Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mashtrimi i madh me sistemin, në orët e ankthit integrues!

Postuar: 17/10/2019 - 07:17

Këto janë orët e një ankthi integrues, janë orët që në fund të fundit, do të jenë të fundit që realisht do e mbajnë shqiptarin dhe Shqipërinë në ankth! Nuk do të mbahet më në ankth, sepse po u vendos (me një mijë halle) të bëhet kandidate qoftë dhe me kushte, ankthi qartësisht mbaron dhe po u nda nga Maqedonia ose nuk u pranuan në dyja, ankthi për integrim nuk do të ekzistojë më, sepse shqiptarët dalëngadalë nuk do ta kenë më kaq problem hyrjen apo daljen nga BE! Rama bëri mirë që shkoi në Bruksel, por tashmë kancelaritë e kanë marrë një vendim dhe mbetet që zonja Merkel të bindë presidentin Macron për këtë lëshim të fundit, jo thjesht për Shqipërinë dhe Maqedoninë, por në përgjithësi për sistemin integrues në BE! Ky sistem burokratik ka dështuar që me Rumaninë, Bullgarinë dhe Kroacinë! E këtë gjë e dinë të gjithë bashkë atje! Ka shumë vende, por sidomos këto që janë larg sistemit dhe vetë Perëndimit! Shumë larg me demokracinë, lirinë e shtypit dhe medias, por dhe me zbatimin e ligjit e luftën kundër korrupsionit! Ju ka dështuar sistemi dhe në këtë pikë Macron dhe Franca kanë të drejtë! Pavarësisht se mungon e drejta strategjike dhe ajo morale në rastin në fjalë! Megjithatë duhet pranuar se sistemi integrues në BE ka dështuar dhe është një gënjeshtër! Ky është padyshim një problem i tyre, por ne kemi problemin e madh, themelor dhe akoma të pazgjidhur me gënjeshtrën e madhe me sistemin pikërisht në orët e ankthit integrues! Si e kemi dhe pse e kemi këtë gënjeshtër me sistemin?! Çfarë sistemi kemi ngritur, e thënë kjo me dy radhë! Çfarë kemi bërë që na e kanë kuptuar dhe të huajt dhe e tashmë e dimë dhe vetë?! Në të vërtetë nuk është gënjeshtër, por mashtrim dhe kjo duhet thënë copë dhe qartë! Ne duhet të kishim pushtete të ndara dhe funksionale në demokraci! Çfarë bëmë politikisht dhe ligjërisht? Prodhuam në mënyrë absurde dhe me shumë korrupsion politik "sistemin e drejtësisë" më abuziv në Europë, më të korruptuar dhe më në shërbim të politikës lart dhe asaj kriminale në rrugë! Ky sistem i tillë drejtësie ka bërë që mashtrimi dhe e keqja të shkojnë kaq thellë në shoqëri dhe institucione se duhet një ""washing me 1200 xhiro shpejtësi", por dhe me dhjetra e dhjetra gjyqtarë e prokurorë (jashtë sistemit tashmë) drejtpërdrejtë nesër, në dyert e burgjeve! Sistemi i drejtësisë te ne në Shqipëri, ka rënë dhe këtë gjë nuk është se nuk e dinë Franca dhe Gjermania e shtete të tjera, sepse ato sëbashku me USA, po e realizojnë reformën! Një vend që ka të gjithë sistemin e drejtësisë për burg të jetë "i lirë dhe pa ndalesa e dyshime" e të pranohet në BE! Po është një shkundje madhështore vetë reforma, por që tregon se çfarë ka ndodhur me ligjin dhe institucionet në Shqipëri! Cilin sistem të balancimit të pushteteve kemi në rregull, kur nuk kemi - drejtësinë? Cilin kemi të drejtë, sistemin e demokracisë së brendshme në partitë politike?! Ne sot i kemi partitë politike prona ose "fabrika fitimprurëse të elitokracisë sunduese dhe korruptive", ku nuk lejohet as fjala dhe mendimi i lirë dhe nuk bëhen votime normale të drejta dhe të lira! Nuk zbatohet statuti dhe rregullat në parti, ku nuk ka transparencë dhe nuk dihen aspak financimet. Imagjinoni sistemin elektoral tonin se sa mund të lejojë garën e lirë dhe të ndershme, kur brenda partisë janë të tillë! A thua nuk e dinë Franca dhe Gjermania këtë maskarallëk tonin? Jemi të vetmit në Ballkan që nuk bëjmë zgjedhje të pranueshme! Po, sëpaku të pranueshme! Ja dhe ky sistem që nuk funksionon dhe ka si pasojë pastaj qeverisjen, e cila bazohet mbi pikërisht sistemin dogmatik, sundimtar dhe jo demokratik në partitë politike! Kush na funksionon, sistemi përfaqësues kuvendor apo legjislativi? Po si mund të jetë eficent dhe ligjor, një sistem që nuk del nga zgjedhje realisht të pranuara dhe realisht të bëra për të qenë realisht të lira?! Kur nuk ka as sistem drejtësie. Çfarë pritet të fusë në gjirin e tij ky sistem në Parlament?! A thua nuk e dinë një gjë të tillë ambasadat e huaja mike në Shqipëri?! A tha kemi sistem real të pushtetit vendor që funksion në bazë të ligjeve dhe është i kopsitur ligjërisht deri në detaje? As që bëhet fjalë që është akoma më keq se qendrori dhe nuk është përputhur akoma me legjislacionin e duhur për të pasur decentralizim dhe funksion ligjor! A tha kemi sistemin arsimor në ditët më të mira? E kemi pasur akoma më keq, por dhe tani është një nga sistemet më të akuzuara dhe pse ka bërë përpara disi në një reformë që nuk mbaron kurrë dhe është bërë kanceroze me ndryshimet që pëson! A thua është ai i shëndetësisë?! Po ka gjëra më mirë, por akoma është një gjë që nuk bind dhe nuk premton shumë për mirë dhe ka sërish korrupsion të madh! Apo sistemi i rendit dhe reforma në këtë sistem? Ku shkëlqejmë dreqi e mori, në cilin sistem? Te arsimi i lartë? Apo te administrata? Mbetën duke bërë krahasime si dikur bënte diktatura me vitin 1938-të të kohës së Monarkisë! Kishte shkuar viti 1980-të dhe akoma "komunistët e ashtuquajtur" bënin krahasime me vitin 1938-të dhe kështu bëjnë dhe sot "demokratët e ashtuquajtur dhe socialistët e rilind-quajtur" me njëri tjetrin! Kjo klikë politike, që ka pothuaj tre dekada dhe një pjesë e madhe kanë më shumë se 20-të vite në pushtet, ka mashtruar me sistemin në Shqipëri! Po, ka premtuar sistemin demokratik dhe e ka plazmuar atë me "tiranokracinë apo sot me plutokracinë idiote në këmbë"! Me arrogancën dhe marrëzinë ideore e sociale! E kujtojnë se bota demokratike nuk i njeh dhe nuk i di! Le të shpresojmë për një "PO nga BE" në të mirën tonë, sepse pjesa më e madhe e klasës politike realisht nuk duan të integrohemi në BE! Nuk kanë dashur dhe nuk do të duan, sepse në një farë mënyre merr fund sundimi i tyre! Le të shpresojmë edhe pse kemi bërë (ajo klasë politike që kemi përkëdhelur deri më sot) mashtrimin më të madh politik me sistemin! 

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 13:23

Le ti marim disa gjëra me radhë e të përpiqemi të hulumtojmë mbi to.

1. Presidenca Juncker.

Postuar: 13/11/2019 - 07:20

Kontrolli i Lartë i Shtetit kryen auditime sipas planit vjetor të miratuar nga Kryetari Bujar Les

Postuar: 13/11/2019 - 07:17

Edhe pse për herë të parë, ndjesa e Lulzim Bashës për taksën e pronës tetë për qind është një ris

Postuar: 13/11/2019 - 07:14

Besimi tek politika dhe kohezioni, në këto vite të tranzicionit barbar, kanë qenë për qytetarët s

Postuar: 13/11/2019 - 07:13

Shkak për të shkruar këto radhë, u bënë disa intervista të publikuara nga kandidatët për kryetarë

Postuar: 12/11/2019 - 07:16

Pas vendimit të përcaktimit së tarifës për “Rrugën e Kombit”, qytetarë të Kukësit shp

Postuar: 12/11/2019 - 07:15

Turi i shpresës me të rinjtë, që po zhvillon kryetari i PD-së Lulzim Basha këto ditë në qytetet e