BREAKING NEWS

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike (FOTO)

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas
x

Opinion / Editorial

Maska, mjeti i fundit i zgjatjes së agonisë "Pandemikratike"!

Maska, mjeti i fundit i zgjatjes së agonisë

Sot kemi gdhirë me mendimin se mbajtjes së maskës në fytyrë, sipas një urdhri (jo ligji) i cili na detyron të kalojmë jetën tonë me maskë. Maskën, ose atë gjë që e dinim që në fillim. Asaj që e qepim nga copat e ndryshme beze që na teprojnë, sepse nuk na dalin të shkoqurat ( lekët) ta kemi maskë që kryen punën për të cilën po vendoset. E gjithë teoria e "luckdwon" përfundoi me "parrullën revolucionare": maskë, larje duarsh dhe distancë. E kjo gjë jo vetëm për ne, për shtetin e Komandantit të Surrelit. Jo për pothuaj të gjitha demokracitë dikush më shumë, dikush më pak. Arsyeja sipas tyre është mbrojtja e shëndetit tonë kur shtete dhe demokraci nuk prodhojnë dot mbrojtje me spitale, me vaksina dhe ilaçe apo kura. Ndërkohë të prodhojnë armë më të sofistikuara, apo nuk ndalojnë asnjë konflikt pa i shitur armët dhe ndërkohë që kanë krijuar monopole fatkeqe barnash. Nuk po flas për jo demokracitë si Kina dhe Rusia apo shtete e bindura si Japonia dhe Indokina që maskën e kanë që nga smogu dhe nga që njësoj ( janë) duken si me maskë dhe pa maskë. E kam fjalën për shqiptarët, ballkanikët dhe europianët, që pjesën e lirisë dhe demokracisë e kanë të shenjtë. Nejse, as që interesohem se pse "kjo shpikje" korone, e cila ka dëmtuar lirinë dhe të drejtat e njerëzimit, ka pasuruar akoma më shumë të pasurit dhe ka varfëruar akoma më shumë të varfrit. Këtë e dinë ata që kanë projektuar përdorimin e pandemisë dhe përdorimin e saj në zgjatje dhe agoni të përsëritur. Po pikërisht krijimin sa të munden të "pandemikracisë" botërore dhe akoma më keq asaj vendore si ajo e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij Lulzim Basha dhe opozitës "pandemikrate" shqiptare. Sot njerëzit e "pandemikracisë" së Ramës bie fjala Manastirliu dhe të gjithë konkubinat politike të tij "maskën" e sjellin si mënyrë të tyre të mbrojtjes së shëndetit tonë. Imagjinoni Ramën dhe të tijtë që "duan të ruajnë shëndetin tonë". Shteti shqiptar vetëm vjedhjet dhe shpërdorimet në buxhetin e tij i ka nga 500 milionë euro në mbi 1 miliard në vit. Sikur gjysma e tyre të përdoreshin për shëndetësinë, për ilaçet, për maska, kushtet e shtrimit dhe klinike, për paga dhe spitale të reja sars - nuk do të kishin shans të thoshin as pse, por ruajmë sistemin të mos kalojë në kolaps. Por shëndetësinë dhe shërbimin shëndetësor shteti i Ramës ia ka falur privatit dhe ai ka sigurisht punë të tjera e shqiptarët tashmë ose kurohen në shtëpi (ju shkon muaji 1300 euro) ose shkojnë te privati - privat, sepse kanë frikë se mbesin shtretërve dhe korridoreve të spitalit të shtetit trajtuar si privat. Imagjinoni të besojmë se klika e Rilindjes është e preokupuar për shëndetin tonë? Rama jam i sigurtë që e urren maskën vetë më keq se sa unë. Nuk e do dhe nuk e respekton, sepse ishte bindës kur e shante dhe kur thoshte - mos me maskë. Sot është bindës se "maska është mjeti i fundit për zgjatjen e agonisë së pandemikracisë". Maska, shumë te ne dhe më pak te shtetet e tjera përreth, është agonia e zgjatur "pandemikratike" dhe këtë tashmë e kanë marrë vesh të gjithë. Është ajo agoni që ka goditur shkollimin dhe kulturën, ka goditur ekonominë e familjeve dhe shtresën e mesme dhe ka rrëzuar fare në tokë të varfrit. Ka bërë që të mos ketë liri të individit, të dyshohen ato dhe frenohen apo kërcënohen si dikur Rama popullin e tij me blinda. Por dhe ka persekutuar demokracinë. Komandanti i Surrelit ka vetëm një gëzim për agoninë e fundit të sistemit të tij "pandemikrat". Ai ka gëzim që shqiptarët do të gjobiten dhe se policia që nuk ndalon vrasjet, drogën dhe krimin, do të ndalojë njerëzit pa maskë. Pra Kryesurreliani do gëzohet që policia do t’i ketë hajdutë dhe njerëzit normalë të gjithë me maska. Ky është dhe momenti për t’u gëzuar në “pandemikraci”. Ai sigurisht që e ka të vështirë të mbajë maskë, e urren atë dhe ka shembuj të mosbashkëjetesës së lumtur midis tij dhe maskës, por ai ka "urdhër" (më tepër serviloset vetë) nga jashtë dhe pastaj ka sërish për të përfituar nga urdhri "të gjithë me maska". Mirëpo nuk është vetëm në këtë gjë. Fatkeqësisht ka dhe PD-në e Bashës dhe mjekut reanimator Shehu, që kanë muaj që i luten apo i thonë: detyroje popullin të mbajë maska. Rama sëpaku për këtë gjë i dëgjoi. E kjo, sepse ai e di se ata janë "e djathta" e degraduar shqiptare me parime dhe gjëmime politike ultra bolshevike. Ai e di se ata e mbajnë në pushtet. Prandaj komandanti i Surrelit, nuk mërzitet fare dhe nuk shqetësohet fare për të ardhmen e tij politike. Po, sepse ai ka mbrojtje të sigurtë një lidership të tillë politik post komunist dhe anti vlerave liri e demokraci si PD e sotme dhe e djeshme. Prandaj dhe vazhdon sundimi e pasurimi i pamëshirshëm i klikave të Rilindjes dhe PD-së të cilat duke eliminuar LSI-në (e meriton) do të bëjnë dhe ndarjen e re ideologjike, politike "pandemikratike" dhe financiare të Shqipërisë. Për fat të keq, nuk janë vetëm këta. Janë dhe të dështuarit në Europë. Një establishment që pandeminë Covid 19-të e shfrytëzuan të prishin shoqërinë, ta degradojnë atë në shkollim, art, sport, kulturë, moral dhe biznes. Në këtë pikë Rama dhe Basha sëbashku me "Pandikratët e tjerë" janë "vrima e fundit e kavallit", por shfrytëzimin për të rrënuar dhe shtrembëruar ligjet e demokracinë e kanë bërë në mënyrë tragjike. Por është agonia që në fund do t’i shkatërrojë. Do të hanë veten. Sepse kanë frenuar kreativitetin, iniciativën e lirë, kanë frenuar projektet e njerëzve për mirëqenie dhe kanë shuar shpresën. Në të kundërtën i kanë varfëruar njerëzit, i kanë lënë pa punë sidomos duke iu rënë në qafë superstrukturës kulturore dhe shtresës së mesme duke imponuar "luftën e re të klasave" ndoshta më e sofistikuar se sa ajo e Enverit. Kanë bërë të vrasin veten njerëzit, kanë falimentuar biznesin e tyre, ju kanë dhënë arratinë të rinjve dhe kanë frikësuar shoqërinë deri në një pikë pa kthim, duke mos përballur problemin nga koka, por duke lustruar këpucët e pandemisë dhe vizatuar flutura mediatike si di të bëjë mirë - Kryekomandanti i Surrelit. Nuk është ndonjë gjë e madhe se mbahet për disa kohë një maskë dhe nuk është ky problemi real pikërisht ka as për mua dhe shumë si unë. Problemi është viktimizimi i një shoqërie që tashmë ka kuptuar se "maska" është vetëm mjeti që zgjat pa fund - pandemikracinë e klasës politike arrogante dhe mesjetare folklorike të pagdhendur në Shqipëri. Asaj më të korruptuarës në Europë. Pandemi-kracia tashmë ka vendosur lidershipin e saj dhe kam përshtypjen se në mandatin e tretë të PS-së do të zëvendësojë pa ndërruar menjëherë emrin Rilindje. Po miken më të mirë të një pjese të lidershipit politik në PD.