BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur (EMRI+FOTO)

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur (EMRI+FOTO)
x

Opinion / Editorial

Mbi të gjithë distancimet vlen ai me politikat korruptive kundër demokracisë!

Mbi të gjithë distancimet vlen ai me politikat korruptive kundër

Koha e marrëzisë dhe koronavirusit si kult i një përballje jo vetëm të përbotshme, por dhe të përveçme, po vjen në fundin e saj. Tashmë janë qartësuar një pjesë e madhe e njerëzve se jo vetëm humbjet në jetë njerëzore si gjithmonë bëjnë epidemitë dhe pandemitë, por dhe zbatimi i shumë prej masave të cilat luajtën dhe vazhdojnë për fat të keq të luajnë me liritë njerëzore, demokracinë dhe sidomos me ekonominë po bëjnë një të keqe të madhe. Atë të keqe të shkatërrimit të një socialiteti që në bazë ka teorinë dhe praktikën "distancimin social" në vend të "distancës fizike" që në vetë konceptin epidemi, duhet të kemi realisht dhe domosdoshmërisht sëpaku deri në zbutjen dhe uljen e saj. Shpikën "distancimin social" sepse duhej të përpunohej dhe zbatohej emergjenca, e cila pastaj ka dhe përfitimin politik e atë korruptiv pas. Futën shoqërinë në ligje shumë të ashpra dhe diskutueshme kushtetueshmërisht me data dhe nene për të bërë pikërisht shkatërrimin social psikologjikisht dhe financiarisht. Për të pasur në dorë fatin e shoqërisë dhe urdhëruar atë si në diktaturë - mbi bazën e frikës dhe frikësimit kolektiv (armiku i padukshëm dhe jemi në luftë) në mënyrë të qartë anti kushtetuese. E gjitha kjo me "arsyen" e mos përballjes në spitale dhe institucione të pandemisë. Po pra sepse "nuk përballohet dot (a thua se fajin e kishte shoqëria që këta nuk kanë kushte spitalore në pandemi) dhe se pastaj do të bëhet nami. Krijuan strategji tmerri psikologjik (sidomos në Shqipëri) në mbyllje apo lockdown absurd fëmijësh dhe rinie pa fund. Sigurisht tmerrues frikësimi nga mediat e përdorura dhe nga sejmenë të task forcave dhe komiteteve të teknikës politike në mjekësi. Duke marrë përsipër të "shpëtojnë popullin" me anën e thyerjes së demokracisë dhe përdorimit të gjobave, frikës, blindave dhe akoma më keq, shpikjeve me leje politike nga institucione qeveritare që nuk kanë të bëjnë me demokracinë dhe njeriun e lirë në demokraci, i cili sigurisht do t’i bindet një ligji, i cili del nga e drejta dhe kujdesi mos thyerjes së demokracisë, por jo nga anulimi i lëvizjes, fjalës dhe lirisë! Tani kanë krijuar hapjet me radha me 20 veta, që nuk mbarojnë kurrë, me radha në banka dhe kompani celularësh, me radha në spitale dhe ambulanca në mënyrë drastike dhe që bëjnë akoma më keq në përhapje sëmundjeje se sa po ti lesh njerëzit të lirë dhe jo me leje dy orëshe që nuk përballin dot fluksin dhe radhët me plot firma burokratike deri në krijim të zemërimit popullor. Sepse kështu i studiojnë dhe lirimet e njerëzve me shpikje perfide, të cilat duhet të imponojnë lodhje, zhurmë, rrëmujë dhe marrëzi urbane dhe kjo bëhet me qëllim. Po propagandojnë çdo ditë rikthimin dhe rifutjen në mbyllje të plotë. Kjo në vazhdim të frikësimit popullor dhe po propagandojnë se "vetëm Rakacolli dhe Manastirliu" e sigurisht mbas tyre Rama, kanë shpëtuar popullin shqiptar nga “vdekja e masive” që "nuk do kishte vend për varre"! Patjetër luajnë me një masë njerëzish me predispozitë për t’i besuar të tilla farsave politike! Kanë mbjellë pasiguri ekonomike dhe nuk duan t’ia dinë për një pjesë të jashtëzakonshme informale të shoqërisë (të cilën e kanë stimuluar dhe lejuar vetë njësoj si pushteti dikurshëm para tyre) që nuk ka me sa ushqehet dhe nuk ka fare të ardhura. Atë pjesë shoqërie që nuk kanë dashur kurrë ta marrin seriozisht dhe sinqerisht, por vetëm e kanë mashtruar. Kanë mbjellë thyerjen e urdhërit si dikur, sepse njerëzit nuk duan t’ia dinë për "e-Albania" si në rrugë e lokale, por dhe spitale e distanca, apo dhe dalje thjesht jashtë shtëpie! Po sigurisht, sepse e kuptojnë se nuk është halli te "lockdown" për ata sipër, por te manovrimet ekonomike dhe strategjike politike të shtetit "demokraturë pandemike" që Rama po tenton dhe ka arritur deri tani të ndërtojë. Shteti për vete që nuk ka ligje të zbatueshëm dhe vetëm urdhëra të detyrueshëm akoma më keq se sa në kohë të Enverit ose shefit të madh të partisë trashëgimtare (njëra prej shumë të tjerave në Shqipëri) që Rama sot drejton. Kanë krijuar një shtet paralel me veten i cili merret me "korrupsion pandemie" (shtab drejtimi pandemik) dhe në funksion të një klike që shfrytëzon pandeminë dhe shkurtimin drastik të demokracisë për të përfituar. Akuzat janë kudo në shtyp, media dhe ndër njerëz, por që si përgjigje marrin arrogancën pandemike të kryeministrit dhe klikës së tij në kohë pandemie. Po patjetër dhe pa ndonjë opozitë të qartë dhe të dukshme. Duke reaguar vetëm individët të cilët pastaj arrestohen dhe gjobiten e po përgatitet dhe burgosja e shumë prej tyre në bazë të ligjeve të reja të aleancës "Rama Meta" aprovuar në ngushtim të demokracisë në kohë pandemie. As që ju bën përshtypje Këshilli Europës dhe institucione të tjera duke filluar nga OKB që janë të shqetësuar për demokracinë dhe ngushtimin drastik të saj në shtete të ndryshëm! Në këtë kohë vlen distancimi politik nga "tender pandemia" e qeverisë dhe nga "opozitë lëpirja", e cila ka lejuar në një bashkëpunim tragjik, të thyhet demokracia. Shoqëria nuk ka nevojë sot nga distanca me veten! Po pra "distancimi social" - ajo ka nevojë të distancohet përfundimisht nga korrupsioni pandemik i politikës në Tiranë dhe pastaj deri në rrethe. Ka nevojë të distancohet nga politika korruptive që ka grabitjen dhe pasurimin padrejtësisht në bazë të veprimeve të saj. Shoqëria ka nevojë të distancohet dhe nga media shërbëtore si ajo që mbron pushtetin dhe ajo që lëpin opozitën që është pushtet i korruptuar dhe padyshim shërbëtor që nuk do të bëjë qëllimisht alternativën sepse i mjafton vetëm pushteti dhe fitimi! Daljet mediatike të sotme te mediat demek anti qeveri me KM-në tonë kur vetë mediat janë prodhim i ish-qeverive korruptuese dhe shpesh herë kriminale përbëjnë aleancën mediatike të një elitokracie që nuk lëshon pushtete dhe nuk ka për të lëshuar asnjëherë qeverisjen e korruptuar. Janë bashkëpunime dhe përkëdhelje të jashtëzakonshme në kohë kur liritë qytetare dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri janë afër kohës së Enver Hoxhës. Kur dhe media është kthyer pothuaj e gjitha në një shëmbëlltyre e dikurshme e mungesës së demokracisë. Ku shumë pak pjesë të saj mbajnë qëndrim dhe janë të lira dhe kur po synohet sërish mbyllja e saj jo vetëm si liri e garantuar, por dhe si veprim ligjor. E fundit është dhe postimi i ambasadores së USA, e cila bashkohet me thirrjen e zonjës Presidente të KE! Në një postim të zonjës Ursula von der Leyen dhe fjalën e zonjës Kim thuhet: sikurse Von der Leyen apelon qeverinë për përmbushjen e kushteve.“Shprehje e shkëlqyer e solidaritetit me Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për reformat e nevojshme për t'iu bashkuar Bashkimit Europian”- shkruan ambasadorja Yuri Kim. Kurse postimi i Von Der Leyen: “Nuk ka dyshim që Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave”. Në fakt reformat janë ndalur dhe po rrezikojnë sërish devijimin apo bllokimin me qëllim të keq. Ajo në drejtësi dhe ajo e zgjedhjeve janë në stop moment dhe shumë të paragjykuara publikisht. Sundimi i ligjit është kthyer te zbatimi urdhërit në mënyrë të qartë fejsbukist. Lufta kundër korrupsionit është në zero moment, sepse askush nuk po ndalet dhe të thotë - mjaft më ligjërisht! Garantimi i lirisë së mediave ka ligjin, i cili do të aprovohet nga socialistët dhe lëpirësit e tyre në Kuvend dhe me pranimin fshehurazi të opozitës shqiptare. Çfarë ka të mirë në këtë moment? E vetmja e mirë është fillim i distancimit politik dhe shoqëror nga politika korruptive, degraduese e demokracisë dhe lirisë nga elitokracia politike e Tiranës dhe bishtave të tyre nëpër Shqipëri.