Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Më mirë të punojnë sesa të hedhin tymuese e të zhurmojnë!

Postuar: 24/08/2018 - 07:11

Ndjesia dhe kurajoja për të kritikuar e qortuar edhe fshikulluar këdo që gabon qoftë ky politikan, personalitet, zyrtar apo intelektual, por sidomos politikanë madje edhe institucione, është një e drejtë, madje edhe obligim qytetar, që ta lejon, ta nxitë edhe inkurajon veçanërisht një shoqëri e hapur dhe demokratike. Këtë kritikë, koment dhe analizë e kanë për Parlamentet dhe parlamentarët tanë pasi kur janë në seanca parlamentare apo në komisione parlamentare më shumë shumojnë, ulërijnë e bojkotojnë sesa punojnë dhe sidomos për kundërshti dhe debate produktive, eficente e me vlerë e që patjetër i shërbejnë edhe vetë civilizimit qytetar edhe demokratizimet të Parlamentit. Theksoj më mirë të pushojnë sesa të zhurmojnë pasi e vërteta e pamohueshme është se gjatë mbylljes dhe pushimit të seancave parlamentare sytë dhe veshët na kanë rënë në qetësi sepse nuk po shohim edhe dëgjojmë me “gërr-mërr”, “ma ke-ta kam” e “ta kam e ma ke”, as sulme verbale e fizike të ndërsjella , as gjuajtje me çizme që fluturonin mbi kokat e pambrojtura të deputetëve e të ministrave, as kërcënime, as shantazhe, presione dhe fyerje reciproke, as çjerrje dhe ulërima prej trimoshave halabakë që bllokojnë foltoren e Kuvendit e plotë e plotë marrëzira të pakuptimta e të paprecedente janë të çuditshme e të befasojnë thirrjet ulëritëse: shpojuni gomat e makinave, thyeni dritaret e institucioneve edhe për më tepër kurrë këto thirrje i bën jo thjesht një militant partie, por një kryetar partie që është edhe kryetari i opozitës. Thirrje të tilla nuk bëjnë gjë tjetër veçse krijojnë kaos, paqëndrueshmëri dhe destabilitet politik deri edhe mosbindje civile.

Nuk na duhet kurrsesi një Parlament që destabilizon gjendjen, por një Parlament serioz dhe dinjitoz, as deputetë që ngrohin kolltukët e që nuk ua kemi dëgjuar zërin asnjëherë, por deputetë vizionarë, aktivë që të kërkojnë, gjejnë e shpalosin alternativë dobiprurëse dhe në mbështetje të përparimit, progresit, zhvillimit dhe rritjes së mirëqenies së pandalshme të qytetarëve. Gjithashtu nuk na duhen deputetë mercenarë që xhunglojnë, kacavirren, katapultojnë sa në njërën e në tjetrën parti thjeshtë edhe vetëm për të marrë rrogën e deputetit apo për të gjetur ndonjë tender. Apo për të bërë ndonjë pisllëk të pastër që u sjellë përfitime të majme dhe në dëme të ekonomisë dhe taksapaguesve shqiptarë. Po kështu nuk na duhen aspak deputetë të përjetshëm të prekur, të konsumuar, inaktivë. Kemi jo pak deputetë me precedentë penalë e të korruptuar e të përfshirë të së vërtetës që duhet me patjetër të kalojnë shpejt dhe pavonesë në sitën e imtë të vetingut për të justifikuar pasuritë e tyre përrallore dhe aspak të justifikueshme e që duhet me patjetër që të sekuestrohet .

Është e domosdoshme të theksoj e të nënvizoj faktin e pamohueshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili jo një herë, po disa herë ka konstatuar edhe denoncuar shkelje dhe dëme qindra milionëshe dollarë, që i kushtojnë rëndë ekonomisë tonë edhe që për ironi të fatit askush nuk jep llogari e nuk përgjigjet dhe askujt nuk i hyn gjemb në këmbë. Kohët e fundit po dëgjojmë shpesh thirrjet e opozitës që pas muajit të nxehtë të gushtit, pra në shtator të nxehin temperaturat e politikës për protesta masive e për mosbindje civile. Por përse e për çfarë, veçse për pushtet? Edhe harrojnë, edhe nuk duan të kuptojnë se në pushtet mund të vish vetëm me ide dhe alternative të qarta dhe me votën e sovranit e që ta fitojnë duhet të bëhen të besueshëm dhe të mos mbetet ora te avazi i protestave që mesa shohim e konstatojmë, edhe për zhvillimin e tyre ka rënë dukshëm interesi i qytetarëve shqiptarë.

Shpresoj edhe besoj shumë që pas pushimeve deputetët tu kthehen seancave parlamentare me mend në kokë me ndjenjën e thellë të përgjegjshmërisë, të vullnetit e të bashkëpunimit reciprok të debatit konstruktiv dhe të kontribuojnë bashkërisht e me seriozitet të ndërsjellë për hapjen e negociatave aq shumë të mirëpritura shqiptarët, të krijojmë shansin për të trokitur pa droje edhe me dinjitet në paradhomën e BE-së. Si konkluzion, edhe në përfundim të komentit edhe analizës, iu bëj edhe apel deputetëve që në seancat e ardhshme parlamentare e gjatë muajit shtator e në vijimësi të mos vazhdojnë më me mosmarrëveshje të kota e të paprincipta duke konsumuar kohë dhe energji kaq shumë të nevojshme për tu angazhuar në axhenda të tjera të dobishme e që kërkojnë zgjidhje e urgjente. Por nëse vazhdojmë me metodologjinë shuajnë me metodologjinë e gërmimeve e të mosmarrëveshjeve recidiviste, po e përsëris, më mirë të pushojnë vetë, sesa të veshin tymuese e të zhurmojnë. /Nga Pali Nito

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2018 - 07:34

Askush nuk do të donte të ishte pensionist, jo vetëm për arsye të moshës së tronditur nga trokitjet e fundit të jetës, por edhe nga mënyra se si trajtohen ata në shoqërinë tonë.

Postuar: 18/11/2018 - 07:33

Sipas një sondazhi të Gallup, 79% e të rinjve shqiptarë të moshës 15-29 vjeç duan të largohen për

Postuar: 18/11/2018 - 07:32

Këtë titull të këtij shkrimi do të doja ta shpjegoja me fjalë të thjeshta – “Sindroma

Postuar: 18/11/2018 - 07:30

Ish kryeministri maqedonas, që qeverisi vendin për 10 vjet më radhë, Nikola Gruevski u dënua

Postuar: 17/11/2018 - 07:48

Më në fund teqeja e Likes u dorëzua.

Postuar: 17/11/2018 - 07:18

 Disa veprime dhe angazhime politike të kohëve të fundit të opozitës e kanë bindur plotësish

Postuar: 17/11/2018 - 07:15

 Tashmë besoj është e qartë se të gjithë ata lloj politikanësh që kanë të përbashkët "a