BREAKING NEWS

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se
x
BREAKING NEWS

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje
x
BREAKING NEWS

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me
x
BREAKING NEWS

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush
x
BREAKING NEWS

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec,
x
BREAKING NEWS

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje
x

Opinion / Editorial

Mashtrimi dhe gënjeshtra, "armët" e protestës së dëshpërimit

Mashtrimi dhe gënjeshtra, "armët" e protestës së

Që kur njeriu filloj të merrej me politikë,një nga armët më të forta për të realizuar aspiratat e tij, ka qenë filozofia e gënjeshtrës e ngritur në ideologji,me të gjithë elementët e mashtrimit dhe manipulimit. Kjo filozofi me prakticizmin e saj të ideve dhe alternativave, zë fill që në antikitet në Republikën Romake,e cila ka kapërcyer deri në ditët e sotme,duke u bërë moral edhe në marrëdhëniet demokratike. Brenda saj ajo kuptohet si marrëdhënie midis njerëzve, në zbatimin ose ndryshimin e vendimeve në interes të tyre. Po protesta e 7 Korrikut, cilat interesa përfaqëson,ato të popullit apo të oligarkisë në krye të saj? Çfarë vjege mund t'i vihet kësaj proteste, kur ajo ka në qendër të zhvillimeve të saj përdorimin e dhunës,për të ardhur në pushtet me çdo kusht? Këtyre pjesëmarrësve u kërkohet të bëjnë harakiri,si dikur japonezëve përpara perandorit,ndërsa këta të 7 Korrikut,do t'i bëjnë temena "faraonit"Berisha të shpallur "non grata"nga DASH. Disa shkojnë edhe më tej nga entuziazmi nën udhëheqjen e Berishës,duke u zotuar në takimet me të se derdhin edhe gjak. Përvoja historike ka treguar se pushteti është fituar,marrë dhe humbur,jo vetëm me epërsi fizike e numerike të mbështetësve,por edhe në rrugën e dytë atë të mashtrimit dhe gënjeshtrës, siç po ngulmon shoku Sali me praktikën leniniste. Kjo protestë e radhës si i vetmi opsion politik dhe ideologjik i opozitës,duke u futur në procesin e përgatitjes,të zhurmës së madhe propagandistike, si dhe predikimeve dhe qëllimin për të cilën ajo do zhvillohet,e ka futur atë në rrjedhën e ngjarjeve banale. Kjo opozitë e pa konfirmuar si një organizëm i plotë politik,si në drejtim edhe tani në reformim e riformatim,nuk ka prodhuar kurrë politika me përmbajtje bashkëkohore. Energjitë e saj janë dhënë pas protestave, që tashmë janë bërë lejtmotivi tragjiko-komik, duke e përqendruar vëmendjen dhe besimin si në ritet e religjioneve fetare. Duke i dhënë prioritet këtij opsioni qesharak,pa strategji e program transformues e zhvillues brenda strukturave të saj,e ka zbritur rrolin e opozitarizmit në nivelet kafe-demokraci. Me këtë protestë aventureske ku përçudnohen vlerat e saj, po u largohet edhe më shumë marrëdhënieve ndërpartiake e shtetërore,duke i zëvendësuar ato me atraksione të dhunës,gënjeshtrës e mashtrimit,që kanë bërë vend në moralin brenda saj. E mbërthyer nga ethet e protestës së radhës,ajo po humb besueshmërinë edhe me simotrat e saj të djathtës evropiane,të cilat nuk shohin tek kjo parti asnjë sentencë për reflektim dhe korrigjim të shënjestrave të gabuara. Ajo ka dalë përpara mbështetësve të saj, me moton mashtruese;"Shqipëria në rrezik".Po nga kush po na rrezikohet Shqipëria? Sot qetësia dhe siguria e botës,janë lëkundur,nga invazioni rus në Ukrainë,që po kërcënon edhe fqinjët e saj. Por ky invazion ka shkaktuar mjaftë probleme jo vetëm për lirinë dhe pavarësinë e popujve,por mbi të gjitha krizën energjitike dhe ushqimore,sepse një pjesë e mirë e vendeve evropiane kanë qenë të varura ekonomikisht nga Rusia e Ukraina, si për energji ashtu edhe për produktet ushqimore. Këto shqetësime janë ndier edhe në Shqipëri,që kanë lëvizur tarifat e çmimeve, ashtu si edhe në vendet e tjera,të cilat po punojnë për të gjetur zgjidhje alternative. Por aktualisht Shqipëria po kërcënohet edhe më shumë nga binomi Berisha-Meta,të cilët për të shpëtuar lëkurat e tyre të krimit shtetëror,politik dhe ekonomik,bëjnë thirrje;"Çohuni t'i vëmë flakën"Kujt t'i vihet flaka?Shqipërisë apo këtij binomi ,që duan të përsëritin apokalipsin e vitit 1997,kur shteti që drejtohej nga Saliu dhe klani i tij,ra pa mbetur asnjë institucion në këmbë. Rënia e shtetit të Saliut, të kujton thënien e ish presidentit amerikan Abraham Lincoln,i cili thoshte;"Kur lapsin e kap injoranti,pushkën krimineli,pushtetin tradhëtari, vendi kthehet në xhungël ku nuk mund të jetojnë njerëzit" Ky ishte shembulli më unikal në historinë e Shqipërisë,nga papërgjegjshmëria dhe paaftësia e qeveritarëve të tij, Shqipëria u vra,u dogj,u vodh,duke u detyruar të ringrihet nga e para. Atëhere përsëri nën udhëheqjen e Saliut ,duhet të kthehemi në gjendjen e vitit të zi të qeverisjes së tij më 1997?Po a ka të drejtë të bëjë moral ky binom,kur dje shoku i armëve Ilir Meta thoshte;"Nuk ka perëndi që më dënon mua",sepse zotëria e tij nuk njeh e drejtësinë por vetëm perëndinë. Ndërsa Saliu nga foltorja e parlamentit sokëllinte;"Jam Sali Berisha unë, o budallenj"! Nga të tillë politikanë mostra është drejtuar Shqipëria,të cilët në emër të demokracisë dhe mungesës së drejtësisë,kanë bërë çfarë kanë dashur më Shqipërinë dhe këtë popull. Për cilën varfëri bën thirrje Saliu në protestë,kur ajo është sa djallëzore aq dhe hipokrite,kur thotë se kam vetëm 100 mijë euro pasuri. Si mund t'i besojë populli mohimin e vilave të tyre në Sauk,në Gji të Lalëzit,në Golem,ku vila në Sauk e familjes Berisha jua kalon atyre të sheikëve të lindjes se mesme. Si mund të harrojë ky popull që del në protestë qorrazi,që e gjithë pasuria marramendëse ushtarake,me armë e municione u trafikua në Afganistan e deri në Ruanda të Afrikës ,për llogari të familjes Berisha?Po 7 milion eurot që mori i biri i Saliu në sallën vip të Rinasit, nga sekseri i familjes së tyre Nue Kalaj?Po vjedhja e 280 kg flori, në vendstrehimin e Krrabës i konvertuar në 400 milion paund,nga ky binom që tani akuzojnë njëri tjetrin, jo e mori Saliu jo e mori Iliri. Po organet e drejtësisë me çfarë mëren?Po a mund të mashtrohet më ky popull, nga këto figura me autoritet mekanik,të cilët në vend të shtetit të së drejtës,instaluan autokracinë provinciale? Por këto figura të kujtojnë poezinë "Metamorfoza" të poetit dhe atdhetarit të shquar At-Gjergj Fishta. Në këtë poezi ai demaskon shpurën politike të kohës, por që për ironi të fatit,vargjet në hyrje të saj,i shkojnë për shtat politikanëve të autoritetit mekanik; "Qe besa or burra,nuk di nga t'cajë mbasi do thirret sot derri dajë".Kështu do t'u thërrasin mbështetësit në protestë, binomit Berisha-Meta dhe deputeteve të tyre. E gjithë kjo zhurmë e madhe e opozitës, me nota tinëzare dhe thirrje të dëshpëruara,ka vetëm një objektiv, atë të shpëtimit të këtij binomi,nga ndëshkueshmëria nga që drejtësia e përgjumur nuk ndihet asgjëkundi. Kjo përgjumje vërteton pavlefshmërinë e reformës,të propaganduar me aq bujë të madhe, si një çlirim nga e keqja,e shpëtimit të Shqipërisë nga politika kriminale.