BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Mbishkrimi i Sonjës së Epërme

Mbishkrimi i Sonjës së Epërme

Në fshatin Sonja e Epërme (Gorno Sonje), rreth 4 km, në jugperëndim të Shkupit u zbulua një stelë e vendosur në një çezmë të braktisur, nga Nikola Vuliq i cili e publikoi (të shoqëruar me foto) në vitin 1931. Në vitet në vazhdim Borka Dragojevi?-Josifovska bëri zbulimin e plotë të shkrimit (pjesa që ka shpëtuar nga dëmtimi).

Mbishkrimi i pllakës është:

P O S Í S M E S

T Y L V F · F L ·

D E L V S M V

C A T I · F · D O M

A L B A N O P ·

I P S A D E L V S

Shtojmë që dhe Borka në këtë formë e ka publikuar shkrimin, në vitin 1982.Sqarojmë që grafema “i” është me theks (kapuç) nga sipër, që tregon se theksi bie mbi të.

Këtë shkrim studiuesja Borka, duke ndarë fjalët e ka plotësuar:

“POSIS MESTYLU F[ILIUS] FL[AVIA] DELVS MVCATI F[ILIA] DOM[O] ALBANOP[OLI] IPSA DELVS”. Me rreshtin e fundit “I P S A D E L V S” nuk do të merremisepse është pjesë e kuptimit të rreshtave që mungojnë. Përveç grafemave kemi dhe 5 pika (flasim për pika të vendosura në mesin e nivelit vertikal të grafemës; pra jo në nivelin fundor të saj).

Duhet të sqarojmë që pikat (e vendosura në mesin e nivelit vertikal të grafemës) në shkrimin e stelës nuk kanë atë domethënie që kanë sot.

Pika (në mes të nivelit vertikal të grafemave) tregon që grafema para saj është akronim(ajo fjalë ka të shkruar vetëm shkronjën e parë e fjalës). Pra është vendosur vetëm gradema e parë e fjalës, dhe pika presupozon gjitha grafemat e munguara. Normalisht që pas shkurtimit (pikës) vjen dhe mbarimi i fjalës, për të filluar fjala tjetër (pra kuptojmë që kemi hapësirë mes fjalëve).

Konkretisht:

1. Pika e parë (mes grafemave F F) do të thotë që grafema F para saj tregon që ajo “ka kuptimin e një fjale të shkurtuar” (që studiuesit e kanë konsideruar “F[ILIUS]”).

2. Pika e dytë (mes grafemave L dhe D) tregon që FL (para saj) është shkurtim i një fjale (që studiuesit e kanë konsideruar “FL[AVIA]”). Këtu duhet të sqarojmë që shkruesi i stelës për fjalën “FL[AVIA]” nuk ka shkruar vetëm grafemën e parë F, sepse do vinin dy grafema të njëjta (pas njëra tjetrës), ku njëra tregonte “F[ILIUS]” (bijë), dhe tjetra “FL[AVIA]” (emër njeriu), ndaj ai gjeti pikërisht këtë zgjidhje; pra grafemës F (të dytë) i shtoi dhe grafemën L (FL·).

3. Pikën e tretë (mes grafemave I dhe F) studiuesit nuk e kanë përfillur. Në fakt kanë tentuar t’i japin një shpjegim që është “më e vogël, në formë trekëndëshi etj”. Ky veprim nuk më duket i saktë. Nisur nga rregulli i dy të tjerave para saj, kjo pikë tregon që grafema I (para saj) është shkurtim i një fjale. Mendoj që kjo grafemë duhet plotësuar I[LUSTRI] (fisnik, bujar, i shquar, i përmendur, i përndritur etj).

4. Pika e katërt (mes grafemave F dhe D) tregon që F (para saj) është shkurtim i një fjale (që studiuesit e kanë konsideruar “F[ILIA]”).

5. Pikën e pestë (mes grafemave P dhe I) studiuesit nuk e kanë trajtuar saktë. Nisur nga rregulli i të tjerave më lart, kjo pikë tregon që grafema P (para saj) është shkurtim i një fjale. Pra fjala “Albanop” që studiuesit e kanë plotësuar ALBANOPOLI, në fakt duhet ndarë, sepse aty logjikshëm kemi dy fjalë. Fjala e parë është e plotë, “ALBANO”. Ndërsa grafema P (para pikës) tregon që ajo tregon një fjalë të shkurtuar, P[OLI]. Gjithashtu duhet të sqarojmë që fjala DOM (DOM[O]) ka mbetur jo e plotë nga mungesa e vendit, dhe meqenëse në të mungon vetëm një grafemë shkruesi e ka anashkaluar çështjen e saj, duke mos e shkruar grafemën O në rreshtin tjetër. Madje, po për mungesë vendi grafemën O (të parën), e ka dubluar në harkun e grafemës D; e cila dhe mund të japë idenë e dy O-ve. Kështu materiali i plotësuar do ishte: “POSIS MESTYLU F[ILIUS] FL[AVIA] DELUS MUCAT I[LUSTRI] F[ILIA] DOM[O] ALBANO P[OLI]”.

Shkrimi pa ngarkesat rënduese do ishte: Posis Mestylu filius Flavia Delus Mucat ilustri filia domo Albano poli. E cila do përkthehej në shqip: “Posis Mestylu i biri i Flavia Delus e bija e fisnikut Mucat prej qytetit Alban”. Normalisht këta fjalë kërkojnë shenjat e pikësimit (presjet), gjë që paraqet mjaft vështirësi. Nisur nga shenjat e pikësimit që specialistët i kanë vënë në përkthimin në anglisht (sipas variantit të Borka-s), do t’i vendosnim dhe ne, në këtë mënyrë: “Posis Mestylu, i biri i Flavia Delusë, e bija e fisnikut Mucat, prej qytetit Alban”. Kjo shpreh dhe atë që shkruan Hahn (për qytetin e albanëve që tregon Ptolemeu) se emërtimi është ?λβαν?ς π?λις (Albanos Polis), “qyteti Alban” (pra është shkrim i ndarë në dy fjalë). {Reise durch die Gebiete des Drin und Wardar, f. 13} Ajo që na intereson ne, dhe që është e sigurt, është shprehja “DOMO ALBANOPOLI” që do të thotë “prej qytetit Alban”, “që është nga qyteti Alban”, etj.

Qyteti Alban, nga vjen emri jonë kombëtar ishte në rrënojat e sotme të kalasë së Qytet (në Valikardhë), në anën lindore të luginës së Bulqizës, studim i botuar në shtypin ditor më 29 tetor 2022.