BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Me “Marksin” që na ofron Servet Pëllumbi kapitalizmi ngelet i përjetshëm

Me “Marksin” që na ofron Servet Pëllumbi kapitalizmi

-(Bisedë e një komunisti me një ish komunist i konvertuar në antikomunist)-

E kisha menduar prof. Servet Pëllumbin se mbas plotë tre dekadash do të ishte njeriu, i cili do të reflektonte drejt dhe do t’i kuptonte jo vetëm në rrafshin teorik se sa të drejta kishin qenë idetë e korifenjve të marksizmit, por dhe praktikisht për të parë natyrën e egër të kapitalizmit. Kam qenë nga ata, që kur e kam parë profesorin e gjakosur nga shkopinjtë e borgjezisë së re shqiptare që ai dhe shokët e tij në mënyrë solemne në Kongresin e tyre të dhjetë (sa keq përkuaka dhe kjo fjala “e dhjetë”), pra kur e kam parë në atë gjendje të mjerueshme mendova: Epoooo...doemos, tash profesori do ta kuptojë se çdo të thotë kapitalizëm që në profesionin e tij ai e na e konvertonte me të drejtë dhe me tiparet karakteristike sikurse dhe me ideologjinë bashkëshoqëruese që ne nga profesor Pëllumbi ishim mësuar si i thënkëshin ideologjia borgjeze. Por ja që profesori në fjalë, na i paska harruar shkopinjtë dhe plagët e kapitalizmit që i hoqi mbi kurrizin e tij, të cilat më vonë me kalimin e kohës jo vetëm se iu shëruan shpejt, por dhe i paskan vënë dhjamë. Këtë arsyetim e nxjerr nga artikulli fragmental që ka shkëputur z. Pëllumbi prej librit të tij, të cilin e titullon bisedë e një socialisti (nënkupto S.Pëllumbin që dikur na paskësh qenë komunist botuar në editorialin prestigjioz “Dita”) me Spartakun, komunistin nostalgjik, i cili nga nanurisjet sqaruese që i bën profesori ai deri diku lëkundet dhe është gati të pranojë tezat e tij anti komuniste. Materiali i botuar ka shumë pika diskutimi, por unë do ndalem në më të rëndësishmet Gjithsesi z. Pëllumbi si shembull të parë për t’iu kundërvënë Marksit merr bisedën që na paskësh bërë ai me z. Bufi me një biznesmen komunist në Firence dhe se kur e pyesin se ç’komunist na qenka ai që shfrytëzon punën e të tjerëve, menjëherë biznesmeni “komunist” u thotë pyetni punëtorët dhe punëtorët sipas rrëfenjës së Pëllumbit, ishin “të kënaqur” me padrinon e tyre! (Wow). Pikë së pari duhet t’i them profesorit tonë se në Itali nuk ka asnjë Parti Komuniste të vërtetë mbi bazat e M-L. Ato (që deri tani janë nja 7 a 8-të) janë tërësisht revizioniste, oportuniste dhe reformiste të cilat kanë ngjashmëri si dy pika uji nga mendimet e profesorit tonë, i cili është për të ardhur keq sepse mendimi i tij përputhet plotësisht me ultrarevizionistin P.Toliati, ish-sekretar i PK italiane, i cili edhe pse u plagos e hëngri një koqe plumbi nga ballkoni i spitalit ku ishte shtruar doli për të qetësuar masat e revoltuara nga atentati kundër tij duke u bërë thirrje “të ruanin qetësinë dhe se Partia Komuniste italiane do të jetë përfaqësuese e vlerave të demokracisë së vërtetë, duke bërë thirrje për ruajtjen e rendit kushtetues” dhe u bëri apel të shkonin në shtëpitë e tyre e jo të protestonin. (Ky ishte shërbimi i radhës së tij, por dhe tradhtia e hapur ndaj idealit të proletariatit italian të organizuar si klasë që i bëhej nga vetë partia). Toliati “ynë” në këtë rast z. Pëllumbi i rekomandon komunistit Spartak se... “Në demokraci edhe komunistët kanë të drejtë të kenë partinë a partitë e tyre, me kusht që të njohin e zbatojnë rendin kushtetues, pra rregullat e lojës demokratike”. Por nëse do të pranohej kjo tezë e shtruar nga profesori anti marksist (edhe pse hiqet se e do Marksin) atëherë indirekt jo vetëm se rendi kushtetues pra kapitalizmi kodifikohet i përjetshëm, (sepse borgjezia ku ta gjejë një parti të tillë), por ai u heq dhe mundësinë e revolucionit proletar, që në rastin e një krize të madhe dhe ashpërsimit të tejskajshëm të kontradiktave antagoniste e që është në pikën e vet kulminante, (paçka se në tryezë mban Marksin), por dhe partitë revizioniste të Europës madje dhe përtej asaj mbajnë dhe Leninin), do të thotë se klasa shfrytëzuese me gjithë arsenalin e vet ekonomik dhe institucionet dhe bashkë me marrëdhëniet ekonomike që përfaqëson ka arritur në një pikë të tillë që me gjithë dëshirën e vet për të ruajtur rendin nuk është më në gjendje… Sikurse nga ana tjetër proletariati i organizuar si klasë ka arritur në një pikë të tillë, sa që dhe ai nuk e duron dot më shtypjen dhe shfrytëzimin e egër që i bëhet dhe që tashmë ky proletariat është i ndërgjegjësuar dhe pjekur si klasë me një udhëheqje revolucionare dhe jo 3-4 parti të vetëquajtura komuniste (sepse 3-4 mami e dështojnë një fëmijë), pra ky proletariat nga ana tjetër me veprime të shpejta e revolucionare i rrëmben pushtetin nga duart e borgjezisë duke siguruar fitoren e revolucionit proletar që “marksistin” Pëllumb e tmerron fjala “revolucion” dhe në vend të tij ai si Papa i Romës propagandon bashkëjetesën e pafundme me rendin shfrytëzues, që sipas tij nuk është më shfrytëzues sepse ja paskan thënë në Firence. Po atëherë? Atëherë ua them unë se ju prof. nuk jeni aspak revizionist, por një social demokrat që kur e ke mirë me Berishën je demokrat e kur e ke mirë me Tosin je socialist, por kurrë as ke qenë dhe as nuk je komunist (paçka se ke qenë përkëdhelur i sistemit, por ja që ata të përkëdhelurit dhe e dredhkan keq). E di ti profesor se populli është më filozof nga ty kur thotë se “nga trëndafili del ferra”? Po përse ferrë me gjemba kur ju që në pamjen e jashtme të jep përshtypjen e një burri të urtë e të matur? Ja sepse: Ju e konsideroni keqtrajtimin tuaj si një lajthitje prej të marrit Berishë, apo “Gazidedet” brenda e jashtë partisë tuaj. Por jo mik i dashur jo nuk është ashtu, ajo është lufta juaj brenda llojit dhe po ta them unë se nëse në vitin ‘97-të do ishit ju në pushtet, kërbaçi “i rendit tënd kushtetues” do ndërronte dorë, mund të ishte në dorë të Nanos ose pse jo dhe tuajën. Fundja të mos harrojmë se në rrëzimin, por veçanërisht në ndërtimin e rendit që po instalohej ishit ju dhe gjithë lloji i juaj që e projektua dhe e ndërtuat duke u bërë pjesëmarrës i gjithë institucioneve të shtetit madje dhe të kërbaçit apo si i themi me terminologjinë tuaj diktaturës borgjeze dhe pastaj na shkruan libër për të korrigjuar Marksin se “Unë, përkundrazi, jam përpjekur ta trajtoj Marksin dhe veprën e tij, së pari, historikisht, pra në vartësi të kushteve konkrete –historike dhe, së dyti, në mënyrë kritike pa thënë asnjëherë se “mjafton të rilexosh Marksin për t’i zgjidhur të gjitha problemet e sotme”! Pra, për mua Marksi, nuk është i pagabueshëm, por është i pashmangshëm. Z. Pëllumbi edhe megjithëse në një farë mënyre e me gjysmë zëri ju e pranoni pashmangshmërinë e Marksit kaloni në të pastajmen në të kundërtën e asaj që shkruani duke u shprehur se “... hopi gjigant teknologjik, që pritet të zhvillohet edhe më me intensitet në të ardhmen, do të krijojë kushtet që prona private të vetëshuhet pa qenë nevoja e shpronësimeve me dhunë, siç mendonte Marksi, sepse priten zhvillime që çojnë në zëvendësimin e “nivelit të shfrytëzimit” me “nivelin e konsumit”. O tempo o morres çfarë nuk lexojmë?!! As më shumë e as më pak nga mendimet ultra revizioniste të “eurokomunistëve” Karrilio, Marshe dhe Berlinguer e deri te Bertinoti, të cilët propagandonin me të madhe se si rezultat i rritjes së mirëqenies në vendet kapitaliste dhe natyrës së shtetit, i cili sa vjen e bëhet më human (veçse shkopin kurrë nuk e heqin nga dora) sepse sipas tyre (natyrisht per rrjedhojë dhe sipas jush) po bëhet stratifikimi i shoqërisë, që do të thotë se bëhemi gati të njëjte, shfrytëzues e të shfrytëzuar borgjezë, priftërinj bossa si Berluskoni e mafiozë si Andreoti dhe karagjozë si Makron (që 14 vendeve neoklonialiste afrikane Franca ende u merr taksen e pavarësisë). E dini ju se ç’është kjo taksë që Franca e Europës reaksionare u merr popujve afrikanë? Shfletojeni dhe do ta gjeni. Gjithsesi me këtë rast për rrjedhojë e arsyetimit tuaj rezulton se thirrja e Marksit “proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni” prej jush zëvendësohet me thirrjen: Punëtorë e fshatarë, të shfrytëzuar e shfrytëzues, priftërinj, policë, xhandarë, bossa e sarahoshër si Berluskoni, mafiozë si Andreoti e neokolonialist si Makroni përpara për në socializëm sepse shkenca dhe revolucioni tekniko shkencor me mendjen e ndritur të teknikës informatike dhe kalkulimet e sakta që do bëjë ajo do na e heqi pabarazinë klasore duke na shndërruar në shoqëri me nivel të lartë konsumi, pa qenë e nevojshme përmbysja klasore pra revolucioni proletar, (teksa ju kundërrevolucionin si akt dhune ia dhatë të drejtë vetes ta bënit) dhe për rrjedhojë punëtori nuk është më i interesuar për të qenë i lirë, i barabartë dhe i vëllazëruar sepse këtë gjë me një të rënë të lapsit ua siguroni ju me anë të rrjetin informatik të centralizuar të ekonomisë globale, e cila do na japë në tepsinë e Ramës racione të barabarta. Profesor kaq shpejt e harruat se shoqëria njerëzore dhe një rend ekonomik nuk matet me sasinë e prodhimit, por me mënyrën e shpërndarjes?! Kjo do të thotë se në ç’raporte janë të mirat materiale që përfitojnë shtresat e shoqërisë dhe në dorën e kujt janë mjetet e prodhimit të të mirave materiale?! Pse kompjuterët do na e zgjidhin problemin?! E harruat qe serverin e kompjuterëve të “21 Janarit” te ne e zhdukën?! E kush e bëri këtë akt a nuk ishin njerëz ata dhe përfaqësues të një shtrese të caktuar brenda llojit të tyre? Po sikur të shtrohej problemi për revolucionin proletar, i cili kërkon prishjen e marrëdhënieve të skllavërisë ekonomike, ju do dilnit në krye të na këshillonit: Daleni more djema ku shkoni, prisni sepse hopi i madh teknologjik po na çon drejt zhdukjes së pronës private dhe po qe se ky hop i madh e zhduk pronën private ja e shikoni që mbërritëm në socializëm!? 7 X 7 = 42 (Nuk qenka vetëm Luli).