BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Me Kushtetutën në “zemrën” e anës së djathtë…

Me Kushtetutën në “zemrën” e anës së

…Sepse atje ku qëndron zemra, është karrigia e tij, për të cilën po sakrifikon kaq shumë megjithëse i mbetur edhe “i vetëm trim në luftë”! Presidenti, ndodhet në agoni të plotë, kjo është e vërteta. Ajo ç’ka nuk dihet është se sa do të zgjasë kjo agoni. Të gjithë “fishekët” i mbaruan, të gjithë i shkrepi në “ajër” pa mundur as të trembë dikë. I shkrepi thjesht ashtu për të treguar që “unë jam Presidenti”. Edhe “armët” e tij të fundit janë dekretet, të cilët, megjithëse i kanë mbetur si “koburet me ujë”, përsëri kërcënon: “Parlamenti dhe mazhoranca me ligje dhe unë me dekrete, të shohim kush do të dali më i fortë”. I hapi ndoshta për të fundit herë dyert e “kështjellës” së tij për gazetarët. Të gjithë kujtuan që do të ketë shumë fakte, shumë argumenta për të mbrojtur Kushtetutën nga “hordhitë” që po sulmojnë “kështjellën” e tij. “Do të ketë shumë “armë” dhe me siguri do të ketë edhe “viktima””, menduan gazetarët. Mbasi u uroi atyre mirëseardhjen në “kështjellën e mbrojtjes së Kushtetutës dhe demokracisë”, presidenti u shpreh: “Sot ju informoj juve dhe gjithë institucionet mbi faktet e reja për veprimtarinë kriminale të tij (Ardian Dvoranit) gjatë kryesimit të KED për 2019, si dhe një shtesë në kallëzimin penal të depozituar për këtë shtetas, jo vetëm për të thelluar hetimin penal dhe pasojat e të cilave po i vuan ende sistemi i drejtësisë për mosplotësimin e kuorumit të Gjykatës Kushtetuese, atij duhet t’i ndalohet ushtrimi veprimtarisë kriminale me qëllimin e nxitur nga presioni politik për kapjen e Gjykatës Kushtetuese; t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e plotësimit të gjykatës që vendin e fundit t’ia ruajë vetes”. Përshtypja e të gjithëve, ishte e njëjtë. Gjithçka ishte fantazi e sëmurë e presidentit, edhe “hordhitë” që ai i shihte nga “vrima e çelësit” të “kështjellës” ishin vetëm fantazma që atij i dalin edhe në ëndërr dhe askënd nuk kishte dalluar përveçse Dvoranit, që ai e quan një “të pandehur”, si president dhe “trup gjykues”që është. Bisha është plagosur “brinjë më brinjë” dhe atëherë kur ajo plagoset, përbën rrezik për të kafshuar. Ndryshimi i tij nga një “bishë e plagosur” është që nuk qëndron i lirë në pyll, por në “kafazin” e tij prej ku “hungërin”, “përpëlitet”, “godet” me grushta e me hundë në eter. I tillë ngjante mbrëmë me gazetarët, të cilët e “karfosën” pas “mureve të Kështjellës”. “Më fal, më fal më fal më f...”, nuk tregonin falje por shprehnin “lajthitjen” e tij. Nuk bën më fjalë për flijim, nuk bën më fjalë as për t’u bërë Avni Rustem, as për t’u bërë Mic Sokol, as për të vepruar si Salvador Alende. E kam thënë, tha, qysh në mars të vitit të kaluar në Pogradec. Nuk kisha ndërmend të kujtoja Pogradecin por meqë ma kujtoi vetë. Në deklaratën e tij më 20 mars të vitit të kaluar nga qyteti i Pogradecit, paralajmëroi rrezikun e kthimit të trazirave si në vitet më të vështira të Shqipërisë. Një lloj kërcënimi që as opozita deri atëherë nuk e kishte artikuluar përveç Sali Berishës. Më tej, Presidenti vazhdoi si për të na bërë ne qytetarëve që të lotojmë, “se është i gatshëm të sakrifikojë jetën e tij duke u vetëvrarë” në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike, që sipas tij mund të thellohet edhe më tej. Do ta bënte këtë veprim, të njëjtë me atë që bëri presidenti i Kilit në vitet 1970-1973, Salvador Allende që u vetëvra si sakrificë ekstreme kundër instalimit në pushtet të një junte ushtarake. Me mesazh të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Rama dhe liderit opozitar Basha, presidenti thotë se ata po sakrifikojnë vendin në një krizë gjithnjë e me të thellë për karrigen e tyre. Zgjidhja është vetëm përmes dialogut - tha ai dhe nëse kjo arrihet paraprakisht, atëherë ai është i gatshëm të lërë të lirë edhe vendin e presidentit për t'i hapur rrugë zgjidhjes. Asnjëherë Shqipëria nuk ka kaluar kriza të tilla si po kalon gjatë mandatit të këtij presidenti, i cili ka shkaktuar vetëm kaos dhe anarshi. Për çudi, jo vetëm nuk jep dorëheqjen, jo vetëm që nuk (mos o zot) vetësakrifikohet, por gazetarëve, ju përgjigjet: “Së pari është përgjegjësia ime t’i qëndroj atij betimi që kam bërë me dorën në Kushtetutë dhe me zemrën në Kushtetutë deri në datën 24 korrik 2022. Se çfarë bën Kuvendi i Shqipërisë e shohin gjithë shqiptarët. Po të bënte gjëra më të mira, s’do largoheshin nga Shqipëria 8 shqiptarë, kur nga Serbia largohet një serb. Nuk ekziston asnjë mundësi që presidenti për shkak të avancimit të grushtit të shtetit të tërhiqet nga detyra e tij si kryetar i shtetit dhe nga detyra e misioni i tij për të mbrojtur Kushtetutën”. E thënë më troç, edhe “malet të përmbysen, edhe deti të thahet, edhe bota të bëhet varr” Ilir Meta, nuk lëviz nga Kështjella e tij, sepse “mbron Kushtetutën”. Kushtetutë të cilën e ka shkelur sa e sa herë, po hajde e mbushi mendjen se... Ai nuk e quan për gjë, të sulmojë cilindo që i del përpara, pavarësisht nga funksioni që ka. Edhe Komisionin e Venecias, që e quan “Luani i Artë”, nuk e ka për gjë që ta sulmojë. Le të kujtojmë para pak ditësh intervistën që ai i dha “Zërit të Amerikës”, ku Komisioni i Venecias e shkruante të zezë mbi të bardhë, sipas të cilit: “Presidenti kishte kaluar kompetencat përsa i përket shfuqizimit të dekretit për zgjedhjet lokale”. Këmbëngulja disa herë e gazetarit për këtë të vërtetë, ishte e kotë përpallë një inatçiu që as nuk sheh dhe as nuk i dëgjon ato që nuk i pëlqejnë atij. “Nëqoftëse çmendet Komisioni i Venecias, unë, nuk kam ndërmend të çmendem”, deklaroi presidenti. Ai edhe ambasadorët e huaj i quan rrugëçë e vagabondë. Të gjithë i sheh si “armiq”, të gjithë punojnë kundër tij dhe vaj medet sikur të bjerë edhe i vetmi “luftëtar” që ka mbetur në “fushën e betejës”, ç’ka për të na gjetur ne... Fantazon Presidenti sikur po i bëhet “grusht shteti”, sikur po instalohet “junta ushtarake”. E thirri për këtë edhe “kryekomandantin suprem” të opozitës, Bashën si “ekspert” që është dhe eksperiencën e madhe që ka në shpartallimin e “grushteve të shtetit” dhe i kërkoi bashkëpunim. “Kryekomandanti” dha sqarime më të hollësishme për “grushtin e shtetit” ku sqaroi: “Grushti i Shtetit, nuk bëhet sot me tanke dhe topa, por me shërbëtorë të bindur të qeverisë dhe sistemit të drejtësisë”. Paskan ndryshuar strategjia dhe taktikat e grushtit të shtetit sot. Këtë, “kryekomandantit suprem” Basha, ja ka shpjeguar Komandanti i Përgjithshëm Ilir Meta kur e njohu atë me “faktet tronditëse”, aq sa edhe “kryekomandanti” Basha u ndie i tronditur dhe menjëherë thirri vartësit e tij, Shehin, Ndokën, Mediun. Nuk e thirri në takim atë që e ka shumë për zemër kryengritjen e armatosur dhe rrëmbimin e armëve. Dekrete si ai i 13 tetorit të vitit të kaluar, kur të gjithë, i madh e i vogël, u vunë në rresht për të votuar. Mësojmë edhe “gjëra të reja” lidhur me “grushtin e shtetit”, sipas të cilit, Ilir Meta do ta shpartallojë atë me disa dekrete që do të dalin si “fishekzjarrët” njëri pas tjetrit nga ballkoni i Presidencës. Mbahu burrë e mos u tut! Ilir Meta, ka vetëm një merak, atë të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve, që i ka “xhan” e i ka “shpirt” dhe për këtë do t’i ruajë ata nga “grushti i shtetit” apo “puci” që po bën Rilindja dhe Partia Socialiste. Nuk merret akoma vesh nëse kemi të bëjmë me një “grusht shteti” apo me instalimin e një “junte ushtarake”. Lum si ju o qytetarë që keni këtë farë burri që ju mbron nga çdo e keqe që mund t’iu vijë nga ndonjë “grusht shteti” apo ndonjë “juntë ushtarake”. Kushtetuta e përcakton atë si “simbol i unitetit”. Për të justifikuar këtë përcaktim që i bën ky nen i Kushtetutës, as që ka marrë mundimin të bëjë diçka në këtë drejtim. Si “simbol i unitetit” ka bërë atë që të rreshtohet në krahun opozitar, siç po e tregojnë edhe veprimet e tij të çartura të kohëve të fundit. Për të mos përmendur dhjetra e dhjetra fakte të tilla, po përmendim vetëm njërin prej tyre, atë të rreshtimit të tij me protestuesit që ishin kundër mendimit të mazhorancës për të prishur ndërtesën e Teatrit Kombëtar. Kishin protestuesit apo nuk kishin të drejtë është punë e tyre, por ky si president ç’kërkon atje, përderisa Kushtetuta ja ka përcaktuar vendin ku e ka, në atë që ai e quan “kështjella e mbrojtjes së Kushtetutës dhe demokracisë”? Disa pushtete vendorë kanë mbetur pa drejtues. Kjo nuk e shqetëson presidentin sepse me siguri justifikon nenin e Kushtetutës si “simbol i unitetit” dhe jo i anarshisë. E çfarë janë këto përpara karriges së tij që po i lëkundet? Asgjë! Siç shihet qartë, edhe “uji” edhe “dritat” edhe “ushqimi” “kështjellës” presidenciale i janë prerë. Kështu i fantazon ai dhe kërcënon me dekrete e zhurmon, por nuk thotë as edhe një fakt të vetëm përveçse përmend disa “mafiozëve që kërkojnë t’i marrin kompetencat me në krye Dvoranin” për të cilin shprehet që ky “i pandehur” nuk duhet të vazhdojë më për të vazhduar aktin e tij kriminal, atë të heqjes së kompetencave të Presidentit. Ka një bazë e gjithë kjo “çartallosje” e opozitës dhe ajo ç’ka i ka trullosur të gjithë është ndihma dhe solidariteti që treguan të gjitha shtetet për Shqipërinë. Këtë ndihmë, e paraqesin si “tronditje” për popullin shqiptar, sipas të cilëve, “këto kredi do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë”. Sa e duan Shqipërinë dhe popullin shqiptar këta “çakej”, që nuk po lënë gjë pa bërë për të dëmtuar sa më shumë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Po kur të vijë muaji maj dhe Shqipëria, “vaj medet” të marri vizën për anëtarësimin në BE, si do t’u vejë halli këtyre të “çartallosurve”? Mirë do të ishte të marrin atë ditë mjekë neuropsikiatër dhe kardiologë sepse kush e di ç’do të ndodhë kur të marrin vesh që “puçistët” të marrin meritat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke ua hequr nga duart këtyre “luftëtarëve”.