BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x

Opinion / Editorial

Mbështetës të njerëzve në nevojë dhe veprimtarë të edukimit financiar

Mbështetës të njerëzve në nevojë dhe

Mikrofinanca përfaqëson shërbimet financiare jo bankare (dhënie huash të vogla, mbledhje kursimesh për financim në grup dhe shpesh këshillim financiar pa pagesë, etj.). Në fillimet e veta, dekada më parë, mikrofinanca në Shqipëri u zhvillua si një model për zbutjen e varfërisë dhe dhënien e aksesit në financim për shtresat më pak të shërbyera nga sektori bankar, fermerët dhe bizneset e vogla, sidomos jashtë qyteteve të mëdha të vendit. Institucionet e mikrofinancës u krijuan, u zgjeruan dhe u konsoliduan si institucione  të kredidhënies dhe shoqëri kursim-krediti. Në 4 vitet e fundit, mikrofinanca u shndërrua në mekanizmin kryesor formal të financimit për familjet me të ardhura modeste, për ato me të ardhura të pakta dhe në kufijtë e varfërisë, si dhe për familjet që jetojnë poshtë kufirit të varfërisë. Këto shtresa përfaqësojnë edhe grupin më të brishtë të popullsisë, me nivelin më të lartë të informalitetit dhe rrezikut, rrjedhimisht më i ekspozuari ndaj krizave të papritura dhe që u godit më rëndë nga pandemia. Kjo goditje e fortë bëri që gjatë vitit 2020, huat e institucioneve të mikrokredive të pësonin rënie për herë të parë që nga viti 2015. Megjithatë, industria financiare e mikrofinancës (punëson 1,737 punonjës, ndër të cilët 832 këshilltarë financiarë) me 285 zyrat e saj të shpërndara në të gjithë vendin, arriti ta merrte veten shumë shpejt gjatë vitit 2021. Sipas të dhënave të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare,  vëllimi i kredisë së re u rrit me 91 përqind vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2020. Në totalin e kredisë se re për ekonominë në vitin 2021, mikrofinanca kontribuoi me 11 përqind, duke konfirmuar një rimëkëmbje të shpejtë të huadhënies. Janë disa arsyet për këtë rimëkëmbje në zhvillimin e mikrofinancës. Së pari, një pjesë e mirë e 285 zyrave të mikrofinancës janë në fshat dhe fermerët u besuan këtyre zyrave 85 përqind të parave të marra borxh nga sektori formal i ekonomisë. Së dyti, komunikimi i punonjësve të këtyre zyrave me njerëzit hallexhinj që drejtohen tek mikrofinanca është i hapur dhe pa kërkim të dokumenteve të shumta që ata të provojnë të ardhurat e tyre, duke u sjellë qytetarëve besim dhe shërbim të shpejtë për nevojën që kanë. Hua deri në 200 mijë lekë mund të marrësh nga zyrat e mikrofinancës brenda pak minutash, pas konfirmimit elektronik nga banka jonë qendrore që nuk ke histori problematike kredie në institucione të tjera financiare. Së treti dhe së katërti, nuk mund të flitet për vendimmarrje subjektive në kredidhënie dhe në shërbimet e mikrofinancës, ndërkohë që ato aplikojnë teknologji të përparuar për vlerësimin e rrezikut të kredisë nëpërmjet algoritmeve dhe pikëzimit në huatë konsumatore Fintech. Së pesti, mikrofinanca ofron mundësi të mira ristrukturimi të huasë që ke marrë, nëse je në vështirësi të përkohshme në aktivitetin tënd të biznesit të vogël ose në punësimin tënd, duke zgjatur kohën e pagesës së kësteve të mikrokredisë. Për huatë në sektorët e ekonomisë në vështirësi të madhe, mikrokreditë jepen, duke ofruar edhe një periudhë shlyerjeje të parë për vetëm interesat e huas dhe jo kapitalin (principalin) e saj. Së gjashti, në katër vitet e fundit, në mikrokredi po fiton gjithnjë e më shumë peshë segmenti i mikrokredisë konsumatore, i lidhur kryesisht me kreditë e shpejta të modelit fintech. Mbizotërimi i individëve me 52 përqind (mbi gjysmën) në totalin e kredisë së re të dhënë nga mikrofinanca pasqyron edhe zgjerimin e shpejtë të këtyre huave dhe drejtimin e tyre në këta muaj të nxehtë të verës, pasi çmimet e rritura ndjeshëm në destinacionet turistike edhe të Shqipërisë po nxisin shtimin e huave konsumatore për pushimet familjare në zonat tona turistike. Së shtati, kreditë me probleme (me vonesë mbi 90 ditë), vitin e kaluar pësuan një rënie të ndjeshme pranë nivelit 6.5 përqind, shumë afër huave bankare që raportuan një nivel 5.65 përqind të këtyre kredive.  Duke dhënë mjete financiare për shtresat me të ardhura të ulëta, shtresat në kufijtë të varfërisë dhe qytetarët që jetojnë në varfëri dhe varfëri ekstreme, institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotorë të luftës ndaj varfërisë, të zhvillimit ekonomiko-social dhe në nxitës të edukimit financiar të qytetarëve, fermerëve dhe sipërmarrësve. Me mbi 260 mijë huat e dhëna gjatë vitit 2021, Mikrofinanca ka nxitur krijimin dhe mbajtjen e afro 170 mijë vendeve të punës, ka mbështetur sipërmarrjet e drejtuara nga gratë dhe vajzat, si dhe përfshirjen financiare dhe përmirësimin e standardeve të jetesës për qytetarët  dhe familjet e tyre. Institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve.