Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama
x

Opinion / Editorial

Me Albinin kryeministër dhe Vjosën kryeparlamentare fillon funksionimi i demokracisë, drejtësisë dhe patriotizmit real

Me Albinin kryeministër dhe Vjosën kryeparlamentare fillon funksionimi

Demokracia, patriotizmi dhe drejtësia janë mungesat apo deficitet më të mëdha që kanë sot politika dhe elitat politike në dy shtetet shqiptare, Shqipëri dhe Kosovë. Ndërsa në Shqipëri ishte shumë e vështirë vënia në funksionim e shtetit ligjor, të demokracisë e të patriotizmit nga politika dhe nga vota referendare popullore pasi korrupsioni e krimi demokratik kishte asfiksuar edhe shoqërinë shqiptare, dhe për këtë arsye SHBA kryesisht ndërhyri vendosmërisht duke e detyruar politikën shqiptare për miratimin e vetingut pasi nuk kishte mundësi rrugëzgjidhjeje tjetër për ta vënë në funksion shtetin, drejtësinë dhe patriotizmin në Shqipëri. Kosova më ndryshe, pasi ishte verdikti popullor i zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019, ai i cili e ndëshkoi me votë politikën, klasën e vjetër, elitën dështake e korruptive politike e cila kishte kapur dhe pronësuar shtetin, shoqërinë, drejtësinë, por edhe patriotizmin e vlerat demokratike duke manipuluar e spekuluar me to.

Me Albin Kurtin kryeministër dhe me Vjosa Omanin kryetare të Parlamentit u realizua dhe u finalizua më së miri dhe më së duhuri vullneti historik i demokracisë popullore parlamentare në Kosovë, u realizua vullneti i lirë i votës së lirë, i verdiktit popullor, i cili, ia besoi drejtimin e Parlamentit dhe të qeverisë LVV-së e LDK-së. E quaj triumf të demokracisë faktin e koalicionit LVV-LDK, pasi Kosova në këto vite pati deficite të mëdha demokratike ku mund të përmendim: mosndërtimin e një shteti ligjor me standardet moderne shtetformuese, ku si rrjedhojë e kësaj: krimi i organizuar, krimi i korrupsionit, krimi i hajnisë, tradhtia publike, papërgjegjshmëria juridike dhe kombëtare institucionale dhe injoranca e nepotizmi kishin kapur drejtësinë, ekonominë, demokracinë, shtetin dhe shoqërinë në Kosovë. Pra në Kosovë ishte montuar në sistem korrupsioni i një kaste oligarko-politike e pasfidueshme nga ligji dhe një klikë jollogaridhënëse, gjë që përbënte një kërcënim jo vetëm për demokracinë, por edhe për sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Një gjendje e tillë ka shkaktuar pasoja të rënda sociale e ligjore si: varfëri, papunësi, pasiguri juridike, politike dhe ekonomike, arsimore e shëndetësore. Në të tilla kushte, kur prej sakrificave të mëdha mbinjerëzore Kosova arriti që edhe me ndihmën vendimtare të SHBA të fitojë lirinë e Pavarësinë, por që prej 20 vitesh klasa politike e Kosovës e zhgënjeu shumë popullin e Kosovës sa që u venit dhe humbi edhe shpresa për të punuar e jetuar në Kosovë dhe se shpëtimin dhe sigurinë ta kërkojnë në egzil, duke e braktisur Kosovën. Në këto kushte me 6 Tetor 2019 verdikti popullor e ndëshkoi klasën politike dështake dhe fajtore të këtij realiteti duke ia besuar Parlamentin dhe qeverisjen opozitës politike LVV e LDK. Është e sigurtë se Albini kryeministër, dhe Vjosa kryeparlamentare do të sjellin një frymë të re dhe model të ri qeverisës dhe se do t’i japin një impuls të ri demokratik, juridik, edukativ, intelektual, profesional, transparent dhe tolerant funksionalitetit të parlamentarizmit dhe ekzekutivit kosovar, në funksion të emancipimit politik, ekonomik, social, të progresit e të rritjes së mirëqenies; në funksion të rritjes të kredibilitetit, prestigjit dhe të imazhit ndërkombëtar të Kosovës dhe të integrimit europian të saj.