BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Me këtë ritëm dhe këto akuza SPAK fut në burg gjithë administratën e pas ‘90

Me këtë ritëm dhe këto akuza SPAK fut në burg

Arrestimet e bëra javën e fundit nga SPAK jo vetëm kanë entuziazmuar qytetarët e thjeshtë, por kanë vënë në lëvizje edhe forcat politike në vend. Entuziazmi qytetar lidhet me dëshirën e tyre për të patur një shtet ligjor dhe për të mos u torturuar më sikurse këta 30 vjet që edhe kur e drejta e tyre ishte si drita e diellit, administrata, por veçanërisht organet e drejtësisë e mbulonin me errësirë të plotë. Lidhet edhe me faktin për t’i dhënë fund edhe një xhelozie të ligjshme të tyre kur shikonin se si një pjesë jo e merituar e shtetasve të këtij shteti shtonin pasurinë e tyre jo ligjërisht, ose duke ua grabitur atyre drejtpërdrejt ose përmes ofiqit shtetëror, por që edhe në këtë rast ishte pjesë e tyre. Në një mënyrë ose tjetrën gjithkush nga ne është përballur me administratën publike, me organet e drejtësisë dhe me spitalet, tre çerdhet më gangrene të korrupsionit dhe është vënë përballë dy alternativave: ose të japë ryshfet dhe të zgjidhë problemin që ka ose të mos paguajë ç’ka do të thotë ta çoj cështjen që kërkon të zgjidhë në kalendat greke. Për vetë profesionin që kam jam njohur me aq shumë raste korruptive sa më zë koka kur i kujtoj, por më shumë më dhemb koka kur edhe pas denoncimeve që kam bërë nuk kam parë zgjidhjen e tyre. Më së shumti problemet korruptive kanë të bëjnë me pronën dhe tenderat publikë. Në këto 30 vjet, kush e ka patur lugën më të madhe ka ngrënë më shumë. Nuk është çudi sot kur mëson se trashëgimtarë të njohur të pronave të ndryshme në shumë qytete ende janë pa i marrë ato ndërkohë që shumë të tjerë që në fillimvitet ‘90 kishin vetëm nga një kostum të dalë boje dhe një shtëpi me qerpiç, sot kanë nën pronësi pallate të tëra, pa bërë fjalë për makina e bizhuteri të tjera. I kam kërkuar një herë përpara shumë vitesh një njeriu të drejtësisë se ku dreqin kungohej që kishte vënë kaq shumë pasuri për t’u kunguar edhe unë e për të patur të paktën gjysmën e pasurisë së tij dhe qetësisht më është përgjigjur se kisha bërë zgjedhje të gabuar profesionale. E kundërshtova duke i kujtuar se kishte edhe përfaqësues të mediave që kishin vënë pasuri përrallore dhe atëherë më këshilloi t’i rrija pas ndonjërit prej tyre, për t’i “vjedhur zanatin”. Nuk e dëgjova këshillën e tij dhe sot që dara e SPAK-ut po shtrëngohet jam i lumtur që nuk ia dëgjova këshillën edhe pse sot jetoj ende me qira. Në të vërtetë të zbulosh sot hajdutllëkun dhe korrupsionin ndodhur ditën me diell nuk është e vështirë. Nuk duhet të jesh patjetër filozof apo matematicien. Mjafton të dish aritmetikën dhe të thërrasësh prej veshi çdo pjesëtar administrate shtetërore që kapardiset majë pallatit apo majë makinës, prodhim i vitit të fundit dhe të të vërtetojë se si ka mundur ta vërë këtë pasuri. Të bëjë vetingun që bëri për drejtësinë dhe ku 75% e atyre që punonin në këtë sektor nuk justifikojnë dot pasuritë marramendëse që kanë vënë në kurriz të popullit të thjeshtë. Përrallat me “vëllanë e vogël qeros” që mi solli eurot nga emigracioni apo ato se më bëri dhuratë vjehrri nuk i ha më askush. Tashmë duhet që gjithsecili të ketë dokument të vërtetë për gjithçka ka harxhuar dhe vazhdon të harxhojë. Sepse me këtë ritëm dhe me këto akuza që SPAK-u i ka realisht të besueshme dhe të kopsitura më së miri, do t’i duhen jo vetëm 61 palë pranga, sa ka sot aktualisht kryetar bashkie, por do t’i duhen mbase edhe 1661 palë të tjera, se në këtë Shqipëri hallemadhe nuk ka ngelur kush nga administrata shtetërore në këto 30 vjet demokraci pa rrëmbyer diçka jashtë ligjeve. Nuk është hiperbolë po të deklarosh se edhe një hidraulik i thjeshtë i ndërmarrjes së ujësjellësit e madje edhe faturinot e autobusëve urbanë kanë qënë pjesë e korrupsionit. Kam një shembull personal të korrupsionit shtetëror, por më parë më duhet t’u kërkoj ndjesë pjesëtarëve të familjes të ish-kryetarit të një komune që nuk jeton më. Një ndërtues në qytetin ku jetoja kishte mësuar se në një komunë të qarkut ku isha lindur bëhej një tender ndërtimi ujësjellësi prej 470 milionë lekësh dhe më kërkoi shoqërisht të takonim kryetarin e komunës, ku do të bëhej ujësjellësi. I thashë se nuk kisha asnjë njohje me të, por këmbënguli se mund t’ia krijoja këtë mundësi. Përmes të njohurve kontaktova me ish-kryetarin dhe e lamë të takoheshim të nesërmen. Ashtu u bë. Takimi u la në një klub në njërin prej fshatrave të komunës. Nuk ishim parë asnjëherë fizikisht me njëri-tjetrin, por nuk ishte vështirë të njiheshim. Kryetari pinte kafe me disa miq dhe na bëri me dorë të uleshin në një tavolinë tjetër. Sapo u ulëm erdhi kamarierja dhe filloi të shtrojë tavolinën dhe na shpjegojë se kishte dhënë një urdhër të tillë vetë kryetari. Sapo erdhi na urojë mirëseardhjen dhe sapo uli gotën e parë, kryetari babaxhan na kërkoi të themi problemin që të na shijonte vera. Sapo u njoh me problemin, qetësisht na njoftoi se nuk do ta merrnim dot atë tender. Sipas tij, ia kishte dhënë një miku të tij, shok shkolle nga Tirana. Kur I thamë se tenderi bëhej pas tre muajsh, na shpjegoi se realisht bëhej atëherë, por ai e kishte ndarë mendjen sepse “10% që i takonte (nuk e di se me ç’ligj i takonte atij) do ta merrte edhe tek shoku i tij”. Sa tendera të tillë janë zhvilluar në gjithë komunat e bashkitë e vendit gjatë kësaj kohe? Sipas informacioneve të konfirmuara kam mësuar se një gjeneral amerikan fiton në vit gati 75 mijë dollarë ndërsa në vendin tonë një kryetar komune për të njëjtën periudhë kohë ndërtonte një vilë të re që kushtonte 150 mijë dollarë, dyfishin e fitimit të gjeneralit amerikan. Pyetja e thjeshtë: Ku i gjente këto të ardhura ky kryetar komune? Kaq kryetari i komunës, po kryetari i bashkisë apo ministri, ata që janë dhe ata që kanë ikur? Se vërehet edhe një zgjim i subjekteve politike, të mazhorancës dhe të opozitës me këtë rast. Nga mazhoranca ka folur për të gjithë kryeministri Edi Rama, që ka deklaruar se “partia e tij nuk do të bëhet mburojë për askënd që ka punë me SPAK-un”. Ndryshe siç pritej, nga opozita zërat janë në “la minor”. Ajo lukuni drejtuesish të PD që të “hanin gurmazin” për një shkelje në votimet e 25 prillit apo një tender të Lali Erit janë dukur sa për mos u marrë mësysh në këtë rast. Çdo gjë është e qartë: ata e kanë kuptuar se “sharra” e SPAK-ut pas tre apo katër rasteve të mazhorancës së tanishme ka për të korrur edhe poshtërsitë që janë bërë në kohën kur ata kanë qenë në qeverisje. Dhe është e sigurtë se ato kanë qenë të shumta. Nëse kjo mazhorancë shkeljet i ka bërë me vendime kolegjiale, në kohën e parë, tenderat jepeshin me një të lëvizur të gishtit. Ka edhe një dukuri tjetër korruptimi në vendin tonë dhe në jetën politike shqiptare. Ai bëhej në një bashkëpunim admirues midis të dy palëve. Sipas pak verifikime kemi mundur të zbulojmë se gjatë qeverisjes së PD shumë nga ata të mazhorancës që sot janë edhe ministra kanë mundur të marrin tendera miliona e miliardëshe siç ka ndodhur edhe e kundërta. Ndaj edhe ka ndodhur që të gjithë bilbilonin sikur u digjej shpirti për lekun e shqiptarëve që shkonte kot dhe askujt nuk i hynte gjembi në këmbë. Por duket kësaj estrade i ka ardhur fundi dhe gjithkush do të marrë atë që i takon. Vetëm kam një merak: a ka vendi ynë aq biruca sa të sistemojë të gjithë ata që kanë bërë shkelje mbi pasurinë kombëtare? Dhe e fundit: a do të mund të jetojnë rehat ata që janë mësuar me shofer tek b… dhe me disa dashnore me ata që kanë kryer vërtet krime?!