BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Me flamurin e ndershmërisë në mbrojtje të paligjshmërisë

Me flamurin e ndershmërisë në mbrojtje të

Është kthyer në vijë sjelljeje tek ne të bërit politikë, duke mbrojtur paligjshmërinë nën flamurin e pandershmërisë. Qëndrim i hershëm ky i pothuaj shumicës së politikave tanë. Kanë ndodhur në këto tre dekada të demokracisë së brishtë shqiptare, ngjarje të rënda dhe shumë të dhimbshme. Po pa kaluar pak minuta, liderët politikë kanë marrë në mbrojte autorët që kanë shkaktuar tragjedinë apo kanë shkelur ligjin. Nëse hedhim një vështrim në vitet e shkuara, njihemi me mijëra fakte që ilustrojnë më së miri këtë dukuri nga e cila nuk po hiqet dorë edhe sot. Ndodhi tragjedia e Gërdecit. U vranë 26 qytetarë të pafajshëm dhe u plagosën shumë të tjerë.

U rrënua një krahinë e tërë. Dhjetra hektarë tokë u mbollën me predha e qindra shtëpi u rrafshuan. Shumë biznese pësuan gjendje shoku. Jeta u e fshatarëve u morë pengë nga një krim i rëndë, ku ishte mpleksur pothuaj gjysma e qeverisë së PD-së. Fare pranë Tiranës, poligoni i vdekjes, prodhoi viktima të shumta. U trondit tërë opinioni në Shqipëri. Dhimbja për jetët e humbura u ndje nga të gjithë shqiptarët që përcollën me lot në sy atë që panë e dëgjuan. Dhe sot ende ngjarja është e freskët. Po edhe e pandëshkuar. Në një fjalim. Pa asnjë pendesë, kryeministri i kohës, Sali Berisha, bëri të paditurin. Në podiumin e parlamentit nuk pranoi asgjë. Nuk njohu as baxhanakun e tij. Jo vetëm ai. Figura të rëndësishme që nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu deri tek shumë drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dolën se ishin organizatorë të të demontimit të municioneve me licensë shtetërore. Me kontratën e vdekjes, e cila përfundoi në një nga historitë më të rënda të postpluralizmit shqiptar. Edhe pse një ngjarje me përmasa apokaliptike si të kishte shpërthyer bomba atomike në mes të kryeqytetit, politikanët, shtetarët, qeveritarët vrapuan ta paraqesin rastin si një ngjarje rutinë.

Një gabim njerëzor. Askush nuk u kujtua të tregonte si filloi. Kush e inicioi? Përse u ngrit një poligon demontimi brenda zonës së kryeqytetit, fare pranë aeroportit ndërkombëtar të Rinasit? Në qendër të një zone të superpopullur, ku shtrihet tërë industria e vendit tonë? Askush nuk mori përsipër përgjegjësi. Sot pas kaq vitesh të gjithë pyesin: Kush u dënua? Pse nuk shkuan para drejtësisë organizatorët dhe iniciuesit? A mbajti përgjegjësi ministri, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, po kryeministri, po i biri, po zyrtarët e tjerë, ministri i Drejtësisë që ishin përzier këmbë e kokë në këtë akt të paprecedentë që mori jetë njerëzish? Ngjarja u arshivua me disa dënime sporadike të dorës së tretë. Organizatorët kryesorë u dekoruan e u ricikluan në pozita më të rëndësishme. Liderët e politikës mbrojtën paligjshmërinë me të gjitha format dhe metodat. U vu në veprim propaganda marramendëse . U kompromentua drejtësia. Heshtën gjyqtarët. Mbylli sytë prokuroria. Qëndroi pezull parlamenti. Qeveria mbylli çdo shteg të së vërtetës. Në këto kushte në mënyrë të paligjshme nën flamurin e ndershmërisë ata të pacënueshimit, politikanët, mbrojtën paligjshmërinë. Fajtorët u shpallën heronj. Viktimat fajtorë. Dhe gërdecarët për “bingon” që u delegoi qeveria, për jetët që humbën, për gjëmat që pësuan, ata që u sakatuan, për shtëpitë që u shkatërruan, fëmijët që mbetën jetim, nënat që u veshën me të zeza, tokat që u mbollën me predha, çuditërisht si me magji votuan masivisht PD-në?! Politikanët e “ndershëm” dolën në mbrojtje të paligjshmërisë. E keqja doli mbi të mirën. Po raste janë të shumta kur politikanët tanë që mbahen për etalon të ndershmërisë marrin përsipër me njëmijë mënyra të mbrojnë paligjshmërinë. Kemi parë e dëgjuar në tërë këto vite. Jetojmë në demokraci dhe ushqehemi me pandershmëri e paligjshmëri.

Një ngjarje tjetër makabre ishte ajo e 21 janarit të vitit 2011. Lideri i sotëm i opozitës, Lulzim Basha në krye të Ministrisë së Brendshme dhe kryeministri i kohës, Sali Berisha udhëhoqën aksionin për “ruajtjen” e godinave shtetërore.

Njihet nga të gjithë se si rrodhën ngjarjet dhe si me gjakftohtësi u qëllua ndaj protestuesve. Me plumb në ballë, dalë nga tytat e armëve të gardës të filmuara në kohë reale u pushkatuan katër protestues. Për shqiptarët, kjo histori është e njohur deri në detaje. Po ajo që habit është përpjekja e politikanëve për ta paraqitur si një vepër në emër të ruajtjes së rendit kushtetues. Se ku u shkel rendi kushtetues dhe sa u rrezikua pushteti i kohës të gjithë shqiptarët e njohin shumë mirë këtë ngjarje të rëndë. Po liderët e politikës, qeveritarë të kohës bënë të pamundurën për ta paraqitur gjëmën një veprim në emër të ligjit. Si një goditje në interes të demokracisë dhe lirisë. Si mbrojtje e rendit kushtetues dhe qetësisë nga ata që kërkonin të “rrëmbenin” pushtetin me grusht shteti siç trumbetuan tërë liderët e mazhorancës. Dhe të fshehur pas sloganeve për një politikë të pastër e të papërlyer, si një qëndrim të drejtë e ta ligjshëm sikur vërtetë protestuesit pushtuan institucionet u shoqërua me vrasje të njerëzve të pafajshëm. Pati të vrarë. Po nuk pati të dënuar. Viktimat u anatemuan. Vrasësit u dekoruan. Gardistët dhe urdhëruesit u shpërblyen. Përsëri të fshehur e maskuar pas ndershmërisë të gënjeshtërt u mbrojt paligjshmëria dhe u lufta ndershmëria. U lartësuan vrasësit dhe u denigruan viktimat.

Po të “ndershmit” e politikës, ata që duan të shiten si etalon i zbatimit të ligjit sikur nuk i zë gjumi kur ndodhin padrejtësi, si të dhimbsur e merakosur, individë që jetojnë me pulsin e kohës dhe vuajnë vetëm për mungesat e popullit kur ndodh një veprim merret një masë, zbatohet një vendim gjykate, mbahet një qëndrim nga shteti në zbatim të ligjit, flakin tutje pelerinën e “ndershmërisë” dhe dalin në arenë ashtu siç janë lakuriq në ligësinë e tyre të pafund. Shikoni si bërtasin shumë prej politikanëve tanë.

Këto ditë Shpëtim Idrizi, Kryetari i PDIU-së shpalli divorcin me mazhorancën. Një qëndrim i tij për të cilin nuk e paragjykon askush. Po këtë divorc dhe bashkim me PD, kthimin në vathën e vjetër e shoqëroi me një lumë akuzash që nuk kanë asnjë bazë. Më vodhën mandatin. U bashkuan me Greqinë. Përballë nesh nuk kemi patur vetëm Greqinë, po edhe qeverinë. Komplot ndërkombëtar? Dhe komente pafund për përvetësim votash. Po asnjë fjalë për tri bashki që njihen si bastione të socialistëve që u llogaritën me simbolin e PDIU-së. Megjithatë, ai në emër të “ndershmërisë” dhe të drejtës përligj paligjshmërinë. Po loja e të ndershmëve të politikës dhe mbrojtja me çdo formë e çmim, shtrihet në tërë hallkat e shoqërisë tonë.

Le të ndalemi tek godina e Teatrit Kombëtar. Shumë zhurmë. Fillimisht nga artistët. Po kur ata heshtën dhe u dakorduan me ndërtimin e teatrit të ri, liderët politikë shpërthyen në mllefe. Në emër të ndershmërisë për një kohë të gjatë po mbrohet paligjshmëria. Spektri i mbrojtjes së paligjshmërisë në emër të ndershmërisë dhe solidaritetit fals tek ne është mënyrë e të bërit politikë. Në mjediset e politikës, PD me bujë të madhe transmetoi video-përgjimin me në qendër Babalen. Të gjithë e dëgjuam me zë e figurë këtë përgjim me të cilin synohej të përmbysej qeveria. “Babale” politika u bë simbol i kësaj force politike. Po sot pas kaq muajsh, kësaj shfaqjeje të shëmtuar “Babalja” i bëri më shumë dëm se i solli rezultate kësaj politike. PD dhe liderët e aj u stërmunduan të mbrojnë krijesën e vet. Po rezultoi që organizatorët të dilnin më të implikuar se aktorët. Regjisorët humbën me krijesën e vet.

“Ndershmëria” e politikanëve të PD u shfaq lakuriq në mbrojtje të paligjshmërisë.

Seriali i ngjarjeve dhe detajeve se si liderët tanë të politikës kërkojnë të shiten si engjëj dhe politikanë që rrezatojnë ndershmëri e shfaqën veten edhe gjatë këtyre ditëve. Dita e parë e shkollës është fare i freskët. Vendimi për mbylljen e klasave kolektive u sulmua si tradhti kombëtare. Deputetët e opozitës në piknik në zona të thella e paraqitën këtë si një atentat kundër arsimit. Dhe harrojnë se mbrojnë në këtë mënyrë paligjshmërinë. I kundërvihen një reforme, e cila është e domosdoshme për të shpëtuar të ardhmen e arsimit dhe për ti dhënë fund një ngërçi të tillë siç janë klasat kolektive, ku nxënësi i klasës së shtatë e të tetë dëgjon abetaren gjitha vitet. Po kulmi i pandershmërisë në mbrojtje të paligjshmërisë arriti në Jal. Partia demokratike, Lulzim Basha dhe deputetë të saj u nisën me urgjencë nga Tirana për të “shpëtuar” qytetarët që kishin ndërtuar godina buzë detit në një nga zonat me të preferuara dhe me vlera të Bregdetit tonë. Ndërtime të paligjshme. Qytetarët ishin të njoftuar për moslegalizimin e ndërtesave.

Ato ishin shpallur të paligjshme dhe ALUIZNI i kishte skualifikuar. Në këtë kuadër duhet të shembeshin. Në zbatim të ligjit, IMKT e Vlorës bëri detyrën. Kuptohet shkatërrimi i hoteleve u shoqërua me kundërshti nga pronarët dhe kjo është e justifikuar. Qytetarët nuk mund të pranonin në qetësi shembjen e tyre. Po nëse ata janë brenda të drejtës së tyre pasi kanë hedhur edhe pse padrejtësisht tërë djersën e tyre në ndërtimin e godinave, PD nuk përligjet në pozicionin e saj si mbrojtëse e paligjshmërisë. Në flagrancë, deputeti i Vlorës Shehu u konfliktua me zyrtarin e IKMT-së. Nuk i kërkoi sqarime. Po e cilësoi “hajdut”. Si vegël që u shërben pasurimit të qeveritarëve. Sikur të mos mjaftonte ky qëndrim, kryetari i PD, Lulzim Basha e akuzon shefin e agjensisë si vrasës të Azem Hajdarit. Nuk është detyra jonë të bëjmë kronologjinë e asaj ngjarjeje. As të mbrojmë Fatmir Metën. Po Zoti Meta, nga gjykimi në ato vite doli pafaj. Nëse sot ka fakte të reja, Basha le ta denoncojë. Prokuroria, dosjen në duar e ka. Po jo të hakërrehet, të bërtasë, të ngjiret, të marri pozat e të fortit dhe të fyejë sepse ai bën detyrën dhe zbaton ligjin. Në një kohë kur lideri mbron paligjshmërinë, deputeti biznesmen i Vlorës, Shehu nuk ka asnjë të drejtë të fyejë zyrtarin e administratës shtetërore me epitetin “hajdut”.

Po Basha ngriti tonin në emër gjoja të mbrojtjes së qytetarëve, duke kërcënuar se për një fije floku të deputeteve, opozitarë do derdhet gjaku lumë. Do bëj hatanë. Ultimatume e kërcënime të tilla në emër të “ndershmërisë” realisht në emër të paligjshmërisë, cënojnë së pari integritetin dhe figurën e atij që i thotë, po në radhë të parë ata që akuzohen. Politika me fyerje me denigrime, me akuza pa baza, sharjet dhe baltosjet në emër të ndershmërisë dhe mbrojtjes së qytetarëve, duke shkelur me dy këmbët ligjin dhe dëmtuar rëndë interesat e shoqërisë është politika që duhet marrë fund. Politikanët që shiten të ndershëm, duke mbrojtur paligjshmërinë, duke iu dhënë zemër atyre që shkatërrojnë, prishin, bëjnë kompetentin, të fortin, të pamposhturin, janë më e pakta pa të ardhme. Misioni i tyre është pa asnjë perspektivë.

Kështu duhet ti llogarisin aksionet e tyre politike e veprimet në emër të ndershmërisë për të mbrojtur të paligjshmen, politikanët tanë. Ndryshe duhet ta lënë politikën. Se nuk i beson askush se janë të ndershëm kur shiten të tillë. Ndershmëria dhe paligjshmëria, janë të papajtueshme dhe nuk mund të jetojnë kurrë bashkë./ Nga Bardhyl BEJKO