Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mbrojtësit dhe sponosorizuesit e vërtetë të Ramës në Shkodër!

Postuar: 22/06/2019 - 07:12

Para dy ditësh, nëqoftëse, shkodranët, Shkodra në përgjithësi, qytetari shkodran në veçanti do të ishte bashkuar me PD-në e katandisur dhe kryetarin e saj aktual, por dhe me kryetaren e Bashkisë dhe atë të Këshillit Bashkiak, me deputetët e Shkodrës mbetur rrugëve - Edi Rama nuk do të mund të bënte mitingun dhe nuk do të kishte ardhur në Shkodër! Jo, se nuk i takonte të vinte, as se mund të kishte frikë, por se ndoshta do të mund të kuptonte për një çast të vetëm ndërgjegje politike (e dyshueshme te ati) se: megjithëse ju ndërtova stadiumin, megjithëse ju bëra rrugën e Velipojës (përgjysmë akoma me shumë probleme) megjithëse ju shtrova rrugën e Muriqanit, megjithëse ju shtrova rrugën e Rrencit deri në Mjedë, megjithëse po ju rregulloj Shirokën, këta nuk më duan! Ose më mirë do të kuptonte se ka gjashtë vite, që ju katapulton shkodranëve "drejtorë dhe drejtoresha" levendë, jo qytetarë, njerëz "no name no face" që turpërojnë dhe socialistët dhe të majtën shkodrane, që i pëlqejnë ndonjë tarambulli të Rilindjes në Tiranë ose ndonjë të forti me pare po në Tiranë e me origjinë nga malësia, drejtorë hipoteke që kanë bërë krime dhe turpe ndaj shkodranëve, kryetarë partie socialiste në Shkodër pa peshë, pa kontribute, pa rekorde, që ka pranuar tju katapultojë qytetarëve shkodranë njerëz me fuqi të mëdha financiare të dyshimta dhe me inate si ndaj qytetarëve dhe besimeve të ndryshme të tyre, njerëz që nuk duan Shkodrën dhe historinë e saj, njerëz të hurit dhe litarit që dëmtojnë si Shkodrën dhe kohezionin shoqëror të saj! Po po, pikërisht të tilla gjëra i ka bërë Edi Rama dhe Rilindja e tij në Shkodër, por ai ka një mbrojtje fantastike, të "besueshme" dhe deri në fantazmagori si sponsorizuese të tij që është sot PD-ja e Shkodrës, dhe Bashkia e saj!

Qytetari shkodran do të rrinte në kafe, në plazh dhe në shtëpi, kur Kryetari PD, deputetët dhe Kryetarja e Bashkisë me 100 veta, po jepnin shfaqen më anti shkodrane në historinë e demokracisë! Qytetari shkodran mund të kishte mbushur kaq shumë rrugët (se sheshe nuk ka Shkodra) në Shkodër ndoshta me 20.000 - 30.000 veta, ku pastaj Rama nuk do të kishte realisht vend të deklamonte ato që praktikisht tha! Por jo, askush nuk e ndoqi në masë - Voltanën! E jo si kishin frikë policinë, as gazin lotsjellës, as Ramën pse është i gjatë! Ky lloj qytetari nuk ka asnjëherë frikë! Por ai nuk do dhe nuk beson më te PD dhe te administrimi i saj, nuk beson më dot te një alternativë kaq e shëmtuar dhe e degraduar e cila i bën "sponsorizim" dhe Edi Ramës! Kjo lloj "çete" e PD-së në Shkodër, është promovuesja dhe mbrojtësja më e madhe dhe më e mirë e Ramës!

Pse nuk i luajti të ndenjurat qytetari shkodran për t’iu bashkuar Voltanës, bashkisë dhe partisë së saj?!

E para- qytetari shkodran nuk mund të ketë pasion "me gjujt me molotov" si fillim!? Nuk mund të bashkohet me injorantë dhe lumpen proletariat i humbur mendjeje, që djegin shkolla dhe me arsyen se "mbrojnë dekret" të Metës!

E dyta- nuk mund të pranojnë të bëjnë "revolucion" me arsyen e presidentit Meta dikur kreu i LSI-së që nxori nga puna me shumicë si demokratë dhe socialistë në Shkodër!

E treta - nuk bashkohen me kryetarë partie që nuk i kanë shkuar një libri deri në fund, ose nuk e kanë nisur kurrë një të tillë! Mbase kanë pasur sukses si biznesmenë, por kjo gjë nuk ka lidhje me qenien Kryetar i partisë së madhe Demokratike të Shkodrës e cila nënkupton në rend të parë intelektualizëm dhe ndershmëri!

E katërta- nuk luajnë nga kafja, sepse Bashkia e Shkodrës dhe Voltana Ademi kanë bërë vetëm politikë dhe polemikë dhe asnjë punë! Mor nuk kanë lyer një fasadë, nuk kanë ndërtuar një shesh lojnash, nuk kanë çliruar trotuaret, nuk kanë stabilizuar tregjet, nuk kanë shtruar rrugica dhe rrugë, nuk kanë mbjellë pemë me shumicë, nuk kanë pastruar qytetin, nuk kanë shtuar një linjë të re autobusi, nuk ka rregulluar qarkullimin, kanë dhënë leje akoma dhe më idiote ndërtimi ose më mirë, nuk kanë bërë asgjë dhe për më tepër kanë bërë keq! Nuk kanë marrë lekë nga qeveria (projekte) jo se ajo është anti shkodrane, por se Bashkia e Shkodrës është dembele dhe prodhon vetëm politikë dhe fjalë idiote në erë, për të thënë pastaj se "ja si kumunistat dhe bijtë e tyre" nuk e duan Shkodrën! Po dhe kujtojnë se shkodranët janë të marrë dhe nuk e kuptojnë! E pesta - se deputetët e Shkodrës kanë ulur për fat të keq në mënyrë të turpshme përfaqësimin e Shkodrës! Po dhe te PD-ja që dikur kishte forcë dhe përfaqësim! Janë më keq se përfaqësuesit e PS-së që gjithmonë kanë qenë "goma rezervë" të partisë së tyre! Bëjnë vetëm farsë retorikë politike pa asnjë dobi për Shkodrën!

E gjashta - këshilli bashkiak majtas dhe djathtas, por po them djathtas, është një marrëzi emblematike në përfaqësim dhe punë! Ai është më sinjikativi për të treguar se Shkodra është një periferi tragjike politike dhe administrative! Shkodranët e dinë këtë gjë mirë dhe nuk kanë pse e luajnë prapanicën e tyre kudo që janë e t’ju shkojnë pas të tillë elifimatrakëve!

E shtata - administrata e Bashkisë Shkodër është ajo më e dobëta, më jo profesionalja, më familjarja në punësim, (të gjithë pothuaj ose kushërinj, ose krushqi ose taraf) më e pazonja dhe më e degraduara që ka Shqipëria, sepse është në monizëm dhe jo në përfaqësimin shkodran që prej tre dekadave!

E teta- qytetari shkodran është mërzitur, i ka ardhur në majë të hundës me thirrjet "poshtë komunistat" nga ata që ju kanë lëpirë by..ën komunistave, që kanë qenë shërbëtorë të qelbur të komunistave dhe që kanë qenë dhe spiunë të tyre! Në fakt, kujtojnë se në Shkodër nuk ta bëjnë biografinë si tënden dhe babait e gjyshit!

E nënta - si mund të pranonte një shkodran dhe qytetar, por dhe demokrat normal të kontrollohet, animohet, sundohet nga Mul Noka! Po ku ka më veprim anti Shkodër dhe pro Ramës se sa ky!?

E pikërisht këto nëntë arsye, mes dhe disa dhjetra të tjerave ndoshta dhe më të rënda, që kanë të bëjnë me personalen e disa individëve tepër të paudhë në PD - sponsorizojnë Edi Ramën për në Shkodër! Voltana dhe veprimet ( sot përsëri ajo po ekzagjerohej nëpër shkolla dhe nga humbja dje përballë mitingut të Ramës) e saj janë shumë, por prapë nuk janë arsyeja themelore e sponsorizimit të Ramës! Kryesorja është se PD është shndërruar në një "setë satanike" po po, për filma horror! E them me të qeshur, por realisht ajo ka përfunduar shumë keq! Nuk është më alternativë! Biles as e Valdrinit, i cili di shumë pak ose aspak për Shkodrën, qytetin shekullor në trashëgimi dhe ka shumë pak lidhje me të! Por Edi Rama ka PD-në në Shkodër në mbrojtje të tij dhe mund të bëjë si të dojë! Njerëzit në përgjithësi do të donin një PD që përballet dhe jo të bëjë si "kalinë e cila është me leh dhe jo me kafshue"! Do të donin PD-në reale dhe demokratike, por ajo nuk është më dhe kanë urdhër për jo përballje me vota. Tashmë këtë mundësi përballje Luli dhe ato në Tiranë jua hoqën! E ku ka sponsorizim më të mirë se sa kjo marrëzi - për Ramën!

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/11/2019 - 07:40

Kaluan 30-të vite nga ajo natë dhe pastaj ditë e bekuar e rrëzimit të Murit të Berlinit, ose turpit më të madh të kohës moderne mes popullit dhe kombit të jashtëzakonshëm gjerman!

Postuar: 10/11/2019 - 07:39

Pardje në hotel Rogner në Tiranë, dy fondacione nga më aktivet në fushën e të drejtave të punonjë

Postuar: 10/11/2019 - 07:38

Një nga idiotësitë, në rrugën e hershme të antishqiptarizmit, një nga paturpësitë më të mëdha që

Postuar: 09/11/2019 - 07:15

Beteja në Astir vazhdon.

Postuar: 09/11/2019 - 07:14

Ndodhia afër mbikalimit, ishte fillimi i hapjes së detyrueshme ose plasjes së detyrueshme të atij

Postuar: 09/11/2019 - 07:12

Dikur, në periudhën e gjatë të monizmit, në shkolla ishte sundues koncepti se “nuk ka nxënë

Postuar: 09/11/2019 - 07:11

Ka disa ditë që ka nisur një debat për festivalin e përvitshëm të këngës në RTSH.