BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Me Gjetanin deputet, LSI kthehet në Parlament!

Me Gjetanin deputet, LSI kthehet në Parlament!

Deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani, deri kohë më parë përfaqësues i mazhorancës, njëri prej të nominuarve të PS, pas një stacionimi të shkurtër, si i pavarur menjëherë pas përjashtimit të tij, si përfaqësues i kësaj partie në Kuvend me vendim të kryesocialistit, live nga TV, hodhi hapin e madh, atë të kapërcimit nga socialist- i pavarur te deputet i LSI-së. Ky konvertim nuk është ndonjë risi as rastësi dhe nuk është as i pari as i fundit. Shumë deputetë para tij, kanë ndjekur të njëjtën strategji. Në mëngjes gdhihen socialistë, në mbrëmje erren demokratë, në mesnatë bëhen agraristë, të nesërmen PDIU-ist, dhe shiten si progresistë, pacifistë.

Kapërcimet e fluturimet nga qiejt e partive, ashtu si në hedhjet me parashutë, pa pyetur fare se ku do bien, në det, në male, në pemë, në mes të shtëpive, mbi vreshta, heshta, topa, gropa, çati, ka fare pak rëndësi. Qëllimi është hedhja nga lartësitë për të kryer misionin e ngarkuar. Këto lëvizje ose ndryshim pigmenti i deputetëve në kuqalash, portokalli, blu, rozë, mavi, janë në modë nga politikanët tanë, të cilët nuk e kanë problem të ndërrojnë shtëpi sa herë ua do interesi. Kur njihesh me lëvizje të tilla, gati si ecje prej somnambuli, pa asnjë vrarje ndërgjegje dhe pendimi të atyre që janë zgjedhur nga elektorati i një force politike të caktuar, pa pasur aspak qeder se shkelin mbi moralin dhe tradhtojnë elektoratin, duket se ideali nuk hyn fare në llogari.

Duke përfituar nga ligji dhe e drejta për të zgjedhur forca të tjera parlamentare, të ngjajnë fiks si akrobatë të arenës së cirkut të madh të Tiranës. Kapërcime që të kujtojnë një anekdotë të Pilurit, shumë vite më parë. Priftit të Pilurit i mbeti hatri në një ceremoni fetare pasi besimtarët nuk i bindeshin dhe bënin zhurmë, flisnin në qejf të vet në një kohë kur duhet të dëgjonin lutjet. Duke bërë si i zemëruar për t`i prekur në sedër, prifti iu drejtua me zë të lartë bashkëfshatarëve: -Popull i Pilurit, ja ku po ua them: -Nëse nuk më doni mua për prift, punë e madhe, ja ku është fterra për hoxhë. Pak rëndësi kishte besimi dhe feja. Për të vlerë kishte të siguronte jetesën. Punë e madhe nëse do bënte priftin në kishë apo hoxhën në xhami. Kështu edhe me deputetët tanë që nuk e kanë fare qeder të shëtisin derë më derë, seli më seli e parti më parti. Nëse lindin socialistë dhe e mbyllin karsrierën si ballistë, pak vlerë ka.

Mjafton tu eci tymi drejt dhe të mbeten tërë jetën deputetë. Në kujtesën tonë janë gdhendur lëvizje të mëdha gati tektonike të deputetëve, të cilët kanë shpëtuar qeveri siç ishte ajo e Berishës në 2013, ku tre deputetë i dhanë qeverisë jetë dhe kanë garantuar president me transfertën e tyre, si gjashtë deputetët socialistë që bënë Topin president. Lëvizje si të ishin bankënota apo kambiale bankare. Më i fundit në këtë lëvizje është deputeti i Kurbinit zoti Gjetan. Nuk paragjykojmë aspak deputetin Gjetan. Ai është në të drejtën e vet të zgjedhë strehën që i pëlqen. E promovoi socialistja. Punë e madhe! U votua nga elektorati socialist pa problem fare. Ai nuk mbanë përgjegjësi dhe këtë ia garanton imuniteti. Pasi bëri kritika ndaj policisë së shtetit pas dy vrasjeve në Kurbin, pa i konsumuar siç e do etika, tradita, politika dhe rregullorja e funksionimit të grupit parlamentar, pa i shfaqur mendimet e veta në partinë ku militonte u përjashtua nga Rama.

Nuk marrim përsipër të gjykojmë vendimin e kryeministrit. Nëse kishte të drejtë apo bëri gabim. Ai le të mbajë përgjegjësi për ato që vendos dhe nëse ka vepruar në zbatim të rregullores apo shkeljes flagrante të funksionimit të grupit parlamentar apo me subjektivizëm. Këtë e vendosin forumet e kësaj partie dhe të mbajnë qëndrimin që gjykojnë në përputhje me rregulloren. Nuk komentojmë nëse u nxitua apo u vonua Rama në vendimin që dha. As për mënyrën që zgjodhi dhe nëse ishte proporcional me qëndrimin e Gjetanit. Le ta shikojmë lëvizjen e Gjetanit deputet në një prizëm tjetër. Atë të lehtësisë së kapërcimit të ylberit me një kërcim si të ishte kampion botëror i kërcimit së larti. Me sa duket pavarësia nuk i jepte influencë dhe rëndësi deputetit pasi ndihej i vetmuar në një sallë, ku socialistët e demokratët e lsi-stët e rinj, janë një duzinë që e mbulojnë me hije deputetin ulur në një karrige si anonim.

Thjesht një numër në atë sallë të madhe, ku fjala të jepet rrallë dhe zëri ngjanë si një thirrje në shkretëtirë. Sidoqoftë deputeti i pavarur ka gjithë të drejtat të flasë, të propozojë, të kritikojë. Bile të mbajë shpatën zhveshur se nuk i jep llogari askujt, veç ndërgjegjes dhe parimeve të veta. Po ja që Gjetani nuk e përballoi dot pavarësinë. Më në fund iu bashkua LSI-së. Siç thamë që në krye të shkrimit, kjo lëvizje është një traditë që ka fituar qytetarinë në vendin tonë, ku demokracia nënkupton kapërcim të gardheve dhe gjetje të strehëzave në shtëpinë që del përpara. Pikërisht këtë trajektore zgjodhi të bëjë deputeti i përjashtuar live nga Rama. Gjetani gjeti LSI dhe LSI gjeti Gjetanin. Partia u bë me deputet. Këtë herë lëvizjen deputeti e motivoi me armiqësinë që shfaq Rama me Kurbinin. Akuzë apo përrallë? LSI, një vit më parë demonstrativisht në një akt force për të tronditur sistemin dhe shpërbërë Parlamentin, të përmbyste qeverinë dhe të digjte mazhorancën, iu bashkëngjit menjëherë strategjisë së PD-së sipas skenarit Basha-Berisha-Kryemadhi-Meta e faktorëve të tjerë, që nuk janë formalisht brenda forumeve të partive politike të opozitës.

Deputetët e LSI-së i lëshuan mandatet si fletushka pa vlerë. Hoqën dorë nga parlamentarizmi dhe festuan braktisjen si shpëtimtare. Dorëzimin e mandateve e shoqëruan me një vit protestash të dhunshme. Rrëmujë që në tri dekada demokraci nuk kishin ngjarë. Shqipëria përjetoi shok traumatik. Po demokracia dhe sistemi mbeti në këmbë. Nuk u përdhos, siç ishin bërë llogaritë. Vetëm dy deputetë, Koka dhe Bitri i rezistuan braktisjes dhe reprezaljeve. Zgjodhën demokracinë dhe braktisën LSI-në. E penduara e madhe e kësaj braktisjeje, siç kanë treguar deklaratat e eksponentëve, anëtarë të forumeve drejtuese, ka qenë LSI. Të zhgënjyer me aktin ekstrem, mbetur pa asnjë pushtet, të trembur nga qëndrimi i PD-së, kjo forcë politike, duke parë hemorragjinë e zbehjen e kohezionit, largimet masive të anëtarësisë dhe mbështetësve, ka shfaqur, jo në pak raste pendesë. Kuptohet të ambalazhuara me slogane e citate që thuhen ndryshe e kuptohen ndryshe.

Duke mos përfillur tërësisht deputetët e listës që pranuan të zënë vendet në Parlamentet i denigruar me të gjithë forcat e mllefin e papërmbajtur, i etiketuan e fyen rëndë, i shpallën tradhtarë të partisë, individë pa vlerë që i bëjnë fresk qeverisë, të shitur, të blerë, i barazuan me plaçkë tregu, më në fund LSI e gjeti çelësin për të hapur një portë dhe ngritur një urë, të shndërrohet brenda natës, nga parti rrugore jashtë institucionale në parti parlamentare. Me Gjetan Gjetanin e PS-së, deputetin që braktisi pavarësinë dhe gjeti strehë LSI-në, përfitimi është shumë dimensional për secilën palë. U lanë mënjanë anatemimet. U harruan etiketimet. U kthyen në lavde, fyerjet për deputetin e Rilindjes. Rilindasi u shpall eksponent sa la partinë e vet. Denoncimet, kërkesat për numërim të votave, mandati i dyshuar i rilindasit Gjetan, u flakën mënjanë. Etiketimet e PD-së se ishte një polic u shuan.

Tani e tutje, partia presidenciale nuk do jetë më parti jashtë parlamentare. Me një deputet në Parlament, fitoi statusin “Parti institucionale”. Për këtë u zgjodh deputet Gjetani që iu bashkua kryetares Kryemadhi. Këtej e tutje, LSI do ketë deputetin e vet në Parlament. Pa përfillur figura të rëndësishme, si Bitri dhe Koka, një duzinë lsi-sta që u futën në Kuvend nga lista, grepi i partisë peshkoi Gjetanin. LSI me Gjetanin do ketë një dimension të ri. Ka të drejtën të kërkojë: vende në komisionet zgjedhore; reformën ndryshe në drejtësi; poste në kryesi, në delegacione, në ndarjen e fondeve. Shkurt, LSI nuk do jetë tani e tutje parti pa përfaqësi. Dhe me Gjetanin deputet do t`i bëj karshillëk edhe PD-së, duke i treguar se duhet ta marrin seriozisht, ta kenë në llogari, se është vërtet në opozitë, po me status të ri parlamentarizmi. Jo më kot u zgjodh Gjetani. Më në fund, vërtet, deputeti Gjetan flaku pavarësinë, po LSI fitoi parlamentarizmin! Kësaj i thonë politikë e madhe e një partie “gjeniale” dhe strategji ngadhënjimtare!