BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e
x
BREAKING NEWS

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga
x
BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x

Opinion / Editorial

Më 8 janar demokratët njohën vetveten

Më 8 janar demokratët njohën vetveten

Në një vjershë ironike të Kiço Th. Spirit ka edhe këto katër vargje:

“Morëm armët dolëm malit

Dhe luftuam për atdhe

Ku ta dinim ne të gjorët

Se armiku ishim ne…. ”

Këto vargje portretizojnë më mirë dhunën e ushtruar në 8 janar në selinë e PD, ku njëra palë luftoi ashpërsisht kundër palës së tjetër. Përleshja me hunj, leva, vare, matrapik e thika midis atyre që mbahen si demokratë, u shërbeu atyre për të njohur më mirë vetveten se kush ishin dhe u tregoi shqiptarëve se liderët e PD janë të pandreqshëm e mbeten ato që kanë qenë gjithmonë; të dhunshëm. Dhe kjo gjendje e acaruar brenda PD-së do të çojë në destabilizimin e vendit e në gjakderdhje, nëse nuk do të vihen para përgjegjësisë organizatorët e dhunës dhe kryesisht kryedhunuesi Sali Berisha. U deshën kaq shumë vite që Sala të njihte Lulin dhe Luli të e zbulonte Salën e vërtetë. U vërtetua se lidhja e tyre prej kaq vitesh, kishte qenë dashuri shemrash e bashkëpunim kulisash për interesa personale. Lulzim Basha dhe Sali Berisha i nxorën të palarat njëri-tjetrit, sikur me qenë kalamajtë e lagjes që zihen pasi i kanë bërë hile njeri-tjetrit në një ndeshje futbolli. Sala njihej nga të gjithë kush ishte, pavarësisht se disa i bënin elozhe për privilegjet që kishin përfituar prej tij. Por e rëndësishme është se edhe Lulzim Basha njohu vetveten, sepse njohu vërtetësish Sali Berishën. Duke njohur vetveten, Basha dha provën e parë, u shkëput nga vargonjtë e ndryshkur të Berishës. Drejtësia jonë nuk duhet të vazhdoi më me qëndrimin qesharak e frikacak ndaj Berishës, i cili po u nxjerr sytë prokurorëve me dy gishtat ngritur lart,sikur me qenë engjëlli i dërguar nga Perëndia. Me dhunën e fundit, qëndrimi i opinionit dhe i organeve të drejtësisë se “Basha ka të drejtë, por edhe Sala ka hak”, nuk duhet të jetë më i dyzuar. Në prokurori duhet të thërritet e dënohet dhunuesi i vërtetë. Basha është në të drejtën e tij, sepse vetë Saliu me ata që iu janë vërsulur tani nga halli, e kanë zgjedhur, jo shumë larg, por para gjashtë muajsh. Në këto kushte Lulzim Basha është kryetar legjitim, me vulë e firmë, në zyrën që i ka dhënë vota e anëtarësisë së demokratëve. Kështu të gjithë duhet ta kuptojnë se ky është fillimi i Bashës dhe fundi i Berishës. Fundi i Berishës ishte plotësisht i parashikuar që kur ai nisi foltoret sepse:

1. Lëvizja për “demokratizimin” e PD nisi menjëherë pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA. Kjo lëvizje ishte pa kauzë, pa asnjë lloj motivi parimor, por thjeshtë për interesat personale të familjes Berisha, duke u munduar ta fshehë të kaluarën e tij të zezë në veladonin e PD.

2. Berisha,me një të kaluar tepër të errët dhe kriminale, nuk e ka më mbështetje as në elektorat dhe as në PD, pavarësisht se ai bën kalkulime me shifra fiktive. As deputetët që kanë përfituar aq shumë prej tij, nuk e mbështetën ditën e protestës, pa le “anëtarësia 44 mijëshe” që pretendon, u reduktua ndjeshëm, në një turmë ulëritëse me rreth një mijë e ca pjesëmarrës, ashtu si në protestën e njëzet dhjetorit, të cilën Berisha e justifikoi me “kohën e shkurtër të organizimit!” Edhe për numrin e turmës që protestoi më tetë janar, thuhet se mjaft ishin të LSI dërguar nga Meta.

3. Euforia dhe krekosja e Berishës, e ca deputetëve dhe një pjesë e medias që reklamuan se e kishin shkarkuar kryetarin Basha dhe tashmë ai “ishte deputeti Basha”, “Lulzim Brava i vetmuar”, etj, se “selia ishte e PD dhe do tu kthehet demokratëve”, “deputeti Basha nuk mund të qëndrojë më asnjë ditë në shtëpinë e demokratëve”, “Lulzim Brava do ta shohë ditën kur t’i shkojë anëtarësia tek selia”, e të tjera kërcënime. Por të gjitha këto treguan se mbështetësit e “non gratës”, llogaritë nuk ishin bërë mirë. Bile duhet thënë se deklaratat e disa deputetëve dhe analistëve, duke mbështetur gjoja Berishën, më 8 janar shpejtuan fundin e tij. Berisha pretendon se dhunën e nxiti blindimi i dyerve, por harron ultimatumin që i dërgoi Bashës se deri me 5 janar të linte zyrën, ndryshe ekzekutuesi dhe përmbaruesi i vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit do të ishte anëtarësi. “Përmbaruesi i vendimeve të Kuvendit të datës 11 do të jetë anëtarësia e cila do ta nxjerrë Bashën me pekule”- deklaroi me krekosje Berisha. Pyesim Berishën : Nëse protestuesit u provokuan nga mbështetësit e Bashës, ku i gjetën ata në çast levat, varetë, dashin, sprajtin për të njollosur kamaret, bishtat e drunjtë ku kishin lidhur flamujt? Pra dhuna ishte e parapërgatitur për të realizuar revolucionin “paqësor” që kishte urdhëruar Berisha prej disa ditësh. Por revolucioni dështoi sepse halli i Berishës nuk mund të ishte halli i gjithë PD. Psikologu amerikan, Marshall Rosenberg, ka shkruar: E gjithë dhuna është rezultat i njerëzve që mashtrojnë veten e tyre për të besuar se dhimbja e tyre buron nga njerëz të tjerë dhe se për pasojë, ata njerëz meritojnë të ndëshkohen.

4. Me shpalljen e Berishës “non grata”, mbështetja ndërkombëtare për Bashën u rrit edhe më shumë, ndërkohë që për Berishën erdhi duke u rritur izolimi. Më kot Berisha dhe mbështetësit e tij krenoheshin me ndonjë Kokolare, kongresmen të vetmuar, apo ndonjë politikan periferik të Partive Popullore.

5. Lufta e grupit të Rithemelimit të paligjshëm të PD, drejtuar vetëm ndaj Bashës me akuza të pabazuara, sikur ky sikur të ishte delja e zezë e PD dhe sjellësi i gjithë fatkeqësive të këtij vendi, rizgjuan kujtesën e populli e ringjallën imazhin e keq të Saliut si diktator dhe shkatërrimtar. Secili mendoi: Kur ky Berishë po kërkon të hajë gjallë me gjithë lecka Bashën që e ka rritur vetë,vaj halli ç’mund t’i bëjë ai PD dhe popullit po të jetë në krye. “Qëndrimi hipokrit i Saliut, cili filloi të baltoste të gjitha vlerësimet që i kishte bërë Bashës, ndezën urrejtjen se foltoret e “liderit “ Berisha, paskan qenë interesi dhe mashtrimi e jo lufta për ideale dhe demokracinë e brendshme të PD.

6. Deklarimi dhe qëndrimi mburravec e karrierist, duke u vetëshpallur para kohe si “kryetari i PD dhe kryeministri i ardhshëm”, e bënë të kuptojë anëtarësinë dhe shumicën e strukturave drejtuese të PD, se ai ishte vetëm një magelloman që e quan PD pronë të tij dhe nuk heq dorë prej saj.

7. Së fundi në rënien e z. Sali ndikoi mjaft përkrahja që i dha Ilir Metës, kur ditën e protestës ai përgojoi e një anëtare të Gjykatës Kushtetuese, presion për vendimin që pritet të merret për presidentin Meta. Gjithashtu nga ana tjetër edhe marrja në mbrojtje e protestës “paqësore “nga ana e Metës, tregoi se lidhja e tyre vazhdon dhe se nuk kanë më asnjë të ardhme.