BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x

Opinion / Editorial

Më e jashtëzakonshmja e zakonshme, si e Bashës me trenin nga fitorja në fitore!

Më e jashtëzakonshmja e zakonshme, si e Bashës me trenin nga

Ja pra që mbas protestës në bulevard, reagoi për herë të parë Sali B dhe ku, pikërisht në Tik Tok! Ai thotë: një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur! Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e TikTok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi komunikimin tonë me 1.3M shikime dhe dhjetra e mijëra ndjekës. Sëbashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira. Treni ynë nuk ndalet më. Ai do kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët! Sali Berisha vërtetë është një fitimtar i madh i Tik Tok dhe kjo e bën atë një vlerë të shtuar të kohës së komunikimit masiv.  Por....?!  Por populli opozitar...? Ç‘farë termi - populli opozitar!? Këta marrin përsipër të ndajnë popullin në opozitar dhe pozitar! Këta tipa filozofikisht dëme kolaterale të PPSH-së i ndajnë shqiptarët në popull opozitar dhe pozitar! Sepse, po jua mbushën mendjen se janë kështu, mbase i urdhërojnë dhe të vriten për të ndërruar rolet! Po pra, që të bëhet popull opozitar ai që është pozitar dhe e anasjellta!  Këto tipa, e ndajnë dhe shqiptarin kur deklamojnë idetë idiote të tyre dhe e kanë bërë dhe dikur kështu! E ndajnë në shqiptar të ndershëm dhe të pa ndershëm. Kështu hidhte fletushka Gjermania naziste në 1944 dikur dhe kështu kishte fletushkat dhe PKSH-ja nën dyert e shqiptarëve që i ndante në patriotë dhe tradhtarë pikërisht në 1944! Edhe Berisha dhe partia e tij bashkë me Ilir Metaj e partia e tij ndajnë popullin si opozitar dhe sigurisht në një që nuk është opozitar. Por kur i pyet pastaj thonë se i gjithë populli është opozitar dhe Rama i mafia e tij qëndrojnë vetë aty pa popull - thjesht me blerje votash. Edhe këtu e ndajnë shqiptarin në pjesën që nuk shitet dhe atë që shitet me shumicë! O zot!!!?  E keni parë ju që populli opozitar del dhe dëgjon si Metajn dhe Berishën si dy paladinë të drejtësisë, anti korrupsionit dhe demokracisë!  Të provuar pra them në ish pushtet e tyre dhe sot! Në protestën më madhështore që thotë Berisha dhe që po të jetë më madhështorja mund të ketë pasur mbi 1 milion qytetarë kur një tjetër madhështore që ka bërë Berisha ka pasur sipas tij mbi 500.000 ...! Po pra në këtë protestën më madhështore,  dolën dhe fjalimet e bukura të Rudinës ose vajzës së Fatmirës ish gjykatëse nën elaburimin elokuent dhe dramatiko filozofik të saj, përballë shqiptarëve. Po pastaj dhe fjalën së avokatit me borselino të filozofisë Dan Brwondizmit akut, të cilat e nxirrnin regjimin e Ramës lakuriq para protestës më madhështore të bërë nga populli opozitar ndonjëherë sipas po Berishës! Pastaj ishin fjalët e Metajt me plot argumeta që paraqitnin fytyrën e vërtetë të njeriut që e bëri President! E në fund Berisha me një fjalim kult që në disa pjesë uli tonet për ti ngritur më pas kur kuptonte se kishin rënë! Po, por me argumenta anti Soros dhe anti mafie në pushtet!  Bukur “protesta më e jashtëzakonshme” por çfarë kishte ndryshe nga protestat që Basha bënte me Berishën, kur ky i fundit thoshte janë më të jashtëzakonshmet!?  Biles Berisha nuk lejoi as të digjeshin dyert e Kryeministrisë. Bukur protesta më e jashtëzakonshme, por çfarë kishte ndryshe nga protestat që Basha bënte me Berishën kur ky i fundit thoshet janë më të jashtëzakonshmet!? Thoshte pra atëhere apo nuk e dëgjon dot veten në videot e shumta që ka!?  Biles Berisha nuk lejoi as të digjeshin dyert e Kryeministrisë si Basha ( i shitur te Rama praaa) e ka lejuar ndonjëherë!  Çfarë ndryshe bëri Berisha? Nga Basha e kam fjalën, i cili bënte proetstën dhe ikte si Berisha iku dje! Biles ai këndonte dhe hymnin kurse Berisha jo! Ku ishin ato fjalët e korifenjve të Sali B që thoshin - po ja mbajti Ramës të qëndrojë në zyrë? Pse po tja mbante (pyes unë)  do të ngjiteshin ta largonin nga zyra apo pretendonin që ai të mbronte zyrën si Surrelin dhe të vriste ndonjë si Berisha në 21 janar?! Nejse ikën dhe këto fjalë dhe nuk e kuptoj se ku është dallimi i protestës Berisha Metaj nga protesta Basha, Berisha, Kryemadhi?!  E kam fjalën për të kuptuar atë trenin që kalon nga fitoria në fitorie!  Ku është dallimi i trenit Berisha nga treni Basha ku ishte dhe Berisha? Aaaa se në trenin ku është Berisha sot nuk lejohet Basha? Aaaa më falni, po ky nuk është dallim është thjesht tren që Berisha nuk e do Bashën si pasagjer!  Po, por mua më lind e drejta të pyes: në qoftë se me të tilla protesta Basha u konsiderua në shërbim të Ramës, kur po njësoj vepron dhe Berisha, a mund të quhet dhe ai në shërbim të Ramës? Po pra një protesë e Berishës model Basha, e nxjer Berishën si Basha në shërbim të Ramës? Kjo do të ishte interesante të dihej. Ose mësohej nga tik tok-u!