BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Mbani vesh e dëgjoni edhe juve që “nuk merrni vesh”!

Mbani vesh e dëgjoni edhe juve që “nuk merrni vesh”!

Të jetë vallë edhe qeveria si ne, të moshuarit por edhe të çdo moshe që na bëhet qejfi kur na thonë ndonjë fjalë të mirë, bile edhe atëherë kur nuk e meritojmë? Por, ama kur ndokush na kritikon edhe me të drejtë, nuk para na vjen mirë. Nejse... Ka disa ditë që u diskutua buxheti i shtetit për vitin 2022 dhe aty dëgjuam “hartime” të diktuara “nga lart”, nga mazhoranca dhe “diktime” të mbushura me zhgaravina nga opozitarët që më së shumti kërkonin të bënin sherr, sesa të argumentonin, pa bërë fjalë që të binin dakord me atë ç’ka ishte parashikuar për buxhetin e vitit 2022. E dëgjojmë fjalimin e mbajtur nga Zv/Kryeministri dhe të bën “me krahë” se si do të fluturojnë miliardat e milionat për vitin e ardhshëm, për pensionistët, për familjet në nevojë, për ata me përkrahje sociale, për të papunët, për indeksimin e pagave e pensioneve nga rritja e çmimeve, për kompensimin e energjisë elektrike, për digjitalizimin e plot e plot të tjera që duket sikur për mot, do të radhitemi krahas kolegëve europianë, jo me llafe, por me “vepra”, me xhepin plot! “Sihariqi” më i madh, është ai rritjes së pensioneve, i cili për vitin e ardhshëm, do të rritet në masën 5% dhe jo vetëm kaq. Dhe që të “kënaqeni” edhe më shumë ju pensionistë, ai do të rritet 5,1%. Kjo është një “fitore” e madhe që për të parën herë rriten kaq shumë pensionet që mbi 500 lek, do të rritet edhe 10-të më shumë! Ju pensionistë, ato ç’ka do ju teprojnë apo kur e shihni që “shporta” edhe mund të shqyhet nga artikujt e shumtë të konsumit, mos i ngjishni të gjitha aty, por i dorëzoni tek ata në nevojë apo edhe kur shikoni që u teprojnë nga shpenzimet për ushqim, për barna, për qiratë, për vizitat shëndetësore etj, mundësisht i dorëzoni ato sepse përsëri, për ju janë. “Fitoret” vazhdojnë edhe më tej. Janë 2.6 miliardë lek (ma ha mëndja që këto janë lek me të vjetrat, sepse me të rejat, qeverisë i duken pak), për indeksimin e pensioneve dhe 3.5 miliardë lek është paketa e fundvitit. Nuk ka rëndësi se një pensionist do të marri një pulë nga ato “të vajturat” dhe tre kg patate, e rëndësishme është që të gjitha këto së bashku përbëjnë 60 milionë dollar! Megjithatë, bëni si të bëni edhe një muaj e gjysmë sa të hyjë muaji janar dhe më pas do të vendosni “kapelën mbi sy”! A e kuptoni ju zotërinj, tha Zv/ Kryeministri, midis të tjerave ,dhe jo ta kuptojnë vetëm ekonomistët, se ç’do të thotë “balancë korrente” ? Po u a them unë, ajo është diferenca midis investimeve dhe deficitit. Dhe pozitivja, është që kjo balancë, është në favor të investimeve! Kjo është e “vërtetë”, mbasi investime, “bëhen” ngado në fabrika, uzina, hidrocentrale në rrugë, ujësjellësa, etj, dhe jo vetën në panairet e festave të byrekut, lakrorit misërnikut, kungullit, zahiresë së dimrit, etj. Midis shumë e shumë të tjerave, nga viti që vjen, fermerët do të “subvencionohen” për ç’do kg prodhim dhe nuk do të jetë si deri më sot. Në të gjitha vendet e rajonit tonë, shteti subvencionon, kurse ne, do të fillojmë nga viti që vjen sepse për këtë janë jo pak para, por 7.1 miliardë lek mbështetje vetëm nga buxheti i shtetit dhe në të njëjtën kohë fermerët do të zhdëmtohen për ç’do fatkeqësi natyrore dhe jo si deri më sot që nuk kanë marrë asnjë qindarkë në të kaluarën, si nga të djathtët edhe sot nga të majtët. Qindra tonelata mollë në Zonën e Korçës ju dëmtuan fermerëve nga koha e keqe e fillimit të muajit Tetor dhe të zuri e keqja, bëji “derman kokës’! A e ka siguruar kush pronën e tij? Askush, as pronën, as biznesin, as banesën. Asnjë kompani nuk e merr përsipër për vetë koston e madhe që kanë, prandaj, ju fermerë ose “bëni si të bëni si deri sot”, ose siguroni pronën dhe ti thoni natyrës kur dërgon ndonjë rrebesh, “Si ma ke qejfin”! Nuk e përballojnë dot kompensimin kompanitë e sigurimit, apo janë fantazma, kjo nuk dihet! Po vendet e rajonit si e kanë ? Ato, subvencionojnë për ç’do kg që prodhon fermeri 30 lekë me tonat (të vjetra), kurse ne mundet që të fillojmë nga viti i ardhshëm. Ta kenë vallë gabim ata fermerët e Lushnjës që protestojnë? Nuk kërkon “qorri” sy nga “paketa fiskale” me “lehtësira” që u jep shteti? E veçantë është që nuk janë vetëm fermerët e Lushnjës, por edhe agrobiznesi, edhe eksportuesit, edhe sindikatat e fermerëve. Të gjithë janë në hall, edhe fermerët që derdhin djersën kot, edhe konsumatorët që konsumojnë prodhime të cilësisë së fundit pavarësisht që cmimet kanë shkuar në stratosferë! Të presim e të shohim si do të bëjmë vitin e ardhshëm. Kultivuesve të mollëve në Zonën e Korçës, u kanë mbetur mollët “kapicë” nëpër magazina dhe nuk ua merr kush dhe kanë filluar të marrin “udhën e çaireve”, derisa të flaken në Lumë dhe jo vetëm që do të shkojë dëm i gjithë prodhimi, por do të “inatosin” edhe lumin Devoll i cili nga “inati”, që mollët i presin udhën, por edhe nuk ja ka qejf t’i shijojë “kërcen nga shtrati dhe dëmton dyfish fermerët që u përmbyt tokat! E përse të vinin fermerët në “festën e mollës” që u janë mërzitur aq shumë, të cilët edhe drufrutorët po i presin për t’i bërë dru zjarri për t’u ngrohur në dimër dhe më mirë, në festë, në vend të mollëve, sjellin kashtë! Kostoja e prodhimeve të fermerëve tanë është e lartë duke filluar qysh nga mbjellja, nga ujitja e deri tek vjelja. Edhe bimët, në kohë thatësire, vuajnë për pikën e ujit sikurse edhe qytetarët, pavarësisht që ujin, natyra “dorëlëshuar” meqë na mban me “hatër” e hedh me bollëk, përsëri ai është më i shtrenjtë nga qumështi, megjithëse numri i krerëve të bagëtive të imta e të trasha, nga viti në vit po vjen duke u ulur me shpejtësi paralelisht me qytetarët, me apo pa loto, duan të largohen një orë e më parë nga vendi. Thuhet që më e udhës do të ishte që prodhimet në kohën e thatësirës të ujiten me qumësht ! Po shëndetësia, arsimi, etj, çfarë perspektive kanë? Nuk janë pak por janë 111 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve!

“Bëra një analizë gjaku më thotë një koleg pensionist dhe ajo më kushtoi 61 mijë lek (me lekë të vjetra si qeveria) dhe 84 mijë lek mora ilaçet dhe iku pensioni i muajit. Meqë e njihja atë mjeken, ma uli çmimin me 100 lek! Ka edhe humanë në mjekësi! ”Po mirë të të bëhet, i them, pse nuk i bëni në lagje? Por nuk bëhen atje more mik, sepse unë nuk kam para të tepërta ! Hajde e ngryse muajin të kam “rixha” ! E, bëni si të bëni ju pensionistët edhe një muaj e gjysëm! Shëndetësia, është si Komisioni i Ekspertëve, të cilët kur rritet numri i infeksioneve, ul orën policore nga ora 21.00 në orën 20,00 dhe se çfarë bëhet me makinat, furgonët e autobusët që udhëtarët qëndrojnë njëri mbi tjetrin, kjo nuk ka rëndësi sepse virusi, nuk e arrin dot shpejtësinë e makinave! Po me të sëmurët kronikë, çfarë bëhet? Me këtë, nuk merret Komisioni i Ekspertëve! Edhe kontrollet që vijnë nga Ministria e Shëndëtsisë, të parën gjë kontrollojnë se si janë dhënë ilaçet që rimbursohen dhe menjëherë vendosin gjobën, por nuk vendosin ndonjëherë gjobë kur është bërë ndonjë “shkelje” që nuk është rimbursuar ndonjë ilaç që i takon një të sëmuri. Kontrollet nga lart, për mjekët, për biznesmenët, etj, të parën kanë gjobat, sikurse edhe policët.. Kanë të drejtë për këtë, përndryshe shteti nuk ka ku t’i gjejë milionat e miliardat që do të “mbushin” xhepat e hallexhinjve, të atyre që jetojnë me asistencë, të sëmurëve, etj. Për arsimin nuk kemi ç’të themi sepse këtë, më mirë se kushdo e dine mësuesit dhe pedagogët, por dimë që të gjithë kanë vetëm ankesa për gjitha, për orët shtesë sipas gjoja ankesave të prindërve për plotësimin e atyre orëve që fëmijët e tyre kanë mangësi nga e kaluara. ”Orën ta shfrytëzoni plot 45 minuta” u thotë një inspektor nga lart një mësueseje, të cilës do t’i duhet që më shumë se gjysmën e orës së mësimit duhet t’u tërheqë vëmendjen të “pabindurve” që gjithçka bëjnë në orën e mësimit, por vetëm mendjen në mësim nuk e kanë. Ka ankesa nga emisionet televizive për ca emisione si “Përputhen” apo “Big Brother”, por në fund të fundit këto, emisione janë dhe ç’është me keqja edhe nxënësit e cikleve të ulëta edhe ato të mesme e të larta, luajnë “përputhen” sapo dalin në orën e pushimit, në orët e mbasdites apo në orët e vona të natës. .Nuk po flasim për borxhin e lartë që kemi sepse Zv/Kryeministri, e shpjegoi që për ç’do 100 lek të marrë borxh kemi investuar 128 lek dhe kështu që mirë na bëjnë borxhet. Po me faturat e energjisë elektrike, të ujit, etj, si do të bëhet? Shumë ankesa ka për rritjen e taksave në pagesat e energjisë dhe ujit për muajin shtator dhe tetor krahasuar me muajt e mëparshëm, por këto janë për vitin 2021 sepse në vazhdim do vërshojë 4,9 miliardë lek për kompensim energjie elektrike dhe problemi “zgjidhet”! Eh sikur të ishin kaq të thjeshta problemet e ndërlikuara të shtetit! Një barrë e rëndë për buxhetin e shtetit është edhe digjitalizimi, sic janë dronët, satelitët dhe avionët! Dihet që shumë shqetësues është problemi i korrupsionit që nuk po na lë të ngremë kokë. Këtej e tutje, sapo të hyjnë në veprim satelitët, dronët e avionët, syri i të cilëve hyn edhe në “vrimë të gjilpërës” e jo më në xhepat e atyre që japin apo marrin ryshfet dhe menjëherë këta “digjitalë” do t’i denoncojnë dhe po t’ja mbajë le të dali ndonjë trim që të japi apo të marri ryshfet! “Hartimet” nuk kanë vetëm projekte në të ardhura por edhe japin shpresë edhe shprehin modesti. ”Janë 94 % e shërbimeve online. Ua shpjegoni edhe të tjerëve sepse asnjëherë nuk kemi lindur të ditur, dhe nuk do të vdesim më të diturit. Kjo është e sigurt! Lavdi Zotit që ja arritëm kësaj dite edhe për pak ditë e ta marrin vesh edhe ata që nuk marrin vesh! Nga viti i ardhshëm, do të ecim “krenarë” me duart lart, xhepat “plot” e kokën poshtë!