BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Më dobi kur porositë jepen në shtëpi apo nga ekrani?

Më dobi kur porositë jepen në shtëpi apo nga ekrani?

 Nga ekrani i televizionit, Presidenti Meta sqaroi shumë probleme dhe u ndal në mjaft tematika që shoqërojnë zhvillimin dhe tërë shoqërinë tonë. Problematika kombëtare e ndërkombëtare. Mes të tjerave, ai u ndal edhe në pjesëmarrjen e opozitës në institucione, duke mos i braktisur ato. Nuk komentojmë Presidentin. Vetëm për një thirrje duam të ndalemi. Merakun e kishte më shumë tek mospajtimi me bojkotin. Është e domosdoshme,- tha ai që politika të bëhet brenda institucioneve edhe kur ato nuk janë shumë efikase. Dhe në këtë kuadër “kritikoi” edhe kryetaren e LSI-së, themelues dhe ideator i së cilës është vetë zoti Meta. Një porosi dhe thirrje në distancë drejtë nga ekrani i televizionit, që në opinionin e përgjithshëm tingëllon si ftesë shqiptarëve të kuptojnë sa institucional dhe i baraslarguar nga të gjithë është Presidenti ynë. Larg nga opozita, larg nga mazhoranca, shoqëria civile, institucionet e pavarura dhe tërë faktorët politikë e mediatikë në vendin tonë. Fiks përfaqësues i unitetit kombëtar! Me ftesën për të braktisur bojkotin donte të linte të kuptonim ne masat poshtë, se e vlerëson shumë Parlamentin Shqiptar, ku ka pasur fatin ta drejtojë për katër vjet. Pikërisht për të na thënë këtë simbolikisht nga ekrani i televizionit i kërkoi kryetares Kryemadhi, bashkëshortes së tij, të kthehet në parlament. Në dukje një thirrje pajtuese në drejtimin e duhur të një force politike që ka kohë që qëndron jashtë lojës politike, e cila bashkë me simotrën e saj PD i kanë thënë prej kohësh lamtumirë parlamentit, duke e konsideruar atë të padenjë për këto forca politike që nuk mund të bashkëjetojnë në një kuvend të mbushur me kriminelë deputetë, që në realitet sipas liderëve opozitarë janë ata të larguarit realë dhe jo deputetët e opozitës. Opozita, përmes braktisjes dhe bojkotit të pakuptimtë dhe kapjes pas sloganeve se pa veting në politikë, pa largim të atyre që ajo piketon ose citon përditë përmes deklaratave pa fund i ka kthyer shpinën, jo vetëm reformave të rëndësishme për të cilat ka detyrimin kushtetues të jetë pjesëmarrëse dhe të japi kontributin e vet, po ka detyrë të përfaqësojë ata që e kanë votuar. Ikja në drejtim të paditurdhe relaksimi me shëtitje dhe guida turistike në qytete të Shqipërisë, vetëm për të mos qenë të pranishëm në parlament, atje ku i kërkon detyra dhe i inkurajojnë dhe këshillojnë edhe faktori ndërkombëtar, ata që asistojnë vendin tonë e ka zgërlaqur dhe e ka mpakur opozitën dhe opozitarizmin, duke e orientuar atë në aksione të rastësishme, spontane, pa peshë dhe krejtësisht minore. 

Presidenti, duke qenë në majë të piramidës shtetërore e ka kuptuar me sa duket sa i dëmshëm është qëndrimi i opozitës jashtë shtëpisë së demokracisë. Jo vetëm që ai e kupton si politikan i vjetër, po besojmë se dhe kontaktet e shpeshta të kohëve të fundit e kanë qartësuar edhe më shumë të kërkojë bashkëpunim mes palëve të politikës dhe gjetje të zgjidhjeve për të ecur përpara. Sigurisht në familjen presidenciale diskutohet veç halleve brenda shtëpisë edhe politika e ditës dhe e perspektivës. Sigurisht, Presidenti e ka këshilluar Zonjën e Parë që duhet të kthehet në parlament dhe atje ta bëjnë luftën politike, pasi atje merr rrugë tërë zhvillimi, miratohen ligje, diskutohen dekrete dhe vendime që i shërbejnë tërë popullit dhe jo një force të vetme politike. Me sa duket, pasi nuk ka pasur sukses me këshillat në mjediset e brendshme, si të thuash në familje, Presidenti gjeti një zgjidhje më efikase e origjinale për t`i mbushur mendjen kryetares së LSI-së për ti dhënë fund bojkotit. Ai u detyrua të bëjë publik një shqetësim që e ka lënë pa gjumë, një merak që e bren për të detyruar miqësisht opozitën të zërë vendet në sallën e kuvendit. Si ish drejtues i parlamentit për katër vjet, ai e di ç’do të thotë të funksionosh me gjysmë salle bosh dhe këkron që kjo histori të mos përsëritet. Pikërisht këtë merak besojmë që donte ta ndante me gjithë shqiptarët. Dhe i detyruar nën presionin e ndërgjegjes, si garanti i unitetit mes shqiptarëve dhe hallit të mosfunksionimit të institucioneve me kapacitet të plotë, i bëri thirrjen Zonjës së Parë nga ekrani televiziv. Është hera e parë që ne shqiptarët u njohëm me gjykimin e Presidentit për bojkotin opozitar. Deri tani kemi dëgjuar gjithë ndërkombëtarët që nuk kanë lënë rast pa e këshilluar opozitën që të shkojë në parlament, po nga kjo e fundit është mbajtur qëndrim refraktar dhe mospërfillës. Bile nuk kanë munguar zërat deri edhe nga vetë zonja Monika dhe politikanë rreth saj, se BE nuk ka hallin e opozitës po të qeverisë. Sipas kësaj logjike i bie që Europa duhet të eci sipas planeve të opozitës, t’i thuri lavde veprimeve të saj të mbështesin bojkotin për miratimin e reformës në drejtësi dhe zgjidhjen e problemeve të shumta që janë para vendit tonë në rrugëtimin drejt BE-së. Po thirrja nga ekrani i TV më shumë se për zonjën Monika pasi Presidenti i ka mundësitë të bisedojë si gjithë ne familjarët e tjerë, jo për probleme kaq të mëdha, po për ato hallet tona të vogla të shtëpisë, si të mbyllim një muaj me rrogën, kur të blejmë një palë këpucë, kur të riparojmë një çati apo kur të paguajmë detyrimet e qerave, të ujit dhe energjisë, atyre si familja e parë në vend u takon të diskutojnë çështje të rëndësisë kombëtare, si zhvillimi, shkalla e kriminalitetit, varfëria, emigracioni, pasi është normale që shqetësimet e vendit të gjejnë akses në debatet e diskutimet e familjes presidenciale. Dhe kuptohet deri sa zoti Meta zgjodhi të bëjë ftesë edhe nga televizioni, kushedi sa herë ka kërkuar drejtpërdrejt në tavolinën e kafes apo para drekës kur si gjithë të tjerët edhe ata mblidhen në shtëpinë e tyre ku jetojnë. Pa folur se janë tërë mundësitë të flasin kur udhëtojnë apo janë me pushime dimërore apo verore. Me sa duket këshillat për të braktisur bojkotin dhe për të bashkuar energjitë në të mirë të vendit, (opozita dhe pozita natyrisht duke ruajtur secila palë pozicionet e veta, njëra qeverisjen e tjetra opozitën) dhe ecjes drejt integrimit apo për reformën zgjedhore, ndihmën ekonomike, protestat e familjarëve që kërkojnë bllokimin e rrugës për të marrë kompensimet njëqind përqind i kanë mbaruar agrumentat dhe shterur përpjekjet për t’i mbushur mendjen Monikës, që ajo t’i drejtohet parlamentit duke lënë mënjanë bojkotin. Dhe kjo në respekt të kushtetutës dhe politikës, në interes të zhvillimit të vetë LSI-së dhe vendit tonë.

Opozita jonë, që pas pushimeve verore nuk ka shkelur asnjë ditë në parlament. Nuk e dimë nëse kanë braktisur, pagat, honoraret, dietat e tollonat e benzinës. Nëse nuk kanë marrë pjesë në delegacionet jashtë shtetit, në takimet ndërkombëtare? Kjo është një çështje tjetër se në strategjinë opozitare problemet janë veç këtu brenda se jashtë nuk bojkotojnë. Po në lidhje me bojkotin, mirë zërin dhe thirrjet e ndërkombëtarëve nuk dëgjohen përkundrazi shumë herë dështimet e opozitës i vishen të huajve, siç është edhe rasti që anatemohen për dështimin e reformës në drejtësi, për shkrirjen e Gjykatës Kushtetuese e Gjykatës së Lartë që i vënë në pikëpyetje sinqeritetin e veprimtarisë së tyre këtu, duke i bërë palë me qeverinë dhe duke braktisur opozitën gjë që është vetëm një analizë sipërfaqësore dhe një kuptim pa asnjë sens pasi ata që asistojnë Shqipërinë nuk kanë hallin e mazhorancës as të opozitës, po ecurinë e integrimin e Shqipërisë. Pikërisht këto zëra të arsyeshëm, opozita jonë nuk i dëgjon. Nuk i dëgjon dhe të bëjë një prapaktheu, duke hyrë në institucione për të bërë politikë në parlament? E para që nuk ka dëgjuar është vetë Zonja e Parë, Monika Kryemadhi. Pastaj vjen Basha e deputetët rreth tij. Po ata, braktisjen e parlamentit e kanë shndërruar në profesion dhe nuk duan t`ia dinë për tempullin e demokracisë. Përkundrazi, qenia në atë sallë i bën nervozë, iu duket se kthehen në fasadë, kur atje kanë vendin e vet si palë e votuar për të bërë ligje dhe mbrojtur interesat e votuesve të tyre. Pasi Presidenti Meta i ka konsumuar besojmë energjitë në shtëpi dhe ka këshilluar pa shumë rezultat kryetaren e LSI-së për të braktisur bojkotin e për t’u kthyer në parlament, u detyrua më në fund ta ftojë faqe tërë shqiptarëve, që edhe ajo të ndihet e detyruar dhe të reflektojë pas thirrjes publike për të qenë pjesë e parlamentit dhe të luajë rolin e vet si opozitë pikërisht atje ku e ka vendin. Do presim nëse pas thirrjes publike do ketë reflektim. Do shikojmë nëse kjo këshillë do gjejë zbatim në sjelljen e LSI-së, Monikës dhe PD-së e Lulzimit për t’u bërë pjesë e parlamentit e për të mos ikur në drejtim kuturu?! Do zoti që këshilla publike nga ekrani e Presidentit për Monikën të ketë më shumë efekt nga këshillat në shtëpi! Le të presim se tek e fundit cilido ndihet më i ndërgjegjësuar nga thirrjet publike se nga ato në familje. Ditët që vijnë, do tregojnë sa efikase ishte edhe ftesa nga ekrani për Monikën në veçanti dhe opozitën në përgjithësi, natyrisht nëse nuk është bërë për hipokrizi?!

Nga Bardhyl BEJKO