
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Mbështetja ndërkombëtare e Lulizm Bashës tremb kastën e vjetër të politikës

Shkruar nga Gentian Gaba 13 Shtator 2023

Miliona euro janë harxhuar ndër vite për të goditur Lulzim Bashën, veçanërisht në dy vitet e fundit, sepse pas 9 shtatorit, me të mirat e të këqijat e tij, mori përsipër një betejë të pabarabartë kundër njerëzve më të pushtetshëm të tranzicionit. Balta e hedhur ndaj tij kishte vetëm një qëllim, mbajtjen e status quo-së, duke penguar, vetëm përkohësisht, një vullnet të administratës Amerikane për të luftuar korrupsionin dhe përmes sanksioneve, për të mundësuar atë që qytetarët dhe sistemi i drejtësisë nuk ka arritur dot gjithë këto vite: Një ndryshim të kastës së vjetër politike, atyre që kanë konsumuar dhe konsumojnë sot e kësaj dite më shumë pushtet politik dhe ekonomik se kushdo tjetër në Ballkan. Një ndryshim që mund të fillonte vetëm nëpërmjet reformimit të PD-së. Kur ky reformim i vonuar nisi për vullnet të Bashës, mori jetë edhe kundër-reforma, me emrin foltore, por sigurisht ishte më transversale në përbërje. U hapën thasët e korrupsionit të vjetër e të ri dhe çdo ditë e çdo natë, ekraneve e portaleve, derdhej vrer i financuar për të denigruar Bashën dhe për të sabotuar procesin e nisur nga ky i fundit. Momentalisht ia arritën, Basha dha dorëheqjen, por asgjë nuk ndryshoi, përkundrazi, gjërat u bën më keq, revolucioni mbeti rrugëve dhe në vend që të rriteshin kërkesat për ndryshim, u inflacionuan pazaret për mbijetesë nga ata që pas zjarrit të parë të përballjes, u vithisën nga frika e humbjes së karrigeve të tyre. E ja ku jemi sot, ndërsa një pjesë e deputetëve janë fshehur në pasigurinë e tyre dhe një pjesë tjetër ka nisur të riciklojë akuza të dala boje për të kamufluar piruetat e paparmita, Basha vijon me durim punën e tij, që sot merr një jehonë ndërkombëtare të shuguruar nga unanimiteti në votën e Këshillit të Europës. Një mbështetje dhe promovim i qartë për kreun e PD-së, që davarit tymin e zi të sponsorizuar për të zbehur lidershipin e tij. E megjithatë, e sotmja nuk është një fitore për Lulzim Bashën, ai ka ditur të mbajë goditjet e njëpasnjëshme dhe ka vazhduar në rrugën e tij, pasi barra e vërtetë e lidershipit është të marrësh vendime që momentalisht mund të perceptohen si jo popullore, duke sakrifikuar nga vetja e tij, siç edhe bëri në 21 mars të 2022-shit. Mbi të gjitha dita e sotme shënon disfatën e të gjithë atyre që për dy vite u bënë pjesë e makinerisë së baltës, e që këtë mbrëmje, nga Tirana, shohin Bashën në Këshillin e Europës, ku me siguri, teksa përfundon ditën e tij, këndon refrenin e këngës së Vasco Rossit, Eh già: “IO SONO ANCORA QUA!”
Më të lexuarat


Nëse thirrja bëhej nga një progresist, unë do isha i gjashtëqindmijë e njëshi idealist

Gjithmonë kam porositur se Kosova duhet të armatoset

2 tetori, fillimi i vitit të ri akademik dhe dështimi i politikave arsimore të qeverisë

Uzay Bulut, analiste apo atentatore politike?

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

3 Tetori gjerman dhe bashkimi Shqipëri – Kosovë

Greqia nuk mund të konsiderohet dado e Shqipërisë

Do shkojmë në Beograd dhe do e mundim Serbinë në mënyrë paqësore

Vizioni i shqiptarëve dhe paradoksi i demokracisë

SHBA dhe mbështetja për Kosovën
