BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Mbi kështjellën Shqipëri, kryekështjellar është ai, presidenti

Mbi kështjellën Shqipëri, kryekështjellar është

Kështjellat, ndryshe fortesat, janë nga shpikjet më të mëdha të strategëve ushtarakë, përmes të cilave sigurohej mbrojtja territoriale e vendit. Të tilla ka në gjithë botën. Shumë prej tyre dallojnë për madhështinë, arkitekturën, fortësinë, historitë e panumërta të memorizuara në legjenda dhe defterët e kronikanëve të kohës. Janë ndërtime nga lashtësia deri në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë. Siç dihet për kështjellat në kuptimin e qëndresës historike të shqiptarëve, shkrimtari ynë i shquar, Ismail Kadare, ka shkruar romanin e famshëm, “Kështjella”. Synimi? Lartësimi, jo thjesht i fortesave, bedenat, pikat e vrojtimit, vendrojet, frëngjitë, shigjetarët, harkëtarët, gjylehedhësit, vrojtuesit, parzmoret mbrojtëse të luftëtarëve, shpatat, sinjalet e komunikimit mes kështjellarëve. As mënyrat e furnizimet me ujë e ushqime, topa, barot, strategjitë e mbrojtjes e përballimit të sulmeve të hordhive që i rrethonin për vite të tëra dhe i gjuanin me gjyle që shkaktonin të çara të thella apo gërmimet për të arritur në themelet e bedenave, ndërprerjet e ujit të pijshëm, hendeqet, tunelet e nëndheshme, po për t`u lartësuar kultin e trimërinë e kështjellarëve dhe qëndresës së shqiptarëve ndër shekuj në luftrat me pushtuesit. Është e pamundur që në një krahinë, në pikat më nevralgjike, atje ku kalonin rrugët për t`u futur në thellësi apo kaluar në treva në brendësi të territorit, në kryqëzime a porta hyrëse, në lugina apo bregdet, të mos ketë katër, pesë, gjashtë e më shumë kështjella të cilat sot janë monumente kulture. Disa të plota e shumë, të rrënuara nga pesha e viteve. Secila, mbart histori dhe lavdi për betejat dhe heroizmin e kështjellarëve që kanë luftuar në mbrojtje të territoreve shqiptare. Më e famshmja, më e njohura, është kështjella e Krujës. E gjitha mbi shkëmb me shikim nga deti, andej nga vinin hordhitë e huaja. Po lavdinë, ia dha prijësi e shqiptarëve, Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Heroi ynë Kombëtar edhe pse i mbuluar me lavdi, kurrë nuk e përdori qëndresën e tij si prijës i shqiptarëve, nuk u mburr si kalorës i mbrojtjes së jetës, identitetit të kombit, përkundrazi deviza e tij ishte: “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta këtu midis jush” dhe “Të bashkuar jemi të pathyeshëm”. U la vendin e parë, atyre që bënin luftën, siguronin fitoret e qëndresën. Kurrë nuk u mburr para luftëtarëve, se ishte ai çelësi i suksesit, se vetëm prej tij sigurohej çdo fitore. Modestia, përkrah mençurisë dhe burrërisë, urtësia, shpirtit dhe zemra që rrihte për Arbërinë, ishin virtytet që i dhanë përmasa Babazoti. Ndaj u ngjit në piedestalin e lavdisë dhe populli e ka kryezot, dje, sot e mot. Po nëse historia flet për bëmat e kështjellarëve dhe kryekështjellarëve, komandantëve që bënë historinë dhe e shkruan gjithçka me gjak, sot posti kryekështjellar i individëve të zakonshëm që koha i ka privilegjuar të jenë në krye të pushtetit për tri dekada, të diktojnë frymën e tyre në gjithçka që ndodh në vendin tonë, është një fryrje e pamerituar, krahasim i çaluar, një teprim flagrant dhe sforcim për t`u dukur të ngjashëm me burrat e mëdhenj. Krekosen edhe pse para qëndresës së kështjellarëve në histori tonë shumëshekullore, janë imitim grotesk. Tipiku në kohën që jetojmë, është presidenti ynë, Shkëlqesia e Tij, Zoti, Ilir Meta. Kryekështjellar në kohë moderne. Në krye të Presidencës, kështjella numër një që zotëron dhe gjithë kështjellat e tjera që synon a që ka humbur, si të drejtësisë, a emërimit të gjyqtarëve. Nuk e dimë pse është kaq i dashuruar me kryekështjellarët e kohëve të shkuara dhe e barazon veten me ta. Atje në kështjellën Presidencë, mbrojtës i Kushtetutës, garanti i zbatimit të saj, në frymë e në gërmë, mbrojtës i shqiptarëve nga sulmet e pandershme e të pandalshme të politikanëve, arrogantëve, siç i emërton, reshtuar në taborët e mazhorancës që, duan tinëzisht t`i kullufitin Kushtetutën, t`i marrin kompetencat, ta imponojnë, sugjestionojnë, me dredhi, hile, pabesi. Kryekështjellari ynë, qëndron në frëngji dhe vrojton i pagjumë për të mos ia cënuar kështjellën me hile a dhunë. Presidenti qëndron sy zgjuar. Është i shqetësuar, siç e deklaron, sa herë na flet nga ekranet e televizioneve. Paralajmëron për atë që duan t`i bëjnë disa Hamzanj, Kushtetutës, reformave të mëdha. Ishte kjo arsyeja që e detyruan të betohej se nuk do lëvizi asnjë milimetër nga ajo që përcakton ligji themeltar i shtetit. Shumë bukur! Kjo është vlerë! Edhe me reformën zgjedhore, po kështu. Edhe datën e zgjedhjeve për të votuar cili të dojë. Pa konsensus të partive. Vetëm reforma nëse nuk miratohet pa dakordësi nuk do ta dekretojë. Çudi! Çfarë standardi! Nuk do tërhiqet nga presionet e atyre që duan të veprojnë në kokë të vet, të ecin kundër rrymës, të ndalin progresin, të minojnë zhvillimin. Askujt nuk do t`i ndriçojë dielli për të zbatuar politika personale. Do nxirren jashtë sistemit gllabëruesit e pushteteve, rrëmbyesit e kompetencave. Presidenti deklaroi me zërin plot dhe ne e besojmë, se kurrë nuk do lejojë politikanët, të brendshëm, ata që sulmojnë dhe u vijnë rrotull mureve të kështjellës presidenciale, korpusit të ligjeve, parasë publike, popullit në kërkim të gërmimit të themeleve të kalasë për t`i hequr gurët e themeleve. Sa real është vallë rreziku dhe cilët na sfidojnë? Presidenti është i informuar. I di të gjitha! Ndaj u betua për të ruajtur dhe mbrojtur nga lakmitë kryeministrore, nga ai shteti tjetër paralel, individëve problematikë, grabitqarëve politikë, deputetëve, llumi i shoqërisë që duan ta pushtojnë të vetmen kështjellë qëndrestare të pastër fare, shkëmb graniti në brigjet shqiptare. Po kështjella, ka zot e kryezot. Presidenti qëndron në bedenat e kështjellës, ku sulmet janë të gjithanshme. Ata që duan pushtet të pamerituar, cënim flagrant të ligjeve, bëjnë politika personale në kurriz të demokracisë, të brendshëm, të huajt, cilëtdo qofshin, sikur të gjithë të bashkohen në një trup të vetëm, ambasadorë nga çdo cep i globit, Ai, kryekështjellari do qëndrojë fort si shkëmb mali. Nuk do tërhiqet ndaj çdo sulmi nga do që të vijë. Kush e kërcënon kryekështjellën tonë dhe cili e rrezikon kryekështjallarin, pasi kështjella nuk është e minimizuar në disa metër katror në qendër të Tiranës? Brenda saj është çdo shkëmb e gur, plis e mal, kodër e fushë nga Konispoli në Vermosh? Cilët janë ata bukëshkalë që e kanë lënë presidentin Meta të pagjumë në vendroje, në kështjellë në mbrojtje të Kushtetutës që kërkojnë ta shqyejnë lakmitarët? Po a nuk ka Shqipëria aq kështjellarë që ta ruajnë e mbrojnë kështjellën tonë? Ku janë intelektualët, krijuesit, ushtarkët, burrat e gratë, të rinjtë e të rejat për t`i dalë zot kështjellës krah Presidencës dhe të mos ia lënë tërë këtë barrë një njeriu të vetëm? A kanë vdekur të gjithë Ulqinakët, Vasil Laçët, Vojo Kushët, Mic Sokolët shqiptarë që ta lanë kështjellën ta marrin zvarrë? Po ju shqiptarë mos kini frikë, sa në krye të çdo kështjelle në Shqipëri, do jetë kryekështjellar vetë presidenti, së paku deri në vitin njëzetë e dy.