Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mbi zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit!

Postuar: 18/09/2018 - 07:19

Ndryshe nga trajtimet e mëparshme, jo të pakta, në lidhje me zbatimin e ligjit, ku është shkruar për zbatimin e njërës pjesë të këtij ligji, që ka të bëjë me përdorimin nga të miturit, këtë herë me shumë shqetësim dua të trajtoj atë pjesë të ligjit që flet për ndalimin e reklamës së produkteve të alkoolit.Ky ligj ka si qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore nga konsumi i alkoolit, nëpërmjet përdorimit të pijeve alkoolike nga të mitur.Siç e dimë, ligji nr. 9518, për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit, në fuqi prej muajit Maj 2006, ndalon reklamën e produkteve të alkoolit në çdo lloj forme në të cilën mund të shfaqet. Për të kuptuar më saktë përmbajtjen e parashikimeve të këtij ligji në lidhje me ndalimin e reklamës së produkteve të alkoolit më poshtë po paraqes Nenin 3 dhe Nenin 9 të ligjit në fjalë:

Neni 3
Reklama e pijeve alkoolike,

Konsiderohet reklamë e pijeve alkoolike çdo formë komunikimi, udhëzimi apo veprimi tregtar i ngjashëm me to dhe që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo ndikon në nxitjen e përdorimit të alkoolit.

Neni 4

Ndalime për përdorimin e alkoolit

Ndalohet shitja ose ofrimi falas i pijeve alkoolike të miturve apo konsumimi i tyre në vende publike nga të miturit. Në kuptimin e këtij ligji, vendi publik përfshin çdo njësi tregtare, bar, restorant ose klub nate.

Neni 7, pika 3

Subjektet që tregtojnë pije alkoolike janë të detyruar të vendosin në hyrje të lokaleve tabela treguese me shënimin “Ndalohet shitja e alkoolit personave nën 18 vjeç”.

Neni 10

Reklamat e pijeve alkoolike

1. Ndalohet çdo formë reklame e pijeve alkoolike që u drejtohet të miturve.

2. Ndalohet çdo reklamë e pijeve alkoolike në sallat e kinemave apo teatrove gjatë shfaqjes për të mitur.

Neni 11, pika 5

Reklamimi drejtpërdrejt ose tërthorazi i pijeve alkoolike drejtuar të miturve në të gjitha mjediset e tjera, përjashtuar ato arsimore, si rrugë, parqe etj, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë.

Neni 13

Radiotelevizionet, mediat e shkruara publike ose private, si edhe agjencitë publicitare, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miratojnë rregulla për përmbajtjen e mesazheve publicitare që kanë të bëjnë me pijet alkoolike.

Ndalohen reklama dhe promovimi i pijeve alkoolike. Ngarkohet inspektorati shtetëror shëndetësor dhe policia bashkiake për zbatim.

Shtysa për këtë shkrim vjen nga një fenomen që prej disa muajsh ka filluar të vërehet gjithnjë e më shumë në Tiranë. Në Tiranë, në sheshin “Skënderbej” janë vendosur kioska të reja në të cilat, përveç produkteve të ndryshme tregtohen dhe pije alkoolike dhe janë vendosur billbordera me reklama, që promovojnë pije alkoolike dhe për më tepër, po në këtë shesh publik janë dhe lodrat për të argëtuar fëmijët. Ajo që tërheq vëmendjen për keq në lidhje me tregtimin dhe reklamat e pijeve alkoolike në këto kioska të reja është fakti se me dashje ose pa dashje [nga padijenia] pijet alkoolike janë vendosur në mënyrë të tillë që u bën reklamë këtyre produkteve që shiten në kioskë.
Po t'i referohemi parashikimeve ligjore të mësipërm, Nenit 3, 4, neni 7 pika 3 dhe nenet 10 dhe 13, si dhe Nenit 11 pika 5 është e qartë se fenomeni siç paraqitet në fotografi përbën reklamë të pijeve alkoolike, pra është një formë komunikimi, rekomandimi ose veprimi tregtar, që ndikon në promovimin e këtij produkti ose në nxitjen e përdorimit të alkoolit për të miturit, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.
Siç përmenda dhe më lart, ndoshta e tërë kjo dukuri mund të ketë ndodhur për shkak të padijenisë së bizneseve, apo agjencive publicitare dhe i bëj thirrje që vullnetarisht ta ndërpresin këtë lloj veprimtarie që është në kundërshtim më ligjin. Në të njëjtën kohë e kam të vështirë të besoj që institucionet ligjzbatuese kanë të njëjtën padijeni në lidhje me zbatimin e kësaj pjese të ligjit si bizneset; nëse është e vërtetë, atëherë edhe atyre i bëj thirrje që të ndihmojnë pronarët e kompanive ta kuptojnë më mirë zbatimin e kësaj pjese të ligjit. Gjithashtu, e kam po aq të vështirë të besoj se edhe distributorët apo importuesit e pijeve alkoolike vuajnë nga e njëjta padijeni në lidhje me zbatimin e kësaj pjese të ligjit. Kjo është një nga mënyrat sesi të keqedukohen fëmijët tanë.

Uroj që ky shkrim të vetëdijësojë palët e përfshira në këtë dukuri për t'i dhënë fund shkeljes së kësaj pjese të ligjit si dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për nevojën urgjente për të bërë ndryshime ligjore në përmirësim të këtij ligji.

Nga Roland SHUPERKA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/12/2018 - 07:22

U nisën në dhjetor 1990, 28 vite më parë protestat e famshme të rinisë studentore, të cilat ashtu të pafajshme dhe të sinqerta siç ishin, realizuan ëndrrën gjysmë shekullore të ndryshimit të sistemit diktatorial në nj

Postuar: 15/12/2018 - 07:20

 

Postuar: 15/12/2018 - 07:19

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mbetet shumë origjinale në përpjekjet për menaxhimin e prote

Postuar: 15/12/2018 - 07:13

Mos kujtoni se ka lidhje me filmin “Ballë për ballë”, ku u përplasën dy shtete.

Postuar: 14/12/2018 - 17:44

Nëse jeni duke pyetur veten se si mund të humbisni peshë në 7 ditë, e dini se tashmë është e mund

Postuar: 14/12/2018 - 07:09

Është një çudi, pse lëvizja e studentëve ka tërhequr aq shumë vëmendjen? Aq shumë komente.

Postuar: 14/12/2018 - 07:07

Një tjetër ciklon i afrohet uraganit të protestave të studentëve...