka mundësi, kjo është thjesht një marrëzi. Vëllai i Nastradinit insistonte dhe këmbëngulte t’u mbushte mendjen për këtë ngjarje si të vërtetë, por ata e kundërshtonin. Ndërkohë kalon rastësisht Nastradini te sheshi ku ishte mbledhur populli dhe ata e thirrën dhe i thonë për këtë njoftim të pabesueshëm të vëllait të tij. Nastradini me finesën e vet të njohur, iu përgjigjet: Lëreni budallain se nuk di ta argumentojë. Ndonjë skifter grabitqar ka marrë me krahët e vet ndonjë këlysh bushtre dhe ka fluturuar në qiell dhe këlyshi leh nga sikleti. Kjo ka mundësi i thanë të pranishmit. Pra, me të njëjtin fenomen, interpretimi ishte i ndryshëm dhe u miratua si i besueshëm varianti i Nastradinit. Basha s’ka arritur të kuptojë se Berisha është mjeshtër, “Nastradin”, që di t’i vërtisë situatat sipas interesave të tij dhe t’i bëjë të besueshme për klientët e vet dhe kur s’janë të vërteta. Basha, sado të ulërijë rrugëve të qyteteve në takime me elektoratin, në takime me ndërkombëtarët duke sharë e baltosur Shqipërinë, apo në studiot bajate klienteliste me disa moderatorë të blerë e të paguar fshehtas, me divizën se mi kanë vjedhur zgjedhjet, besueshmëria e tij është në nivele minore. Të vazhdosh me të njëjtin filozofi dhe të flasësh për masakër zgjedhore pas përgjigjeve të ndërkombëtarëve dhe Kolegjit Zgjedhor, arrijmë në përfundimin se s’kemi të bëjmë me masakër zgjedhore, por me masakër mendore të Bashës. Ai, e shikon se anija e fushatës zgjedhore është mbytur dhe kërkon të gjejë difektet nga i është futur uji. Këtë zhurmnajë justifikimi për humbjen e zgjedhjeve elektorale, për të rritur besueshmërinë e tij, do ta transferojë te fushata garuese për kryetar të Partisë Demokratike, që do mbahen në 13 qershor. Fitorja e Bashës ndaj tre konkurrentëve të tjerë është e garantuar, jo vetëm se s’janë në kushte të barabarta garuese, por ai është trashëgimtari i Berishës, që militantëve të Partisë Demokratike po t’u bësh ADN, del se masivisht pulson në arteret e tyre gjak berishizmi. Elektorati i PD-së, përgjithësisht është i lidhur dhe e duan Berishën kryesisht për afera e përfitime korruptive.

Gjatë qeverisjes së Berishës, ata kanë fituar privilegje, para, prona, punë të preferuar dhe janë pronarë biznesesh, hotelesh, restorantesh, vilash dhe kanë vënë pasuri për shumë breza, si dhe ati i tyre politik e shpirtëror. Një kategori tjetër janë militantët miopë, pasionantë, që e duan partinë si perëndinë, me një besim të verbër në idealet e tyre. Ka të tjerë që shpresojnë se me ardhjen në pushtet të PD-së do përfitojnë ndonjë privilegj në shpërblim të heroizmit që tregojnë në demonstrata, në fushatat zgjedhore, apo duke u çjerë nëpër studio televizive, siç bëjnë disa profesorë të PD-së. Në funksion të idesë së tyre, të tre kategoritë e përfshira në aksionet politike, janë të motivuar. Por realiteti ka folur ndryshe, se vetëm një shtresë ka përfituar pas fitores së pushtetit dhe ata janë servilët e kryetarëve. Basha po shkon drejt fitores së Kryetarit të PD-së me flamurin e Berishës në dorë. Por kjo është fitore pa lavdi. Fitorja e Bashës është humbje për Partinë Demokratike dhe me një kosto të lartë rrjedhje dhe devijimesh nga rruga e demokracisë për të ardhmen. Në rast se para kësaj situate kritike që po kalon PD-ja, nuk reflekton Basha, ai fatkeqësisht nuk ka kuptuar se po udhëton në një vagon të përmbysur, si opozitar i përjetshëm. Dobësimi i Partisë Demokratike është në dëm jo vetëm të kësaj force politike, por dhe të demokracisë që ka të bëjë me fatet e Shqipërisë.