BREAKING NEWS

“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan
x
BREAKING NEWS

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK
x
BREAKING NEWS

“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

“Është i gatshëm të ballafaqohet me
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një
x
BREAKING NEWS

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi
x
BREAKING NEWS

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër
x

Opinion / Editorial

Më në fund një çudi, deputetët për të parën herë patën dakortësi!

Më në fund një çudi, deputetët për të

Sapo u shtrua për diskutim, ndryshimi i piramidës së pagave dhe u shqyrtuan paga e Presidentit të Republkës, Kryeministrit, Kryetares së Kuvendit, ministrave dhe zyrtarëve të administratës publike, fillimisht në komisionin e ekonomisë pati debate të forta, që çuan deri në shtyrjen e afateve të diskutimit, duke krijuar një pështjellim të madh pasi qytetarët nisën të komentonin se propozimi i qeverisë dhe Edi Ramës ishte thjesht për propagandë para zgjedhjeve lokale  dhe bëri që politika të drithërohej. Të parët që ndjenë këtë lëvizje sizmike, si autorë të nismës, ishin qveritarët. Ndaj nisën të dalin me nxitim nga Ministri  e instanca deri i pari i qeverisë të sqarojnë se ky ishte një premtim dhe fjala e dhënë do bëhej reaitet. Dhe jo vetëm kaq, po do niste pagesa shtesë qysh nga  një prilli. E tërë kjo u shoqërua me diskutime dhe informacione të shumta për të bindur të gjithë se kjo nuk ishte një shashkë elektorale dhe se qeveria do provonte me fakte se propozimi ishte real dhe i studjuar, duke dhënë edhe argumenta të shumta, si do veprohej dhe ku ishin gjetur burimet e kësaj rritje, ku për një periudhë shumë të shkurtër do arrijë 900 euro paga mesatre, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor.  Në realitet, shkaku i debateve nuk ishte rritja e pagës së krerëve të shtetit apo presidentit dhe ministrave as për të administratës. Arsyeja reale  e debateve të ashpra ishte fakti që në projekt mungonte shtesa e pagës për ata që vendosin për gjithçka, ligjvënësit e Shqipërisë. Të gjithë deputetët e çdo krahu politik  sëpaku në Komisonin e Ekonomisë, ku u diskutua ligji ishin njëqind për qind dakord. Edhe ndonjëri që hodhi vicka dhe bëri pedantin si i shqetësuar për shtesën prej 100 mijë lekësh në pagën aktuale ishte më shumë shprehje kapdaillëku apo vinte nga ndonjëri prej deputetëve oligarkë  milionerë që paga prej mbi tre milionë  e gjysëm lekë në muaj i  duket si të ishte karamele Zana e kohës së monizmit. Po pavarësisht këtyre kontestimeve që dukeshin si tingllimë të zilkave minore, tingujt bas, u shpalosën nga tërë spektri politik  i deputetëve nga cepi i majtë në atë të djathtë. Është hera  e parë që pas sherreve, u sistemuan në sirtar debatet dhe luftrat e përgjakëshme, betejat e gladiatorëve për hartën elektorale apo të ashtuquajturën vjedhje dhe trafikim të zgjedhjeve, siç vepron opozita jonë duke hedhur tullumbace  në erë që për rastin e parë u arrit akord total. Të gjithë ranë dakord që pagat të rriten dhe që ligji do votohet pa as më të voglin ndryshim. Dhe para syve të publikut  shqiptar ndodhi çudia e parë, ata deputetët tanë që nuk lënë ditë pa u sharë dhe duket se janë gati për t’u grirë e për t’u vrarë, arritën dakortësinë për pagat që do marrin. Në fakt, ky është një realitet i ri dhe që këtej e tutje do arrihet kompromisi dhe nuk do kemi më kurrë beteja kuvendore dhe opozita e mazhoranca do të hedhin valle, dorë për dore, dhe duhet që të gjitha ligjet dhe vendimet e mëdha të kenë brenda tyre si tharmë nga pak privilegje për deputetët tanë në se nuk do ketë zgjidhje të mëdha le të jenë edhe të vockla. E rëndësishme është që deputetët në fund të debateve të dalin triumfatorë me paga më të larta  dhe të kenë të gjitha mundësitë të jetojnë të paktën mbi nivelin e të varfërve dhe t’i thonë tutje e ta flakin matanë pakujdesinë e qeverisë, e cila i ka lënë deri sot deputetët në fund të rreshtit, të pa privilegjuar dhe të pa kujdesuar. Pas miratimit në parlament të ligjit mbi piramdën e pagave në Shqipëri, deputeti do ndjehet  më shumë njeri dhe jo i varfër e i traumatizuar si deri tani. Nga sot e në ditët që vijnë, deputetët tanë kanë privilegje të mëdha, që nuk lidhen vetëm me pagën. Po edhe me shpërblime ekstra, siç janë dietat kur zbresin në bazë, kur jashtë shtetit shkojnë, apo për një shtëpi të re kërkojnë që nga kreditë me zero interes deri tek katet shtesë. Nuk flasim këtu për deputetë që kanë biznese në emër të vëllazërisë apo krushqisë, si ata që kanë firma ndërtimi, apo transporti e turizmi. Ata kjo paga e re, u duket siç thamë imë lartë thjesht si karamele. Tani që pagat deputetët i rregulluan për vete i kanë portat të hapura ndoshta dhe për ne, për të papunët  sigurisht, po edhe  për  të shkretët pensionistë. Dhe të gjithë bindjen e kemi se deputetët tanë flakë e zjarr do ta bëjnë dynjanë, pagat e vegjëlisë dhe tërë shoqërisë të barazojnë me pagën mesatare në Shqipëri. Për një gjë lexues dhe dëgjues të jeni të sigurt, se një epokë e re ka filluar për të gjithë popullin shqiptar, se deputetët gjumi më nuk do t’i zërë deri sa të arrijnë që qytetarët tanë paga maksimale të marrin dhe të ndihen në lumturi, siç u ndjenë këto ditë deputetët e kuvendit në Shqipëri. Populli do dalë në bulevarde dhe do brohorasë: Rrofshi, o deputetët tanë se deri dje kishim gjetur belanë. Ju sherr në kuvend e në çdo seancë një betejë të re, po tani të bindur jemi të gjithë ne, se do qetësohet lufta finale dhe këtej e tutje mes deputetëve do ketë frymë mirëkuptimi si një fazë e re dhe me shumë kompromise. Rruga sapo u shtrua të vjen rradha ti, o miku im, po edhe mua. Po më parë duhej ajo paga e deputetit që merr dietë nga varfëria dhe t’i rritej pasuria dhe tani që kjo u arrit, prit, o i dashur mik prit, se do vinë ditë me lumturi dhe këtë do e vendosë i miri ynë, vetë deputeti.