BREAKING NEWS

Foto/ RENEA aksion në Elbasan, në kërkim të Fejzullah e Florenc Çapjas

Foto/ RENEA aksion në Elbasan, në kërkim të Fejzullah e
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm: Dobësimi integral i Serbisë do të sjellë shpërbërjen e saj, kjo është koha e madhe e Shqipërisë, prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm: Dobësimi integral i
x
BREAKING NEWS

Tentoi të kalonte kufirin me automjetin e vjedhur të ministrit, policia jep detajet

Tentoi të kalonte kufirin me automjetin e vjedhur të ministrit,
x
BREAKING NEWS

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja sa do të shiten

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Vdes 33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

Vdes  33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej
x
BREAKING NEWS

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të zgjasë

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të
x

Opinion / Editorial

Maturia e politikës dhe durimi i elektoratit

Maturia e politikës dhe durimi i elektoratit

Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elek- toratit, e ata sigurisht i besojnë katërçipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Evropës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin, e më sjelljet dhe pasionet ekstreme shkaktojnë pasoja të pakthyeshme në jetën e njeriut. Njeriu, si qenie e tjetërsueshme në galaktikën e jetës, rritet dhe edukohet në mjedise të ndryshme në kalvarin e kohës. Eseistët, filologët dhe shkrimtarët kanë studiuar dhe arritur në konkluzione në sjelljet dhe pasionet ekstreme me pasoja të pakthyeshme në jetë. Sot,nga studimet e bëra, rezulton se po kalon një krizë disi të pariparueshme, e nëse shoqëria dhe mjedisi ku jetojmë nuk ndërhyjnë, brezi i ri percepton klauzolat e jetës së shthurur. Ndaj postulati i dhënë është domethënës dhe aktual, ndaj në veçanti politika duhet menduar dhe studiuar dhe gjetur zgjidhje këtij fenomeni që të mos përsëritet. Pra, aty ku shitet ideali dhe morali i tyre, aty qëndrojnë të krekosur në kolltukun e kryetarit dhe të këshilltarit.Në këtë periudhë kohore prej mëse një shekull shtet shqiptar, fatkeqësisht kombi ynë ka provuar disa sisteme shoqërore dhe politike. Sistemet politike, të cilat po i cekim më poshtë, jo çdo periudhë historike kanë sjellë prosperitet, por disa syresh edhe pasoja negative që ende sot rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të përvuajtur. Për t’u theksuar është fakti se liderët politikë shqiptarë përgjithësisht s’kanë pushuar së reshturi për demokraci dhe mirëqenie sociale. E mjerisht sovrani që meritonte shumë e më shumë, përfitoi skamje, varfëri, mjerim, injorancë dhe diktaturë nga më të egrat. E dhimbshme, por e vërtetë. Sovrani nuk kërkon që ne të hamë me lugë të florinjtë, siç shpreheshin në fillim-vitet nëntëdhjetë disa trutharë, që nga mungesa e përvojës në politikë mbetën të shpëlarë para tij, por të paktën të ruajmë disa vlera si komb dhe t’i zhvillojmë ato duke përqafuar vlerat e kohës, duke u ndarë përfundimisht nga ky tranzicion i dhimbshëm, duke marrë fund reformat institucionale, duke garantuar ato çka shkruan ligji themeltar i shtetit, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në Parlament e sa më shumë të ardhura për të varfrit, drejtësi për të gjithë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, krisma tritoli, kërcënime, përdhunime as keqpërdorime dhe bindjet politike të mos përdoren për interesa të ngushta vetjake siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom.Tashmë ka ardhur caku i shkoqitjes së problemeve të mbetura pezull prej kohësh, e më nuk duhet të na humbin shansi, por mesa duket shumë ftohtë qëndrojnë këto teza që cekëm më lart. Sot o kurrë duhet të kenë ndërmend fjalët e rilindasve të mëdhenj për Shqipërinë tonë, ndonëse durimi i popullit dhe maturia e politikës duhet të kenë një cak. Botë e ngatërruar, mistike, jo vetëm për të pazbuluarat e saj, por kryesisht për banorët e saj me ndërgjegje shoqërore. Politika, propaganda, programe, pushtete e alternativa të dyshimta.Tjetërsim i logjikave. Gënjeshtarët kanë frikë nga e vërteta. Të saktët kanë frikë nga gënjeshtra. Besnikët ju tremben të pabesëve, këta të fundit vegjetojnë në sajë të të parëve, ushqehen prej tyre, pastaj i tradhtojnë dhe kërkojnë besnikë të tjerë në radhët e të pabesëve, e kështu ciklet përsëriten. A nuk ka ndodhur që në betejat për jetë a vdekje, trimat e idealistët kanë rënë, frikacakët e ata pa ideale janë fshehur, pastaj pas qetësimit të situatës kanë rrahur gjoksin për trimëri e fitore?! Kush fitoi trimi apo frikacaku? Kush triumfoi besniku a besëshkelësi, mashtruesi a i drejti, i sakti a gënjeshtari? Në dekadat e fundit situata është rënduar, në vend që të lehtësohej. Imorali bën moral, hajduti flet për humanizëm, vrasësi predikon paqe, mëkatari hiqet si shpëtimtar e djalli si engjëll. Liderët syzgurdulluar me e për pushtet, i bëjnë karshillëk njëri-tjetrit e qytetarët e tyre i duartrokasin.