BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Opinion / Editorial

Me hajni, me rrena, me tradhti dhe me korrupsion nuk ndërtohet as drejtësia e as shteti ligjor

Me hajni, me rrena, me tradhti dhe me korrupsion nuk ndërtohet as

Shqipëria ka 30 vite që qëndron në vendnumëro të tranzicionit demokratik dhe akoma si pasojë e kësaj Shqipëria nuk ka përmbushur as minimumin e standardeve demokratike të shtetndërtimit. Pavarësisht dukjeve, pretendimit dhe reklamimit si shtet demokratik, Shqipëria është shteti europian i cili ka mbetur i fundit në rrugën demokratike, të progresit, zhvillimit dhe të integrimit në BE dhe si vend kampion Europe në papunësi, varfëri, korrupsion, trafik droge dhe eksod.

Dhe shkaku i kësaj gjendjeje është politika e papërgjegjshme, hajdutëria, krimi, tradhtia dhe korrupsioni i elitës politike shqiptare të këtyre 30 viteve si dhe mosreagimi, përshtatja dhe plogështia shoqërore kundër kësaj politike të vjetër që ka kapur shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

Kur tradhtia, hajnia, rrenat dhe sidomos kur korrupsioni kapin jo vetëm politikën, por edhe shoqërinë, atëherë është shumë zor dhe e vështirë që të dalë në dritë ndonjë gjë e mirë dhe as që mund të ndërtohet dhe as që mund të funksionojë drejtësia e as shteti publik e republikan. Një shoqëri e cila nuk lufton dhe nuk ndëshkon politikën dhe pushtetin e hajdutërisë, tradhtisë, krimit, të mashtrimeve dhe të korrupsionit atëherë vetë shoqëria është e kapur dhe e mbërthyer prej këtyre veseve. Kur gjërat dhe të këqijat politike, demokratike, ligjore dhe ato shoqërore si krimi,vjedhja,abuzimi, droga, korrupsioni, pabesia, hipokrizia, dhe hajnia politike, institucionale dhe ato shoqërore përsëriten në mënyrë të vazhdueshme e të përsëritshme atëherë kemi të bëjmë me një shoqëri të sëmurë nga veset dhe me një shoqëri të pajtueshme e që bashkëjeton normalisht me to dhe prandaj një shoqëri e tillë dhe egoiste e ka të vështirë që të ndërtojë një drejtësi dhe një shtet ligjor e demokratik. Një shoqëri që nuk ndëshkon padrejtësinë, mashtrimet, tradhtinë dhe korrupsionin ajo shoqëri vuan me meritë pasojat e tyre. Kjo është gjendja realisht në Shqipëri prej 100 vitesh shtet, ku gjërat e kanë shumë të vështirë dhe deri tani të pamundur për të ndryshuar për nga përmirësimi dhe nga më e mira. Por ndryshe është shoqëria dhe populli shqiptar i Kosovës, i cili gjithmonë dhe vazhdimisht është shquar e dalluar se ai nuk pajtohet me të këqijat dhe me veset e politikës dhe prandaj edhe me 14 Shkurt 2021 e ndëshkoi elitën e keqe dhe të dëmshme politike, ashtu sikurse dhe mbi 100 vite kurrë populli i Kosovës nuk iu nënshtrua regjimit kolonialist barbar dhe gjenocidist serb derisa me qëndresë heroike e mbinjerëzore Kosova fitoi pavarësinë dhe shtetësinë e saj.