
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Me këtë yrysh, foltoristët dhe bardhistët do bëhen nga njëherë kryetar të çdo komisioni parlamentar

Shkruar nga Bardhyl Bejko 15 Nëntor 2023

Pasi u ulën në kolltuqet ministrore për gjashtëdhjetë minuta në sulmin e parë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët foltoristë së bashku me ata bardhistë që çoi në pajë drejt Berishës Gazmend Bardhi pas braktisjes të Bashës për tek Berisha, lakmia për poste karrigesh u shumëfishua. Dy herë në javë, sa mblidhet parlamenti dhe çdo ditë, komisionet parlamentare, në emër të revolucionit të kaosit për të penguar veprimtarinë normale të punimeve të tij çdo deputet opozitar zgjedh të pushtojë një karrige të rëndësishme ministrore apo kryetar komisionesh kuvendore. Pas uzurpimit të karriges së Kryetares së Kuvendit, kryeministrit dhe ministrave më me peshë, ekonomisë, punëve të jashtme, të brendshmit, ekonomisë, shkurt gjithë qeverisë, radha u erdhi karrigeve të anëtarëve të komisioneve parlamentare. Kështu me Komisionin e ekonomisë, çështjeve sociale, Integrimit, ku për një deputet opozitar, që i përket PD-së, vendosi të bëhet pjesë e këtij komisioni, çoi në përleshje fizike mes deputetëve që deri dje jetonin nën të njëjtën çati, atë të PD-së. Po nuk u pushtua vetëm Komisioni i Integrimit. Të njëjtin fat pati edhe Komisioni i Sigurisë Kombëtare. Deputeti i “Rithemelimit”, Flamur Noka, zgjodhi t’i zërë kolltukun, kryetarit të këtij komisioni, Nasip Naço. Dhe me këtë ritëm që ecën zaptimi i komisioneve dhe pengimi i diskutimeve të rëndësishme në to i bie që kryetarët aktualë ata të zgjedhur nga vota në kuvend sipas rregullores së funksionimit të parlamentarizmit bëjnë karrigethyerin, siç janë etiketuar më parë, ata që kërkonin të vinin në pushtet, po që kurrë nuk guxuan të zënë karriget e deputetëve kundërshtarë në emër të revolucionit për t’u rrëmbyer qoftë simbolikisht karriget deputetëve përballë. Mosbindja civile e deputetëve zhvillohet në forma nga më të paparashikuara. Grumbullimi i karrigeve njëra mbi tjetrën. Togu i karrigeve kapicë, ngjashëm me piramidat. Shkulja e mikrofonave. Ndezja e flakadanëve. Zaptimi i foltores. Aksioni i një pjese të opozitës në emër të mbrojtjes së kushtetutës dhe qëndresës ndaj mazhorancës për të fituar të drejtat e tyre të bëjnë opozitën, vazhdojnë të krijojnë kaosin me të gjitha rrugët, duke hyrë sa nga dyert edhe nga dritaret në pallatin e deputetëve të popullit. I gjithë ky aksion shitet në emër të mbrojtjes së kushtetutës. Po realisht zhvillohet në emër të rrëmujës. Në interes të mbrojtjes së Berishës. Deputeti, Flamur Noka, duke u ulur në karrigen e kryetarit Naço në realitet nuk është se bëri ndonjë kapërcim të madh. Ai vjen nga radhët e deputetëve që kanë mbajtur poste të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Kështu që është në ujërat e veta. Tek e fundit ka qenë Ministër i Brendshëm dhe ia ka anën sigurisë. Kështu që nga ata deputetë që kanë hyrë për herë të parë në parlament dhe ngjiten si me sustë drejt e në karriget e ministrave të qeverisë, pa pasur asnjë post më parë, nuk iu takon fare të ndërmarrin të tilla “përgjegjësi” edhe pse janë thjesht simbolika të kaosit, siç e cilëson Bardhi lëvizjen kaotike për t’u mbyllur gojën deputetëve të mazhorancës, të cilët nga deputetë fizikë më së fundi janë shndërruar në deputetë telefonik, sikur të punonin në call center. Siç theksuam, deputeti Noka edhe pse zapton karrigen e kreut të Komisionit të Sigurisë, për begraundin që ka zuri një karrige shumë modeste krahasuar me postin e ish - Ministrit të Brendshëm që ka mbajtur në Republikën e Shqipërisë në qeverinë “Berisha”. Tek e fundit është sakrificë kur një ish - ministër pranon të ulet tek karrigia e një kryesuesi të komisionit, qoftë ai edhe i sigurisë. Deputetët e tjerë u bënë “ministra” pa kaluar asnjë shkallë pushteti dhe askush nuk u habit. Punë e madhe që Noka u bë kryetar për disa minuta i komisionit. Në garën për t’u bërë “pushtetarë” jo me votë,po me pallë dhe me kaos parlamentar, shumë shpejt do shikojmë, si në pasarelë, tërë deputetët opozitarë të vihen në garë, ku secili të zërë karrigen më të parë dhe të brohorasin: U bëmë pushtstarë!Nuk ka asnjë rëndësi kush do bëhet për pak minuta ministër, e cili prej deputetëve foltoristë apo bardhist, kryetar në komisionet parlamentare. Me këtë vrull që kanë ndërmarrë deputetët e kaosit parlamentar nuk do mbetet asnjë prej tyre pa u vetemëruar ose ministër dublant në qeveri ose kryetar i çdo komisioni. Në këtë mënyrë të ardhjes në pushtet, secili zgjedh mënyrën e vet për t’u bërë qoftë edhe simbolikisht pushtetar në pushtetin legjislativ në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk ka fare rëndësi në se pushtetar bëhesh me votë apo përmes kaosit në parlament. Deri tani kaosi ka konfirmuar se pushteti me votë është një rrugë e shkuar, po kaosi opozitar është pushtet i garantuar. Dhe revolucioni i kaosit sapo ka filluar. Përfytyro, o shqiptar me këtë yrysh që ka ndërmarrë, ku kemi për të përfunduar!
Më të lexuarat


Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare

Çlirimi i Shqipërisë në 29 Nëntor 1944, ditë historike, lufta partizane krenari për gjithë Shqipërinë

Esat Musliu, figurë e shquar e kinematografisë shqiptare

Një analizë e shkurtër e identitetit të Kushtetutës së Shqipërisë

Paburrëria si status social!

111 Vjetori i Pavarësisë përballë politikës dhe realitetit të sotëm
