BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Opinion / Editorial

Më në fund PD e zbuloi vaksinën antikovid, mjafton Rama, të ikë!

Më në fund PD e zbuloi vaksinën antikovid, mjafton Rama, të

Shkenca botërore, është në përpjekje titanike për zbulimin e vaksinës anti kovid-19. Shkencëtarë të universiteteve dhe organizatave më të fuqishme të sistemit shëndetësorë më në zë në botë, janë në kërkim të antivirusit që ka tronditur botën. Të gjithë japin lajmin se janë në rrugë të mbarë, por kërkohet kohë për ta vërtetuar efektin e vaksinës, si dhe gjetjen e medikamentit më efikas për të shpëtuar njerëzimin. Ata flasin me fakte. Janë me këmbë në tokë dhe kuptohet se të gjithë u gjetën të papërgatitur për t`i dhënë zgjidhje një shqetësimi të tillë, të jashtëzakonshëm që shoqërohet me humbje jetësh ku në disa nga shtetet e Europës, po së fundi edhe SHBA, humbin jetë në numra të frikshëm. Edhe sistemi shëndetësor në Shqipëri, është vënë në alarm dhe lufton sipas protokolleve të OBSH-së për të zbatuar rigorozisht, të gjitha këshillat dhe protokollet e miratuara prej saj. Mjekët shqiptarë, infeksionistë, biologë, anestezistë e gjithfarë, janë në vijnë e parë të frontit, atje ku bie mbi ta, shiu, jo I bombave as i predhave, po i virusit vdekjeprurës Jo pak prej tyre, janë prekur nga ky virus që nuk të falë.

Edhe pse mijëra shkencëtarë, janë në garë për të gjetur vaksinën për përdorim në betejën për të fituar jetë njerëzore dhe sot bëhen përpjekje përmes përdorimit të medikamenteve të përafërta në kushtet kur ende ka shumë të panjohura dhe të papritura, ngurohet të jepet një definicion fundor se u arrit të gjendet ilaçi për të bombarduar virusin e llahtarshëm, i cili nuk të falë. Shqipëria, ka sot mbi 270 të prekur nga ky virus, ka viktima siç ka edhe të shëruar, të cilaët janë shpresa se në këtë betejë, ka edhe fitimtarë që nuk janë të rastësishëm, por që kanë fituar mbi vdekjen, falë punës vetëmohuese të mjekëve tanë të talentuar e ta palodhur, mjekë që kanë fituar admirimin e qytetarëve shqiptarë, duke i përshëndetur e uruar me të gjitha mënyrat, me duartrokitje nga dritaret me super vlerësime nga ekranet e televizioneve, falënderimeve të shumta që vijnë nga qytetarët nga çdo cep i vendit.

Të vetmit që i bien fyellit në një vrimë dhe punojnë me metodat e paraluftës, të njëjtët, si individ që nuk i ha aq shumë meraku për t`iu bashkuar betejës antivirus, po të zënë deri në grykë nga virusi i tmerrshëm i akuzave të gjithëçkaje dhe në veçanti të etjes për pushtet nuk e mbyllin asnjëherë gojën për të bërë anatemime nga më fantazistet, mjafton që të evidentojnë luftën e tyre të pashtershme për ti vënë gurë nën rrota mazhorancës edhe në këto ditë kur janë të gjithë në front dhe të rrezikuar, jo vetëm nga kovid-19,po edhe nga goditja rëndë që po merë ekonomia jonë kombëtare dhe ku të gjithë janë vërsulur për të përfituar çfarë të mundin nga situata e rrëmujshme që ka pllakosur vendin. Ata, të pamposhtur dhe pa i vrarë ndërgjegjja, pa pyetur për hallet e qytetarëve, duke bërë të dëshpëruarit dhe të dhimbsurit, të mërziturit se qeveria po godet bizneset dhe veçanërisht ata të qirasë ,të cilëve u qanë hallin, duke mos menduar fare për qiramarrësit të cilët nuk kanë para për t ë kaluar këtë situatë të ëvshtirë dhe nuk e hapin fare dyertë e bizneseve, le më të nxjerrin të ardhura për vete dhe të shlyejnë qiratë e rënda me portofolët e tyre të zbrazura. Po duke lënë mënjanë faktin e rëndë të dëmtimeve të ekonomisë tonë kombëtare dhe veçanërisht të rrënimit të ekonomive familjare, të fermerëve apo në ndërtim e gjithë fushat e jetës, halli më i madh për PD-në është si do bëjnë me Ramën që edhe këto ditë sulmohet sikur është në dyluftim, jo me pandeminë, po me opozitën. Është vërtetë për të ardhur keq si ka mundësi që opozita jonë nuk e gjeti forcën që dhe këto ditë, ku kërkohet solidaritet shembullor dhe mes mbështetje e përgjithshme për shqiptarët vijon të këndoj të njëjtën këngë dhe të kërcejë të njëjtën valle me të njëjtën melodi.

Si ka mundësi që nxori papritur sloganin “Rama Ik!? Ku është meraku këtu dhe ku I ka ngecur ora PD-së, Lulzim Bashës, Edi Palokës, Alibeajt, Bylikbashit dhe të përhershmit Sali Berisha? Si është e mundur të merret jashtë kontekstit një thënie e Ramës për qëndrimin e tij në Itali dhe menjëherë njëri nga zërat më evident të PD-së- përfaqësuesi i saj në të gjitha tavolinat e dialogut, Bylykbashi të flasë kodra pas bregut dhe të kërkojë me urgjencë largimin e Ramës deri edhe burgun për të, vetëm sepse sipas tyre ka fshehur arrestimin në Itali. Avazi i vjetër në një situatë te re. Të njëjtët me fjalë, po njëlloj ngrenë zërin për të na thënë në këto ditë kur ata qëndrojnë në shtëpi, bëjnë një xhiro deri tek selia e partisë dhe që andej i fryjnë urrejtjes dhe përçarjes dhe atë që nuk arritën dot me luftë ta arrijnë me manovra si këto të shpifjeve gjoja me burgun e Ramës në Itali të padeklaruar. Kjo loja e mbajtjes pas fijes së kashtës. Qëllimi I liderëve të PD-së është mbajtja e tensioneve dhe shumëfishimeve duke e vënë kryeministrin përball fakteve të paqena dhe shpifjeve alla babale siç kanë bërë gjatë tërë këtyre viteve duke mos ndryshuar asnjë grimë në betejën anti qeveri dhe anti shtet. Kur flasin ata që e mbajnë veten si jurist të dirës së parë të shumëditur për ngjarje të paqena vetëm se u plotësojnë dëshirat e tyre fantazinë e rrugëtimit drjtë pushtetit hajde e mos mendo se cila është opozita që kërkon pushtet pasi I ka braktisur gjithë pushtetet. Oerd Bylikbashi si rrufe në qiell të pastër kërkon me ngulm që rama të jap dorëheqjen. Pra kërkon skemën e Kosovës duke I lënë të dy shtet shqiptare në mes të pandemisë në mëshirë të aftit për një akuzë që është fantazi e shfrenuar PD-ës. Dhe ajo që të çudit më shumë edhe pse një melodi e vjetër është fakti që dorëheqjen e Ramës nga kryeministër e kërkojnë në mënyrë taksative, duke zhurmuar sikur kanë gjetur vaskinë e antivirusit duke lënë pas dere mijëra shkencëtarë që janë në valën e kërkimeve për të gjetur realisht ilaçin antivirus. Kjo mënyrë sjellje dhe këto veprime pa sens, sikur këndojnë në kor këngën e pushtetit, etjen e opozitës tonë në kohë pandemie. Dhe më në fund PD e gjeti vaksinën anti kovid: Mjafton që Rama të ik. Pas kësaj Basha e ka fituar luftën me pandeminë dhe do drejtojë qeverinë që do jetë më e fuqishme se çdo vaksinë. Vetëm një gjë mungon. Dhe kjo zgjidhet sapo të marrin qeverinë dhe të drejtojnë ata Shqipërinë. Kuptohet me virusin se me votë e kanë fare të kotë!