BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

"Më lejoni të jem i qartë"!

"Më lejoni të jem i qartë"!

E trashëguar nga "mjeshtri i madh" doktor Berisha në PD, është bërë zakon që kryetari i saj të thotë kur del përpara gazetarëve "po dal për një bashkëbisedim me gazetarët"! Në fakt, është patologjizmi i fjalës së stërzgjatur dhe pa asnjë lloj bashkëbisedimi, sepse në fakt nuk ka se çfarë të bashkëbisedohet me gazetarët. Gazetarët bëjnë pyetje dhe t’i përgjigjesh. E sigurisht kjo është "konferencë për shtyp", por si pothuaj gjithçka në demagogji, në folklorizëm akut dhe ky lloj modeli bën pjesë në "marrëzinë" politike të një partie e cila ka humbur jo vetëm orientimin, por dhe modernitetin e duhur për kohën! Po po, në vend që të jetë një "iphone 11" sillet si një "3211"- sigurisht me gjithë respektin e saj (Nokia) në famë për kohën.  E kur "bashkëbisedon me gazetarët" del dhe ndonjë batutë fantastike si ajo e para dy ditëve kur Basha tha: Më lejoni të jem i qartë! Nuk ka më shprehje "të sinqertë dhe të qartë" se sa kjo dalë nga mendja e një personi që sigurisht nuk ka qenë asnjëherë i qartë as me veten e tij, as me partinë e tij dhe as me politikën. Një person që merr leje "medemek me edukatë" për të qenë i qartë, nuk ka mundësi të jetë kurrë i qartë me veten dhe jo më me të tjerët dhe aq më tepër me gazetarët në "bashkëbisedim"! Sepse vërteton përditë se lideri maximus Berisha e ka katapultuar aty ku është pikërisht, për këtë pamundësi për të qenë i qartë politikisht. Sepse "qartësinë" duhet ta kishte gjithmonë si domen - lideri maximus ose doktori. Sepse, po të ishte i qartë sot (Basha) Shqipëria do të kishte opozitë, do të kishte alternativë politike dhe do të kishte një forcë politike demokratike të qartë se nga vjen, ku është dhe ku do të shkojë. Por Basha "kërkon leje" për të qenë i qartë. Biles dhe me gazetarët e "mrekulluar" përpara tij. Kërkon leje për të qartësuar se "ai nuk po bën pakt me Ramën" për të cilin u betua dikur se "nuk kështu dhe nuk ashtu", por se ishte i qartë për "detyrat" e Bundestagut. Ku ka më shumë se sa adoleshencë dhe demencë politike se sa kaq! Sëpaku në sy të atyre me të cilët medemek po bashkëbisedon. Të tillë tipa që luajnë adoleshentin politik kërkojnë të shprehin "pafajësinë e tyre" dhe naivitetin apo sinqeritetin e "vërtetë" me "qartësinë e shprehur", por aspak të kërkuar përpara gazetarëve. Ka zvarritur jashtë Kuvendit partinë dhe ka bërë "luftë molotovësh" dhe tashmë kërkon leje për të qenë i qartë. Ka thyer demokracinë, duke vendosur të dalë jashtë institucioneve dhe ka lejuar që pala kundërshtare të mos ketë përballë opozitën dhe alternativën, ka lejuar arrogancën e shtuar të saj (maxhorancës) pikërisht me pushtetin dhe tani thotë: Me lejoni të jem i qartë! E kujt? Gazetarëëëëëve. Kur në fakt, i duhet tju qartësohet demokratëve dhe njerëzve që kishin shpresa te alternativa, apo te partia e komanduar prej tij. Lulzim Basha sigurisht nuk është "dashi" që duhet të paraqitet i pari përpara drejtësisë nga PD-ja, por ai njëherë te vetme duhet të qartësohet (me veten) dhe të largohet, sepse nuk është njeriu i qartë dhe i sigurtë për nesër dhe as për opozitë të drejtë, të ndershme dhe të pafajshme, të papërzier me afera dhe kusure pushteti. Për këtë, ai jo vetëm nuk është i qartë, por nuk është as naiv dhe as adoleshent, por është pikërisht i fajshëm. Njësoj si këta sot në pushtet. Lulzim Basha sigurisht mban vetëm pjesën e tij të fajeve të qeverisjeve të PD-së dhe si mëkëmbës i Berishës, por nuk mund të jetë ai i pari i "përgjegjshmi" për fajet, por asnjëherë nuk mund të konsiderohet viktimë e "pafajësisë së imagjinuar të tij", sepse sigurisht nuk është i tillë. Prandaj shprehja e tij - më lejoni të jem i qartë, tingëllon sa idiote dhe cinike deri në groteske, për cilindo që është i qartë se kush është Lulzim Basha. Kryetari i Partisë Demokratike sot nuk ka se çfarë tju thotë si kritikë as kundërshtarëve të tij brenda partisë dhe as atyre jashtë saj, që i duan të mirën Shqipërisë dhe vetë PD-së. Sepse është ai që ka bërë PD-në më të vogël në historinë e jetës së saj, PD-në më pa përfaqësim normal dhe pa idealistë e njerëz të shoqërisë së zhvilluar shqiptare. Askërkujt nuk mund t’i thotë asgjë "naivi i lejes për të qenë i qartë" që në fakt, është një cinizëm i kamufluar si edukatë në të shprehur dhe në fund të fundit - është një marrëzi frazeologjike. Basha me shërbimin e tij të njëhershëm si ndaj Berishës dhe Ramës, i ka sjellë të këqija të mëdha jo vetëm PD-së, por alternativës politike në Shqipëri. I ka sjellë demencën e iniciativës politike dhe prurjes së individëve "no name no face", të cilët kanë kthyer një forcë politike si PD, në një "mësimore" të cilës nuk i punojnë fare sistemet që nga ai i drejtimit, deri te motori dhe frenat. Një njeri i tillë nuk arriti kurrë të jetonte dhe vepronte, por dhe ecte pa hijen e doktorit dhe të bëhej lider i vërtetë në sajë të konstruktivitetit! Nuk arriti, se nuk është i zoti dhe sigurisht "nuk është i qartë" sikundër thotë dhe vetë - më lejoni të jem i qartë! Por dhe pse "ka borxhe të mëdha" të lideri maximus dhe i pari borxh është katapultimi i pa merituar në majë të PD-së dhe si ministër në tre portofolet më të rëndësishëm, por dhe si kryebashkiak i Tiranës. Basha as në parti të vet nuk ka demokracinë e "qartë" të brendshme, biles nuk ka fare demokraci. E ky njeri tani kërkon të jetë i qartë, kur ka pasur vetëm mediokritetin si pasion dhe ka jetuar nën hijen e Berishës për të qenë i qartë mbas mijëra marrëzive që ka bërë dhe posteve të pamerituara që ka marrë. Lulzim Basha me "paqartësinë e tij vezulluese" pengon lidershipet e reja dhe të sinqerta në PD, e mban këtë forcë politike lidhur mbas mediokritetit dhe marrëzisë opozitare. Ai është pengesa kryesore e demokracisë së ardhshme në Shqipëri dhe sigurisht një "lezet" i madh për Rilindjen dhe pushtetin e saj. Po po, një "karamele" me letër blu - që si doktori dhe piktori, kanë si meritë të përbashkët në politikën shqiptare përveç sistemit zgjedhor "vet firmos dhe vetë vulos" për emrat e deputetëve.